Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e atropin
    Anėtarėsuar
    23-06-2008
    Postime
    15

    USAID-Projektet Per Shendetesine

    Interviste ekskluzive per revisten "Vitrina Mjekesore" e Znj. Roberta Mahoney, drejtoreshe e USAID ne Shqiperi.

    Vitrina Mjekėsore: USAID operon nė Shqipėri qė prej 1992. Ju falenderojmė pėr pjesėmarrjen tuaj aktive nė rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfėrisė, nė pėrforcimin e institucioneve demokratike dhe tė shoqėrisė civile, nė pėrmirėsimin e sistemit ligjor dhe nė zvogėlimin e korrupsionit, nė rritjen e efikasitetit tė sistemit tė kujdesit tė shėndetit parėsor. A do tė dėshironit tė veēoni ndonjė arritje tė suksesshme tė USAID/Shqipėri?
    Znj. Mahoney: Siē e dini, USAID ka programe nė njė numėr tė madh fushash tė ndryshme dhe ka disa programe specifike nė sektorin e shėndetėsisė. Duke bashkėpunuar me Ministrinė e Shėndetėsisė, njė nga programet tona ka pėr qėllim tė ndihmojė tė kuptohet mė mirė situata e kujdesit shėndetėsor dhe e gjendjes shėndetėsore nė Shqipėri. Pėr tė arritur kėtė, kemi ndėrmarrė disa anketime shumė tė suksesshme me Ministrinė. Ėshtė e vėshtirė tė vendosėsh ku ke nevojė tė shkosh, nėse nuk e njeh gjendjen aktuale. Gjatė viteve kemi bėrė studime tė shumta dhe punė paraprake nė njė numėr anketash demografike shėndetėsore. Kohėt e fundit kemi lanēuar anketimin e parė nė mbarė vendin,
    anketimi i parė i plotė demografik shėndetėsor qė, kur tė pėrfundojė nė fund tė kėtij viti, do tė paraqesė njė tablo shumė tė mirė tė kujdesit shėndetėsor nė vend. Ai do tė japė tė dhėna mbi vdekshmėrinė foshnjore, vdekshmėrinė neo-natale, vdekshmėrinė e nėnave gjatė lindjes, tė dhėna mbi jetėgjatėsinė, mbi problemet kryesore shėndetėsore me tė cilat pėrballen grupmosha tė ndryshme, si dhe informacion nė lidhje me statusin e shėndetit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve. Tė gjitha kėto tė dhėna na paraqesin neve dhe Ministrisė sė Shėndetėsisė kontekstin nė tė cilin mund tė zhvillohen programet. Kontributi i USAID-it nė grumbullimin e informacionit ėshtė njė sukses shumė i rėndėsishėm. Njė tjetėr arritje ka qenė puna qė kemi bėrė nė aktivitetet e planifikimit familjar, si dhe nė aktivitetet e shėndetit tė nėnės e fėmijės. Nėpėrmjet programit tonė mė tė madh shėndetėsor, programi i ProShėndetit, USAID ėshtė pėrqėndruar nė elemente tė ndryshme tė linjave tė veprimit tė problemeve qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn se si ofrohen shėrbimet. Ne pėrpiqemi pėr t’i ndihmuar shqiptarėt nė shfrytėzimin e burimeve qė kanė pėr tė trajtuar problemet e shėndetit me tė cilat pėrballen. Qėllimi ynė nuk ėshtė tė vijmė e tė tregojmė se ēfarė bėjnė amerikanėt apo ē`kanė bėrė pėr tė arritur ku janė, as edhe pėr tė siguruar resurset pėr tė ofruar njė sistem tė veēantė, mė tepėr ne jemi tė interesuar nė atė se si tė mund tė punojmė sė bashku pėr tė pėrcaktuar mė mirė popullsinė apo ēėshtjet e shėndetit, pėr tė shfrytėzuar burimet e duhura pėr tė trajtuar problemet e shėndetit. USAID ka ndihmuar nė krijimin e njė sistemi gjithpėrfshirės informativ shėndetėsor; ka siguruar mbėshtetje pėr krijimin e bordeve tė certifikimit pėr kualifikimin e mjekėve dhe infermierėve; dhe ka ndihmuar nė zgjerimin e shėrbimeve tė planifikimit familjar mbarėkombėtar deri nė nivelin e komunės. Shqipėria ka njerėz tė aftė dhe disa struktura e qendra tė shėndetit, por menaxhimi i disa pajisjeve tė caktuara, i disa burimeve njerėzore, i disa strukturave mund tė jenė njė fushė ku ne mund tė ndihmojmė pėr tė siguruar qė resurset janė pėrdorur dhe menaxhuar mė mirė. Kjo ka patur njė vėmendje tė madhe nga ne. Jemi duke projektuar njė aktivitet tė ri nė sektorin e shėndetėsisė, sepse ProShėndetit, aktiviteti primar i kujdesit shėndetėsor, ėshtė duke pėrfunduar kėtė vit. USAID sheh mundėsitė pėr tė vazhduar punėn nė sektorin e shėndetėsisė dhe, gjatė dy muajve tė ardhshėm, ne do tė jemi nė projektimin e kėtij aktiviteti. Ne gjithashtu jemi duke u pėrpjekur pėr tė punuar me fqinjėt nė rajon, me Kosovėn nė njė aktivitet tė ri telemjekėsor pėr tė ndihmuar lidhjen e spitaleve nė tė gjithė vendin. Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, jashtėzakonisht i bukur, por nuk ėshtė gjithmonė e lehtė tė shkosh nga Rrėsheni nė Tiranė. Pra, ne shpresojmė se kjo do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e komunikimit dhe tė kujdesit pėr pacientin.
    Vitrina Mjekesore: Lidhur me gjendjen aktuale tė Shqipėrisė, a mendoni se vendi ynė ka ecur me ritmin e duhur dhe tė nevojshėm?
    Znj. Mahoney: Unė mendoj se....


    Vazhdimin e intervistes e gjeni ne revisten "Vitrina Mjekesore", edicioni 12
    www.vitrinamjekesore.com
    Blv. Deshmoret e Kombit,Kullat Binjake, Holli qendror,Kati III
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga atropin : 20-07-2009 mė 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •