Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Udheheqesia e Institucioneve fetare shqiptare

    A duhet qe cdo institucion fetar shqiptar, te kete ne Krye nje udheheqes, nje lider shpirteror nje shqiptar tjeter?

    A eshte e drejte te kerkohet purifikimi i Kishes dhe Xhamise nga ndikimet e huaja?

    Dhe a eshte e drejte te refuzohen Imamet Arabe e te pranohen ata Greke, dhe anasjelltas te pranohen ata Arabe e te refuzohen ata Greke?

    ASD

  2. #2
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    I nderuar ASD
    Eshte vertet teme interesante!Por une vete s'do te preferoja te flisja i pari per kete teme;per arsien e vetme, se do te me "akuzojne" si anti greko-ortodoks.Un sapo e mbarova nje "lufte"! Te hape tjetren kaq shpejt? Sma mbane tani per tani

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Do ta mbante sikure te ishe objektiv, por nuk je.
    Pse? Duhet kundershtuar te gjithat qe jane antishqiptare e edhe cdo kenin te huaj ne krye te institucioni, cili do qe eshte.

    Duhet kundershtuar edhe ata qe i kishim ne krye te institucioneve per V shekuj e edhe ata me pare, e edhe ata pas.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Iliria e para,

    s'te kuptova ne kete mesazh te fundit, mund te shpjegohesh pakez me qarte?

    Une mendoj se punet e fese duhen lene ne duart e vete komuniteteve fetare dhe shteti s'duhet te nderhyje hic ne vendimarrjet fetare.

    ASD,

    me kete purifikimin e Kishes & Xhamise nga ndikimet e huaj une do thoja se ky ehste nje rreth vicioz, pasi si Kurani e Bibla nuk kane autenticitet shqiptar, mos flasim pastaj per doktrinen e krishtere.

    Po ashtu, flas tani per besimin e krishtere, si Kisha Orthodhokse dhe ajo Katolike, varen njera nga Patrikana e Stambollit e tjetra nga Vatikani, pra dalin probleme te tjera per t'u trajtuar ketu e smund te flitet per nje lloj purifikimi nga ndikimet e huaja.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    O iliria!
    Une nuk ta mare dot vesh kete shqipe qe shkruan!!
    Nuk e di, mbase e kame gabim?Por,personalisht asnjeher nuk kame menduar te beje rolin e "njerkut".
    Ti mendon se une s'kam qene objektiv(!?) Ku..?,Si..?,Perse....?
    Pra: munde te flasesh nje-cik me hapur dhe me konkretisht?
    Tjetra:Pa mere njehere persiper te beshe objekt dickutimi dicka qe ti mendone se une e anashkaloi,ose ja beje me (sy)!!
    Dhe e fundit:Nje teme e tille afersishte (tema e Janullatosit)ishte e hapur;dhe une (ti)nuk te pashe te shfaqje ndonje mendim!!! (pervec se murmurite nja dy fjal pa kuptim)
    Nejse,kete rradhe mere persiper,dhe shiko se cfar une kame lene pa prekur me "deshire"?Dhe ti "biem" te dy e ta "shqepim"ne dru, e qe ti te kuptoshe se une s'mbaj me hater.
    Ndryshe, pos e bere, do te me japesh te kuptoi, se ti je nje nga ata qe:"Hedhin gurin e fshehin doren"

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Objektiviteti eshte ajo qe kur te kritikosh nje Janullatos (qe ke te drejte sipas mendimit tim) duhet te kritikosh edhe ata qe qendruane ne krye te institucioneve tona per V shekuj(turqit).Me pare edhe rromaket e benin kete.
    Besoj se jam me i qart dhe se e kupton shqipen time?(vertete gjuhen shqipe nuk e kam mesur ne shkolle por mundohem vet ta permirsoj)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Eni,

    duke e pasur parasysh ndikimin qe nje Kishe mund ta kete qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte nga ajo e Vatikanit dhe duke e pasur parasysh ndikimin qe nje Xhami mund ta kete nga Qabeja, vendi me i shenjte per muslimanizmin une nuk thashe ta purifikojme Kishen e Vatikanit, por Kishen e Xhamine qe e kemi ne oborr tone.

    Disa thone se irritohen kur ta shohin nje arab ne xhamite tona, disa thone se greket (ortodokse) nuk kane te drejte te jene ne krye te nje istitucioni fetar e disa tjere thone gjera te tjera.

    Une them se a do duhej te behej nje purifikim i Institucioneve fetare ne trojet shqiptare e jo me gjere. Mendoj pse nje Arab te jete Imam, apo pse nje Grek te jete Kryepeshkop.

    E sa per argumentin se shteti duhet te qendroje larg ceshtjeve fetare, ate duhet t'ia tregojme zoteri Rexhep Meidanit, qe per hir te shuarjes se debateve nder-fetare ne Shqiperi, i dha nenshtetesine shqiptare Janullatosit, duke e pranuar "legjitimisht" ate si Kryepeshkop.

    Edhepse nuk eshte e drejte, shteti u fut dhe tanime ajo ceshtje konsiderohet e kryer.

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    ASD,

    si mendon se mund te realizohet purifikimi?
    kush e ka ne dore?

    OK per shtetin jam dakord,e te shpresojme qe ne te ardhmen mos te fusi hundet ne punet e Kishes & Xhamise.

  9. #9
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Eni,

    besoj se per hir te shuarjes se debateve kunderthenese Kishe vs. Xhami dhe anasjelltas, mendoj se shteti i mirfillte (jo ky qe kemi tani) duhet ta ngriste nje organ qe do te mund te quhej "Departamenti per ceshtje religjioze" ku do mblidheshin lideret e institucioneve fetare qofshin keta muslimane, katolike, orthodokse etj. dhe te diskutohej per tolerancen, per mirekuptimin dhe bashkepunimin e ardhshem.

    E ngjarja e purifikimit mund te vinte si rezultat i deklarimeve ne referendum te besimtareve te Kishes, respektivisht Xhamise.

    A do donin ata qe shtepia e Zotit (Kishe a Xhami) te udhehiqej nga shqiptare apo jo?

    Rezultati do e percaktonte edhe procesin e purifikimit. Fuqia e Departamentit do te ishte vetem shkarkimi nga detyra e atyre lidereve qe i kane humbur postet e tyre, dhe ngarkimi me detyre (ne baze te ligjit) te atyre qe e kane fituar besimin.

    Dmth nje lloj demokracia religjioze e vockel.

    Por fuqia e vetme e Departamentit do ishte implementimi i rezultateve e assesi shkarkimet apo ngarkimet arbitrare, pasiqe ketu s'kemi te bejme me politike por fe.

    Te pershendes!

    ASD

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli
    Eni,

    shteti i mirfillte (jo ky qe kemi tani) duhet ta ngriste nje organ qe do te mund te quhej "Departamenti per ceshtje religjioze" ku do mblidheshin lideret e institucioneve fetare qofshin keta muslimane, katolike, orthodokse etj. dhe te diskutohej per tolerancen, per mirekuptimin dhe bashkepunimin e ardhshem.


    Fuqia e Departamentit do te ishte vetem shkarkimi nga detyra e atyre lidereve qe i kane humbur postet e tyre, dhe ngarkimi me detyre (ne baze te ligjit) te atyre qe e kane fituar besimin.

    Dmth nje lloj demokracia religjioze e vockel.

    Por fuqia e vetme e Departamentit do ishte implementimi i rezultateve e assesi shkarkimet apo ngarkimet arbitrare, pasiqe ketu s'kemi te bejme me politike por fe.
    Kjo me duket dicka komplet e parealizueshme, pasi Kisha si ajo Orthodhokse dhe ajo Katolike (po flas per kishat, mbi fene myslimane s'kam njohuri) nuk varen nga shteti shqiptar, por nga Patrikane e Stambollit dhe nga Vatikani.

    Po ashtu, ne krye te Kishes Orthodhokse Shqiptare eshte Sinodi i Shenjte, i cili konsiderohet kreu i kesaj kishe dhe eshte ne kompetencat e tij te zgjidhen problemet fetare per komunitetin orthodhoks, e aspak ne dore te shetit shqiptar.

    Shteti mund te ngreje cfare do departamenti fetar, por kjo mund te jete veme ne kuader te mbarevatjeve te marredhenieve te mira me komunitetet fetare, por jo te nderhyje ne jeten e brendshme te tyre. Nuk ka te drejte ta beje nje gje te tille, s'eshte kopetence e shtetit.


    te pershendes!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •