-
Asgjësohen 380 rrënjë kanabis në Gjirokastër

Pas një operacioni të koduar “Era e Jugut”, policia e Gjirokastrës ka mundur të asgjësojë 380 rrënjë kanabis sativa. Pas kontrollit të kryer u arrestua në flagrancë dhe pronarin i cili posedonte bimët narkotike, Thanas Guxon 52 vjeç nga fshati Dervicjan.
Nga Express më 21.07.2009 në ora 12:45
Asgjësohen 380 rrënjë bimë kanabis sativa në Gjirokastër. Operacioni i koduar “Era e Jugut” ka asgjësuar rreth orës 05:30 mëngjesin e sotëm sasinë e bimëve në stanin e Thanas Guxos, në vendin e quajtur Hangaret e Barutes. Këto bimë ishin mbjellë në gropa, me nga 1 deri në 3 rrënjë me gjatësi deri ne 150 centimetra të larta. Pas kontrollit të kryer policia e Gjirokastrës arreston në flagrancë dhe pronarin e stanit, poseduesin e sasisë së bimëve narkotike Thanas Guxon 52 vjeç nga fshati Dervicjan.
Ndërsa ka vijuar operacioni edhe në Tepelenë ku policia ka mundur të asgjësojë 120 rrënje bimë narkotike, po mëngjesin e sotëm, në fshatin Dukaj të Tepelenës. Pas informacioneve të marra në rrugë operative policia ka mundur që pas kontrollit të ushtruar në banesën e Arjan Braha të konstatojë 120 rrënjë kanabis sativa në oborrin e shtëpisë. Bima u asgjësua me anë të djegies, ndërsa është shpallur në kërkim dhe poseduesi 32 vjeçari Arjan Braha. (Balkanweb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt