-
A duhet që "precedenti Nano" të vlejë edhe per politikajt kosovarë ?
Përkundër zik-zakeve të shumta,me ngritje e rënie të kohëpaskohëshme të politikajve,varësisht nga rezultatet në zgjedhje,politika dhe politikajt e saj në shtetin amë Shqipëri,në këto vite të demokracisë kanë edhe arritje në drejtim të shtimit të përgjegjsisë personale të gjithësecilit që konkurron e garon për postin kryeministror.
Rasti, ose precedenti Nano,i cili pas humbjes së zgjedhjeve të 2005,mori përgjegjësinë personale për humbjen dhe dha dorëheqje të parevokueshme,ka vendos një pikë reference të një niveli evropian të demokracisë partiake në PS me tendencë të shtrirjes edhe në PD e në parti tjera.
Deklarata e Dr. Sali Berishes e dhenë para 28 qershorit, se do të bartë përgjegjësinë për rezultatin eventual negativ në zgjedhje,sikur ka vulosur një standard që duhet lakmuar te të gjitha partitë politike edhe në spektrin politik të të "vegjlëve".Një praktikë kësisoji, ka filluar së zbatuari me dorëheqjen e Petro Koçit nga posti ne PS 91, me gjasa të riformatizoj tërë partitë e ashtuquajtura të vogla,çka jep shpresë se një ditë nga këto parti do të del një strukturë që mundet ndjeshem ta dinamizojë politiken shqiptare me ide,njerzë e programe joshëse për elektoratin ende të "fjetur" shqiptarë.
Ky trend,sikur ka fituar të drejtë qytetarie e legjitimitet konsensual në shoqërinë shqiptare dhe është shëndruar në një nga faktorët, që këto ditë të nxehta vere, po shprehet hapur si një fllad demokratik,sidomos kur dëgjon zëra për përgjegjësi të krerëve aktual të PS nga njerzit më të afërm të kryetarit aktual.
Prononcimet e z. Blushit dhe z. Malajt nuk lënë hapsirë për ekuivoke.Ata haptas kanë artikuluar një kërkesë të ligjshme,të sankcionuar edhe me Statut të PS,kërkesë kjo që hap mundësinë për një reformim thelbësor të PS në drejtim të përvetësimit të vlerave social-demokrate të mirëfillta,çka PS-ja aktuale për fat të keqë nuk i ka ende në proporcionin e dëshëruar dhe me kërkesat e kohës .
Pa marrë parasyshë epilogun e kësaj beteje familjare,hapja e diskutimit në strukturat drejtuese dhe në qarqet e analistëve e veprmitarëve të PS,është një vlerë që duhet çmuar.
Si paraqitet gjendja në pjesët tjera të atdheut?
Me keqardhje duhet pranuar se ky trend nuk ka gjetë troll të mjaftueshem në pjeset tjera të atdheut, jashta kufijëve shtetror të Shqipërisë.
Në R. e Kosovës,në këo 9 vite sa kemi zdhedhje demokratike të pranuara edhe nga ndërkombëtarët,për fat të keqë asnjë nga titullarët kryesor të partive,pa marrë parasyshë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve që për shumnë sosh shpesh herë ka ditë të jetë katastrofal,nuk e kane pa të udhës të hapin krah me dorëheqje,si parakusht i një rifomratizimi e demokratizimi të brendshëm partiak.
Kjo nuk ka ndodhur asnjë herë në Kosovë e Maqedoni edhe pse ka pasur një mijë e një arsye të ndodhin dorëheqjet e bile edhe shkarkimet e shumë garniturave drejtuese.
Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të tetorit 2001,PDK njësoj si një vit më parë në zgjedhjet lokale,pat humbur bindëshëm nga "zonja plakë"- LDK e Ibrahim Rugovës,për ta përsëritur këtë rezultat edhe disa herë tjera, pa pasur asnjë konsekvencë për lidershipin e saj.
Tek pasi vdiq Rugova dhe kur djmtë plangprishës e përqanë "zonjën plakë",atëherë PDK-ja e Hashim Thaçit arriti të stoliset me trofeun e të parit të vendit edhe pse me më pak vota nominale se 3 vite më parë.
Hashimit e Kupës,për të arritur këtë ëndërr të kahmotëshme të andrruar shpesh në Rogner, e më rrallë në fronte të luftës çlirimtare,iu deshtë edhe "ndihma" vëllazërore e ish LDK-se tashmë për përqarë e të ndarë në dy e gjysmë pjesë, me hise të Dacit,Pacollit dhe natyrisht të kryetarit të saj të "ngirë" z. Sejdiut.
Asnjëra nga këto "dy e gjysma" të ish shtëpisë së madhe të Dr.Rugovës,kurr në asnjë formë nuk e panë të rrugës të analizojnë përgjegjësit e liderëve të vet dhe të hapin krahë për ristrukturim e riorganizim partiak me ide e njerzë të rinjë.
Përkundrazi,edhe një premtim publik e solemn i dhënë para zgjedhjeve të 2007 nga nënkryetari i parë i LDK-së mbetur z. Eqrem Kryeziut,per dorëheqje nga posti nëse LDK mbetet nën 40 për qind,nuk u realizua kurr,sepse sipas F. Sejdiut-E. Kryeziu i duhet LDK-së më shumë se kurrnjëherë deri atëhere..!
Tashti kemi zgjedhjet komunale dhe mbetet të shihet politika e këtillë e këtyre "permendoreve të lëvizshme" pa të cilat LDK e LDD e AKR si duket nuk munden të mirren me mend...!
A duhet vërtetë të jetë gjithëmonë kështu,apo duhet përvetësuar një model që Shqipëria po e aplikon tash e sa vite..?
Edhe sa duhet të humbë LDK e LDD për të pasur të drejtë anëtarët e thjeshtë të kërkojnë përgjegjësi ?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt