Nga Express më 18.07.2009 në ora 18:01
Vendimi i Komisionit Evropian për të lënë jashtë listës së Bardhë Shengen, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën ka hasur në reagim të Grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestagun gjerman.
Zëvendëskryetarët e fraksionit Socialdemokrat, Angelika Shvall-Dyren dhe Valter Kolbov kanë shprehur keqardhje që Komisioni Evropian ka lënë jashtë liste këto tri vende.
“Shqipëria Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk guxojnë të përjashtohen nga procesi i integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit”, kanë thënë ata.
Këtë vit në procesin e liberalizimit të vizave kanë përfituar Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina duhet të presin radhën për vitin e ardhshëm.
Kosova, nga ana tjetër, nuk është fare pjesë e këtij procesi për shkak të mungesës së një konsensusi nga ana e shteteve anetarë të BE’së.
Prishtina pret nga Brukseli që t’ia qartësojë rrugën në nëntor të këtij viti kur do të bëhet publik studimi i BE’së për Kosovën.
Krijoni Kontakt