Gazeta Shqiptare

Parodi e antikomunizmit apo nostalgji e komunizmit
Aleksandėr Meksi

Me pėrmbysjen e regjimit diktatorial komunist, nė Shqipėri filloi njė proces i ndėrtimit tė njė shoqėrie tė mbėshtetur nė shtetin ligjor, tė drejtat e njeriut dhe ekonomin e tregut tė lirė. Tė gjitha kėto filluan tė ndėrtohen jo pa vėshtirėsi, me ndihmėn e demokracive perėndimore dhe mbėshtetjen e shumicės sė shqiptarėve. Sigurisht, jo pa vėshtirėsi e tė meta, e jo pa pengesa objektive e subjektive, ēka duhet tė analizohen duke nxjerrė shkaqet dhe pėrgjegjėsitė. Me ndodhitė e vitit ’97, proceset e reformave u ndėrprenė deri u anuluan, pėr tė rifilluar shkallė-shkallė, nėn presionin e opozitės dhe ndėrkombėtarėve qė monitorojnė Shqipėrinė, me njė sėrė paragjykimesh dhe mentalitetesh tė lidhura me formimin komunist tė atyre qė erdhėn vazhdimisht nė pushtet. Mjafton tė pėrmendim privatizimin korruptiv (ish-komunistėt nuk e njohin pronėn, ata e grabisin, sepse e quajnė tė grabitur), kontrabandėn dhe trafiqet, prokurimet e drejtpėrdrejta me shumicė, monopolet, rikthimin e njerėzve tė regjimit dhe sigurimit nė poste, ndėrprerjen dhe zvarritjen e trajtimit pėr ish-tė pėrndjekurit dhe pronarėt real, rikthimin metodave etatiste nė ekonomi e tė tjera.

Njė nga dėshmitė mė tė qarta tė kėtij procesi ėshtė dhėnia e pafajėsisė pėr ata gjerarkė tė lartė komunistė tė dėnuar pėr krime kundėr njerėzimit, qė dhe u dėmshpėrblyen mė pėrpara viktimave tė tyre, qė ende presin nė listat e qeverive qė drejtohen nga ish-komunistė. Mbijetesa nė politikė e njerėzve dhe e mentalitetit komunist, nostalgjia pėr atė kohė po bėjnė njė stėrzgjatje tė tranzicionit me gjithė aspektet negative tė tij, duke bėrė tė humbin shpresat e shqiptarėve pėr njė jetė mė tė mirė e anėtarėsim nė Evropėn e Bashkuar.

Ka pasur tė drejtė Agim Isaku nė artikullin e tij, “Parodi e antikomunizmės shqiptare” (“Shqip” 14.12.2006), kur shkruante se: “...nė vendin tonė, dhe gjėrat mė serioze degradojnė dhe shndėrrohen kėsisoj nė parodi tė vėrteta...”, por mbase duhej edhe tė vėrente se nė mjaftė raste kjo bėhet qėllimshėm, pėr tė larguar nga vėmendja e publikut probleme qė dikujt (vetėkuptohet, jo popullit tė thjeshtė) nuk i pėlqejnė. Pavarėsisht nga kėndi i tij i vėshtrimit dhe nxitja apo synimet, edhe ai vėren nė kėtė shkrim se, nė kundėrshtim flagrant me kėrkesėn evropiane pėr dėnimin dhe ērrėnjosjen e komunizmit, dhe largimin e njerėzve tė diktaturės nga postet kyēe tė qeverisjes shqiptare dhe shtetit shqiptar, shihet nė mediat e paskrupullta njė prani e orkestruar e personazheve kriminalė dhe e historive tė asaj kohe tė turpshme, e proceseve tė montuara kundėr njėri-tjetrit (kur populli i thjesht thoshte “hėngshin kokat e tyre”), shfaqen e rishfaqen filma tė kaluar me propagandė komuniste (ato nuk mund tė jenė vepra arti, sepse gjarpri nuk ėshtė kurrė i bukur), ekspozita apo paraqitje nga historianė arti tė pikturave po aq socrealiste sa dhe filmat, si dhe praninė me kėmbėngulje, si dėshmitarė tė historisė, tė gjerarkėve tė krimit, tė komunistėve me tė kaluar kriminale, ata qė pas njė procesi si i Nurembergut duhet tė ishin ende nė burgje, (burgjet e sotme janė mė njerėzor se tė tyret), aq mė tepėr kur thonė tė pavėrteta ose jo gjithė tė vėrtetat dhe asnjėherė pėr krimet barbare tė komunizmit qė kanė dijeni dhe ato tė tyret personale, pėr tė cilat nuk kanė shfaqur asnjėherė pendesė. Nuk ėshtė e vėrtetė se kjo nostalgji erdhi si pasojė “e abuzimit dhe arrogancės... tė fillimit tė viteve ’90 tė rehabilitimit tė figurave tė sė djathtės nacionaliste antikomuniste” (Pirro Misha, ‘Shqip’, 20.9.2006), por si rezultat i ardhjes nė pushtet tė ish-komunistėve qė kishin mbetur tė tillė. Po kėshtu, artistėt shqiptarė, ēuditėrisht, ende nuk po krijojnė pėr atė kohė, duke pėrjashtuar ato vepra ku nė qendėr janė autorėt qė kanė vuajtur vetė. Kjo tėrthorazi dėshmon vlerėsimin, gjykimin apo qėndrimin e tyre pėr atė periudhė.

Kjo qė po ndodh ėshtė e turpshme, sepse diktaturat janė faqe tė zeza nė historinė e njė populli, qė politika e sotme duhej ta shmangte, madje duke e quajtur kėtė veprim tė mediave, apologji tė krimit komunist, t’i ndalonte, siē bėhet gjetkė pėr apologji tė Hitlerit me shokė. Por, prania nė drejtim tė shtetit e ish-komunistėve fanatikė, qė nuk mohojnė dot dhjetėvjeēarė tė jetės sė tyre, pra tė pranojnė qė ato vite ju kanė shkuar dėm, apo janė vite tė njė antijete tė pėrdorura pėr punė ēnjerėzore e kriminale, nuk e ka mundėsuar njė gjė tė tillė. Dhe, po kėshtu dhe spiunėt e Sigurimit tė Shtetit komunist, denoncuesit dhe dėshmitarėt e proceseve politike, duke shtuar kėtu, ēka nuk duhet ta harrojmė kurrė, qė edhe ēdo komunist e kishte pėr detyrė tė denonconte gjithēka qė dėgjonte dhe shikonte dhe qė quhej kundėr regjimit, pra njėlloj si spiunėt, madje jo nga frika, por nga bindjet. E njėjta dukuri u vėrejt kohėn e fundit nė Kosovė me “festimet” e Diktatorit, qė ishin glorifikim i krimit komunist, pafytyrėsi dhe fyerje pėr viktimat nė mbarė trojet shqiptare, e aq mė keq kur kishte dhe njerėz tė politikės zyrtare nė to.

Nė kėtė kuptim, flitet sa pėr formė (se kėshtu duhet), pėr antikomunizėm nga pozita tė kriptokomunizmit apo nga endekomunistė, pra luhet teatėr; prandaj dhe gjithēka ėshtė parodi. Veēse, ndryshe nga si e mendojnė sot shumė njerėz nostalgjia e komunizmit ėshtė sheshit dhe e legalizuar (njė term ligjor qė politika e pėrdor pėr tė pėrligjur tė keqen) nė Shqipėri nė kėto dymbėdhjetė vjetėt e fundit, elementė tė tij janė themel tė aberracioneve dhe devijimeve tė viteve ’92-‘97. Dhe, parodia qėndron pikėrisht nė kėrkesat deklarative pėr dėnimin e ērrėnjosjen e tij. Kjo parodi-nostalgji nuk ėshtė e rastit, por e stisur nga tė njėjtat qendra okulte tė politikės (pėr tė mos thėnė tė pushtetit) nė Shqipėri. Nė kėtė optikė shikohet me entuziazėm “internacionalist” dhe lavdėrohet komunizmi kinez, pikėrisht sepse mbijetoi deri sot “me sukses”, ani se tymi do i dali mė vonė. Po kėshtu, partitė e vetėquajtura tė djathta mbushen me njerėz me tė kaluar, prejardhje dhe tė tashme komuniste, apo qė ndėrrojnė partitė pėr tė qenė pėrherė nė pushtet.

Por, ndėrkohė qė nė vendet e tjera ish-komuniste tė Evropės Lindore nuk ėshtė qėndruar nė fjalėt, por dhe janė kryer veprime dekomunistizuese, ndėr ne sot nuk duan t’ia dinė. Kėshtu qė akuza qė pret vėrtetim, se dėnimin e komunizmit, ērrėnjosjen e tij, largimin e aktorėve aktivė tė asaj kohe dhe tė komprometuarve me ta, e pengojnė pikėrisht ata qė janė me shumicė nė pushtet, opozitė e media, ka bazė pėr t’u pranuar, qoftė dhe pjesėrisht (pėr kaq ju siguroj dhe unė sot pėr sot).

Kėshtu, me kėtė klimė absurde, tragjike dhe tė turpshme, ka nga ata qė thonė se viktimat e terrorit tė kuq ishin fajtorė qė nuk e duruan komunizmin, ndėrsa ata qė i shėrbyen komunizmit pėr hartimin dhe realizimin e njė politike ēnjerėzore dhe kriminale, duke u pėrlyer me gjak e jetė njerėzish, si luftėtarė tė bindur tė pushtetit, kryen detyrėn. Nuk ėshtė kėshtu. Me qindra e mijėra u dėnuan me vdekje me akuza tė rrema, me nene tė shpikura e nė shkelje tė plotė tė tė drejtave tė njeriut (nė emėr tė tyre, sot na kėrkojnė kujdes nė hapjen e dosjeve), shumė tė tjerė vdiqėn nė tortura ēnjerėzore, tė tjerė u vranė pa gjyq dhe askush nuk u pėrgjigj. Tashmė ėshtė e qartė se dikush nuk dėshiron sot e kėsaj dite qė kriminelėt tė pėrgjigjen dhe qė komunizmi tė dėnohet. Ka pasur mjaft kohė pėr ta bėrė kėtė dhe deri sa nuk u bė e nuk bėhet, do tė thotė qė nuk e dėshirojnė. Kot e kanė, sepse njė ditė do tė pėrgjigjen. Duhet pranuar se ky ėshtė njė problem moral pėr shqiptarėt, qė ju kushtėzon tė tashmen dhe tė ardhmen.

Sot nuk hetohen dhe nuk evidentohen krimet e komunizmit, sepse askush nuk merret, nė kuadėr tė ndonjė programi kėrkimor shtetėror, me studimin real e kritere shkencore tė historisė sė pėrgjakshme tė veprimtarisė gjysmėshekullore tė komunizmit shqiptar, kėrkime qė duhet t’ju mundėsohen dhe individėve. Madje, kam bindjen se dhe po u ngrit ndonjė pseudo institut, nė tė do tė punojnė “shkencėtarė tė emėruar”, tė pėrzgjedhur me kritere krahinalisto-nepotike e jashtė profilit dhe detyra e vetme e tij do tė jetė tė bllokojė aksesin e tė tjerėve (antikomunistėve) tek dokumentacioni historik. Por, kjo njė ditė do bėhet. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė duhet rishkruar historia e atyre viteve dhe ajo nė pėrgjithėsi, pėr ēka herė pas here dalin kundėr “isha” e mėkatarė. Kėshtu do tė mėnjanohen favoret qė ju jepen disave tė pėrzgjedhur, qė botojnė herė pas here “zbulime” kur kėtė mundėsi duhej tė kishin tė gjithė.

Ritheksoj se duhet tė krijohet Arkivi Historik i ish- Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ku tė mblidhet dokumentacioni i ndarė sot nė dy vende, i kėsaj strukture tė dhunės komuniste. Njėherazi, duhet tė vihet nė dispozicion tė cilitdo prej studiuesve materiali i ruajtur i Arkivit tė ish- Partisė sė Punės, qė nuk lidhet me interesa tė larta tė shtetit si mbrojtja e vendit dhe marrėdhėniet me shtete tė tjera. Gjithēka tjetėr duhet tė jetė e hapur. Vetėm atėherė shqiptarėt do tė mėsojnė tė vėrtetat e atyre viteve dhe do kemi mohim e dėnim tė komunizmit, mėnjanim tė keqbėrėsve dhe shpresė pėr njė ērrėnjosje apo de-komunistizim. Besoj se atėherė nuk do tė mburren nė publik se kanė qenė, se janė ende komunistė, dhe nė qoftė se do tė vazhdojnė ta bėjnė kėtė, shumica e shqiptarėve do t’iu kthejnė krahėt.

I duhet bėrė e qartė publikut dhe historisė; veprimtaria e komunistėve shqiptarė, e mbėshtetur nė njė doktrinė mizore, amorale dhe po aq dhe kriminale, me parime tė shpallura publikisht, si kontrolli i tyre mbi jetėn e vendit dhe individin, dhuna e pashpirt e regjimit tė tyre, vuajtjet e njė pjese tė madhe tė popullit kampeve, burgjeve, internimeve, dėbimeve, punės sė detyruar, privacionet pėr luftė klasash. Shqipėria komuniste u karakterizua nga vėshtirėsitė ekonomike, prapambetja, mbajtja nė padije dhe izolimi prej botės sė qytetėruar, ndonėse ishte dy hapa larg nesh, e tė tjera e tė tjera.

Vetėm duke i evidentuar kėto fakte do tė arrijmė tė kemi njė gjykim real pėr kėtė periudhė tė turpshme, e jo vetėm pėr protagonistėt e djeshėm, por dhe pėr ata qė sot nxijnė faqet e gazetave me turpet e asaj kohe, pėr tė na mbushur mendjen se bėmat e asaj periudhe ishin njė gjė normale dhe se historia nuk duhet tė refuzohet. Po, historia nuk refuzohet e as tė vjen mbrapa, atė nuk mund ta ndryshosh, veēse duhet tua bėsh tė ditur njerėzve. Ėshtė kjo njė detyrė shumė e rėndėsishme dhe fisnike. Pra, mjaft me propagandė komuniste dhe pėrralla. Po kėshtu, duhen identifikuar pėr publikun ata qė drejtojnė e financojnė sot kėtė lojė tė fėlliqur, pėr tė na mbushur mendjen, ndėr tė tjera, se etatizmi dhe autoritarizmi dhe vjedhje e votave qė sot po shfaqen, krahas kultit tė liderit, janė tė dobishme, dhe sidomos ata opinionbėrės, gazetarė dhe historianė qė ju shėrbejnė, si dikur diktaturės, pa mė tė voglin ndryshim nga agjitatorėt famėkeq komunistė.

***
Njė temė pėrherė e pilotuar nė mediat shqiptare, pėr tė larguar vėmendjen nga problemet e kohės dhe qė shoqėrohet me debate tė shumta publike, ėshtė dhe “hapja e dosjeve” ose “spiunėt”. Para sė gjithash duhet tė saktėsojmė se nė vendet e Lindjes ish-komuniste ēėshtja u shtrua: strukturat e hartimit tė politikave dhe tė zbatimit tė dhunės pėrfshirė kėtu ish-policinė politike (Stassi-Gjermani, Securitatea-Rumani...) e bashkėpunėtorėt e tyre, pra jo vetėm hallka e fundit, por dhuna e komunizmit dhe tė gjithė ata qė i shėrbyen. Duke dalluar kėtu ata pėrkrahės tė komunizmit, bashkėpunėtorė tė fshehtė nė radhėt e kundėrshtarit, qė sė bashku me vetė komunistėt, ishin heronj tė heshtur dhe “luftonin armikun e klasės”, nga ata “tė deklasuar” qė dėmtonin njerėzit e sėrės sė tyre, duke i dėrguar drejt vdekjes, burgut, internimit e tjera.

Edhe nė kėtė problem, pėrherė i pranishėmnė shoqėrinė shqiptare tė sotme, kemi tė bėjmė me njė tentativė shmangieje tė dėnimit tė komunizmit dhe ērrėnjosjes sė tij, duke mbajtur nė politikė dhe drejtim tė shtetit tė atyre qė ushtruan dhunėn dhe u komprometuan me regjimin, gjė qė bie nė kundėrshtim flagrant me kėrkesat e perėndimit dhe rezolutėn e Kėshillit tė Evropės. Nuk ėshtė e rastit kur nė mes tė vitit 1992 Qeveria punonte pėr fillimin dhe vėnien nė jetė tė reformės ekonomike dhe politike, grupi parlamentar i PS paraqiti me nxitim njė projektligj pėr kėtė ēėshtje, ku e lokalizonte problemin vetėm tek spiunėt (lexo: bashkėpunėtorėt sekret tė Sigurimit), ndėrkohė qė kishte njė pėrvojė nė kėtė drejtim (Gjermani, Ēeki e Hungari). Qysh atėherė, ata gjithnjė kur del problemi nga tė tjerėt, por edhe kur janė vetė iniciues, kėmbėngulin vetėm nė kėtė aspekt tė problemit, sepse, sė pari, mėnjanojnė pėrgjegjėsitė e sistemit komunist dhe njerėzve tė tij: komunistė dhe sigurimsa; dhe, sė dyti, ndėshkojnė dhe njė herė ata qė nė shumicėn dėrmuese ishin jo nga radhėt e tyre, por tė rekrutuar me dhunė: “rrethana shtrėnguese”. Po e ripėrsėrisim se, ne e hartuam qysh nė shtator tė atij viti Ligjin, sipas modeleve tė mėsipėrme, dhe zbatuam gjatė gjithė kohės pėr ata qė ishin nė vartėsi tė ekzekutivit.

Kohėt e fundit debati mbi kėtė ēėshtje degjeneroi duke u kthyer nė njė pazar tė fshehtė prapa termit konsensus, sepse tashmė ata janė me shumicė (nė tė dy palėt) nė strukturat e shtetit shqiptar dhe kėrkonin (pozita), qė tė hiqeshin vetėm ata qė “vėrtetohet” se kanė dėmtuar nė procese politike ndokėnd, dhe vetėm disa kategori, por jo mė tė rėndėsishmit ata qė hartuan dhe zbatuan politikat e shtetit dhe sigurimit. Por, kush njeh problemin e kuptoi mirė se me kėtė ligj pakkush do largohet dhe se neve do tė na qeverisi dhe do tė drejtojė vendin, edhe pėr shumė kohė llumi i shoqėrisė shqiptare tė djeshme dhe tė sotme - tė ligjtė, ēka do tė jetė me rezultate katastrofike pėr vendin. Sherri qė dhe bllokoi pseudo ligjin pėr Lustracionin lidhej me gjyqtarėt qė do tė gjykonin ēėshtje delikate pėr maxhorancėn. Ndėrkohė, vėrejmė se partia nė pushtet i kishte tė gjitha mundėsitė qė, sė paku, nė krahun e ekzekutivit tė largojė njerėzit e dhunės dhe mėkatarėt (edhe nėse i ka punėsuar vetėm si tė tillė, nė ēka unė besoj pa mė tė voglin dyshim), e tė paraqiste ligjin sipas modeleve tė vendeve qė pėrmendėm mė lart pėr krahėt e tjerė (ligjvėnėsit e gjyqėsori), tė cilėt tė mos t’i propozojė pėr kėto struktura nėse venė ndesh me kėrkesat qė kėmbėngul (ajo i futi nė vende tė sigurta nė listat e deputetėve, qė nga operativėt ilegal e deri informatorėt). Po kėshtu, duhet tė hiqen titujt, dekoratat e tjera, qė regjimi komunist i jepte njerėzve tė vet, dhe jo tė ndodhi e kundėrta, qė mėkatarėt nderohen me tituj e dekorata tė larta edhe sot, ju vihen emrat e tyre shkollave dhe rrugėve pėr ta pėrjetėsuar turpin.

***
Sistemi diktatorial komunist ishte njė sistem i dhunės tė shtetit, tė njė pakice mbi shumicėn. Ishte sundimi i partisė sė komunistėve ndaj shumicės sė popullit, qė duhej tė bindej verbėrisht nė gjithēka nėn presionin e njė terrori tė egėr e ēnjerėzor ndėrsa sot shkojmė drejt diktaturės sė njė klani tepėr tė ngushtė. Kuptohet qė kur ishte e mundur, individėt dhe mund tė shmangnin urdhrat, rregullat e ligjet e rrepta tė sistemit, por kėtė e bėnin duke rrezikuar dhe jo se kjo lejohej si dyzim i sistemit, kur nė kėtė mėnyrė ishin bashkėfajtorė dhe bashkėvuajtės, siē shprehet tash sė fundi, Blendi Kajsiu (‘Panorama’, 26.08.2008).

Ėshtė mė se e tė qartė se, kjo tezė u shėrben mėkatarėve (komunist ose jo) pėr tė mbrojtur ata dhe ndihmoi shumė prej tė komprometuarve gjatė diktaturės si dhe antimitingashėt dhe vullnetarėt e Enverit, qė tė futen nė politikė me lista tė emėruarish, madje tė lozin dhe rolin e antikomunistit tė egėr (pėr tė fshehur tė kaluarėn ose me porosi pėr tė kryer, detyra tė reja). Pėr ata qė e kanė dėgjuar dhe mėsuar sot kėtė parullė, duhet tė sqarojmė se atė e pėrdorėn pak njerėz, ndėrsa pėrgjithėsisht, militantėt real tė PD dhe e djathta e kundėrshtuan.
Nė atė kohė tė fėlliqur komuniste, ligjit mund t’i bėje bisht, por rrezikun e kishe ti, nuk ėshtė e vėrtetė qė kishte tolerancė qė buronte nga dyzimi i shoqėrisė. Sigurisht qė duhej tė bindeshe. Veēse nuk vidhnin tė gjithė se kishte bllok tė udhėheqjes, vidhnin ata qė cubllikun e toleronin (cub- ai qė vjedh pėr tė mbajtur frymėn), por jo tė gjithė. Dhe, hajdutėt ndėshkoheshin (vjedhja e grabitja nuk legalizohej). Sigurisht qė pėr komunistėt, ushtarakėt e njerėzit e tyre, kishte favore qė duhen quajtur “pėrfitime nė natyrė” (rroga tė mira, vende pune, tė drejta studimi e tė tjera).

Degjenerimi i sistemit nė vitet kur shumica dėrmuese e shqiptarėve nuk besonte se socializmi ishte toka e premtuar dhe se gjendja sa vinte e keqėsohej, u shoqėrua dhe me vėnie dorė nė mallin e shtetit, por fjala nuk ishte pėr hise nė tendera, licenca koncesionesh ndotėse e hidrocentrale nė letėr, leje ndėrtimi e privatizime shumėmilionėshe, por nė tulla, gozhdė, misėr qė pėrgjithėsisht mungonin nė treg. Ishin shumė tė pakėt ata qė jetonin duke shitur mallra tė vjedhura. Dhe, kush vinte dorė mbi mallin e shtetit nuk mburrej se ishte i fortė apo i zoti, e shumta mundoheshin tė justifikoheshin se po mbanin fėmijėt me bukė.

Komunizmi, me privilegjimin e njė pakice, me prishjen e barazisė nė tė drejta e mundėsi, krijoi idenė se disa favore ju lejohen njė pale e tė tjerėve jo. Kujtoni kėtu tė ashtuquajturėn politikė penale. Por, ajo qė ishte mbizotėruese ishte barazitizmi nė varfėri dhe nė pėsimin e dhunės.

Qė t’i quash tė gjithė bashkėfajtorė dhe bashkėvuajtės, do tė thotė qė askush nuk ju kundėrvu regjimit haptazi apo nė heshtje, do tė thotė qė tė gjithė u dhunuan e qė tė gjithė pėrfituan e mėkatuan. Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė, madje ėshtė mė shumė se fyese pėr ata qė vuajtėn, u vranė, u burgosėn, u internuan, ju privuan tė drejta, u dėbuan nga vendlindja, ju mor prona, bėnė punė tė detyruar e tjera. Madje, nė atė kohė pati dhe komunistė qė mėnjanoheshin apo dhe ndėshkoheshin, sepse nuk tregoheshin tė zellshėm ose zbehnin luftėn e klasave, dhe ndėr ta asnjė nga ata qė pas ’90-ės janė kthyer nė demokratė. Sot po, mbase jemi bashkėfajtorė, sepse mund tė distancohesh dhe tė kundėrshtosh pa pasur frikė (deri diku), nėse nuk je nė punė shteti e bėn biznes tė mirė, pėr sa kohė qė regjimi tė mos ketė degjeneruar, pa kthim, nė shtet tė krimit.

Komunizmi u luftua me armė si gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ashtu dhe pas marrjes sė pushtetit prej tyre, u luftua me rebelim (Postriba) dhe me ēeta e luftėtarė tė lirisė tė desantuar nga ajri, u luftua politikisht nga deputetėt dhe intelektualėt qė organizoheshin, u kundėrshtua nga kleri, qenė mijėra ata qė arratiseshin nga kufiri e tė shumtė ata qė kapeshin dhe vriteshin ose burgoseshin. Tė gjithė u pėrgjakėn, u dhunuan barbarisht ata dhe familjet e tyre, u vranė pa gjyq e me gjyqe komuniste, vdiqėn nėn tortura e nuk kallėzuan askėnd. U internuan mijėra familje (gra e fėmijė), me qindra vdiqėn urie dhe nga epidemitė kampeve, tė tjerėve internimi apo dėbimi u mbaroi pas viteve ’90. Burgjet ishin gjithnjė plot, madje kishte dhe fushata internimesh, kishte Burrel, Spaē. Qaf-Bari, Maliq, Beden e Bėnēė, e tė tjera. Dhe, sikur tė mos mjaftonin tė gjitha kėto, hartoheshin dhe lista tė atyre (tė ashtuquajturit “kontingjent”) qė do tė pushkatoheshin, internoheshin apo deportoheshin nė rast lufte.

Ishin me dhjetėra mijėra ata qė e ngrysėn jetėn me kokėn lart, edhe pse vuajtėn, qė nuk fshehėn “biografinė”, nuk mohuan tė afėrmit e nuk u divorcuan, qė nuk ndryshuan mbiemrat e qė nuk u nėnshtruan burgjeve e kampeve. Ishin tė shumtė ata qė praktikuan fenė dhe nuk e mohuan, dhe me besim tek Zoti pranuan martirin. Ishin tė shumtė ata tė cilėve ju mohuan tė drejtat pėr arsimim, pėr punė nė profesionin e tyre, tė drejtat pėr tė shkruar e botuar, si “armiq tė klasės”, si njerėz me “biografi” tė keqe. E pėsoje nė ato kohė tė kėqija pėr njė fjalė, pse dėgjoje radio e muzikė tė huaj, pse lexoje libra jo me kapak tė kuq, pėr veshjen dhe flokėt. E veprimtarėt komunistė mė aktivė tė atėhershėm nė kėtė dhunė, sot na predikojnė demokraci, pa dėnuar tė kaluarėn, pa pendesė.

Gjithashtu, pati nga ata qė u burgosėn, internuan dhe ju hoqėn tė drejtat pse nuk pranuan tė bėhen spiunė, nuk pranuan tė bėnin dėshmitarin nė procese politike, nuk denoncuan kėnd. Tė tjerė rezistuan, pati dhe qė nuk u aktivizuan. Tė gjitha kėto grupime tė fundit ishin shumica e popullsisė tė qyteteve dhe qendrave tė mėdha tė banuara, e jo vetėm ata qė pėrqafuan e mbėshtetėn menjėherė pluralizmin. Pikėrisht, pse ishte kundėr regjimit shumica e shqiptarėve, u rrethua kufiri me tel me gjemba e fusha tė minuara. Nuk mund tė quhet faj antikomunizmi i tyre, rezistenca reale ose pasive e tyre dhe pėr njė gjė tė tillė t’i dhunosh. Pėrkundrazi.

E gjithė kjo mėnyrė ndryshe e tė menduarit, e tė jetuarit, e tė rezistuarit ndaj regjimit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse disidencė. Nuk ka rėndėsi forma e shprehjes sė saj. Mos e kėrkoni atė si nė Ēeki, Poloni e gjetkė, sepse e ndryshme ishte dhuna dhe pasojat, madje kėtu quheshe armik dhe kur nuk brohorisje. Madje, kishte dhe disidencė pasive. Shkrimtarė qė refuzuan tė shkruajnė romane qė t’i pėrgjigjeshin flakė pėr flakė vijės sė partisė, apo vjersha pėr partinė dhe Enverin e parė, piktorė qė u mbyllėn nė studio, historianė qė refuzuan tė shkruajnė pėr Haxhi Qamilin e tė tjerė. U quajtėn intelektualė borgjezė e nacionalistė, u diskriminuan. Veēse, nuk mund tė quhet disidencė kundėrshtimi i regjimit nga njė pjesė e njerėzve tė Bllokut pasi futeshin burgjeve baballarėt e tyre dhe ata, ose tė quash komunistė “tė mirė” ata qė regjimi i eliminonte dhe pėrpara pushkatimit thėrrisnin pėr partinė dhe diktatorin. Ata duhen respektuar kur vuajtėn dhe mbetėn tė ndershėm.

Pati nga ata, jo tė pakėt, qė heshtėn e bėn sikur nuk panė kur dhunoheshin shokėt e punės, fqinjėt apo tė afėrmit, nga ata qė praktikuan hipokrizinė, pėr tė mos thėnė tė vėrtetėn, por “siē duhej”, dhe sjelljen dhe indiferencėn e tyre e justifikonin me konservimin. Mundet qė tė ketė luajtur njė rol kėtu dhe individualizmi i shqiptarit dhe vėshtirėsia pėr jetė e veprime tė pėrbashkėta si dhe u shfrytėzua dobėsia njerėzore pėr tė qenė me tė fortin, atė qė tė siguron pėrfitime. Pati dhe mė keq, njerėz qė gėzoheshin pėr kėtė, pati puthadorė e servilė tė zellshėm; por, pati dhe nga ata qė i shėrbyen regjimit: spiunė, dėshmitarė denoncues, komunistė e operativė. Kėta nuk ishin shumica. Indiferentizmi dhe mosrezistenca lehtėsonte regjimin, por kjo nuk ishte pėrcaktuese. Komunistėt shqiptarė treguan qysh gjatė luftės, se pėr ta duhej pushteti dhe se pėr mbajtur atė nuk kishte humanizėm e as tolerancė pėr kundėrshtarėt dhe ata qė nuk ishin tė njė mendje me ta, veēse “zjarr e hekur”, madje dhe “ligjet” e tyre ishin kriminale, e kjo duhet njohur dhe treguar. Edhe pėr t’u mos u pėrsėritur. Do tė mjaftonte “porosia” e Enverit tė Parė pėr Zai Fundon, pėr t’u kuptuar makabriteti i regjimit tė ardhshėm komunist shqiptar: “Torturojeni deri nė vdekje, pastaj pushkatojeni”.

Vazhdimi me kėmbėngulje gjatė diktaturės i njė politike absurde e pa asnjė reformim nė drejtim tė tolerancės dhe liberalizimit tė jetės sė vendit, e shoqėruar pėrherė me njė politikė represive nė rritje dhe shkelje tė tė drejtave mė elementare tė njeriut, detyroi gjithnjė e mė shumė njerėz tė heshtnin, tė nėnshtroheshin, tė bėheshin konformistė, e madje dhe tė zellshėm, sepse rrugė tjetėr mbijetese nuk kishte, sepse dhe askush nuk po ju dilte zot shqiptarėve. Veēse nuk po i shohim tė bėjnė autokritikė (siē ua kėrkonin viktimave para dėnimit), as dhe pendesė, dhe kjo ėshtė njė e keqe e madhe.
Prandaj, komunizmi luftohet; dėnohet dhe ērrėnjoset duke ju bėrė tė ditur njerėzve metodat, zbatuesit dhe krimet qė shkaktonin apo kryenin, historinė gjysmėshekullore me fakte dhe shifra, parime e veprime, duke mos harruar rishkrimin e historisė sė asaj periudhe, sidomos nė tekstet shkollore. Atėherė do tė dimė ēfarė tė shmangim: ide, metoda, e njerėz qė nuk ndryshojnė dot. Duke kryer kėtė proces njohjeje e demaskim-dėnimi, kemi luftuar rrėnjėt e nostalgjisė, d.m.th., praninė e vazhdueshme tė metodave dhe mjeteve propagandistike tė regjimit tė dikurshėm, qė dhe sot, qoftė fshehurazi, qoftė sheshit, i ndeshim pėrditė, e qė mundohen tė na i shtien nė mendje qė nga populizmi, ilegalizimi, parazitizmi, shteti pa taksa, dezinformimi (shpifje pėr kundėrshtarėt, shifra e suksese tė rreme pėr vete), antikorrupsioni fiktiv, vjedhje tė votės sė lirė, angazhime e parulla qė harrohen e tė tjera. Prandaj, dhe nostalgjia duhet tė shqyrtohet e tė shihen rrėnjėt e saj ideologjike, ato nė mentalitetin tonė, por sidomos, mbijetesa e njerėzve tė inkriminuar tė sė kaluarės, tė cilėt me praninė e tyre deri nė sferat e larta tė politikės dhe tė shtetit, mundohen tė krijojnė iluzionin e vazhdimėsisė, se ka pasur gabime, por vija e pėrgjithshme ka qenė e drejtė e tė tjera pėrralla, qė nė farė mėnyre ėshtė legalizim i krimit komunist, duke u mbėshtetur nga mediat shėrbėtore tė tyre nė kėtė operacion perfid, dhe nga thuajse mungesa e opozitės me tė cilėn ėshtė njėsuar.

Lufta kundėr krimeve tė komunizmit, njohja e atij realiteti nė tė gjitha aspektet dhe pėrpjekjet pėr ērrėnjosjen e tij, nuk janė luftė civile nė Shqipėri, d.m.th. luftė kundėr njeri-tjetrit. Me individin nė demokraci merret ligji, jo qytetarėt. Ata, shumė-shumė bėjnė denoncime e akt-padi, praktikė kjo qė u pėrdorė rrallė kėtu tek ne, mundet nga qė siē vėren Mehdi Frashėri se, “i ndjekuri bėhet gjithnjė liberal se ka vuajtur vetė” (‘Probleme shqiptare’,73), ose nga mosbesimi tek drejtėsia. Megjithatė, kam dyshimin se si nė shumė vende tė tjera ku ka pasur luftė civile ose thuajse luftė civile (Spanjė, Greqi, Itali etj), kundėrvėnia e sė majtės me tė djathtėn bart mbi vete tė kaluarėn, e cila nuk harrohet lehtė. Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr pėr njohjen e plotė tė sė kaluarės dhe dėnimin e saj.

Sjellja e sė majtės shqiptare, qė nuk dėnon tė kaluarėn, por pėrdor mjete tė tėrthorta, nė mos tė drejtpėrdrejta, pėr tė mbajtur gjallė nostalgjinė pėr regjimin e urryer komunist dhe kultivuar idenė e vazhdimėsisė, qoftė dhe me ndryshime por jo ērrėnjosjen, sjellje me tė cilėn bashkohen dhe tė tjerė ish-komunistė dhe vegla tė tyret, tė shtyjnė natyrshėm tė mendosh se ndėrmjet nesh ka ende njerėz primitiv qė e gjykojnė si njė veprim normal dhunėn, luftėn e klasave (ose tė kundėrtėn: krahinalizmi dhe nepotizmi e klientelizmi feudal, tanėt dhe tė tjerėt), vjedhjen dhe korrupsionin, etatizmin dhe autoritarizmin e tė tjera. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr atė qė sot pretendon se ėshtė e djathta, por qė s’ka asnjė lidhje me tė nė njerėz e program.

Kjo ėshtė arsyeja e nevojės imperative pėr dėnimin dhe ērrėnjosjen e komunizmit si doktrinė, mentalitet e praktikė, duke e gjykuar si njė pėrvojė negative nė historinė e shqiptarėve, pa tė cilėn nuk do tė ketė pėrparim, pajtim real kombėtar e integrim real pa probleme tė pa zgjidhura nė Bashkimin Evropian dhe NATO. Shqiptarėt nuk duhet tė lejojnė e nuk duhet tė pranojnė qė fantazmat e sė kaluarės tė lozin me fatet e tyre dhe tė fėmijėve tė tyre, tė pėrdorin tranzicionin dhe mėkatarėt (vrasės, spiunė, hajdutė dhe tė korruptuar), pėr ta kthyer Shqipėrinė nė njė vend - tė hajnave dhe tė ilegalitetit, qė pėr t’u kthyer nė normalitet do tė duhen dhjetėvjeēarė nė mos shekuj, pėr ata qė do pranojnė tė mbeten kėtu apo qė nuk ikin dot gjėkundi.

Kur tė njihet mirė e mbi fakte historia e kėsaj periudhe turpi dhe asaj qė pasoi, atėherė le tė flasim, por asnjėherė mbi histori kafenesh e me pėrralla e tregime komuniste. Prandaj, nuk duhet pėrzierė “kashta me kokrrat” qė tė mos dallohet e mira nga e keqja, fajtorėt dhe mėkatarėt pėr krime, me viktimat.

Ēudia tjetėr nė skenėn e politikės shqiptare, rezultat i kėsaj filozofie pėshtjelluese, ėshtė se asnjė i akuzuar nė publik pėr spiunė, nga radhėt e politikanėve, nuk mbrohet, edhe kur akuzat dhe fyerjet nė media janė ekstreme pėr individin dhe grupimin politik apo institucionin qė drejton me tė tjerė, kur sot, pėr hiē gjė, ka tė tjerė qė vriten. Askush pra, nuk mbrohet nga kjo fyerje dhe ulje e dinjitetit tė tij (nga kėndvėshtrimi antikomunist), as dhe shteti nuk ndėrhyn pėr tė mbrojtur institucionet kur poshtėrohen titullarėt. Tė krijohet bindja se akuzat janė tė vėrteta dhe se janė krenarė qė i shėrbyen diktaturės, pra, pėr ta, kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Kėtė mendim na i pėrforcon fakti se me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, tek ne mungojnė shembuj tė pendesės nga mėkatarėt (nuk ėshtė i tillė pranimi i mėkatit kur i ėshtė bėrė i njohur publikut nga mediat).

Ėshtė jashtė ēdo dyshimi qė sot, nga krerėt tė zhytur nė rrugėn e keqe, kėrkohen njerėz me mėkate tė sė kaluarės apo tė sotmes, por nuk ėshtė e vėrtetė se edhe po u more i ndershėm, nuk do mbetesh pa u njollosur. Pėrgjithėsisht, sot njerėzit pėrzgjidhen me njolla apo tė lidhur me establishmentin krahinalisto-nepotik, pėr t’i shėrbyer atij, pra njerėz tė gatshėm pėr t’u njollosur. Shembull janė tė “emėruarit” nė listat e deputetėve tė Qeverisė.

Po kaq e vėrtetė ėshtė se kur shteti dhe politika merr rrugė tė shtrembėr, tė dobėtit mund tė thonė vemi dhe ne me ta, tė pėrfitojmė, por ata e dinė mirė se kjo ėshtė rrugė e keqe e antiligjore dhe e padobishme pėr vendin. Legalizimi i veprimeve tė gabuara nuk ėshtė shėrim. Kėta nuk janė shumica. Lufta ndėrmjet sė mirės dhe tė keqes ka qenė gjithnjė gjatė historisė njerėzore, por i takon klasės politike tė japi shembullin e mirė dhe tė luftojė pėr tė. Kjo ende nuk po ndodh.

Krimet e epokės komuniste nuk duhen harruar, sepse prej saj - kujtesės, do fillojė rilindja. Kėshtu Rilindja Shqiptare filloi tek arbėreshėt, me kujtesėn historike, tė cilėt kurrė nuk e harruan vendin e tė parėve, vuajtjet e tė parėve, fenė e tė parėve, historinė e tė parėve, heroin e tė parėve Gjergj Kastriotin. Vetėm atje ėshtė rilindja e jonė, tek kujtesa e vuajtjeve, tek kujtesa e mbrapshtėsisė dhe turpit, tek nevoja pėr tė mos e pėrsėritur dhe detyrimin pėr tė ndryshuar. Nuk ka trishtim mė tė madh se tė shohėsh ekraneve tė mediave tė flasin me paturpėsi pėr mėkate tė asaj kohe dhe dėnimin e mėkatarėve vetėm mėkatarėt, qė nuk e kryen kur katarsisin (tė bindur qė kryetarėt nuk do t’i shesin).

Ky front i pėrbashkėt i ish-komunistėve me mėkatarėt nuk mund tė jetė i pėrjetshėm e as duhet tė na trembi. Fundi i tyre do jetė i turpshėm, edhe nėse pėr kėtė do duhet njė dhjetor i dytė. Sot ose kurrė mė, nesėr do tė jetė tepėr vonė. Tė gjithė ata qė aspirojnė demokracinė perėndimore dhe qė Shqipėria tė integrohet sa mė parė nė Evropė, nuk duhet tė rrinė nė mėshirėn e fatit qė na e kushtėzojnė ish-komunistėt dhe mėkatarėt, kjo qė po ndodh ėshtė mė keq se parodi dhe qėndrimin tonė indiferent nesėr askush nuk do tė na e fali. Fati jonė, i fėmijėve tanė, fati i gjithė shqiptarėve dhe i kombit, nuk mund tė jetė e nuk duhet lejuar tė jetė nė duart e hajdutėve tė votave.