Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Mbi investimet e perfolura arabe

    Pėrurohet nė Vushtrri spitali "Sheiku Zaid" , me vlerė 4 milionė Euro
    Lajmi i ores 9:00 PM

    PRISHTINE (20 janar)
    - Sot nė Vushtrri u pėrurua spitali "Sheiku Zaid", financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, projekt i cili ka kushtuar rreth 4 milionė euro. Nė pėrurimin e kėtij spitali mori pjesė edhe pėrfaqėsuesi i presidentit tė Emirateve tė Bashkuara Arabe, sheiku Hamed Bin Zajed. Ai pėrcolli mesazhet e vendit tė tij qė nė Kosovė tė mbijetojė paqja dhe siguria. Kryetari i Kuvendit Komunal tė Vushtrrisė, Muharrem Shabani tha se pėr qytetarėt e kėsaj komune sot ėshtė ditė e madhe gėzimi. Ndėrsa ministri i Shėndetėsisė, Numan Bali tha se pėrurimi i spitalit tregon qė shėndetėsia nė Kosovė po ecėn pėrpara drejt njė ardhmėrie tė sigurtė. Edhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci, e vlerėsoi lartė ndihmėn e madhe tė shtetit arab. Spitali "Shaiku Zaid" ka njė kapacitet prej 52 shtretėrish. Nė tė do tė punojnė 237 punėtorė shėndetėsorė. anjo/ko

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Fillon ndėrtimi i Aeroportit nė Kukės, njėkohėsisht edhe i autostradės pėr nė Prizren

    Zhvillohet ceremonia e fillimit tė ndėrtimeve pėr Aeroportin e Kukėsit

    BASHKIM SHALA

    KUKĖS, 1 SHKURT
    - Nė qytetin e Kukėsit, ėshtė zhvilluar ceremonia e paraqitjes sė projektit tė Aeroportit tė Kukėsit, qė do tė pasohet me fillimin e punimeve tė financuara nga Qeveria e Emirateve tė Bashkuara Arabe. Nė kėtė ceremoni kanė marrė pjesė ministri i Transporteve e Telekomunikacioneve tė Shqipėrisė, Spartak Poēi, drejtoresha e Aviacionit Civil tė Republikės sė Shqipėrisė, Merita Xhafa, drejtori i Projektit tė Menaxhimit tė Fluturimeve Ajrore tė Kompanisė Amerikane LOKHED MARTIN, zoti Batt Backley, projektuesi dhe supervizori i aeroportit, Faruk Kaba, drejtori i Kompanisė Mak- Albania, fituese e tenderit pėr ndėrtimin e Aeroportit Mynyr Hamit, si dhe specialistė tė tjerė qė janė marrė me projektin, pushtetarė vendarė tė Kukėsit, pėrfaqėsues tė medias etj. “Me ndėrtimin e Aeroportit tė Vlorės, rikonstruksionin e Aeroportit tė Rinasit, Kukėsi do tė jetė njė pikė e rėndėsishme e transicionit tė fluturimeve ajrore nė mes Rinasit e Prishtinės, por sidomos Prishtinės”, theksoi nė vijim ministri i Transporteve”, tha ministri i Transporteve tė Shqipėrisė, Spartak Poēi, i cili ka bėrė tė ditur se kompania e njohur amerikane LOKHED MARTIN, e cila ka filluar investimin pėr modernizimin e autostradave ajrore shqiptare do tė bėjė investime edhe nė Aeroportin e Kukėsit dhe do t’i monitorojė tė gjitha fluturimet (navigimet) ajrore nė kėtė zonė. “Do tė finalizojmė me sukses tė gjitha projektet qė kemi pėr tė lidhur me infrastrukturė veriun e Shqipėrisė dhe Kosovėn e mė gjerė”, ka shtuar ai. “Ndėrtimi i Aeroportit tė Kukėsit ėshtė njė projekt qė pak qytete nė botė kanė fatin ta kenė” tha projektuesi Kaba. Sipas projektuesit nė kėtė aeroport do tė flutuyrojnė avionė tė tė gjitha cilėsive pa ndonjė kufizim. Aeroporti i Kukėsit do tė jetė i klasit C sipas standarteve tė ICAO, me njė kapacitet 100 mijė pasagjerė nė vit. Vepra do tė kushtojė 15 milionė dollarė, pėrveē aparaturave tė navigacionit tė cilat nuk janė tė pėrfshira nė kėtė vlerė. Terminali i Aeroportit do tė jetė 600 metra katrorė, vėllimi i pėrgjithshėm 3600 metra kubė ndėrsa dimensioni i APRON-it (Porta ku ndalojnė avionėt qė vijnė nga pista e fluturimit) do tė jetė 10 mijė metra katrorė. Gjatėsia e pistės do tė jetė 1800 metra lineare, gjėrėsia me bankina 60 metra lineare, ndėrsa pa bankina 45 metra lineare. Afati i ndėrtimit tė Aeroportit ėshtė 20 muaj. Sipas projektuesit ky aeroport do tė jetė i njė cilėsie shumė tė lartė, njė kompleks qė ka nė pėrbėrje tė gjithė elementet e njė aeroporti cilėsor. Krahas ndėrtimit tė Aeroportit tė Kukėsit Qeveria e Emirateve tė Bashkuara Arabe do tė financojė edhe ndėrtimin e autostradės Kukės-Prizren. “Jemi nė fazėn finale pėr tė filluar dhe segmentin rrugor nga Morini nė Kukės, i cili do tė jetė njė segment jo i thjeshtė, por njė autostradė, pjesė e rrugės sė madhe Prishtinė-Kukės-Durrės. Ky segment rrugor do tė financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do tė pėrfundojė paralelisht me Aeroportin e Kukėsit. Ndėrkohė qė rruga e re Prishtinė-Durrės ėshtė vendosur qė tė fillojė nga Kukėsi dhe pikėrisht nga Morini”, deklaroi numri njė i Transporteve tė Republikės sė Shqipėrisė. Ndėrkohė ministri Poēi ka bėrė tė ditur se tre donatorėt e parė, tė cilėt do tė financojnė segmente tė ndryshme tė kėsaj rruge, janė Qeveria shqiptare, Banka Botėrore, Qeveria e Emirateve tė Bashkuara Arabe (rrugėn Morin- Kukės-Aeroport).


    Koha

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 04:15
  2. Investimet e bizneseve nė turizėm
    Nga gea_07 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 04:17
  3. Kėshilla mbi investimet e lekut
    Nga R2T nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 09:41
  4. Po kerkoj informacion mbi investimet e huaja ne Shqiperi
    Nga Prishila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 15:49
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionė euro
    Nga ORIONI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •