Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Bush: Te pakesohen forcat ne Kosove

    Presidenti amerikan Xhorxh Ė. Bush u ka derguar lidereve te Kongresit nje leter, ne te cilen theksohej se numri i trupave amerikane ne Kosove do te pakesohet, pasi atje eshte rritur niveli i sigurise.

    Ne leter, shefi i Shtepise se Bardhe thote nder te tjera se "parashikoj qe forcat ne Kosove, si dhe pjesmarrja e trupave amerikane ne te, do te reduktohen gradualisht ne numer, si rrjedhoje e kushteve te permiresuara te sigurise".

    Presidenti Bush, shkruante ne raportin e tij per Kongresin se "rritja e sigurise ne Kosove vjen pasi dhe vet kosovaret kane marre mbi vete pergjegjesi per vetqeverisje".

    Ai u drejtohej kongresmeneve, se besonte ne progresin domethenes ushtarak, per te arrire kushtet e sigurise, te cilat do te bejne te mundur nje paqe te bazuar ne Kosove dhe qe do te lejojne terheqjen e prezences ushtarake te Shteteve te Bashkuara atje.

    Sipas numrit nje te Shtepise se Bardhe, termi "domethenes ushtarak", ka te beje me detyrat dhe objektivat domethenese per qendrimin ushtarak, qe me t'u perfunduar, do te lejojne largimin e forcave nga Kosova.

    Per forcat e Aleances veriore jane identifikuar kater detyra kritike, thote Bush, i cili i rendit ato ne stabilitetin ushtarak, sigurine publike, ceshtjet e kufinjve dhe dorezimi i krimineleve te luftes drejt Gjykates Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi.

    Ne Kosove gjenden rreth 7 mije trupa amerikane, si pjese e forces paqeruajtese te NATO-s, KFOR. Menjehere pas luftes detyrat e ketyre ushtareve kane qene kthimi i refugjateve kosovare ne shtepite e tyre dhe siguria.

    Nderkohe, gjate nderhyrjes ushtarake ne konfliktin e Kosoves, ne mars te vitit 1999, Shtetet e Bashkuara perfshine mbi 31 mije trupa tokesore, detare dhe ajrore.

    Korrieri
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne Kosove nuk eshte rritur aspak siguria.

    Mafia e keq informon zotin Bush.

    Kosova jeton ne ankth.

    Me nje ane Ajo rrezikohet nga Krokodili Serbo-rus dhe ne anen tjeter krokodilet vendas te Xhavit-Qose -Klosit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Pershendetje, Brari,

    Te pergezoj per prezantimin tend ne forum, mesazhet e juaja gjithmone jane te lexueshme dhe vertete te aresyshme.

    Edhe une sikurse ju, jam i mendimit se letra e derguar nga Presidenti Bush drejtuar lidereve te kongresit eshte si pasoje e keq-informimit te tij rreth zhvillimeve me te fundit ne Kosove, dhe aktualitetit te atjeshem.

    Le te shpresojme se Kongresi te jete ne gjendje te dij me teper rreth se vertetes qe mbreteron ne Kosove, dhe nevojen qe Trupat Amerikane te qendrojne edhe me tej ne Kosove.

    Gjithashtu, ju beni nje fraze te shkelqyer pershkrimi te atyre qe Kosova dhe Shqiptaret ne pergjithesi kane qene, jane, dhe do te jene te rrezikuar.

    Gjithe te mirat!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    KFOR mund tė reduktojė nė 50% praninė e trupave nė Kosovė


    PRISHTINE (1 Shkurt) - Forca ndėrkombėtare e paqes (KFOR), e pranishme nė Kosovė, mund tė reduktojė praninė e trupave tė saj, nėse situata e sigurisė nė vend do tė mbetet e qėndrueshme. Lajmin e ka bėrė tė ditur sot njė zėdhėnės i KFOR-it Qė tani e deri nė fund tė vitit NATO ėshtė impenjuar tė reduktojė 50 % praninė e forcave tė saj, deklaroi Toni Adams, zėdhėnėsi i KFOR-it. Kjo forcė qė tani numėron 30 mijė trupa, mund tė pėrbėhet nga 15 mijė, ose mė pak. Adams ka shtuar se nėse situata do tė bėhet sėrish shqetėsuese, 6200 ushtarė mund tė dislokohen nė rajon brenda 72 orėve. ro/mr (ANSA/BalkanWeb)
    --------------------------

    Bush: Sė shpejti fillon tėrheqja e ushtarėve amerikanė nga Kosova


    Uashington, 1 shkurt (Kosovapress) Time: 16: 55

    "Nė Kosovė janė krijuar kushtet pėr pėrforcimin e paqes dhe lejojnė qė tė zvogėlohet numri i prezencės ushtarake amerikane”,- ka thėnė Bush para Kongresit Amerikan, ndėrkohė qė Komandanti i NATO forcave nė Evropėn Juglindore admirali Gregori Xhonson, dje nė Prishtinė ka deklaruar se numri i ushtarėve tė Aleancės tė vendosur nė Kosovė nuk do tė zvogėlohet..
    -------------------
    -------------------
    Kujt ti besojsh tani me teper ne tere kete peshtjellim gazetaresk,ishalla behet me mire ne te ardhmen.
    ------------------------
    --------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Beqari002 : 02-02-2003 mė 10:45
    Jam martuar002

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22
    Bush me terheqjen e nje pjese te trupave, me largimin e trupave ruse, i ofron me shume kompetenca qeverisese institucioneve shqiptare qe jane et dubluara nga administrata e OKB-se. Aktualisht Kosova eshte vendi ku US ka dislokuar me shume trupa paqeruetese se ne cdo vend tjeter te botes, perjashtim ben kordoni ndares midis Korese se Veritut dhe Jugut.

    Gjithashtu, terheqja e trupava, rritja e perplasjes se interesave SHBA - Europe, ndikojne pozitivisht ne maredheniet Shqiperi - SHBA. Ky lajm per mua eshte nje hap perpara drejt njohjes nga SHBA te pavaresise se Kosoves ne te ardhmen. Armiqte tane nuk sulmojne thjeshte pavaresine e Kosoves, ata sulmojne "veteqeverisjen e Kosoves" dhe institucionet e saj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Pajtohem me Albon.

    Terheqja e trupave amerikane, e me vone e atyre evropiane do thoshte vend per trupat Tona.

    Dikush sigurine duhet ta kete ne dore. Kjo sot per sot i mbetet UNMIK-ut (policise) dhe SHPK-se. Por, ne nje nga propozimet e Institutit Amerikan per paqe, TMK-ja eshte perfshire si element potencial per te qene komponente e Ministrise se Mbrojtes se ardhshme.

    Cdo tentim-ardhje e trupave serbe ne Kosove, do thoshte lufte e pergjakshme. Kjo tashme eshte kuptuar. E askush luften nuk e do. Kete e ka kuptuar edhe Bota e edhe Bush. Ajo qe tani na nevojitet eshte nje discipline ne kryerjen e puneve tona dhe diplomaci e fuqishme.

    Mendoj se administrata e Bushit do ishte e gatshme te na njihte gradualisht pavaresine e Kosoves, neqoftese do ndodhnin disa permiresime ne jeten politike e te sigurise.

    ASD

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Eshte lehte qe te japim mendimet tona lidhur me pronocimin e fundit e Presidentit Amerikan, George BUsh. Ai e informoi kongresin lidhur me mundesine e terheqjes se disa trupave Amerikan nga Kosova. Numir i sakte nuk eshte dhene. Pastaj, kongresi do te vendose per nje gje te tille. Nuk e dime edhe anen tjeter te monedhes. Ndoshta disa nag ato trupa do te zavendsohen nga trupa te vendeve tjera qe bejne pjese ne NATO.
    SHBA dhe Europa e dijne se sa rendesi te madhe strategjike ka Kosova. Ata gjithashtu jane te vetedijshem se nuk do te lejojne kthimin e trupave Jugosllave ne Kosove. Kosova ende eshte ne faze transferimi.
    Mendimi im eshte se ai lajm ka ndonje kontekst tjeter. Nuk e kemi lexuar te gjithe fjalimin e Bushit drejtuar kongresit. Prandaj ne vetem mund te spekulojme.
    Dhe, vetem kur UNMIKU dorezon disa fuqi politike te veteadministrimit te Kosovaret..atehere dhe vetem atehere mund te themi se Kosova ehste duke shkuar drejte Pavaresise. Trupat mund te largohen dhe te zavendsohen( mos dhashte Zoti) me ato Serbe, dhe kjo nuk do te thote se jemi duke shkuar drejte pavaresise. Pavaresia garantohet me fuqi ushtarake. Shiko se cka i ndodhi KuVajtit ne vitin 1992.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahir Zemaj
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  3. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •