
Postuar mė parė nga
tulipanonero
SHTRESAT E ATMOSFERĖS
Njė nga faktet shkencore tė zbuluara kohėt e fundit ėshtė pėrbėrja e qiellit nga shtatė shtresa.
"Zoti ėshtė Ai qė krijoi shtatė qiej mbi njėri-tjetrin." (El-Mulk 3)
"... Ai i krijoi shtatė qiej brenda dy ditėve dhe secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej." (Fusilet 12)
Katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, kur tė gjithė besonin se qielli ishte unik e i pandarė, Kurani shpalli mrekullinė e ndarjes nė shtresa dhe, pėr mė tepėr, nė "shtatė" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetėr, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokėn, pėrbėhet prej "shtatė" shtresave bazė.
Fjala "qiell" nė gjuhėn arabe pėrdoret me disa kuptime. Nė disa raste ajo ka kuptimin e atmosferės. Nė disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur pėrdoret nė numrin shumės, ajo nė pėrgjithėsi ka njė kuptim mė tė gjerė se fjala "univers", pasi pėrfshin universin, i cili pėrbėn qiellin e parė, dhe gjashtė qiej tė tjerė. Por nėse ne i japim fjalės "qiej" kuptimin e parė, d.m.th. atė tė atmosferės, atėherė arrijmė nė pėrfundimin se atmosfera qė rrethon planetin tonė pėrbėhet nga shtatė shtresa.
Me tė vėrtetė, sot ėshtė bėrė i njohur fakti se atmosfera qė rrethon Tokėn, pėrbėhet prej disa shtresave tė ndryshme, tė cilat shtrihen mbi njėra-tjetrėn. Pėr mė tepėr, numri i kėtyre shtresave ėshtė i njėjtė me numrin e pėrmendur nė Kuran: shtatė shtresa. Kjo temė pėrshkruhet nga njė burim shkencor si mė poshtė:
Shkencėtarėt kanė zbuluar se atmosfera pėrbėhet prej disa shtresave tė ndryshme. Shtresat ndryshojnė prej njėra-tjetrės nga vetitė e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike mė e afėrt me Tokėn quhet TROPOSFERĖ. Ajo zė 90% tė atmosferės. Shtresa mbi troposferė quhet STRATOSFERĖ. Shtresa tjetėr, ku pėrthyhen rrezet ultravjollcė quhet OZONOSFERĖ. Shtresa tjetėr quhet MEZOSFERĖ. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferė. Gazet e jonizuara formojnė njė shtresė brenda termosferės, e cila quhet JONOSFERĖ. Shtresa mė e skajshme e atmosferės sė Tokės shtrihet 480-960 km. Kjo pjesė quhet EKZOSFERĖ.2
Nėse numėrojmė shtresat e cituara prej kėtij burimi, shohim se atmosfera pėrbėhet pikėrisht nga shtatė shtresa, siē ėshtė shpallur edhe nė ajetin kuranor.
Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera
Njė tjetėr mrekulli e ajeteve kuranore qė pėrmendin kėtė fakt shtjellohet kur lexojmė pjesėn e fundit tė ajetit dymbėdhjetė tė sures Fusilet: "... secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej". Me fjalė tė tjera, nė kėtė ajet deklarohet se Zoti i caktoi ēdo qielli funksionin e vet. Me tė vėrtetė, siē e kemi parė edhe nė kapitujt e mėparshėm, secila prej kėtyre shtresave ka funksione jetike tė dobishme pėr njerėzimin dhe pėr tė gjitha format e tjera tė jetės nė Tokė. Ēdo shtresė ka njė funksion tė veēantė, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve tė dėmshme, reflektimi i valėve radiofonike e televizive, deri te mėnjanimi i efekteve katastrofike tė meteorėve.
Njė prej kėtyre funksioneve pėr shembull, ėshtė deklaruar nė njė burim shkencor si vijon:
Atmosfera e Tokės ka 7 shtresa. Shtresa mė e ulėt quhet troposferė. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetėm nė troposferė.3
Kjo ėshtė njė prej mrekullive hyjnore, sepse kėto argumente, tė cilat u zbuluan vetėm nė saje tė teknologjisė sė shekullit XX, janė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.
FUNKSIONI I MALEVE
Kurani na tėrheq vėmendjen ndaj njė funksioni gjeologjik mjaft tė rėndėsishėm tė maleve.
"Ne kemi krijuar male tė patundura nė tokė, me qėllim qė ajo tė mos lėkundet dhe tronditet bashkė me ta..." (El Enbija 31)
Siē vihet re, nė kėtė ajet ėshtė shpallur se malet luajnė rol nė parandalimin e tronditjeve dhe lėkundjeve tė Tokės.
Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush nė kohėn kur u shpall Kurani. Nė tė vėrtetė, ai u zbulua jo shumė kohė mė parė dhe kjo vetėm si rezultat i zbulimeve tė gjeologjisė bashkėkohore.
Sipas kėtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lėvizjeve dhe pėrplasjeve tė shtresave masive, tė cilat formojnė koren e Tokės. Kur dy shtresa pėrplasen me njėra-tjetrėn, shtresa mė e fortė rrėshqet poshtė shtresės tjetėr, e cila pėrkulet nė majė, duke formuar lartėsitė dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirė thellė nė tokė. Kjo nėnkupton se pjesa e poshtme e maleve ėshtė po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokė.
Nė njė ajet kuranor, kjo veti e maleve ėshtė vėnė nė dukje nga njė krahasim i maleve me "kunjat":
"A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme pėr jetė, ndėrsa malet i bėmė si kunja?" (En-Nebe 6-7)
Nė saje tė shtrirjes nėn tokė dhe mbi tokė, malet i mbėrthejnė shtresat e ndryshme tė tokės si njė kunj. Korja e Tokės pėrmban shtresa qė janė nė lėvizje tė vazhdueshme. Kjo veti mbėrthyese e maleve parandalon tronditjet me shtrirje tė gjerė, duke e fiksuar koren e tokės, e cila ka njė strukturė tepėr tė lėvizshme.
Vetia fiksuese e maleve nė literaturėn shkencore ėshtė pėrshkruar me termin "isostazi":
Isostazi do tė thotė: ekuilibri i pėrgjithshėm i kores sė Tokės i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkėmbore poshtė sipėrfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale.5
Ky rol kaq i rėndėsishėm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kėrkimet sizmike, ėshtė shpallur nė Kuran shekuj mė parė si njė shembull i dijes absolute tė krijimit tė Zotit.
"Ne kemi krijuar male tė patundura nė tokė me qėllim qė ajo tė mos lėkundet dhe tronditet bashkė me ta..." (El Enbija 31)
Vazhdon inshaAllah -->
Krijoni Kontakt