Janė shpallur rezultatet e Konferencės sė International Youth Forum


Sot u bė shpallja e rezultateve tė Konferencės Ndėrkombėtare mbi Kooperimin Kulturor midis tė Rinjve Muslimanė.
E shtunė, 18 Korrik 2009 11:09


Nė ditėn e tretė dhe tė fundit tė konferencės, pas njė prezantimi tė shkurtėr tė vendeve pjesėmarrėse u bė shpallja e rezultateve. Dje nė konferencė fjalėn e mori Prof. Dr. Nexhmedin Erbakani, kryetar i Milli Gorushit, i cili u pėrqendrua mbi domosdoshmėrinė e aspirimit tė lumturisė mbi Botėn Muslimane dhe mbarė njerėzimit duke u orvatur pėr ndėrtim tė njė bote tė re.



Rinia e pranishme prej 71 shteteve i duartrokiti Erbakanit pėr disa minuta. Mė pas secili pėrfaqėsues i raportoi aktivitetet e vendit tė tyre.
Prej fjalimeve mė prekėse ishte ai i Prof. Dr. Hajri Kirbashoullu, i cili tha: "Nuk kanė vend namazet e Xhumasė derisa Bota Muslimane ėshtė nėn okupim, derisa tė mos i largojmė trupat Amerikane nga Iraku dhe Afganistani, si dhe Izraelin nga Palestina."



Muhamed Gijazi, pjesėmarrės nga Pakistani, nė fjalimin e tij theksoi se bota ka nevojė pėr Erbakanin. Ai tha se "Erbakani" i zgjoi muslimanėt nga gjumi. Botės i nevojitet Erbakani."

Pėrfaqėsuesi i Jemenit Navi el-Jahja e pėrmendi nevojėn urgjente pėr njė treg tė pėrbashkėt Musliman, ku tha: "Ekzistojnė fuqi tė kėqija tė cilėt nuk duan qė Bota Muslimane tė jetė e fuqishme dhe e bashkuar. Sidoqoftė, bashkimi i Muslimanėve dhe tregu i tyre i pėrbashkėt duhet tė themelohet sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur."

Jasir Bajraktari, qė pėrfaqėson Shoqatėn e Prejardhėsve tė Sulltan Muhamet Fatihut nga Iraku, e falėnderoi Milli Gorushin dhe tregoi pėr aktivitet e tyre. Bajraktari e theksoi nevojėn e edukimit nė vendin e tyre dhe tha se po bėnin pėrpjekje pėr sigurimin e kėsaj ēėshtje dhe tha se bėjnė ēmos pėr edukimin e rinisė si muslimanė tė devotshėm.



Pėrfaqėsuesit e 71 vendeve i paraqitėn aktivitet e tyre nė vendet e tyre.
Kryeredaktori i Ajans5.com, Selim Akduman, njoftoi themelimin e njė Agjencie ndėrkombėtare tė Lajmeve Muslimane. Ai tha: "Duhet tė bėjmė njė reportazh tė shpejtė dhe tė saktė jo prej burimeve tė fuqive tė liga, por prej burimeve tė agjencive tona. Burimet tona nuk do tė shpėrbejnė pėr pėrmbysje (turbullim) por pėr pėrmirėsim. Prandaj, agjencia e lajmeve qė u themelua nėn udhėheqjen e Ajans5.com ėshtė aktive me agjentė nga 17 vende.

Shpallja e rezultateve:

Me 15-17 Korrik, pėrfaqėsuesit e studentėve dhe organizatave rinore tė 71 vendeve u tubuan nė "Konferencėn e 4 ndėrkombėtare tė bashkėpunimit kulturor midis tė rinjve muslimanė" pėr tė diskutuar studimet mbi themelimin e njė BOTE tė RE tė bazuar nė drejtėsi dhe fakte, me temėn, "Drejt njė synimi tė pėrbashkėt pėr njė botė tė re."



Konferenca u mbajt nė 5 seanca kryesore si Edukimi dhe Kultura nė Botėn e Re, Media dhe Komunikimi nė Botėn e Re, Shkenca dhe teknologjia nė Botėn e Re, Politika dhe Ekonomia nė Botėn e Re, Tė drejtat njerėzore dhe Solidariteti nė Botėn e Re. Vendimet mė poshtė janė marrė si shpallje pėrfundimtare mbi themelimin e njė bote tė drejtė ne vend tė botės ekzistuese tė shkatėrrimit (armiqėsore).

- Si njė rini Muslimane, jemi kundėr ēdo shkeljeje ndaj njerėzve tė tė gjitha gjeografive. Do tė merremi me ēėshtjen e muslimanėve nė veēanti Turkistanin Lindor, Palestinėn, Irakun, Afganistanin, Kashmirin, Ēeēeninė, Eritrenė, Filipinet, Moron, Uzbekistanin dhe Gjeorgjinė, vende nė tė cilat muslimanėt janė tė detyruar (shtrėnguar).

- Nė kėtė kontekst ne ashpėr i dėnojmė aktet gjenocide dhe shkatėrrimtare tė Kinės ndaj Turkistanit Lindor dhe thėrrasim pėr veprime ushtarake udhėheqėsit e vendeve Muslimane dhe Organizatėn e Konferencės Islamike.
- Shpallim se nuk e pranojmė vendimin e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare mbi kryetarin e Sudanit. Si administratorė tė organizatave tė tė rinjve tė Botės Muslimane, themi se jemi nė pėrkrahje tė kryetarit dhe popullit Sudanez.



- Ashpėr e dėnojmė terrorin mizor tė shtetit tė Izraelit mbi popullin Palestinez. Theksojmė se ONK do tė veprojė me vetėdije qė Izraeli tė mos jetė i ndikueshėm pa sanksionim dhe pėrdorim tė forcės.

- Muslimanėt as nuk i vrasin njerėzit padrejtėsisht e as nuk i pėrdorin armėt kundėr vėllezėrve tė tyre muslimanė. Forca e paqes ndėr Muslimanėt do tė formohet sa mė shpejtė tė jetė e mundur nėn udhėheqjen e ONK-sė pėr regjionet qė janė nė konflikt dhe luftė.
Mes tė tjerash edhe:

-Myslimanėt duhet tė sigurojnė konsensusin pėr tė arritur njė zgjidhje globale pėr problemet e botės. Pėr kėtė do tė formohet Njėsia Politike pėr tė Rinjtė qė e ndėrton infrastrukturėn e politikanėve dhe burokratėve tė sė ardhmes.

- E ardhmja e rinisė formohet me anė tė edukimit dhe kulturės. Qėndrueshmėria pėr mbrojtjen e tė vėrtetės dhe drejtėsisė do tė mund tė zhvillohet vetėm me anė tė kėtyre. Kėshtu qė rinia do tė informohet mbi lėvizjen Islame dhe udhėheqėsit tanė ideologjik.

- Mėsimet e dijetarėve Musliman do tė paraqiten te njerėzit me anė tė krijimit tė njė inventari tė tyre.

- Pėr ta inkurajuar rininė mbi studimet shkencore, ata do tė shpėrblehen.

-Strategjitė e pėrbashkėta edukative do tė zhvillohen me anė tė shėnimeve tė librave duke pasur pėr qėllim kryesor planin mėsimor edukativ kurse bashkimi i Rinisė Muslimane do tė sigurohet me ekskursione dhe seminare kulturore duke u mbėshtetur nė programet edukativo-kulturore.

- Do tė asgjėsohen pengesat mbi edukimin e Muslimanėve veēanėrisht nė Ballkan. Pėr kėtė qėllim do tė mbėshtesim dhe marrim disa hapa.

- Organizatat e tė rinjve dhe studentėve do tė formojnė web faqe tė pėrbashkėta qė do tė transmetojnė sė paku katėr gjuhė, dhe pėr ta mbėshtetur kėtė do tė mblidhen mjete financiare (fond).

- Do tė themelohet Agjencia e Lajmeve tė Botės sė Re me qėllim tė themelimit tė njė Bashkėsie Komunikimi mes vendeve Muslimane, duke arritur bashkėpunim midis agjencive tė shtypit dhe mediave tė vendeve Islame, duke formuar njė inventar e nė veēanti arritje tė lajmeve tė sakta, tė pakundėrshtuara dhe tė padirigjuara.

- Do tė mbėshteten studimet mbi shtypin, mediat, informimin dhe informatikėn, si dhe do tė formohet Njėsia e Zhvillimit tė Teknologjisė pėr ta edukuar personelin kompetent.
Do ta redefinojmė tė ardhmen e organizatave tė rinisė sonė me anė tė ruajtjes sė vlerave tona kombėtare dhe morale si dhe identitetin Musliman, duke pėrfituar nga prapavija dhe eksperienca jonė historike si Rinia Muslimane e cila me ndėrgjegje ndaj detyrės sė saj e themelon njė botė tė re.

Pėr realizimin e kėtyre, kemi vendosur tė punojmė me gjithė forcėn tonė pėr ta ndihmuar themelimin e njė BOTE TĖ RE.

Do tė punojmė me udhėzimin dhe ndihmėn e Allahut.
Burimi: ajan5.com / pėrktheu H. A. Dauti