Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Socialdemokratët gjermanë kundërshtojnë vendimin për vizat



    Nga Express më 18.07.2009 në ora 18:01
    Vendimi i Komisionit Evropian për të lënë jashtë listës së Bardhë Shengen, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën ka hasur në reagim të Grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestagun gjerman.

    Zëvendëskryetarët e fraksionit Socialdemokrat, Angelika Shvall-Dyren dhe Valter Kolbov kanë shprehur keqardhje që Komisioni Evropian ka lënë jashtë liste këto tri vende.

    “Shqipëria Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk guxojnë të përjashtohen nga procesi i integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit”, kanë thënë ata.

    Këtë vit në procesin e liberalizimit të vizave kanë përfituar Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina duhet të presin radhën për vitin e ardhshëm.

    Kosova, nga ana tjetër, nuk është fare pjesë e këtij procesi për shkak të mungesës së një konsensusi nga ana e shteteve anetarë të BE’së.

    Prishtina pret nga Brukseli që t’ia qartësojë rrugën në nëntor të këtij viti kur do të bëhet publik studimi i BE’së për Kosovën.

  2. #2
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    po si mo , prape na lane jashte vizave keta europianet neve?

    si mund te na fusin ne nje thes me kosoven dhe bosnien se kuptoj?

    ah e di une kush e ka fajin. e ka fajin ai shteti debil franca qe na ka urryer per dekada te tera.

    hajde europe shker... hajde . i futen te gjithe ne europe pervec neve.

    nuk ka hajer prej tyre harrojeni.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    mos u brengosni, punet jane ne rregull.
    Kjo ishte menyra me e mire per te vepruar.
    Shqiperia hyri ne NATO andaj ketu nuk ka kurfar keqkuptimi kunder Shqiperise. Te gjitha per nje dite nuk mund te behen, e kuptoj qe ne shqiptaret kemi deshire qe brenda nje dite te shkojme edhe ne mars edhe ne jupiter por te gjitha per nje dite nuk behen.
    Pastaj sa i perket Kosoves qe nuk u fut ne kete liste eshte edhe nje gje shume e mire. Dikush do te thoshte se me kete thenje qe po e them dukem si te jem i cmendur. Por fakti eshte se ky rast eshte rasti i pare ku EU po e pranon Serbine pa Kosoven, dmth keto dy vende po ndahen edhe praktikisht edhe teknikisht nga vrojtimi evropian. Dmth po merren si dy shtete te ndara.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    nuk dij per Shqiperin pse se kan pranuar,vetem maqedonia dhe serbia te jen pjes e BE,duke ditur se cfar jete dhe cfar politike kemi ne keto vende kjo esht katastrofale

  5. #5
    Te kishin pranu Kosoven ne kete, popullat e Kosoves e kishin leshu vendin per 24 or edhe ja kishin shkel per Europe.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Te kishin pranu Kosoven ne kete, popullat e Kosoves e kishin leshu vendin per 24 or edhe ja kishin shkel per Europe.
    Bravo, shume e drejte, e njejta gje do te ndodhe edhe me shqiptaret ne Shqiperi.

  7. #7
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Bravo, shume e drejte, e njejta gje do te ndodhe edhe me shqiptaret ne Shqiperi.
    Ne fakt nuk i tmerrohet BEkuqka nje eksodi te shqiptareve jo, por ne shqiptaret e shkrete u mesuan me kete lojen e te futmes, si nga tanet si nga te huajt. Na e kane futur, po na e fusin, e (ashtu sic vazhdojme duke u kapur pas fundit te njerkes Evrope e duke i lepire bithen) do te na e fusin.
    Elegance is an attitude.

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Po aman, duke dite se jan mijra shqiptare neper Europe, edhe kta prap nuk legalizojne vizat? Ktyre eshte tjua vesh flaken mu aty ne bruksel, plehrave.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    shteti duhet te kete bosht kurrizor, dhe kete bosht e perbejne politikanet nacionalist qe e duan vendin e tyre dhe nuk e falin vendin e tyre per nje karrige.

    Ne serbi psh, disa here jane nderruar kryeministrat dhe kane dhene doreheqje gati cdo vit kane bere zgjedhje te parakohshme per shkak qe nuk donin te leshonin Kosoven.
    Kryeministri i serbise psh e ka fyer gjith evropen dhe veqanerisht Britanin e madhe dhe Ameriken ne sy te gjith botes ne mbledhjen e keshillit te sigurimit.
    Ministri i jashtem serb e ka perzene nga mbledhja dhe i ka thene mbylle gojen perfaqesuesit direkt te Havier solanes ne Beograd.
    Dhe serish si kurve vie Solana ne Beograd dhe ju jep lajmin se jeni liruar nga vizat.
    Cka dmth kjo???
    Qe Serbia pra nuk e ka lute evropen aspak por e ka kushtezu. I ka than direkt Evropes ju keni nevoje per mua me shume se une per juve sepse nese nuk e futni serbin ne evrope, politikanet Nacionalist si Shesheli me shok do ta marrin ne dore serbin dhe do ta bejne bastion RUS.
    Atehere evropa plak, si kurve e rryer qe eshte e lemon serbine dhe ja duron fyerjet neper mbledhje. Pse? Sepse Tadiqi i ka thene une se jam vendin per karrige, nese se futni sivjet serbine, une jap doreheqje dhe shiko merruni pastaj me Sheshelin qe eshte edhe me i keq se une.

    Ndersa politikanet ne Shqiperi dhe Kosove te gjithe pa perjashtim jane sahanlepires. Asnjeri nuk ka b.yth me ju kunderven Solanes. Me i than ore Solane, Shqiptaret jane ne 5 shtete ne ballkan dhe nese nuk na futni sivjet pa viza u kall flak maqedonia.
    Por kush me then kete: politikanet tane te shkrete. Po te ishte ne doren time te gjithe keta politikan pozite e opozite i kisha vene te thejne gure diku ne bjeshke per 10 vite si denim per shkaterrimet qe kane bere.

    Mos shpresoni per viza as per Be as per asgje. Vetem nisuni si kafshet drejt kutive te votimit dhe perlahuni me shoqnine jo Berisha jo Thaqi jo Dreqi, TE GJITHE NJE MT JANE. TURP

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Pershendetje.Kemi folur shpesh per liberalizim vizash dhe natyrisht qe kjo do te arrihet te pakten per shqipetaret, mbasi te kene marr pasaportat biometrike dhe realizimine ndonje ane teknike.Por jam kurjoz te di si e imagjinoni ju ate?Te vesh nje vule ne kufi e me kaq ti je ne europe?Une kam frike se per te ndaluar fnomenin eksod , ky proces do te shoqerohet me nje numer ligjesh.Mua sme duket e arsyeshme qe nje njeri pa nje groshe ne xhep te kaloje kufirin dhe te fleje ne stacion te trenit.Te mbetet rrugeve e te behet pjese e krimit.Une besoj se e drejta e hyrjes do te jete per nje kohe te shkurter, me adrese pritjeje, apo ne varsi te te ardhurave qe gezon.Nese shkel ditet, atehere penalizohesh dhe te hiqet e drejta per te perfituar nga ky privilegj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •