Berat, gėrvishti makinen, vritet 30 vjecari. Arrestohet autori
Policia e Beratit thotė se vrasja ndodhi sot nė mėngjes, pas njė sherri banal pėr shkak tė gėrvishtjes sė makinės. Viktima 30 vjec nuk ka mundur tė mbijetojė nga plaga nė kokė e shkaktuar nga njė armė zjarri. Policia arreston autorin 3 orė pas krimit.
BERAT- Njė 30 vjecar ėshtė vrarė me pistoletė sot nė mėngjes nė qytetin e Beratit. Policia thotė se vrasja ndodhi rreth orės 07.45 minuta nė lagjen Celepias.
Viktima Erion Toska ėshtė qėlluar me armė zjarri tip pistoletė nga njė person i cili ishte larguar menjėherė nga vendi i krimit.
Tė dhėnat e para tė policisė bėjnė tė ditur se ngjarja mund tė ketė ndodhur pėr shkak tė njė konflikti banal mes viktimės dhe autorit tė vrasjes. Policia identifikoi si autor tė vrasjes Pėrparim Mahmutajn, 40 vjec,i cili u shpall nė kėrkim. Tre orė pas vrasjes u bė i mundur arrestimi i tij.
Mėsohet se sot nė mėngjes 30 vjecari i shoqėruar nga i vėllai kanė qenė duke lėvizur me automjetin e tyre nė rrugėn ku banonte autori.
Nė momentin kur kanė kthyer makinėn kanė gėrvishur makinėn e 40 vjecarit. Pas gėrvishjes ka lindur dhe sherri mes tyre. Nė gjaknxehje e sipėr 40 vjecari ka nxjerrė pistoletėn dhe ka qėllur nė kokė tė riun.
Menjėherė viktima ėshtė shoqėruar nga i vėllai nė spitalin e qytetit por pėr shkak tė plagės, Erion Toska nuk ka mundur tė mbijetojė. Njė grup specialistėsh tė hetimit kanė shkuar nė vendin e krimit pėr tė mbledhur provat dhe dėshmitė.
(s.g/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt