Mentaliteti patriarkal ka krijuar para shume shekujsh kodet e tij te turpit dhe nderit te cilat jane te rrenjosura thelle ne mendjet e njerezve. Turpi, nderi, ndjenjat me frenuese dhe nxitese per veprimet e jetes sone te perditshme influencojne edhe vendimet mbi perzgjedhjen e partnerit. Me pare konsiderohej turp kur kishe per grua njeren te cilen e kishin pas ne shtrat shume meshkuj te tjere.Sot gjerat kane ndryshuar shume por pak nga ai mentalitet ka mbetur i gjalle akoma. Sidomos ne disa zona te Shqiperise.
Cmendim keni ju per keta meshkuj qe te dashuren e tyre e duan te jete e nxehte, te kete pasur shume meshkuj me pare dhe aq seksi sa te cmend vetem kur e sheh, kurse gruan te urte, te bindur dhe te virgjer brenda mundesive.
Une personalisht nuk jam as me te vjetren por as nuk qendroj tek ajo qe quhet moderne. Paragjykime kane akoma te dyja mentalitetet. Njeriu duhet te ece perpara ne llogjiken njerezore dhe jo te qendroje ne vend tek e vjetra apo tek modernja. Kriteret e vleresimit duhet te ndryshojne ne drejtim te vlerave njerezore dhe gjinore jo ne baze te paragjykimeve qe per fat te keq egzistojne edhe sot ne shek 21 si ne Shqiperi edhe ne vendet me moderne.
Krijoni Kontakt