Bashkė me tė nxehtin pėrvėlues tė verės, lakuriqėsia si njė petk avangardė, zbret mbi trupat e trullosur nga dimri pėr tė legalizuar veten si domosdoshmėri dhe rrugėzgjidhje. Sikur vera tė mos kishte ekzistuar kurrė mė parė pėr qėnien njerėzore, sot, lakuriqėsia tenton tė barazvlerėsohet me moralin dhe etikėn e paraqitjes duke mashtruar tinėzisht me faktin e tė qėnurit e nevojshme.
Por nė thelb lakuriqėsia ėshtė epsh i pakontrolluar shfaqur nga njė qėnie e logjikshme si njeriu, tė cilin kjo e fundit e afron nė mėnyrė tė pabesueshme me kafshėn, e cila tė paktėn i gėzohet posedimit tė njė gėzofi.
Flladet e para pranverore shėmbėllejnė me njė soj gongu natyral nėn komandėn e tė cilit miliona veshje pėrvidhen nga trupat e tyre duke lėnė pas njė armatė gjymtyrėsh nėn pushtetin mizor tė diellit dhe pėrvėlimit tė miliona syve.
Njė paradė epshore, tunduese fillon nga trotuaret e mbaron nė bregdet duke ēakėrdisur logjikėn e pėshtjelluar ndjenjat. Sfilata tatuazhesh shpalosen si afreske mbi mure njerėzore prej mishi duke piktuar miliona gjymtyrė rrebele. Kjo ėshtė e ashtuquajtura qasja jonė me natyrėn pėrgjatė verės. Njė intimitet qė i kalon caqet e privacisė dhe e kthen realitetin veror nė njė dhomė stėrmadhe gjumi ku kanotiere e tė mbathura, korse e lloj lloj veshjesh intime nuk kanė fare nevojė pėr dritėn intriguese tė njė abazhuri pėr tė zbuluar sensualitetin, sepse, ai tashmė thjesht nuk ekziston.
Ky realitet nė mėnyrė direkte apo indirekte nxit krekosjen, sfilatėn dhe nxjerrjen nė tregun social tė aseteve private tė secilit duke konkuruar pėr tė fituar garėn e joshjes. Kjo detyrimisht nxit drejt tė cekėtės sepse thelbi tashmė nėn njė makiazh gėnjeshtar nuk duket. Pėr rrjedhojė vlerat humbin nėn peshėn e imediates, sipėrfaqėsores duke ndėrtuar njė realitet tė gėnjeshtėrt i cili pandarė mashtron tė trullosurit.
Miliona sy meshkujsh pėrcjellin plot afsh pasarela tė lakuriqta nga mė tė ēuditshmet tė grarisė tė cilat mbi taka ēukitėse e cigare nė duar, shpengueshėm tymosin kohėn.
Kjo trullosje kolektive shoqėruese e pėrkryer e harresės dhe hutimit ka kapluar secilin duke e shmangur atė nga burimi i natyrshėm i ndjenjave fisnike dhe duke e drejtuar drejt njė honi tė pafund ēoroditjeje.
Lakuriqėsia nė thelb ėshtė lakuriqėsi e mendjes. Zhveshje e njeriut nga kodi i mėkėmbėsit tė Zotit nė tokė dhe njehėsimin e tij me krijesa inferiore disathundrake. Lakuriqėsia kjo armike e pėrjetshme e turpit fiton ēdo ditė terren ndaj skuqjes dhe drojes. Ėshtė tipikisht e rėndomtė kur mendon pėr cocktail-in e pėrēudshėm qė haset nė mes tė besimit dhe lakuriqėsisė nė disa syresh. Nuk shihen rrallė simbole fetare qė individė tė caktuar i mveshin apo varin nga qafa tė djersitura drejt trupave gjysėm tė zhveshur apo mes dy kodėrzave gjysėm lakuriqe prej mishi femėror duke inkarnuar kėshtu transhendentalen.
Duke qenė njė proēes para sė gjithash konceptual, mentaliteti i lakuriqtė, ka sot ekskluzivitetin mbi ēfarėdolloj forme tė qasjes sociale tė tė gjitha brezave, pėr rrjedhojė ēdo alternativė e kundėrt me kėtė mentalitet, ēdo rrugė tjetėr e kundėrt me kėtė afishim trupor, shihet si pėrjashtuese dhe shpesh armiqėsore.
Nėse para jo mė shumė se njė shekulli, lakuriqėsia sociale e sotme pėrbėnte njė fenomen tė rrallė dhe shpesh tė kritikueshėm, sot, ndodh krejt e kundėrta. Kjo dėshmon se stabilizatorėt qė e mbajnė shoqėrinė njerėzore nė parametra tė lartė tė virtytit, janė dobėsuar ndjeshėm ose nė shumė raste kanė dalė jashtė loje krejtėsisht. Duke qenė se kėto stabilizatorė socialė nė esencė tė tyre kanė kodin moral dhe duke qenė se nė tė gjitha civilizimet e historisė njerėzore kodi moral ėshtė produkt i religjionit, atėhere lakuriqėsia e sotme nė thelb nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė bojkot individual dhe kolektiv i hyjnores manifestuar nė mėnyrėn mė tė papėrshtashme tė mundshme.
Nėse hyjnorja nė tė gjitha qytetėrimet karakterizohet nga kufinj e parametra, e kundėrta e saj ėshtė njė amalgam midis caqeve tė papėrcaktuara dhe pikėpyetjeve ekzistenciale. Si e tillė atėhere, lakuriqėsia e sotme, produkt i bojkotit hyjnor ėshtė subjekt i caqeve tė papėrcaktuara qė do tė thotė se e ardhmja e kėtij fenomeni ėshtė aspak premtuese pėr njė qėnie me njė integritet si njeriu duke prodhuar kėshtu familjarizimin apo normalitetin me proēesin e degradimit nė tė keqen.
Nė njė farė mėnyre lakuriqėsia pėrbėn edhe barometrin pėr tė treguar shkallėn e virtytit tė njė populli. Mjafton tė dalėsh nė rrugėt e qyteteve dhe tė kuptosh se pėr ēfarė po bėhet fjalė. Mirėpo, lidhja e saj direkte me epshin e njeriut e bėn sot kėtė fenomen masivisht shumė pak tė kritikueshėm. Pra, si ato qė prodhojnė lakuriqėsi dhe ato qė e pėrceptojnė apo e pėrthithin atė janė nė pozita tė barabarta pėrsa i pėrket qėndrimit ndaj saj.
Kėshtu qė, nė kėtė situatė nė dukje tė pashpresė hyn nė loja lufta individuale e secilit me vetvehten qė mė vonė do tė shfaqet kolektivisht si njė restaurim i njė imazhi tė njeriut tė virtytshmė dikur i humbur e i harruar. Kjo luftė ka ndodhur dhe ndodh pėrditė me secilin, por, nė fund fitimtar do tė dalė karakteri fisnik e i moralshėm njerėzor pėrkundrejt atij epshor e shtazarak.
Nga Redi Shehu
Krijoni Kontakt