Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 104

Tema: Satanizmi

  1. #11
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Sunriser

    Une kam nje pyetje, prap.

    Jam kurioze te di cfare iderash ka Satanizmi (sipas predikimit qe ben ti), per Krijuesin. Pranon apo jo Krijues ? Nese po, kush eshte? Nese jo, si e spjegon ekzistencen e gjithesise, ne pergjithesi dhe te qenieve njerezore ne vecanti.

    Te faleminderit.
    Ji Vetvetja!

  2. #12
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Shpirt i fshehur!

    Une nuk po bej predikim, thjesht po bej muhabet dhe me duket shume interesant.
    E dyta qe ti dhe te tjeret te mos mendojne se po predikoj une nuk po i pergjigjem pyetjes tende ketu ne forum por po te jap vetem nje link ku mund ta gjesh pergjigjen e pyetjes qe po ben.

    http://www.satanism101.com/satfaq.html

    ose

    http://www.churchofsatan.org/faq.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SuNRiSeR : 13-03-2003 mė 17:59

  3. #13
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Sunriser,

    Ma ke keqkuptuar, ate fjalen "predikim". E kisha ne kuptimin, sipas "modelit" qe ke ti ne mendje, ose sipas "teorise" qe ke ti, meqenese Satanizmi ka shume sekte dhe rryma.

    Pra e kisha fare pa te keq.

    Une nje pyetje bera dhe e doja thjesht me nje pergjigje, nese do kishe mundesi dhe une besoj qe e ke.

    Pra do deshiroja pergjigjen tende...
    Sepse sic thua dhe vete, muhabet po bejme....
    Faleminderit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 13-03-2003 mė 23:13
    Ji Vetvetja!

  4. #14
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Ok po te pergjigjem sipas modelit tim mbi satanizmin pasi me te vertete ka shume rryma dhe organizate te quajtura sataniste.
    Megjithate ne rradhe te pare pa dhene nje perkufizim se cfare eshte satanizmi, ai eshte ne rradhe te pare individual dhe pastaj se dyti nje organizate.
    Dua te them qe satanizmi bazohet mbi parimin qe njeriu eshte perendi, ne kuptimin qe njeriu mund te zgjedhe si ta jetoje jeten dhe te vendose fatin e tij (per sa kohe qe nuk pengon dike tjeter te beje te njejten gje).
    Dhe si rrjedhim llogjik cdo njeri zgjedh vete se cfare beson dhe cfare nuk beson. Eshte si puna e filozofise. Secili zgjedh nje drejtim ku ndjehet ne ujrat e tij. P.sh. ka sataniste qe nuk besojne ne nje force te mbinatyrshme personale por vetem ne forcen e natyres. Ka te tjere qe besojne se Satanai dhe Zoti jane i njejti person por secili simbolizon 2 ana te kunderta te personalitetit, nderkohe qe njeri eshte ndertues dhe konservator, tjetri simbolizon anen destruktive dhe liberale te te njejtit person. Megjithate kjo eshte nje figure me teper arhetipale e cila nuk ka forme por thjesht force, pra nuk mund te adhurohet nje force e panjohur.Eshte e njejta gje si ne natyre, ekuilibri i te kundertave. Eshte pastaj edhe adhurimi i djallit, por qe nuk mund ta quash pjese e Satanizmit pasi ata besojne qe Zoti dhe Satanai jane kundershtare dhe ata zgjedhin te adhurojne djallit.
    Satanizmi klasik (Church of Satan) beson te paren qe thashe dmth zoti dhe satani nuk ekzistojne si persona dhe perderisa nuk ekzistojne nuk mund te adhurohen.
    Satanizmi modern (First Church of Satan) eshte shume i diversifikuar persa i perket ceshtjes se krijuesit, dmth vertitet rreth te pares dhe te dytes por pa kaluar ne ekstremin e adhurimit te ndonje force.

    Pra satanizmi eshte unitar ne ceshtjen e fuqise dhe pozites se njeriut dhe i diversifikuar persa i perket ceshtjes se forcave mbinatyrore. Kjo ne satanizem njihet me emrin, unitare nepermjet diversitetit.

    Per nje satanist ka pak rendesi se cfare eshte pertej imagjinates njerezore dhe se cfare ndodh pas vdekjes. Kjo jete eshte parajsa ose ferri, varet si zgjedh ta jetosh dhe sa e permbush vetveten me kete menyre jetese.

    Pershendetje S.

  5. #15
    trim mbi trima Maska e Otello
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    45
    Satanizmi mund te quhet nje"kult" i cili po u rren mendjen sa e sa me shume te rinjve te sotem.
    Sic eshte thene nga disa shkrues me lart satanizmi paraqitet ne forma te ndryshme, si me ekstremistet ku mundohen te evokojne djallin si ne novelen e "Doktor Faustit", deri tek rrymat me te lehta te cilat mund te duken si rryma ateiste. Megjithate te gjitha kane nje baze "SATANIN" i cili mund te quhet zoti i tyre.Perderisa quhet Satanizem ateher kuptohet qellimi i ketij kulti i cili ju kundervehet te gjitha feve te tjera. Pasi panvaresisht se si neper libra te shenjte parashtrohet tema e Zotit, satani mbetet i njejti per te gjithe. Te thuash qe satanizmi ska lidhje me satanin eshte gabim. Pasi cdo ritual i ketij kulti eshte i lidhur ngushte me ritualet e pershkruara ne disa libra qe flasin per satanin.Te besosh qe ska lidhje me satanin do te thote qe je vetem nje ateist i cili ke ngaterruar ateizmin me satanizmin.
    Me respekt;
    Otello
    Fighting is the purest thing in a man has in his soul!

  6. #16
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Otello!

    Ti ne shkrimin tend nisesh nga llogjika kristiane dhe perfundon po aty. Per ty satani eshte djalli i bibles qe u ngrit kunder zotit dhe beri njeriun te mekatoje.
    Satanizmi nuk e sheh nga ky kendveshtrim. Per nje satanist satani eshte vetem nje grumbull cilesish te nevojshme per njeriun ne jete. mund te permend ketu deshiren per pavaresi, vullnetin e lire dhe iniciativen.
    Gjithe te tjerat qe ke thene per mua jane fjale boshe.

    S.

  7. #17
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Sunriser!

    Une te kam lexuar ty, qe kur e postove pergjigjen e pyetjes time, por te them te drejten, ti nuk i ishe pergjigjur tamam asaj qe pyesja une dhe une nuk dua te behem e bezdiseshme, duke te pyetur pa fund.

    Megjithate, une te kam pyetur per KRIJUESIN. Pra si eshte ideja e krijimit te njeriut dhe forcave te tjera qe sundojne ne gjithesi.

    Thelbi i asaj qe dua une te nxjerr eshte qe nese ti beson qe e ke prejardhjen nga nje cope alge, ose nga nje amebe apo paramec (me falni nese kam pasaktesira ne ato emrat e njeqelizoreve), pra nese mendon ashtu, atehere je thjesht nje materialist i kulluar dhe nuk ka pse ngaterron emrat me Satanizem apo ku e di une cfare tjeter.

    Por nese ti beson, qe pervec atij trupit tend ekziston edhe shpirti yt, atehere gjerat ndryshojne.

    Por nga ana tjeter TY te duhet patjeter qe te besosh ne ekzistencen e SHPIRTIT, sepse pa te, pa fuqira jomateriale, ti nuk arrin dot te sundosh asgje ne kete bote dhe je nje qenie shume e dobet ne krahesim me gjithesine. PRA NUK MUND TE JESH ASNJELLOJ ZOTI DHE AS ZOT I VETES TENDE.

    Ndoshta keto qe po shkruaj duken nje grumbull kontradiktash, por ato e kane burimin nga spjegimet e tua dhe nuk rrjedhin nga mua.

    Pra sido qe te besh dhe sido qe te rrotullohesh ti nuk do arrish dot ti thjeshtezosh gjerat ashtu sic deshiron ti, ti thjeshtezosh, pra vetem ne sundimin e vetvetes se njeriut dhe vetem ne jeten e ketushme. Kjo, sepse do apo nuk do ti, ti shikosh ato vijne shume nga larg dhe shtrihen shume me larg se ty.

    TI, pa ndihmen e nje fuqie tjeter te mbinatyreshme, NUK MUND TE BESH ASGJE dhe nuk mund te zoterosh dot as veten as te tjeret.

    A e ke idene se cfare qenie eshte njeriu, ne krahesim me madheshtine dhe pafundesine e Universit? Edhe ketu me toke, njeriu asnjehere nuk mund te jete Zot i gjithckaje, por eshte nje qenie qe komandohet nga ...... le ta quajme te pakten RASTI.

    Une jam shume dakord me ty ne spjegimin qe ti i ben dy forcave te kunderta. Kjo me bind dhe ato vertet ashtu jane, sic e thua edhe ti

    "Ka te tjere qe besojne se Satanai dhe Zoti jane i njejti person por secili simbolizon 2 ana te kunderta te personalitetit, nderkohe qe njeri eshte ndertues dhe konservator, tjetri simbolizon anen destruktive dhe liberale te te njejtit person."

    me perjashtim qe une nuk mundet kurresesi ti imagjinoj keto dy forca te vendosura ne te njejtin vend, qenie, apo fuqi.

    Pra mbetet cfare zgjedh sejcili, cilen nga keto forca ATE NDERTUESEN DHE KONSERVATOREN, apo ate DESTRUKTIVEN DHE LIBERALEN.

    Zgjedhja eshte e lire! Cdo njeri shkon aty ku ndjehet mire. POR AMA DUHET TE ZGJEDHESH! Dhe kur te zgjedhesh, do sillesh ne menyre te tille, qe ose do ndertosh, nen konsevatorizem, ose do shkaterrosh, nen liberalizem. Ose do priresh drejt drites , ose drejt erresires. Dhe kryesorja eshte qe DO I PERKASESH, asaj lloj force qe ke zgjedhur dhe do KONTRIBOSH ne cdo gje qe ajo ka si qellim.

    Po e theksoj perseri, ndoshta ndonje gje nuk e kam kuptuar si duhet, dhe nuk dua te behem e bezdiseshme, por sic e ke thene dhe ti me siper, diskutim eshte, dhe ti prandaj e ke hapur kete teme ketu.

    ..... Duke pritur qe te te lexoj perseri.......
    Ji Vetvetja!

  8. #18
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Shpirt I fshehur!

    Une iu pergjigja pyetjes qe me bere plotesisht. Po ta shpjegoj pse.

    Ti pyete kush eshte Krijuesi. Dhe une tu pergjigja duke te sjelle disa shembuj se cfare besojne disa rryma te ndryshme brenda satanizmit. Ne rast se pyetja eshte se cfare besoj une personalisht une po te pergjigjem tani...

    Per mua Krijuesi eshte forca krijuese e natyres. Eshte Big Bang-u, eshte evolucioni, fizik dhe intelektual ne te njejten kohe. Se si ndodhi ky evolucion, ne forme spontane apo i drejtuar nga dicka eshte tjeter subjekt.

    Ti gjithashtu me pyet a besoj une ne ekzistencen e shpirtit. Varet se cfare nenkupton kur perdor fjalen "shpirt". Ne rast se eshte ajo gjeja qe ndodhet brenda nesh dhe qe shkon ne ferr ose ne parajse pergjigjja ime eshte jo. Per mua shpirti eshte dicka qe e shoqeron njeriun gjate gjithe ekzistences se tij, eshte "identiteti" i nje njeriu dhe ndikon shume ne krijimin e personalitetit te tij. Per mua shpirti eshte ajo pjese e qenies qe mbetet e pandryshuar gjate gjithe jetes pavaresisht nga eksperiencat qe kalon njeriu gjate kesaj jete. Se sa jeton dhe a mbijeton pas vdekjes nuk e di. Ndoshta jeton pas vdekjes ndoshta jo, per mua nuk ka shume rendesi. Per mua rendesi ka kjo jete dhe jo ajo qe vjen pas saj, sidoqofte ajo.

    Persa i perket punes se njeriut-zot, une te them vetem se njeriu mund ta krijoje fatin e tij ne kete jete. Me fat une kuptoj krijimin e situatave te favorshme per realizimin e nje qellimi. Dhe kjo gje eshte nje "krijim" qe e ben njeriun "krijues". Ky eshte per mua zoti qe jeton brenda cdo njeriu.

    Tjeter pike qe ti prek eshte "fuqia e mbinatyrshme, pa te cilen njeriu nuk mund te beje asgje." Sic e thashe ne fillim une besoj ne "forcat e mbinatyrshme" dhe kjo eshte fuqia krijuese e universit. Kjo eshte forca qe drejtoi evolucionin dhe e solli deri ne kete shkalle. Besoj se kjo force eshte ajo e cila mund te perdoret nga njeriu ne rast se arrin te kuptoje ekzistencen dhe formen e saj, por eshe ky eshte tjeter subjekt.

    Persa i takon te kundertave. Ti thua qe nuk mund te ekzistojne brenda te njejtit person dhe se duhet te zgjedhesh nje ane.
    Kjo eshte forma se si krishterimi e shikon boten. Brenda cdo qenieje ekziston "Zoti" dhe "Djalli". Cdo njeri priret nga llogjika nga nje ane dhe nga instiktet ne anen tjeter, nga e mira dhe e keqja e keshtu me rradhe. Bashkeekzistenca e te kundertave ben te mundur ekzistencen e njeriut si qenie superiore. Dhe ato ekzistojne brenda te njejtes qenie. Ne rast se njeriu zgjedh nje ane ekuilibri prishet dhe pasoja eshte vuajtja. Vuajtje ne kuptimin qe njeri ndjen nevojen te beje edhe te kunderten e asaj qe zgjedh. S. Freud thote qe ne mes te murgjve dhe prifterinjve depresioni dhe skizofrenia jane shume me te shpeshta se tek njerezit qe nuk bejne zgjedhje radikale. Besoj me kupton se c'dua te them. Dua te them qe cdo njeri eshte nje univers dhe ekziston fale prezences se dy te kundertave brenda tij. Ky eshte edhe ai koncepti qe fola ne postimin e meparshem.

    U mundova te kap te gjitha pyetjet qe ti ke bere por ne rast se nuk jam i qarte ne disa pika te me falesh pasi ne nje postim nuk mund te zgjatem me shume se kaq (dhe besoj se e kam tepruar ne disa vende me shpjegime).

    Pershendetje, S.

  9. #19
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Sunriser,

    Me fal, por ti a po na sjegon "Satanizmin" ne kete teme, apo po spjegon, thjesht filozofine tende mbi kuptimin e jetes.

    Une kam menduar qe ti po spjegon nje rryme ose nje drejtim te "Satanizmit" prandaj dhe kam kerkuar sqarime per Krijuesin.

    Megjithate, une jam krejt e qarte nga sa ke thene ti me siper.

    Ajo qe me cudit mua eshte se:

    Ti beson ne ekzistencen e shpirtit dhe kujdesesh qe ai te jete sa me mire ne kete bote, dhe nuk do te dish dhe nuk te intereson se cbehet me te pastaj. Vertet mendon keshtu, apo thjesht abstragon qe te mos bezdisesh veten tende? Pyes keshtu sepse ti, kujdesesh per ato, le te themi, 100 vjet ne toke dhe nuk do tia dish se cdo behet ne PERJETESI me ty. Kjo eshte zgjedhja jote, sigurisht, por sic ke ti te drejte te zgjedhesh, une kam te drejten te cuditem dhe te pyes. Vertet kujdesesh per nje cast te jetes tende dhe hedh poshte te gjithe pjesen tjeter, sepse eshte e panjohur per ty?

    Nuk jam dakord kur thua qe njeriu "mund ta perdori ate fuqine e mbinatyrshme" ne dobi te jetes se tij. Njeriu NUK MUND TE PERDORI, dicka qe eshte siper tij, nese nuk i kerkon leje, kesaj dickaje qe ta perdori. Ajo fuqia per te cilen, flasim ti dhe une eshte shume me siper nesh dhe ne vetem mund ti lutemi qe te na ndihmoje dhe faktikisht AJO na ndihmon, te pakten mua, por edhe ty besoj, ajo qe ti ke zgjedhur.

    Pra ne shkembim te asaj qe kerkon (ndihmes per nje jete me te mire) PATJETER qe dicka do japesh dhe ti e kupton se cfare, pikerisht ate qe ti nuk deshiron fare ta mendosh.

    Njeriu, me forcen e tij, asnje mize nuk e vret dot, sepse ajo hap krahet dhe fluturon, kur ai tenton ta kapi, jo me te ndryshoje gjera ne jeten e tij, thjesht me vullnetin e tij.

    Persa i takon te kundertave, kjo ishte pika ku une isha ne nje mendje me spjegimin tend. Ajo qe une nuk isha dakord ishte qe ATO forcat pra ajo Konstruktivja dhe Destruktivja sic i ke quajtur ti une nuk i shikoj si unike, por te shkeputura dhe te vecanta. Per te tjerat, pra qe brenda njeriu ekzistojne te dyja, une jam dakord.

    Pooor njeri sigurisht qe ZGJEDH nje ane. Ti ke zgjedhur, edhe une kam zgjedhur! Ti ke zgjedhur ate te ashpren, te egren dhe te errten qe te ben ty te ndjehesh me i forte, une kam zgjedhur te lemuaren, te buten, te ndritshmen qe me ben mua te ndihem mire dhe e mbushur me dashuri.

    Kjo nuk do te thote aspak qe une, per shkak te zgjedhjes time, jam nje engjell dhe nuk bej asgje te keqe. Jo. Une jam njeri si gjithe te tjeret si dhe ti. Nuk eshte fjala per nocione absolute POR PER PRIRJE.

    Pra nese une tentoj te bej dicka qe priret KETEJ, ti tenton te besh dicka qe priret ANDEJ.

    Po e perfundoj duke shtuar qe ti nuk me dukesh mua "Satanist" i mirefillte dhe ndonjehere, une nuk e kuptoj cte ka shtyre qe ti japesh kete emer fillozofise qe zbaton ti ne jete.

    Ndoshta ndonje lloj revolte e brendeshme karshi ndonje gjeje apo.... nuk e di.

    Sidoqofte zgjedhja eshte zgjedhje dhe ne jemi te lire ta bejme ate vete.

    Te falenderoj per durimin qe tregove ne spjegimet me mua dhe te uroj.... DRITE ...
    Ji Vetvetja!

  10. #20
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Shpirt i fshehur!

    Une nuk kam pohuar ndonjehere qe jam satanist, sepse nuk mund ta bej kete konfirmim per sa kohe qe nuk eshte e vertete. Une kam zgjedhur kete teme pasi e kam studiuar thelle ashtu si dhe shume tema te tjera qe kane lidhje me fene ose me sakte me gjera shpirterore, dhe me eshte dukur interesante dhe shume e keqtrajtuar ne situata te ndryshme.

    Per punen e krijuesit une te shkruajta se cfare besojne satanistet dhe ti me pyete se cfare besoj une. Une tu pergjigja pa i bere referimin satanizmit, dmth thashe pikepamjen time ose me sakte cfare besoj une, qe nuk eshte satanizem por nje kombinim i mistikes me materializmin, pak rendesi ka si mund ta quaj, por e sigurt eshte qe nuk eshte satanizem.

    Tek ceshtja e shpirtit une e shkruajta qarte qe nuk besoj ne konceptin e shpirtit ashtu si ti beson, pra eshte e kote te diskutojme ne ate pike kur nuk kemi nje baze te perbashket ku te mbeshtetemi te dy kur diskutojme. Per mua shpirti vdes bashke me trupin, dhe eshte e kote te mendoj se c'ndodh me pas kur une jam i bindur se nuk ndodh asgje.

    Ne lidhje me fuqine qe ka njeriu te kujtoj vetem nje gje te vogel. Magjine. Jo gjithmone eshte e lidhur me ekzistencen e forcave okulte ose me paktin me djallin. "Magjia eshte forma superiore e ndergjegjesimit te njeriut se cfare forca fshihen brenda tij dhe modalitetet se si mund ti perdore ne dobi te tij", A. Crowley.

    Edhe dicka pasi e shoh qe diskutimi nisi diku tjeter dhe perfundoi tek une, ne cfare besoj une dhe a e kam mire. Une nuk kam zgjedhur "te ashpren, te egren, te errten". Une mundohem te jetoj jeten ashtu sic eshte pa u fshehur pas iluzioneve se mund te jetoj pergjithmone ne parajse dhe te pi kafene ne mengjes me shen Pjetrin. Per mua feja eshte nje forme qe njeriu ka zgjedhur per te eksteriorizuar fuqine dhe potencialin e fshehur brenda tij.
    Une nuk besoj ne ekzistencen e zotit, satanait dhe engjejve. Sic thashe une besoj vetem ne forcen krijuese te natyres dhe kaq.

    Pershendetje, S.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  2. Ē'ėshtė satanizmi pėr ju?
    Nga Satanisti nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 04:12
  3. Te vertetat e renda mbi abuzimet rituale satanike
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 16:50
  4. Satanizmi kundrejt adhurimit tė "djallit"
    Nga SuNRiSeR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-06-2003, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •