Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 104

Tema: Satanizmi

  1. #1
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368

    Satanizmi

    Besoj te gjithe keni pasur rastin te degjoni apo te lexoni rreth satanizmit. Ne baze se nga kush e keni degjuar apo lexuar besoj se edhe keni krijuar nje mendim mbi te. Per shume Satanizmi eshte nje fe qe eshte ekzakt e kunderta e krishterimit, satanistet e kane shnderruar kultin e zotit ne kult te djallit. Ashtu mendojne por sa e vertete eshte kjo?
    Me poshte do mundohem te sjell sadopak argumenta per te treguar se Satanizmi nuk eshte fe ne rradhe te pare dhe se dyti se satanizmi nuk eshte e kunderta e krishterimit, biles per me teper ka qene "miku me i mire" i kishes pasi frika nga dsatanai dhe nga satanizmi e ka mbajtur kishen me pune.

    Them se satanizmi nuk eshte nje fe, pasi cdo fe qe ta meritoje kete emer duhet te kete te pakten nje zot qe ta nderoje, adhuroje ti lutet dhe te prese prej tij shpetimin. Fakti eshte se satanizmi nuk ka asnje zot. satanai nuk adhurohet nga satanistet biles as pranohet ekzistenca e tij. Satanai eshte nje arhitip cilesish te cilat nje njeri i suksesshem duhet ti zoteroje patjeter.
    Per nje satanist Satanai eshte nje simbol i lirise se veprimit, i emancipimit, i evoluimit, eshte simbol i rebelimit kunder gjerave tabu apo te vjeteruara. Dhe te mos harrojme se edhe Bibla e permend kete fakt. Satanai i tha Eves te hante nga pema e njohurise dhe njeriu e kuptoi se ishte zhveshur. Zoti i kishte mbajtur ne injorance gjate asaj kohe. Satanai ishte ai qe i tregoi njeriut te verteten. Ky ishte vetem nje koment jo per te treguar se cfare tipi eshte Satanai por thjesht per te komentuar se ne cmenyre eshte simbol i disa cilesish te domosdoshme, dhe nuk besoj se ka njeri qe te me kundershtoje kur them se njohuria eshte e domosdoshme per te ecur perpara.
    Satanizmi respekton te drejten per te zgjedhur te cdo njeriu dhe detyrimisht nje nga keto te drejta eshte edhe ajo e fese. Ne rast se nje njeri eshte i krishtere per satanistin nuk ngjall asnje lloj merie apo urrejtje sepse ne fund te fundit ajo gje ishte nje zgjedhje me vetedije te plote, por Satanizmi kritikon faktin qe shume njerez behen te krishtere per te perfituar dhe tjetra sepse aty gjejne nje strehe per tu mbrojtur nga nje bote te cilen nuk mund ta bperballojne me forcat e tyre.

    satanistet besojne se njeriu eshte nje kafshe e evoluar, por gjithmone eshte nje kafshe, me instikte kafsherore, me deshira kafsherore dhe me nje egoizem kafsheror. Mjafton nje 5 minutesh per ta kuptuar kete duke pare nje sekuence te vogel lajmesh. sado qe njeriu mundohet ti fshehe keto instikte dhe deshira ato do te dalin perseri ne pah me te fuqishme dhe me te pakontrolluara.

    (vazhdon)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Djalli vepron vetem nepermjet lirise se njeriut

    Nje pjese nga nje liber mbi djallin:


    "«Djalli ėshtė rrenacak dhe babai i rrenės», thotė Ungjilli nė citimin e rėndomtė (Gjn 8,44). Kjo ka tė bėjė me rrenėn e parė, me atė qė reduktohet nė tė fshehurit e sė vėrtetės (duke e njohur edhe mė tutje) ose nė mohimin e saj (duke e ditur se pėr njė vogėlsi tė tillė ajo nuk do tė humbė asgjė). Mirėpo teksti burimor i kėsaj copėze te Ungjillit ėshtė tejet mė i ēuditshėm. «Sa herė rren, e thotė tė veten vetiake (flet prej natyrės sė vet), sepse ėshtė rrenacak dhe babai i rrenės». Kjo na shpie te misteri i sė keqes. Babai i rrenės vetiake ėshtė ai qė e lind atė, ai qė e ka krijuar me veprat e veta, duke e keqpėrdorur tė vėrtetėn tė cilėn e dėbon posa qė ta ketė pėrulur, e cila do tė vdesė pėr shkak tė kėtij pėrbindshi qė ka dalur nė dritė. Krijesė monstruoze e rrenės, sepse rrena, sipas thelbit tė vet, nuk ekziston! Kjo ėshtė njė lloj dekrijimi. Ky ėshtė mashtrim dhe kumbim i shpikjes sė bastardhuar dhe tė artit joautentik. Djalli ėshtė babai i sė artistiko-rrejshmės, i tė gjitha atyre veprave qė s'janė «as e mirė as e keqe», sepse akti prej tė cilit lindin e heq edhe vet masėn e tė bukurės. Nuk ka gabime tė mundshme nė shije atje ku shija mė nuk ekziston, sikurse edhe krim tė mundshėm atje ku nuk ekziston mė Ligji. Ndoshta kėtu zbulojmė arsyen e fundit tė rrenės: dėshira e amshuar pėr pafajsi utopike. Rrena e pėrditshme ėshtė dėshtim ose edhe mospranim i sė vėrtetės qė ekziston tjetėrkund, dhe qė edhe na gjykon. Kurse rrena e djallit e mohon edhe vet gjykuesin. Niset nga vetja dhe gufon nė vetėmjaftėsi (mendjemadhėsi), si qelizė kanceroze, dhe nė botė fut sofizmin si ankth: rrenėn pėr tė vėrtetėn e pavlershme."

    (D.R.)
    IHS

  3. #3
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368

    ..........

    Jane botuar shume libra dhe artikuj mbi personalitetin e Satanait dhe te pakten ne te gjitha ato qe kam lexuar une (jo gjithmone te shkruar nga te krishtere), Satanai paraqitet si rivali i Zotit qe krijoi universin, njeriun, per te cilin behet fjale ne Bibel dhe ne Kuran. Para pak ditesh lexova nje artikull te shkruar nga nje ish-i krishtere i cili kalonte nga nje ekstrem ne tjetrin. Fliste per Djallin si perendia i lirise dhe i suksesit. Gjate gjithe artikullit ndjehej nje ndjenje simpatie dhe admirimi per Satanain por gjithmone jo ne formen qe Satanizmi e njeh Satanain.

    Per te vazhduar me tej dua te bej nje sqarim te vogel. Satanizmi nuk eshte e njejta gje me adhurimin e Djallit. Satanismi madje nuk beson ne ekzistencen e djallit. Adhuruesit e Djallit nderojne satanain biblik dhe ne ritualin e tyre dallohen fare qarte se perpiqen te bejne fiks te kunderten e ritualit kristian.

    Satanizmi me teper mund te quhet nje ringjallje e paganizmit, e elitizmit sesa nje fe me objektiv antikristian. Po citoj nje fragment nga nje artikull i nje autori me tendenca sataniste, "...nje njeri nuk behet satanist sado qe te perpiqet ne rast se nuk eshte i afte te perballoje jeten dhe te dale fitimtar, satanisti lind i tile dhe jeta eshte sfondi ku ai mund ta kuptoje se lindur per te fituar."

    Satanizmi predikon elitizmin dhe te drejten e zgjedhjes. Nje njeri mund te beje nje zgjedhje formalisht por jo gjithmone ajo eshte zgjedhja e duhur dhe ne nje situate te caktuar ne jete do ta kuptoje se nuk ishte zgjedhja e duhur... Ky eshte elitizmi, nje grup shoqeror qe qendron mbi te tjeret dhe korr sukses ne jete...

  4. #4
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Per SuNRiSer....
    Ne postin nr 1 Ti ke shkruar:

    "biles per me teper ka qene "miku me i mire" i kishes pasi frika nga dsatanai dhe nga satanizmi e ka mbajtur kishen me pune."

    Dua te te sqaroj qe njerezit nuk besojne ne Zot, nga frika e djallit. Kjo nuk eshte e vertete asnjehere. Nese ato qe besojne ne zot kane frike, frika eshte vetem tek Zoti dhe jo tek djalli apo Satani, quaje si te duash.

    Ti gjithashtu thua aty:

    "Satanizmi respekton te drejten per te zgjedhur te cdo njeriu dhe detyrimisht nje nga keto te drejta eshte edhe ajo e fese. "

    Une nuk di te kete ndonje fe (flas me siguri per krishterizmin, por edhe fete e tjera) qe te te detyrojne qe te besosh ne to. Besimi eshte i lire per te gjithe. Tjeter gje eshte prapaganda fetare. Por gjithkush nese nuk do, nuk eshte i detyruar te besoje ne asgje.

    Gjithsesi, ti je konfuz ne spjegimin qe perpiqesh te japesh. Ti thua qe Satanizmi, sipas kuptimit tend, eshte clirimi i insikteve primitive qe ka njeriu dhe e drejta e lirise. Por e ciles liri????
    Sepse liria ka disa kufizime apo jo? Nuk ka asnjehere liri absolute. Liria jote eshte e ligjeshme dhe e lejuar deri ne momentin qe prek lirine e tjetrit. Te prekesh lirine e tjetrit dhe ti besh keq atij, kjo nuk eshte e lejuar ne shoqerine njerezore.
    Pra te dalim tek Satanizmi yt. Pa dashur aspak te te gjykoj ty ose te tjeret per idete e tyre, por nese kjo fe apo filozofi (pak rendesi ka emri) nxit clirimin e atyre instikteve primitive, atehere me duket se nuk eshte kaq progresive, sa perpiqesh te na e paraqesesh ti. Dhe jo vetem kaq, por me duket teper regresive.
    Nuk dua te permend ketu cfare kam degjuar dhe kam pare ne emisionet televizive per te ashtuquajturet "sataniste". Po i abstragoj te gjitha. Por thjesht nga cfare perpiqesh ti te spjegosh me siper, mua nuk me bind ne progresivitetin e kesaj filozofie (meqe me sa shoh ti deshiron ta quash keshtu)
    Ji Vetvetja!

  5. #5
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    SuNRiSeR

    File qe ti ke bashkangjitur ketu, mua nuk me hapet, nuk e di pse.

    E lexova me kujdes ate qe ke postuar ti me pare dhe ti ke te drejte persa i perket thenies mbi rivalitetin e Zotit dhe Satanit.

    Por perseri une jam konfuze. Ti thua qe Satanismi nuk ka te beje hic fare me Satanin Biblik dhe une nuk arrij te kuptoj perse kesaj feje apo filozofie nuk i kane vene nje emer tjeter por pikerisht kete Satanisem (Satan=Shejtan=dreq=djall) ?????
    Mos valle per te ngaterruar??? Apo kane vertet gjera te perbashketa.

    Dhe perseri dua qe te di, te gjitha ato sa thuhen (ne shtyp, emisione televizive, etj etj) per ritet e satanisteve, jane te gjitha genjeshtra, sipas teje? A ekziston dashuria njerezore ne shpirtrat e atyre njerezve? A nxisin valle ata vertet te miren apo te keqen? Sepse e mira dhe e keqja absolutisht ekzistojne ne kete bote.
    Pse u dashka qe te jesh satanist per te qene vetvetja? Nderkohe qe te gjitha fete qe besojne ne Zot e kane te ligjeruar kete (Mos genje= Ji vetvetja). Dhe sa per ate te zgjedhjes se besimit dhe gjithckaje tjeter ne jete, sigurisht qe e ka njeriu ne dore dhe asnje lloj feje nuk detyron.

    Pra ku qendron e reja dhe e vecanta? Vetem kaq ka Satanismi?
    Valle vertet ata nuk adhurojne hic asgje? Nuk kane ata ritet e tyre te adhurimit? Nuk kane ata dike qe i drejton dhe qe i atribuojne fuqi te mbinatyreshme? (Dhe ai vertet i ka!)

    Me duket se ti thjeshteson pak gjerat....
    Ji Vetvetja!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Sunriser,
    dicka nuk kuptoj nga ato qe ke shkruar:
    a ka ndryshim midis ateizmit dhe satanizmit per te cilin flet ti?
    n.q.se po, ku qendron ky ndryshim?
    n.q.se jo, pse eshte e nevojshme te quhet satanizem kjo lloj "filozofie"?
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  7. #7
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Per mendimin tim Satanizmi nuk eshte as fe e as filozofi.
    Njerezit besojne ne zot per te shmangur karakterin absurd te jetes.Kjo eshte gje shume e mire,por truri arsyeton sipas menyres se tij per te arritur te ky besim, dhe, kur ky arsyetim eshte i gabuar...truri rreshqet.Satanistet jane nje nga rastet e njerezve qe u ka shkare truri.
    Kam pare nje here ne nje talk-show amerikan te J.Springer ku plasi sherri midis satanisteve dhe besimtareve te tjere, dhe ku, te dyja palet i thoshin njera-tjetres :
    "Zoti im mua me jep me shume se c'te jep ty Zoti yt"
    Ajo qe une gjej te gabuar te shumica e besimtareve, pavaresisht se ku besojne eshte fakti se te gjithe e mbeshtesin besimin e tyre te nje Zot qe do tu jape nje te ardhme te lumtur.Kjo eshte e gabuar sepse nderfut interesat te besimi.
    ...niente che amassi di piu'...

  8. #8
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    shpirtIfshehur!

    Me poshte po shkruaj dicka me konkrete mbi Satanizmin, sa per te te krijuar nje ide me te plote mbi parimet kryesore te tij.

    Ne qender te Satanizmit qendojne 9 Parimet Satanike te shkeputura nga Bibla Satanike e shkruar ne 1969 nga A. S. LaVey:
    (perkethimi ne shqip eshte i edituar per te dhene nje kuptim sa me te qarte prandaj ne disa vende kam vene edhe fjalen origjinale)

    1. Satani simbolizon permbushje te deshirave (indulgence) ne vend te shtypjes se tyre (abstinence)!
    2. Satani simbolizon ekzistence vitale, ne vend te iluzioneve te kota spirituale ( spiritual pipe dreams)!
    3. Satani simbolizon dituri te pakufijshme ne vend te vetemohimit hipokrit!
    4. Satani simbolizon miresi ndaj atyre qe e meritojne, ne vend te dashurise te shpenzuar kot me njerez te padenje (love wasted on ingrates)!
    5. Satani simbolizon hakmarrje ne vend te kthimit te faqes tjeter!
    6. Satani simbilizon pergjegjesi per veprimet tona ne vend te preokupimit per vampirat psiqike (concern for psychic vampires)!
    7. Satani paraqet njeriun si nje kafshe tjeter, disa here me te mire por me shpesh me te keq se ato qe ecin me kater kembe, i cili per shkak te "zhvillimit te tij shpirteror dhe intelektual" eshte shnderruar ne kafshen me me te meta nga te gjitha (most vicious animal of all)!
    8. Satani simbolizon te gjitha te ashtu-quajturat mekate, pasi ato cojne ne zhvillimin fizik, mental dhe emocional (physical, mental and emotional gratification)!
    9. Satani eshte miku me i mire qe "Kisha" ka pasur, pasi ai e ka mbajtur ne pune gjate gjithe ketyre vitesh.

    Satanizmi gjithashtu udhehiqet dhe nga 11 Rregullat Satanike te Tokes (11 Satanic Rules of the Earth) te shkruara perseri nga LaVey ne 1967:

    1. Mos jep mendime apo keshilla ne rast se nuk te jane kerkuar.
    2. Mos fol rreth problemeve te tua me te tjeret, beje vetem ne rast se ata duan te te degjojne rreth tyre.
    3. Ne rast se je i ftuar i dikujt, respektoje, ne rast te kundert mos shko fare atje.
    4. Ne rast se nje i ftuari yt nuk tregon respekt ndaj teje, trajtoje ashper dhe pa meshire.
    5. Mos bej afrime seksuale, beje vetem ne rastin kur partneri ka dhene shenja se eshte i gatshem (you are given the mating signal).
    6. Mos e merr nje gje qe nuk te takon, merre vetem ne rastin kur eshte e humbur ose personi qe e ka deshiron te shpetoje prej saj.
    7. Njihe meriten e magjise kur e ke perdorur me sukses per te plotesuar nje deshire tenden. Ne rast se do ta mohosh kete fuqi pasi e ke perdorur me sukses te gjitha ato qe ke perfituar do humbasin.
    8. Mos u anko per dicka te cilen nuk po e vuan personalisht.
    9. Mos demto femijet.
    10. Mos vrit kafshe, beje vetem per tu ushqyer ose per vetembrojtje.
    11. Kur je duke ecur mos ngacmo njeri, kur dikush te ngacmon, kerkoi te ndaloje, ne rast se nuk pranon shkaterroje.

    Pershendetje, Sunriser

  9. #9
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Postuar mė parė nga KelMed
    Sunriser,
    dicka nuk kuptoj nga ato qe ke shkruar:
    a ka ndryshim midis ateizmit dhe satanizmit per te cilin flet ti?
    n.q.se po, ku qendron ky ndryshim?
    n.q.se jo, pse eshte e nevojshme te quhet satanizem kjo lloj "filozofie"?
    KelMed!

    Ateizmi eshte nje filozofi ( ne rast me mund ta quajme keshtu) "materialiste", qe nuk pranon ekzistencen e asnje fuqie te mbinatyrshme. Njeriu eshte cdo gje, por ne rradhe te pare krijues. Ateizmi nuk e pranon mundesine e ekzistences te nje mundesie apo fuqie te cilen mund ta perdoresh per te arritur dicka ne jete.

    Satanizmi nuk pranon ekzistencen e nje perendie personale, por pranon ekzistencen e nje force qe ve natyren ne levizje. Satanizmi eshte paganizem modern. Satanizmi njeh fuqine e magjise dhe ndikimin qe ka forca (fuqia) universale mbi jeten e dikujt qe eshte i afte ta therase dhe ta perdore per te arritut nje rezultat te dobishem ne jeten e tij. Dmth sipas Marx-it mund ta quash filozofi "idealiste".

    Pra Satanizmi nuk eshte e njejta gje me Ateizmin. Kane vertet dicka te perbashket ( idene mbi Zotin, krijimin dhe fene) por kane shume gjera qe i ndajne nga njera tjetra.

    Pershendetje, Sunriser.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Falemnderit per sqarimin, Sunriser
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  2. Ē'ėshtė satanizmi pėr ju?
    Nga Satanisti nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 04:12
  3. Te vertetat e renda mbi abuzimet rituale satanike
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 16:50
  4. Satanizmi kundrejt adhurimit tė "djallit"
    Nga SuNRiSeR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-06-2003, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •