une dua te di vetem nje gje te vogel. kur nuk besojne ne satanin pse quhen sataniste?
une dua te di vetem nje gje te vogel. kur nuk besojne ne satanin pse quhen sataniste?
This is the End.
Ngjitu ca shkrime me siper dhe e ke pergjigjen aty.
hi SuNRiSeR
dua te te pyes per disa gjera qe i kam te paqarta.ne pergjithesi kto qe ke shkruar ti me sa dhe si i kam kuptuar une me duken gjera llogjike dhe qe edhe pa lexuar biblen satanike ne mos gaboj i zbatojne te gjithe njerzit. po ajo per te cilen dua te pyes une eshte te me sqarosh pak, nese ste bezdis sigurisht, piken 8: cilat jane te ashtu-quajturat mekate?piken 7: si valle nje njeri i zhvilluar si nga ana e intelektualit edhe nga ana shpirterore te jete shnderruar ne nje kafshe me te metat maksimale.
gjithashtu piken 7 tek 11 satanic rules of the earth. cfare eshte magjia dhe si behet ajo? kush te ndihmon ta realizosh ate?
per sa u perket rregullave te tjera pervec se pak ekstremiste ne rastin kur thuhet qe ta marresh hakun shumefish si me shkaterrim apo trajtim i ashper dhe i pameshirshem me duken rregulla qe i zbatojne edhe ata qe besojne ne Zot.
dhe dicka ti mendon se po te ishin njerzit te gjithe besimtare jeta ne bote do ishte e keqe? nuk jane besimtaret qe i prishin pune botes jo.
bye
Ani bani!
Ne rradhe te pare dua te kuptosh qe termi "mekat" ne satanizem ka nje kuptim shume te ndryshem nga mekatet e krishterimit dhe muslimanizmit. Per nje satanist mekati eshte me teper nje cilesi sesa nje veprim. Te gjitha cilesite ose anet e personalitetit te nje personi te cilat behen pengese qe ai te kete nje jete te sukseshme jane "mekate". Psh. Bibla Satanike flet per 9 mekatet me te zakonshme, i pari eshte injoranca ose budallalleku, i fundit eshte moskujdesja per veten.
Se pse njeriu eshte shnderruar ne "kafshen" me me vese dhe te meta maksimale, mjafton te shohesh rreth e rrotull. Nje kafshe eshte gjithmone ne kerkim te gjahut, nuk pyet se shkaterron te tjeret ne rast se i jepet mundesia, nuk e di c'eshte meshira. Kafsha nuk e di se cfare eshte njohuria, nuk ve mend nga gabimet e meparshme. A nuk te ngjan me shume njerez qe njeh ose per te cilet ke degjuar?
Ne satanizem fuqia e magjise nuk i atribubuohet Djallit ose Zotit. Magjia per satanistet nuk do te thote te besh gjera te mbinatyrshme, te levizesh malet nga vendi ose te fluturosh psh. Magjia ne satanizem eshte thjesht perpjekja per te bere realitet disa deshira personale. Psikologjia pranon vetesugjestionin si nje veti per te realizuar dicka te cilen e deshiron me gjithe shpirt. Kjo eshte ajo qe satanizmi flet. Magjia eshte deshire, imagjinate dhe ndjenje. Nuk ka asnje lidhje me fuqite e mbinatyrshme, ekzistencen e se cilave satanizmi e hedh poshte.
Ne rast se te gjithe njerezit ne toke do te ishin besimtare, nuk mund ta them se si do te ishte bota me e mire apo me e keqe. Ndoshta do te ishte me e mire por une nuk mund ta them pasi eshte spekullim per sa kohe qe nuk e kemi provuar se si mund te jete.
Pershendetje, S.
Si thua Sun,
Kjo ishte "feja" apo "filozofia" e perkryer??.. Ajo qe i mungonte njeriut prej kohesh..?? dmth.. Zgjidhja e problemeve.. gjetja e kuptimit te jetes.. lumturia e vertete.. parajsa mbi toke???
I ka gjetur ndokush nga keta.. te gjitha keto??
Per mua nje rryme (fe apo filozofi) duket vetem nga frytet.. nga ajo qe te jep, e jo ajo qe te kerkon dmth... Ti si thua ??
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 11-05-2003 mė 18:38
detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller
Tamam Huggos nga frytet. Por mos harro qe ka molle, dardha, thana por edhe limon. Ty te pelqen dardha por urren thanen, une te kunderten, prandaj ajo qe per ty eshte frut i mire mua me ben per te vjelle dhe anasjelltas.
Fete tradicionale e kane bere zakon te predikojne se cilat jane frytet e mira qe ato kane dhene. Satanizmi nuk e ben kete, pasi nuk eshte nje "fe" dhe nuk ka nevoje per militante ndryshe nga krishterimi qe rekruton mercenare per te dhene "lajmin e mire". Satanizmi nuk imponohet dhe as mesohet, satanizmi lind me njeriun, pasi satanizmi eshte deshira per sukses. Te gjithe e kane kete deshire, te gjithe luftojne per ta arritur, por jo te gjithe perdorin armet e duhura per te fituar. Dhe armet duhen prodhuar nga celiku qe ke. Po te mesosh se si punohet celiku per te bere nje arme te persosur ke fituar betejen.
Ky eshte satanizmi dhe nuk ka nevoje qe ti apo tjetri t'i gjykoni frytet pasi ne rast se nuk e ke ngrene ate fryt qe ke prodhuar nuk mund t'ia dish kurre shijen.
Pershendetje, SS.
Une personalisht mendoj se te gjithe njerezit bejne gabim kur e personifikojne Djallin me te keqen dhe mendoj se ne te vertete eshte Zoti ai qe duhet personifikuar me te keqen... me thoni pak te gjithe ju qe besoni ne Zot, ku ndodhet Ai kur ne bote vdesin gra dhe femije totalisht te pafajshem?!!!! Perse nuk ben gje per ti shpetuar????
Nqs flas ne kete menyre eshte sepse ka me te vertete shume pak gjera te mira per tu thene rreth ketij Zoti qe njohim dhe qe ju besoni. E dime te gjithe sa idiot eshte Ai dhe nqs nuk eshte, me siguri sillet si i tille. Eshte krejtesisht i padrejte, perfiton nga intrigat, skandalet dhe thashethemet... shperblen te korruptuarit dhe denon ato qe kane te drejte. Eshte e vertete:ai do njerezit e thjeshte. Sa me i thjeshte te jesh aq me mire eshte. Nqs nje njeri i thjeshte nuk beson tek Ai, Ai e ben menjehere besimtar duke i vrare femijet ose duke e vene ne nje situate ku njeriu i shkrete te jete i detyruar ti lutet Atij.
Zoti eshte krijuar nga njerezit e vegjel per te kenaqur deshirat e tyre te medha. Me pas mbasi mendjet e kufizuara te miljona budallenjve e njohen si Zot, ato karagjozet e mallkuar pretenduan se Ai ndodhej kudo. Kembengulen ne faktin se Zoti krijoi njeriun. Pranuan se zoti e ka bere njeriun si vetja, por nuk i shtyne me tej ngjasimet. Duke mos dashur ta shfaqnin Zotin si nje perbindesh, na e paraqiten si figure patriarkale, te veshur me te bardha dhe me nje mjeker te gjate te bardhe, ne menyre qe ta benin nje figure prinderore te rrepte qe te ishte si shembull per femijet e tij. Nese babushi thote qe eshte e drejte te sillesh si idiot, atehere per dishepujt e tij eshte nje detyre te sillen si te tille. Ai ndez driten jeshile dhe te perzgjedhurit e tij jane gati te nisen. Eshte vullneti kolektiv i miljona personash qe fale besimit te tyre bejne te mundur qe Zoti i tyre te behet realitet.
Besimtaret jane mjaft te sakte ne shume nga teorite e tyre. Zoti i tyre i veshtron... aq per mire sa i lejojne natyrat e tyre mazokiste. Nqs Zoti qe kane krijuar shfaqet ndonjehere i pandjeshem, atehere ato jane njesoj me te. Kjo shpjegon se pse Zoti mund te falet kollaj. Pas se gjithash ai eshte vetem njerezor dhe e dime te gjithe se sa budallenj mund te jene njerezit!
Zoti normalisht eshte perfaqesuar ne formen e mashkullit, perderisa pjesa me e madhe e krijuesve te tij jane meshkuj. Por duke ditur se sa mashtrues eshte nuk do na cudiste nqs kjo do ishte thjesht nje maske (pra nqs ai do ishte femer).
Zoti si besimtaret e tij, ben premtime qe me vone nuk do i mbaje, duke mbajtur shpresen njerezore ne kembe qe me vone ta leje te bjeri. Eshte nje loje e lezetshme per te rritur Egon e tij: quhet "te lutesh".
Pra nqs Zoti eshte Ai qe mendoj une se eshte, dhe Satanai perfaqeson te kunderten e tij, atehere une besoj te Satanai. Une e respektoj veten. Nuk mund te respektoj budallenjte. Dhe nuk e di nqs eshte me keq nje budalla apo nje mazokist. Eshte me mire nje njeri qe gjykon apo nje injorant? Zoti duket se i ka te dyja keto karakteristika... nuk dua te marr pjese. Jo vetem e refuzoj Zotin por edhe e perbuz. Dhe perbuz cdo gje qe dmth meskinitet dhe keqdashje. Do doja ta zhdukja. Po te dija se duke shtire me pistolete ne ajer do ta vrisja nuk do nguroja ta beja. Ka vetem 2 gjera te gabuara ne kete bote:
- qe do ishte "deshira e Zotit" dhe ndoshta plumbi do te vriste ndonje te pafajshem duke rene.
- qe nqs do vrisja Zotin, do doja me pas qe te gjithe budallenjte ti luteshin Satanait?
Nuk do ishte teper e mire per ta? Teper e arsyeshme? Teper logjike? Une kaq kisha... Hapni syte qe te shikoni se cfare ndodh ne bote.
Respekte!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KVS : 29-05-2006 mė 01:06 Arsyeja: Cens.est.
Eh c'na bete me kete pyetje! Satani jemi vete ne more njerez. Nuk eshte as fe as filozofi. Ata qe krijojne rite Sataniste e bejne kete pune thjesht per argetim, apo qe te shkaktojne reagime te forta tek te tjeret.
Satani misheron te gjitha ato aspekte te njeriut qe denohen nga kisha/xhamia/sinagoga. Satani misheron sensualitetin, instiktin kafsheror, lakmine, vullnetin per pushtet etj etj.
Nesje, per mua Satani eshte thjesht pjese e qenies time. Sic ka thene nje okultist i madh: Never exOrcise your demons, exErcise them.
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Duke ju referuar satanizmit modern mund te them me plot gojen qe pasuesit e tij jane thjesht karagjoza te degjeneruar.Sunriser ne arsyetimin e tij ka nje fare te drejte duke duke patur parasysh idene e tij per Islamin, mirepo kam pershtypjen se eshte teper qesharake ti krahasosh dhe ti vesh ne nje nivel , por gjithsesi nuk mund te pretendojme qe edhe SUnriser te kete dije per Islamin prandaj eshte disi i pranueshem llogjikimi i tij per momentin.
Ajo qe me cudit me SUnriserin eshte siguria e tij ne te folur , sikur ceshtjet ne fjale jane ushtrime matematike dhe jo biseda fetare e filozofike.
E ata qė mohuan , pėr ta ėshtė njėsoj ua tėrhoqe vėrejtjen apo nuk ua tėrhoqe, ata nuk besojnė.
. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshėt e tyre ,dhe nė tė pamurit e tyre ka njė perde, e ata kanė njė dėnim tė madh.
Peace!
Sunriser eshte i sigurt ne ate qe thote se mendon me koken e tij.
...dhe Akus i dashur,
kur flet per ate denimin e madh , nuk eshte se po i terheq vemendjen njeriu, vetem se, ti vete, dukesh shume i tromaksur.
...niente che amassi di piu'...
Krijoni Kontakt