Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    “Virgjëreshat e betuara”

    “Virgjëreshat e betuara”

    Agjencia e lajmeve AFP sjell një reportazh nga Shqipëria rreth fenomenit të "virgjëreshave të betuara".





    Drane Markgjoni është një nga 'virgjëreshat e fundit" në Shqipëri, një zakon i vjetër i grave të cilat marrin rolin e burrit dhe që pranohen nga familjet dhe shoqëria e tyre.

    "Jeta ime ka qenë sikurse e qenit", nënvizon 87 vjeçarja, cila jeton në një shtëpi modeste në Shkodër, në pjesën veriore të Shqipërisë, atje ku pikturat fetare të kombinuara me fotografinë e të vdekurve, janë më të dashurat.
    Por tash 87 vjeçarja këmbëngul se nuk ndjen "keqardhje".

    Ajo sërish shpejt qeshë kur kujton peshën e fatit të saj tradicional dhe kushtet e barrës të pas luftës II botërore, ne regjimin komunist të Enver Hoxhës.

    Agjencia e lajmeve AFP, sjell një reportazh nga Shqipëria, duke ilustruar fenomenin e "virgjëreshave të betuara", ku tash kanë mbetur gjallë vetëm dhjetë prej tyre.

    E veshur me rroba të vjetra dhe me një xhaketë të zezë, me flokët e bardha e të shkurtra, Markgjoni e cila kurrë në jetën e saj nuk ka mësuar të shkruajë apo të lexojë, përpiqet të mbrojë vetën e vet nga të ftohtit në shtëpinë e saj të ngrirë.

    Ajo ka lindur në Bajram Curri, në veri të vendit. Që në kohën kur ka qenë në djep, martesa e saj ishte planifikuar ashtu siç e donte zakoni në atë kohë.

    Por në ditën e dasmës në vitin 1949, burri i saj arratiset nga Shqipëria drejt shtetit fqinj të Jugosllavisë, që ishte një gjë e zakonshme gjatë periudhës së vështirë të pas luftës.

    Disa orë më vonë, policia e regjimit të Enver Hoxhës, arrestojnë të gjithë burrat e familjes së saj.

    Markgjoni papritur e gjen veten të vetme me gratë he fëmijët e familjes së burrit të saj. Ajo thotë se kjo martesë kurrë nuk u realizua.
    Dhe kjo ishte arsyeja që ajo vendosi të "shndërrohet" në "burrin e shtëpisë", rol të cilin ajo e përshtati në linjë të njëjtë me zakonet e vjetra shqiptare të "virgjëreshës së betuar".

    Vendimi do të thoshte ndryshim i përjetshëm i gjinisë së saj, mënjanimi i mundësisë që të jetë sikurse gratë e tjera, të pasurit burrë tjetër , të lindë fëmijë dhe sigurisht, të ketë marrëdhënie seksuale.

    "Nuk kisha ndonjë zgjedhje tjetër", thotë ajo duke kujtuar se si ishte depërtuar për në jug të vendit me gratë dhe fëmijët e familjes së të fejuarit të saj.

    -'Në kohët e vjetra, mund t'i besoje një burri'-.

    Për 12 vjet, ajo ka jetuar një jetë sikurse të ishte një burrë duke punuar në ndërtim, bartur thasë çimentoje, e deri te ndarja e bujtinës me burra, ku ishte pranuar pa ndonjë telashe.

    Gra të tilla të cilat shndërrohen në "burrat e shtëpisë", në Shqipëri janë "virgjëreshat e betuara".

    Puna krah për krah me burrat, i ka sjell asaj respekt të plotë dhe zgjedhja e saj ishte konsideruar "një sakrificë e lartë", shpjegon Afërdita Onuzi nga Instituti Antropologjik në Tiranë.

    Onuzi, një etnografe, thotë se vitet e fundit kur gratë kanë vendosur të shndërrohen në "virgjëresha të betuara" ka qenë në të 1960-tët.

    Ky fenomen ka qenë i shtrirë gjithashtu edhe në Kosovë dhe është gjetur si tek familjet e shqiptarëve myslimanë ashtu edhe tek ata katolikë.

    Gjatë 50 vjetëve të komunizmit shqiptar deri në vitin 1990, megjithatë, është munduar t'i jepet fund kësaj praktike.
    Onuzi nënvizon se tash vetëm 10 "virgjëresha", janë ende gjallë në Shqipëri.

    Kanë qenë dy mënyra që të shndërrohesh në "virgjëreshë", shpjegon ajo: një vajzë ka vendosur që të marrë detyrat e burrit në atë moment kur të gjithë meshkujt e familjes kanë vdekur apo janë larguar, ose të bëhet "virgjëreshë" që të shmangë martesat me burrat e përzgjedhur që në kohën kur ato kanë qenë në djep.

    Zakonisht një xhaxha ka qenë ndërmjetës në fejesa të vajzave të reja që të gjejë zgjidhje, thotë Onuzi.

    Nëse arsyet për të kundërshtuar martesën nuk janë konsideruar si të ligjshme apo të mjaftueshme, familja e vajzës është dashur t'i japë familjes së të fejuarit një plumb për ta vrarë atë, shpjegon etnografja.

    "Mbetja pa burrë ka provuar se sa i fortë është karakteri. Ti duhet të jesh shumë e vendosur", thotë Markgjoni.

    "Në kohët e vjetra, ti ka pasur mundësi t'u besosh burrave, të udhëtosh me ta. Por tash, gratë konsiderohen si objekt. Dhe gratë tash mendojnë vetëm se si t'i ngacmojnë burrat", thotë ajo.

    Markgjoni është e brumosur thellë edhe me besimin e saj Romano Katolik, ku lutjet në kishë, ajo thotë se e mbajë gjallë.

    "Janë ata që më japin vetëbesim", thotë ajo, duke u ngritur dhe prekur një fotografi fetare të vendosur mbi kokën e shtratit të saj.

    Nga Gazeta Express 31.03.2009
    Përktheu: Jeton Musliu

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    ]Agjencia e lajmeve AFP sjell një reportazh nga Shqipëria rreth fenomenit të "virgjëreshave të betuara".
    ato jane condolezza rice, sonja sotomajor te shqiperise keshtu?

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Bah cfare bente kanuni e jeta neper malsi e sidomos gjendja aq e perulur e gruas. Sa keq ka qene, saqe nje grua mos jetonte as ne natyren e saj femerore si e si qe te kishte nje dinjitet e mos ishte e barabarte me kafshet e me sendet e dmth me pronesine ne varesine e burrit

    Shyqyr kane ndryshuar kohet e per keto gjera rrofte teoria demokratike me te drejtat e lirite themelore
    La vita è bella...

  4. #4
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Bah cfare bente kanuni e jeta neper malsi e sidomos gjendja aq e perulur e gruas. Sa keq ka qene, saqe nje grua mos jetonte as ne natyren e saj femerore si e si qe te kishte nje dinjitet e mos ishte e barabarte me kafshet e me sendet e dmth me pronesine ne varesine e burrit

    Shyqyr kane ndryshuar kohet e per keto gjera rrofte teoria demokratike me te drejtat e lirite themelore
    Rroft rroft demokracia po jo te gjithe i kapi demokracia ashtu sic duhej sepse disa i kapi mrapsht dhe kan fillu me e qit koken avash avash
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  5. #5
    i/e larguar Maska e baby_bù
    Anëtarësuar
    19-10-2007
    Vendndodhja
    A la isla bonita
    Postime
    278
    Po pra po virgjereshat e ketyre, virgjeresha pas mullarit ohoho ca virgjereshash se hahahaha

  6. #6
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    C'mesojme nga jeta e Dranes!? Per te ecur perpara, gjithmone duhet te kthesh nganjehere koken mbrapa, packa se shumica thote ndryshe. Cdo njeri duhet te dije se kush ka qene, si ka jetuar, per te njohur me mire veten dhe per te qene me racional, i vetedijshem dhe i matur ne ambicien e tij perpara. Kete nuk e shpreh sepse jam kundra ambicies, moderrnizimit apo avancimit te shoqerise etj, por thjeshte sepse gjithcka duhet te kete shkallet e veta te transicionit dhe nese disa shkalle kalon nga dy a tre pernjeheresh, arrin ne nivelin qe Shqiperia ka sot. Te shikojme pak jeten e te pareve ne retrospektive. Me tremb, me frikeson kur kujtoj mentalitetin injoranto-fanatik te dikurshem qe shoqeruar me nje shtet diktator, te eger sa s'ka me dhe shtypes te cdo lirie njerezore, mbajti nje popull nen thundra brenda nje kutie qelqi. Si puna e kesaj femres ketu, me te cilen shume prej nesh sot do qeshnim, apo do e komentojme cfaredo lloj formash, fatkeqesisht ka pasur shume dikur ne Shqiperi, e sot jane plaka, apo ne moshe te madhe. Injoranca ka patur nje rol thelbesor (dhe vazhdon te kete ne disa zona te thella) ne evolimin e shoqerise paralel me boten. Po pse tere kjo injorance? Sigurisht qe shumica e ketyre historime mbreselenese ka ndodhur neper zona te thella, te harruara nga ish-qeveria, qe nuk pyeti per to, as per te investuar atje, as per infrastrukturen, as per ndihmen sociale, as per shkolla etj, por perkundrazi, sic mesojme edhe ketu, me largimin e burrit per shkak te regjimit komunist enverian, interrnohet tere familja e ne te njejten kohe, diktatorit i interesonte injoranca e popullit, kishte avantazh prej saj. U shkaterronte jeten njerezve, por njekohesisht pajtohej edhe me mangesite e tyre per ti dhene fund jetes fale betimit qe kishin ndaj nderit, fale te ndjerit si skllav e opinionit e traditave te mesjetes. Nje Shqiperi e mbyllur, pa kontakt me boten, pa televizione etj, qe jetonte ne ato kushte te krijuara nga Hoxha, nuk kishte sesi bente perpara ne mentalitet, por detyrohej te mbetej akoma me e mbyllur ne tradita e zakone te mesjetes. Dranja punonte mes burrash, bente pune nga me te rendomtat se ashtu ishte propaganda e klases punetore, por njekohesisht ashtu do arrinte edhe te mbijetonte ne pamundesi ndryshe. Njekohesisht nuk duhet anashakaluar pa permendur edhe ndikimi i forte kanunor, mentaliteti prehistorik qe u mbajt gjalle e derrmoi tere ato breza, shoqeruar edhe nga ndikimi i fese, qe normalisht eshte i demshem per individin, sic duket edhe ne kete rast. Dranja, mbetet e virgjer, mbyll jeten e saj, shnderrohet ne burre. Sot, katolike e betuar, pret diten e vdekjes me shprese se Zoti do ta kurorezoje ne parajse per devotshmerine e ndershmerine e saj. Ketu denoj fene une per ndikimin qe ka tek masat e prapambetura. Po si mund te vepronte ndryshe Dranja? E rrethuar nga tere opinioni. E rritur ne nje shtepi me tradita fetare e kanunore njekohesisht. Cfaredolloj ideje per te prishur kuroren e marteses dhe per te ri-nisur jeten, do ishte nje gur akoma me i rende sesa fati qe i qelloi, ne shpinen e saj. Mos te harrojme qe Dranes, i ishte gjetur burri qysh ne djep! Imagjinoni pak se per c'mentalitet diskutojme..


    Por pse thashe me lart se duhet te kthejme koken mbrapa, per te pare se kush ishim dhe per te qene te matur e racional me moderrnizimin? Thashe sepse shoh realitetin e sotem ne Shqiperi. Sic thekson edhe dikush me lart, demokracine disa e kuptuan mbrapsht. Ngjajme me nje shoqeri qe duket sikur te jete leshuar me katapulte, prej fanatizmit e prapambetjes, ne degjenerim shoqeror. Akoma nuk kuptojme sot, se c'do te thote te abuzosh me moderrnen. Virgjerine dhe rendesine e saj ne martese, nuk po e cenoj fare ne filtrimin e shoqerise se sotme, por po kapem vetem tek te dukshmet. Sot femrat vishen e zhvishen sa ne rruge apo lokale te duket vetja se je ne ndonje sallon mode a bikini. Sot femrat e meshkujt nuk e rruajne per nene e ban, per nder e zakone familjare, per parime e tradita..qe cuditerisht nuk jane me te largeta se 20 vjet me pare. Droga e alkoli ka pushtuar vendin. Shkolla as nuk llogaritet me nga te rinjte. Krimi eshte ne stratosfere dhe per ti qendruar temes, prostitucioni, ka bere qe Europa te mbushet nga femrat shqiptare (qe shumica vijne nga familje fanatike, ku femijet e ndjenin veten te shtypur, te prapambetur, pa komunikim familjar dhe ne kerkim te jetes moderrne). Fjalori qe perdoret sot nga masat, le shume per te deshiruar. Cdo mashkull i martuar e ka nga nje dashnore te fshehte e cdo grua me burre, ka nga nje hamshor qe i ngop kenaqesite seksuale, dhe eshte e modes, eshte dicka e pranueshme. Femrat rrijne naten lokaleve e kthehen kur ti doje pjeshka, nderkohe qe prindi, ne pozite te veshtire per te mos e ndjere veten te prapambetur, krahasuar me komshiun, detyrohet ta lejoje duke gelltitur turpin e dhimbjen. Numri i divorce eshte 10 fishuar. Cdo dite degjojme neper televizione, ngjarje sensacionale, ku nusja vret burrin, a vjerren ose kur burri ben kete apo ate. Te mos harrojme qe jemi nje shoqeri prej vetem 3 milione banoresh dhe jemi nje shoqeri qe deri 20 vite me pare, ishim ashtu sic e shpreha me lart, ose ashtu sic na e shpreh edhe realiteti i Dranes. Ky eshte abuzimi me moderrnen. Keto jane problemet me thelbesore qe sot po kalojme ne kete tranzicion. Gjella me kripe e kripa me karar - thote populli.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    E pashe dhe une kete reportazh. Kane qene 40 te tilla. Me bene pershtypje fjalet e njeres kur tha qe nuk jam bere pishman per zgjedhjen qe bera. E kishte jetuar jeten me mire se jeta qe do bente po te ishte femer. Normal, se femra sipas kanunit sic permendet dhe te reportazhi eshte pare si sherbetore e burrave.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865

    Smile

    Normal, se femra sipas kanunit sic permendet dhe te reportazhi eshte pare si sherbetore e burrave.[/QUOTE]



    ne fakt Dea ashtu duhet te jete qe te ecin punet mbare
    HISTORY HOLDS
    for the time to come and share.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    S'mu duk ndonje gje anormale mua vendimi atyre femrave!.Vendosnin te rinin beqare ato qe mernin pergjejsine e mbajtjes se familjes,kur te gjithe burrat e familjes kishin vdekur apo ishin larguar,ose kur i kishin fejuar me nje person qe nuk e donin.Ne fund te fundit ato e zgjidhnin me deshire kete rruge si detyronte njeri .Do kisha me shume respekt per keto lloj femrash, se sa per ato qe kan mare rruget ne kohet moderne!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Me thonë të drejtën nuk është kurrë vonë për tu ç'virgjëruar...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •