Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Sulltani dhe muftiu




    Sulltani dhe muftiu


    Si e kundėrshtoi muftiu Sulltan Selimin I i cili kishte urdhėruar konvertimin e pakicave nė fenė Islame?

    Fragment nga libri: "Historia e shtetit Osman", Orhan Muhamed Ali


    I rrėmbyer nga entuziazmi i tepruar, Sulltan Selimi I lėshoi fermanin e tij ku urdhėroheshin tė gjithė pakicat fetare dhe etnike qė nuk ishin muslimane tė konvertoheshin nė Islam. Nėse dikush do refuzonte atėherė do tė ekzekutohej.

    Sapo mori vesh kėtė lajm Myftiu i madh i shtetit osman, Zumbeli Ali Efendiu u ngrit menjėherė nga vendi i tij i zemėruar duke thėnė: Si guxon Sulltani tė thyejė urdhėrin e Allahut ku thotė: "Nuk ka detyrim nė fe"?Askush nuk duhet tė guxojė ta thyejė kėtė urdhėr edhe sikur tė jetė vetė sulltani.

    Problemi tani ishte se kush do tė qėndronte para sulltanit pėr ta kundėrshtuar. Tė gjithė nuk guxonin ta kundėrshtonin atė. Natyra e tij ishte shumė e ashpėr dhe nuk dihej me siguri nėse kundėrshtuesi i fermanit tė tij mund tė dilte i gjallė nga pallati.

    Nė fakt kishte njerėz qė mund tė qėndronin para tij duke e kundėrshtuar urdhėrin e tij. Ai ishte Myftiu i Shtetit Zumbeli Ali Efendiu. Kėrkoi leje pėr tė hyrė nė pallatin e Sulltanit dhe pasi u lejua me hapa tė shpejtė u drejtua nga ai duke i thėnė: "Mora vesh se ke nxjerrė njė ferman ku detyron pakicat fetare dhe etnike qė tė konvertohen nė Islam".
    "E vėrtetė ėshtė", tha Sulltani. A nuk ėshtė kjo gjė e mirė?
    Mirpo Myftiu Zumbeli nuk ishte nga ata qė flisnin vec ato qė eprori i tij donte tė dėgjonte.
    Ai i tha : O Sulltan i nderuar, kjo bie ndesh me ligjin e Islamit sepse nė Kur`an Zoti ka thėnė: "Nuk ka detyrim nė fe" Islami i ka lėnė tė lirė njerėzit tė zgjedhin besimin e tyre. Kėshtu e kanė zbatuar Pejgamberi dhe Shokėt e tij e po kėshtu e ka zbatuar edhe gjyshi yt Sulltan Muhamed Fatihu.
    Sulltani i zemėruar nga kėto fjalė qė po dėgjonte i`a ktheu: Shumė je duke u futur nė punėt e shtetit more Hoxhė. Dhe gjithė turfullimė vazhdoi: Deri kur do vazhdosh kėshtu tė ndėrhysh nė punėt tona?
    -Unė jam duke bėrė detyrėn time, duke tė udhėzuar pėr punė tė mira e duke tė penguar nga punėt e kėqija. Ky ėshtė misioni im. Derisa tė mė mbarojė fryma e fundit kjo nuk do tė ndryshojė tek mua.
    -O Hoxhė lėri kėto punė nė duart tona, nuk ka ēfarė tė hyn nė punė ty. Tha Sulltani.
    -Jo tha Hoxha, detyra ime ėshtė qė tė kujdesem edhe pėr pėrgjegjėsinė tėnde qė do tė kesh para Zotit, nė Ahiret. Duhet tė pengoj edhe dėnimin qė mund tė marrėsh nga Allahu ditėn e llogarisė. Kėtė do ta bėj edhe sikur tė mė duhet tė ndjek ndonjė rrugė tjetėr.
    -Ēfarė do tė thuash me kėtė? pyeti Sulltani.
    -Do tė detyrohem tė nxjerr fetva (vendimin ligjor, nė njė shtet islam) ku do tė urdhėrohet populli tė tė shkarkojė, pėr shkak tė abuzimeve tė tua me ligjin e Allahut. Kjo nėse ti do ta ekzekutosh atė ferman.
    Nga kėto fjalė Sulltani u tėrhoq nga vendimi i tij.


    Perktheu me pėrshtatje: Eduart Thartori

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    eeee cfar rastesie

    sot diskutuam per kete rast me disa shoke

    le te lexojne njerezit dhe te mesojne

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Kjo eshte interesante per disa arsye:

    1. Arsyeja kryesore eshte per ata anetare te forumit qe ende besojne qorrazi se gjate atyre 500 vjeteve te pushtimit osman shqiptaret e krishtere nuk u eshte imponuar me hir e pahir nga Sulltani feja islame. Ne rastin ne fjale (e raste te tjera te tilla ka plot ne historine osmane), fermani i Sulltanit bente thirrje per "kthimin me force ne Islam te gjithe te krishtereve".

    2. Arsyeja e dyte eshte qendrimi i Ali Efendiut qe sipas tij: "Nuk ka detyrim ne fe". Perkthyesi ka harruar edhe disa fermane te tjera te Perandorise Osmane:

    - Nese nje mysliman martonte nje te krishtere, kthimi i te krishteres ne fene islame ishte i detyruar.
    - Nese nje i krishtere guxonte te mbronte besimin e tij perpara fese islame denohej me vdekje si bllasfemist ndaj Islamit. Ne fakt, kjo ishte nje nga metodat me efektive te konvertimeve te te krishtereve, shpifja e njerezve me pushtet te Sulltanit se sikur gjoja ata "kishin shpifur per Islamin" dhe kur i nxirrnin ne gjyq, u kerkonin: a) ose beju mysliman per te treguar qe ti e respkton fene Islame, b) ose vdekjen me prerje koke si bllasfemist ndaj fese islame.
    - Nje tjeter ferman i perandorise osmane, qe sot aplikohet ende ne vende si Arabia Saudite apo nga njerez te Talibanit e Al Kaide, eshte "prerja e kokes se gjithe qafirave", ku qafirat ishin te gjithe ata myslimane qe kishin hequr dore nga besimi i tyre islamik.

    Qafiri me i madh i Perandorise Osmane e kish emrin Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. Kur turqit nuk e mposhten dot me lufte per 25 vjet, ishin te paret qe besuan se Kastrioti ishte "njeri i shenjte qe e mbronte Perendia", prandaj edhe e zhvarrosen nga varri dhe eshtrat e tij i mbanin si lipsane e hejmali te shenjta ne qafe me bindjen se "do ti mbronte Perendia e nuk do tu vinte vdekja nga shpata" ashtu sic nuk i erdhi as Gjergj Kastriotit.

    Albo

  4. #4
    Me mire do te ishte te kultivojme tolerancen me shembuj tolerante ( si shembulli i kesaj teme) e jo me legjenda qe nxisin urrejtje fetare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •