Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    40

    Sejdiu pritet me nderime të larta shtetërore në Turqi

    Drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Turqisë i kanë bërë pritje me nderimet më të larta shtetërore presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në këtë vend mik, me ftesë të Presidentit Abdullah Gyl.

    Presidenti Sejdiu e ka filluar ditën e sotme duke vizituar Muzeun Anitkabir, ku ka vënë kurora lulesh dhe ka nderuar kujtimin e krijuesit të Republikës modern të Turqisë, Kemal Ataturk, si dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e këtij vendi, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës, nëpërmes një komunikate shtypi.

    Më pas, ai është pritur personalisht nga Presidenti Abdullah Gyl.

    Dy presidentët kanë dëgjuar himnet e dy shteteve, të cilat u intonuan të shoqëruara me të shtëna solemne topash, si dhe janë nderuar nga Garda Kombëtare e Turqisë.

    Të dy presidentët patën një takim kokë më kokë, për të ardhur së bashku në takimin me delegacionet e të dyja vendeve, në të cilin ata sërish rikonfirmuan zotimin e dy shteteve për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të gjithanshme dhe vëllazërore ndërmjet dy vendeve.

    Presidenti Gyl tha se Turqia i gëzohet çdo ditë progresit të arritur në Kosovë, që është një argument se ky vend është faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon.

    “Popujt e dy vendeve tona janë në solidaritet të plotë me njëri-tjetrin. Ne e mbështesim Kosovën në të gjitha forumet ndërkombëtare në të cilat marrim pjesë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë përherë, duke lobuar kudo për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga sa më shumë vende”, tha Presidenti Gyl, i cili vlerësoi se njohja e Kosovës nga 65 vende të botës, si dhe anëtarësimi i saj në institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, është dëshmi se në Kosovë janë arritur suksese.

    Duke shfaqur bindjen se procesi i njohjes së Kosovës do të ketë nxitje pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Presidenti Gyl vlerësoi se integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në institucionet euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të siguronte paqe dhe stabilitet të përhershëm në gjithë rajonin.

    “Republika e Turqisë ka qenë udhërrëfyese për të gjitha vendet e botës islamike, duke e njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, ndaj ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga vendet e kësaj konference që edhe ato, sa më parë, të ndjekin rrugën tonë”, pohoi Gyl.

    "Uroj që Kosova të ketë një të ardhme të ndritur", përfundoi Gyl.

    Sikur thuhet më tutje në komunikatën shpërndarë medieve, Sejdiu ka theksuar se në Turqi kishte ardhur për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e madh të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka dhënë dhe po jep Republika e Turqisë për vendin tonë.

    “Ju jeni pjesë e historisë së Kosovës në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë”, tha Presidenti Sejdiu, duke shtuar se mbështetja e Turqisë për Kosovën ka qenë dhe është substanciale.

    “Na jeni gjetur pranë në orët më të liga të historisë sonë dhe po na ndihmoni edhe sot, si në procesin e njohjeve dhe të integrimit, ashtu edhe në atë të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit, ndaj ne jemi thellësisht të përkushtuar që marrëdhëniet tona të intensifikohen edhe më shumë për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shtuar ai.

    Krejtësisht në frymë të njëjtë miqësie e mirëkuptimi ka qenë edhe takimi me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin, i cili ritheksoi vendosmërinë e këtij institucioni të lartë të shtetit turk për të mbështetur parlamentarët e Kosovës edhe në të ardhmen.

    Duke vlerësuar lart nivelin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, Shahin theksoi se komunitetet që jetojnë në vendet tona janë një urë e artë e bashkëpunimit dhe e miqësisë në mes popujve tanë.

    Shahin gjithashtu premtoi se ai dhe udhëheqësit më të lartë të Turqisë do të vazhdojnë të ndikojnë në kontaktet e vazhdueshme me vendet e Konferencës Islamike që edhe ato ta njohin sa më parë Republikën e Kosovës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga shkupjoni_24 Lexo Postimin

    Dhe qka ka ketu per tu befasu,qdo shtet qe e ka njoft kosoven e njeh edhe proceduren e pritjes se kryetrit,ky nuk eshte lajm

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Drenicak,
    Turqia është vendi i vetëm në botë që ka miqësi
    tradicionale me shtetin dhe kombin shqiptar.
    Dhe këtë fakt nuk mund ta mohojë askush.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin

    dhe kete e ben per interres te vet dhe kete fakt nuk mund ta mohoje askush
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    dhe kete e ben per interres te vet dhe kete fakt nuk mund ta mohoje askush
    Natyrisht dhe krejt normale është që Turqia miqësinë dhe bashkëpunimi e saj me shqiptarët e bën për interesave të veta. Por, mos harro faktet se shpesh herë gjatë historisë ajo ka bërë më shumë për shqiptarët, sidomos në aspektin e sigurisë dhe mbijetesës sonë si komb.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Presidenti Sejdiu u kthye me aeroplan të presidentit turk

    Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, të mërkurën i ka vënë në dispozicion avionin special të tij, për kthimin në Kosovë, të presidentit, Fatmir Sejdiu.

    Pas qëndrimit dyditësh në Turqi, kreu i shtetit të Kosovës është dashur që në orët e pasdites të jetë në ceremoninë e varrimit të kryetarit të Komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, për faktin se ka qenë edhe udhëheqës i Këshillit për varrimin e të ndjerit.

    Presidenti Sejdiu, ka deklaruar me të kthyer në Prishtinë, se është befasuar për të mirë, kur në orët e mëngjesit ka marrë lajmin nga autoritetet turke, se ata do ta merrnin përsipër kthimin më të shpejtë të tij në Kosovë. “Sot unë kam marrë një lajm shumë të mirë, që ata nuk kanë dashur ta lënë në rrezik të vonesave kthimin tim dhe kanë ofruar me vullnetin e tyre, pa ndërhyrjen dhe pa kërkesën tonë, aeroplanin special të Presidentit të Turqisë”, ka bërë të ditur presidentit Sejdiu. Ofrimin e këtij shërbimi, presidenti Sejdiu e ka cilësuar si shenjë të miqësisë, të përkushtimit dhe të seriozitetit që ka Turqia ndaj institucioneve të Kosovës.

    Gjatë takimeve me autoritetet më të larta të shtetit turk, presidenti Sejdiu tha se ka marrë rikonfirmimin e tyre se do ta mbështesin Kosovën në proceset e mëtejme të shtetësisë, në procesin e zhvillimit ekonomik, në procesin e njohjeve të pavarësisë së vendit si dhe në proceset e tjera të asociimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare. /koha/

  7. #7
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Miku i mire ne dite te veshtire

    Akt miqesie dhe kujdesi ne moment shume te nevojshem per Presidentin qe mos te mungoje ne ndarjen e fundit nga nje bashkpuntor politik dhe bashkekombtar ,i ndjeri Fadil Ferati.
    Jam i sigurt se z.Fatmir Sejdiu nuk do ta harroje kurre kete akt miqesie dhe akomodimi te Qeverise se Turqise.
    Lum kujt i kujtohet te te lehtesoje jeten dhe shkarkoje nga stresi !
    Presidenti eshte burre i mire , dhe jam i sigurt se eshte falenderues dhe e mirenjeh me gjithe zemer .
    Ka edhe mirenjohjen time ky akt miqesie dhe humanizmi !

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Natyrisht dhe krejt normale është që Turqia miqësinë dhe bashkëpunimi e saj me shqiptarët e bën për interesave të veta. Por, mos harro faktet se shpesh herë gjatë historisë ajo ka bërë më shumë për shqiptarët, sidomos në aspektin e sigurisë dhe mbijetesës sonë si komb.
    do te me lejoni te kem nje mendim krejt ndryshe prej jush...
    -ne aspektin e sigurise na la ne 1/5 e popullsise e te territorit
    -per mbijetese na tha armen ne dore e kemi lene bijte me te mire neper shkretetira e stepa, kemi derdhur gjak e kemi vrare e prere per llogari te turqis sa na ka shum borzhe e na ka nzire faqen e krijuar namin e keq. NA KA PERDORUR SI MISH PER TOP.
    -ka bashkpunuar e miratuar c'do plan te kishes greke per asimilim shpirteror dhe ka luftuar per mosnjohje e perdorim te gjuhes amtare.

    a duhet te vazhdojme e ti bejme temena.......???
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eshte padyshim nje ngjarje e rendesishme kjo vizite e kjo pritje nga qeveria turke.
    Suksese Sejdiut e nje FLMN Shtetit e popullit Turk qe ja do te miren Shqiperise e Kosoves.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Aeroplanin special me te cilin erdhi Presidenti Sejdiu ia ofroi homologu i tij turk ne menyre qe te mberrije me kohe per akademine perkujtimore dhe per varrimin e z.Fadil Ferati se perndryshe nuk do mund te kthehej me kohe.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •