Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 195
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Mëhilli: Rama u gëzua pse nuk u liberalizuan vizat
    Partia Demokratike theksoi të enjten se Edi Rama dhe Partia Socialiste shprehën gëzimin e tyre pasi Shqipërisë nuk iu aprovua kërkesa për liberalizimin e vizave.
    “Dje çuni i Kristaqit e sot çuni i Sulës derdhën lot krokodili për këtë vendim dhe akuzuan qeverinë për këtë. Partia Demokratike duke i konsideruar të neveritshme këto qëndrime të çunave të bllokut siguron shqiptarët se premtimi i saj elektoral për heqjen e vizave brenda vitit të parë të mandatit të saj të dytë do të bëhet realitet”, tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

    Ajo e cilësoi këtë premtim si një realitet “që do të gëzojë çdo shqiptar përveçse disa pinjollëve të nomenklaturës komuniste të cilët në mentalitetin dhe psikologjinë e tyre ndihen të lumtur vetëm kur shohin që interesat e tyre personale e jot ë shoqërisë realizohen”.

    Mëhilli shtoi se të tilla deklarata të z.Rama, “në tëntativë për të maskuar humbjen dhe shpëtuar veten nga dorëheqja, do të kemi rastin ti dëgjojmë gjatë gjithë verës sepse në fakt, këto janë deklarata të një humbësi në panik, të cilat nuk i ka as për Partinë Demokratike e as për mazhorancën por i sajon si alibi për ti shpëtuar verdiktit tashmë të socialistëve pasi mori verdiktin e të gjithë shqiptarëve në 28 qershor”. /start/telegrafi/

  2. #22
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Titulli i Temes ---> Edi Rama, ky humbës i madh

    Nje teme tjeter keqinformuese..

    Rama humbes i madh?!

    Te fitosh me shume vota se cdo ish-kryetar i nje partie dhe te quhesh humbes 'i madh'?!
    Te jesh lideri me koherent dhe novator, ti besh transplant gjaku politikes shqiptare, duke u bere shkaktari i shfarrosjes se figurave te vjetra, te nje pjese kaq te madhe te ketij konglomerati komunist dhe korruptues, duke u bere preteksti i angazhimit e prezantimit te fytyrave te reja ne politike, ne nje parlament ku 55% jane te rinj, gjithashtu me nje numer te madh femrash (kriter i detyryeshem nga EU)..dhe serisht te quhet humbes 'i madh' ?!
    Te jesh kryebashkiaku me i suksseshem ne histori, madje edhe bota ta cilesoje si Majorin me te mire ne Bote (pertej propagandes vrer-vjellese te kryekomunistit e diktatorit Berisha qe mundohet me cdo kusht ti hedhe hi syve shqiptareve) ..dhe te quhesh humbes 'i madh' ?!
    Ti deklarosh elektoratit te majte, antiberishian, perpara zgjedhjeve haptas, se cdo vote me Meten, Priftin e LSI-ne, eshte vote per te mbajtur Berishen ne pushtet, ndryshe nga propaganda dyfytyreshe e Metes & Co...dhe te te vertetohen te tera deklarimet ne nje kohe akute dhe prape te quhesh humbes 'i madh' ?! Uroj thjeshte te kete mes lexuesve edhe nga ato qe dine te kuptojne propaganden destruktive te ketij forumi dhe te vejne vete pikat mbi I..

    Mëhilli: Rama u gëzua pse nuk u liberalizuan vizat!

    Mëhilli shtoi se të tilla deklarata të z.Rama, “në tëntativë për të maskuar humbjen dhe shpëtuar veten nga dorëheqja, do të kemi rastin ti dëgjojmë gjatë gjithë verës sepse në fakt, këto janë deklarata të një humbësi në panik..

    A Mhajlli i Berishes i ka thene keto?! Aha..makes sense!

    Mhajlli vallai duhet te kete patjeter ndonje qe i bie n'llap gjate fjalimeve aty ne podium, se s'ka menyre tjeter ta shpjegoje eksitimin e gjendjen epsh-orgazmike qe peson kjo femer, nderkohe qe llomotit te njejtat fraza, te cilat gjate elokuences e zerit, perdredhjen e fytyres e trupit i ngjajne sikur po lexon Kamasutren, ne TVSH dhe tvKLAN!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Ben Blushi i kerkon Rames te dorehiqet

    Ben Blushi thyen heshtjen dhe flet hapur. “Rama duhet të pranojë humbjen, zgjedhjet janë humbur nga kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët”. Kështu është shprehur Blushi në një intervistë ekskluzive për “Panorama”. Për herë të parë një eksponent i PS-së pranon se nuk mund të fajësohen komisionerët socialistë për humbjen, por mungesa e programit që PS-ja nuk e kishte në këto zgjedhje. Blushi shton se tanimë nuk flitet për karrierën e secilit, por për fatin e opozitës, e cila duhet të priret nga e vërteta dhe jo mohimi i saj.
    Z.Blushi, PS-ja ka nisur një fushatë kontestimesh të zgjedhjeve duke kërkuar rinumërim të votave në Berat, Tiranë dhe Shkodër, ndërsa kryetari Rama ka paralajmëruar publikisht se nuk do t’i njohë zgjedhjet dhe Parlamentin e ri. Cili është qëndrimi juaj për atë çfarë po ndodh tani me PS-në?
    Edi Rama duhet të pranojë humbjen dhe t’iu shpjegojë socialistëve se si ka mundësi që nuk solli në pushtet partinë më të madhe në Shqipëri. Çdo përpjekje për të nxjerrë opozitën jashtë Parlamentit do të ishte një vetëvrasje për PS-në, e cila nuk mund të kthehet në pushtet duke imituar PD-në dhe Sali Berishën e vitit 2000. Filozofia e kryetarit të PS-së ka dështuar dhe për këtë nuk mund të fajësohet PS-ja dhe aq më pak komisionerët në të gjithë Shqipërinë. Këto zgjedhje nuk i kanë humbur komisionerët, siç po interpretohet paturpësisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët. Ajo që po ndodh pas 28 qershorit në PS është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e kësaj partie.
    A keni komunikuar ju pas zgjedhjeve me z.Rama dhe a i keni kërkuar atij të pranojë humbjen dhe rrjedhimisht të pranojë pasojat siç është e shkruar dhe në statutin e PS-së, pra largimi i tij nga drejtimi i PS-së?
    I kam kërkuar Edi Ramës të pranojë humbjen dhe po pres që kjo të kryhet me dinjitet, sepse tanimë nuk bëhet fjalë për karrierën e secilit prej nesh, por për fatin e opozitës, e cila duhet të konsiderohet si garant e lirisë në çdo vend demokratik, prandaj opozita duhet të priret nga e vërteta dhe jo nga mohimi i saj për qëllime meskine. Në këtë humbje ne të gjithë kemi përgjegjësitë tona, sepse kemi heshtur kur duhej të flisnim dhe kemi folur kur duhej të heshtnim, por unë nuk mund të pajtohem me Edi Ramën, që thotë se “tani që partia humbi, unë jam më i fortë se kurrë”. Po pres mbledhjen e forumeve të partisë për të dëgjuar të vërtetën e kolegëve dhe të miqve të tjerë dhe për të thënë dhe unë të vërtetën time.
    Si do t’iu përgjigjeshit ju mbështetësve të z.Rama në PS, të cilët argumentojnë se nuk mund të flitet për dorëheqjen e z.Rama, pasi PS-ja ka marrë më tepër vota se në 2005 dhe rezulton partia më e votuar nga zgjedhjet e 28 qershorit?
    Zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhje të përgjithshme, për të cilat çdo parti përgatitet në katër vjet dhe ato nuk mund të trajtohen si zgjedhje të pjesshme ose lokale, sepse tani kemi humbur Shqipërinë dhe jo Kasharin. Prandaj duhet t’i drejtohemi Shqipërisë duke shmangur kasharizimin e PS-së. Me kasharizim kuptoj faktin që zgjedhjet fitohen në radhë të parë me programe dhe pastaj me komisionerë. Partia Socialiste priste në këto zgjedhje një program që mblidhte vota dhe tani nuk mund të fajësohen komisionerët që nuk administruan dot votat që duhet t’i mblidhte një program që nuk e kishim. Ky është kasharizmi, kundër të cilit do jem gjithmonë për shkaqe lirie. Kasharizim do të thotë ta trajtosh humbjen si fitore dhe unë jam kundër kësaj për shkak të parimeve. Kasharizim do të thotë ta trajtosh humbjen si një ditë të zakonshme dhe unë do të jem kundër kësaj për shkak të PS-së.


    Rama në fitoren e Vlorës me kryebashkiakët e PS-së

    Kryesocialisti Edi Rama ishte dje i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Flamurtari” të Vlorës në ndeshjen ndërkombëtare për “Europa League” me skuadrën skoceze të Madhëruellit. Rama ka qenë në krah të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili e kishte ftuar të shijonin bashkë ekipin që qyteti bregdetar kishte përgatitur për këtë sezon. Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht kryesocialisti ka marrë pjesë në festën e vlonjatëve për shkak të fitores që ky ekip arriti dje. Në tribunën VIP ishin prezentë dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe kryetari i Bashkisë Lushnje, Albert Sanxhaku, të dy si presidentë të ekipeve respektive të futbollit, Elbasanit dhe Lushnjës. Mësohet se para ndeshjes, Gjika ka shtruar dhe një drekë për Ramën dhe kolegët e tij bashkiakë.
    gazeta panorama
    www.panorama.com.al

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Perse Edi Rama i ka fituar zgjedhjet!

    SHPETIM NAZARKO// Editorial i sotem ne PANORAMA// 20 Korrik 2009

    Të hënën në darkë një ditë pas zgjedhjeve, kur procesi i numërimit duket se ishte në kulmin e tij, nuk kisha as dyshimin më të vogël se e majta (PS+LSI) kishte fituar. Arsyeja ishte e thjeshtë. Komisioni Zgjedhor, apo një taktikë e precizuar që më parë, kishte filluar numërimin nga Kukësi dhe zona të tjera ku popullsia ishte nën numër të vogël dhe PD-ja kishte epërsi të qartë. Të martën paradite, koalicioni qeveritar kishte arritur apogjeun e tij, me plot 70 mandate dhe nuk mund të lëvizte më tej asnjë milimetër. Pra, thjesht nuk kishte çfarë të bënte veçse të priste numërimin në gjashtë zona të tjera ku votat tregonin diferenca kolosale për të majtën, nga tre deri në dhjetë mijë. Çka tregonte në rastin minimal një baraspeshë të plotë dhe në atë normal një ulje të tavanit të arritur prej PD-së, apo ndryshe fitoren e të majtës.
    Turma laramane e analistëve, reporterëve apo kasetofonave lëvizës që bridhnin anembanë vendit, as nuk arriti të kuptojë çfarë po ndodhte. Kam idenë se as sot e kësaj dite nuk e ka kuptuar shumë se çfarë ka ndodhur realisht. Këtë mund ta thuash pa u gabuar dhe për selinë e PS-së, së cilës i mungonte truri elektronik për t’u orientuar në atë që kish ngjarë, apo ca më shumë të asaj që po ngjiste. Do t’i duhej vetë Ramës ditë më vonë të shkorkolepste ngjarjet trullosëse edhe për atë vetë, e që nuk ishin gjë tjetër veçse një goditje e hollë psikologjike dhe e superkalkuluar prej krahut tjetër. Ishte vërtet interesante të ndiqje këtë situatë komike e tragjike ku rezultatet mbaheshin më mirë nga PD-ja në sitën kalkuluese, e ku zhurma e daulleve fituese trulloste procesin e të kuptuarit real të ngjarjeve.
    Të martën në darkë filloi tensionimi në dy zona veriore, ku mund të krijoheshin rezervuare artificiale votash nëse tavani prej 70 mandatesh ulej prej gjashtë qarqeve të tjera. Berisha nxitoi. Intuita e tij e di mirë se rezultatet e ardhura nga Shkodra apo Lezha që mund të krijojnë rezervuare të reja votash, nuk janë shumë të besueshme. Në periferinë e qarkut të madh nuk e njohin teorinë e proporcioneve dhe mjeteve matëse të zgjedhjeve dhe kur fitojnë nxjerrin shifra, që duhet të shkulësh leshtë e kokës, e jo t’i besosh apo t’i afrosh si të tilla për publikun apo vëzhguesin e huaj.
    Duke e ndjerë rrezikun, Berisha shkoi në një manovër që duket se kalon etikën. Kërkon koalicion me LSI-në, mu në mes të numërimit dhe përforcon një fitore që nuk gjendej asgjëkund, veçse në letra që fluturojnë andej-këndej. Përfundimi: një tollovi që natyrisht nuk është e vështirë ta kuptosh. Një manovër që Berisha i njëzet vjetëve më parë, por me eksperiencën e sotme politike nuk do ta bënte kurrë, pasi rezultati përfundimtar nuk të çon gjëkundi veçse në një gjë; Në një Ramë totalisht fitues që i kanë mbajtur dorën, por jo radhën e lëvizjes.
    Së pari, Berishës i duhet të certifikojë zgjedhjet te të huajt. Një mundësi që ka pak të ngjarë për dy arsye të thjeshta. Me gjithë favorin që po i bëjnë zgjedhjeve tona për të mos i linçuar, Irani është shumë afër për të kuptuar se opozita që u gjakos e mori të drejtë prej Obamës dhe gjithë botës, nuk kërkoi gjë tjetër veçse rinumërim votash. Së dyti, sepse Evropa megjithëse është larg hileve tona tradicionale, e di mirë se në sisteme të tilla zgjedhore vjedhja një milimetër e tyre, është e njëjtë me vjedhjen e tërë zgjedhjeve. Evropa operon vetë në kohën e sotme me këto lloj sistemesh zgjedhore në praktikë dhe i di qartë nuancat që vijnë prej manovrave të ngjashme. Mjaft që socialistët të bëjnë ditarin e zgjedhjeve ditë për ditë pas 28 Qershorit, që certifikimi i të huajve të mos vijë asnjëherë në formën e njohur këto vite; kësaj radhe bëtë gabim, por korrigjojini radhës tjetër.
    Normalisht Berisha i eksperiencës së sotme politike, duhet të ndiqte një radhë tjetër lëvizjesh, e që diktohet prej çdo manuali fillestar të politikës moderne. Së pari, duhet të mos bënte gabimin më shumë se etik e të propozonte koalicion me LSI-në, në mes të numërimit. Me eksperiencën e njeriut që është në fund të rrugës politike, duhej më shumë se kurrë t’i largohej ngasjeve të tilla për mbajtjen e pushtetit. Ka disa arsye për këtë.
    Së pari, sa më sipër lidhet me certifikimin e zgjedhjeve. Së dyti, me gjendjen ekonomike të vendit. Të cilën nuk mund ta shpëtojnë manovrat xhongleriste të Bodes. Do të mjaftonte fytyra e Guvernatorit të Bankës Qendrore, që po del gjithnjë e më tepër në konferenca shtypi, fare pak pas fitores. Dhe aspak për të kumtuar lajme të mira, apo për të lëvduar punën e Qeverisë. Janë dalje që tregojnë se çfarë vjeshte kemi nëpër këmbë. Kjo situatë ekonomike nuk rregullohet dot as me FMN-në, e cila do të na japë aq para nëse na jep, sa të na kujtojë ato që jepen në raste të tilla. E që mund të merren pas urdhrave; ulni rrogat etj etj. Muzikë që Berisha nuk do ta dëgjojë gjëkundi. Panorama nuk është e vështirë të përfytyrohet. Me eksporte që po shkojnë drejt hiçit, me para vëllezërish që kanë kohë që po firaksin, me një biznes që është ndërtuar kundër tërë rregullave të Evropës, kundër arsyes racionale fiks, si ato shtëpitë e hapërdara fushave pa asnjë lloj plani e rregulli, e pra dhe kundër rregullave që favorizojnë forcimin e Strategjisë Kombëtare, pra të një biznesi që thjesht po shkon drejt falimentimit masiv, nuk ka asnjë arsye t’i këndosh fitores, edhe sikur ta dhurojnë atë. Komentatorët ekonomikë, dhe jo ata të tipit pesimist, pohojnë se euroja do të shkojë në nivelin e 150 lekëshit në fund të dhjetorit. Pasojë që e dinë mirë ata që kanë marrë kredi për bizneset e tyre, e që pohon mundësitë e pakta të shpëtimit në këtë rast dhe sikur të jesh i zënë me punë tërë ditën. Dhe akoma; gojë të liga po përhapin idenë se disa prej bankave janë gati në faliment në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo për shkak jo vetëm të krizës ekonomike botërore, por edhe të kredive të këqija që po shumëfishohen me një ritëm të çmendur.
    Një Ramë që troket te dera papushim, një koalicion që nuk bëhet dot natyral e që shiu i parë e bën copë, siç pohonte dhe një nga revistat më autoritare të Botës këto ditët e fundit, një parlament që i duhet ndihma për ligje, që më shumë se kurrë duhen për t’u afruar me Evropën, e për këtë duket konsensusi i një opozite që mendon se e kanë vjedhur, të tëra këto të çojnë në pjesën e dytë të tabllosë. Me shumicën e qyteteve të mëdha, që kanë në dorë dhe bashkitë kryesore, pra një pjesë reale të Pushtetit, por dhe frymën antiqeveri, Berisha është më i rrethuar se kurrë. Është një situatë analoge, si ajo e Partisë së Punës në ‘91, kur humbi qytetet kryesore apo e Bushit të mandatit të dytë ku qendrat më të mëdha të financës dhe ekonomisë e shkatërruan në procesin e votimit. Duke parashikuar të ardhmen e afërt të Amerikës, më qartë se çdo sondazh i kualifikuar. A mund të shpëtojë dot Berisha nga kjo situatë, që fituese duket vetëm për radhën e militantëve, të cilët i shohin zgjedhjet si një ndeshje që fillon e mbaron në punë orësh?
    Me shumë para apo me biznese që lundronin në nivele kioskash edhe mund t’ia dilje apo kishe arsye të mendoje se ia dilje. Mund të mendosh se pozita lehtësohet prej fenomenesh alla xhuvel, njëfarë ndihme me të larguar nga PS-ja në kohërat që vijnë e që shtojnë koalicionin fitues. Po këtë rast duhet të llogaritësh në vigjilencën e Metës, që e di mirë se shtimi i tufës së tij të deputetëve me të ardhur nga PS-ja, çon vetë atë në rregullën e thertores pas periudhës së majmërisë, një shaka që e provoi në kurrizin e tij pak më parë Ndoka. Me një fjalë mundet ende të shpresosh në një kumar të madh të tipit politik, po të mos rrinte prapa derës një krizë ekonomike që është e njëjtë me atë të 96-s, në mos shumë herë më e rëndë në përmbajtje.
    Mund t’i rreshtojmë edhe njëherë faktorët që detyrojnë Berishën të afrojë dorën e një kompromisi të madh, që çon në ligje e reforma afruese ndaj Evropës në vitin që vjen. Ndryshe llogaria është e thjeshtë; Certifikimi i zgjedhjeve, kriza ekonomike, koalicioni jo natyral që nuk shtohet dot më artificialisht, një opozitë që troket te dera, nuk bëjnë gjë tjetër veçse bien Ramën brenda një viti në krye të pushtetit. Thua që Berishën ta kënaqë Blushi, Malaj apo turma laramane e analistëve që vijnë vërdallë,duke i treguar statutin Ramës? E djathta vetë po e provon këtë çdo ditë, duke i recituar artikujt kundërshtues si hoxhë i çmendur që thërret pesë herë në ditë largimin e të paudhit, të cilin harron që e ka mundur. Është vërtet një situatë e çuditshme, ku në vend t’i gëzohet fitores së re, i bërtet liderit që ka mundur e që në kohëra normale mund t’i sillte rrezik veçse pas një kohe të gjatë. Thua në PD e dinë më mirë se unë se nuk kanë fituar dhe Rama është prapë te dera? Në PD e ndjejnë, po Berisha jam i sigurt që e di. Dhe prandaj nuk u thotë gjë të vetëve, apo të gëzohet me analistët e të majtës që duket i mbajnë larg të paudhin Rama, që dita ditës ka zënë e qesh me triumfatorin e një beteje që sapo ka filluar e një zot e di kur do të mbarojë. Apo vërtet Berisha mendon si Blushi a Malaj, që Rama ka ikur apo do të ikë për shkak të statutit?
    Në vendet pa pronë ku qeveris individi, që nga koha e Romës së Lashtë, ka vetëm një rregull. Kur Perandori humb betejën, atë e kanë në dorë vetë turmat. Ato ulin apo ngrenë gishtin. Këtë të vërtetë Berisha e ka provuar me veten nja tre a katër herë këto njëzetë vitet e fundit. Është paradoksale, po Rama i sotëm është më i fortë se kurrë. Me një fushë të zbrazët në të majtë, me një parti që Nano në emër të transparencës i dha fund në KPD-në e famshme, e që mund ta ngrenë vetëm të tjerë, por kurrë më jo ai, Rama i sotëm është aktualisht lideri absolut i opozitës. Dhe me ato që përmendëm më sipër edhe zoti real i ngjarjeve të së nesërmes. Thjesht ato që mund t’i arrinte apo dëshironte t’i arrinte me një hap të vetëm, po ja sigurojnë me dy të tillë. Berisha e di më mirë se të tjerët këtë gjë, po ashtu si thotë plaku Dritëro ka mbetur në atë situatën e mikut që syrin e mban te tavolina dhe veshët te kuzhina. Ndoshta vërtet mendon; dhëntë Zoti e certifikojnë këtë histori, pa të tjerat në djall të venë, pasi më shumë se kurdoherë ngjarjet e të nesërmes nuk janë në dorën e tij. Kaq realisht mbetet të mendojë Berisha, pasi ai e di fituesin real. Për të kuptuar këtë të vërtetë të thjeshtë, mjafton të hapësh librin e parë në raft që rrëfen histori të natyrave të tilla, apo pak a shumë të ngjashme me to.
    Për rekomandim ndaj lexuesit; do të duhej të shihje dhe njëherë si minimum De Golin plak, që u nis për në fshatin e tij për të mos e kthyer me kokën prapa dhe përzierë lavdinë e të dikurshmes me turmat e pakënaqura të së sotmes. Vetë si ithtar i Balzakut gjenial, po ju lë me xha Furshonin e tij plak me një dhëmb në gojë, që psherëtin gjysmë i dehur nga tavolina e tij. Ah Qeveria ç’t’i bëj unë asaj? Ka mbetur pa një dyshkë Qeveria e gjorë!
    Berisha i ka porositur të vetët të bëhen gati për zgjedhje diku nga Marsi i vitit tjetër. Pas kësaj porosie ka nisur dhe turin e inagurimeve. Këtë shkrim ja u solla ta lexoni ju jo-analfabetët e Salës. Sa për ju të tjerët zene se e keni lexu se e dimë c'do komentoni.

  5. #25
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Më bëhet qejfi që i jep kurajo vetes me Nazarkon analistin e njuz24.. më bëhet qejfi dhe për këtë, se po qante për edin para do kohësh.. se pa kockat e edit, grupi Edisud (BalkanWeb - News24 - GSH) shkon drejt falimentimit. Përpiqu t'i japësh ti kurajo kur t'i bjerë realiteti ballit dhe t'i japë ndonjë lek Skënder kryeredaktori.
    Prektora

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Koha e Ramskarenjve!

    Muaqe,

    nga e njejta gazete, sot shiko ca shkrun ky i majti,...lol

    Koha e Ramskarenjve!

    » Vendosur: 20/07/2009 - 07:50

    • AGIM XHAFKA

    Thuajse çdo ditë, pas humbjes së zgjedhjeve nga PS, dëgjohet togfjalëshi: Është koha e maskarenjve! Për shumë kënd kjo s‘ka kuptim, por për më të vëmendshmit ka të bëjë me shpjegimin se do të dilte tjetër rezultat, nëse LSI nuk do të kishte pranuar ftesën e Berishës për qeverisje. Pra hidhet ideja se PS është e fituara dhe ca maskarenj na paskan bërë çudinë që rezultati rrëshqiti djathtas!!!
    Në fakt koha e maskarenjve do rregulluar, duke u ndërtuar si togfjalësh më i plotë: “Koha e Ramskarenjve!” Dhe pse duhet ndërruar kështu, sjellim shpejt faktet e mëposhtme. Fushata e PS u ndërtua pa u mbështetur nga asnjë program i shkruar. Rama brodhi fshat më fshat e qytezë më qytezë, duke u dhënë dorën ca njerëzve, fytyrën e tij ca kamerave, tekstin mbi kronika si të donte e ec tutje. Pa bërë asnjë shtjellim të qeverisjes së nesërme, pa dhënë prioritete, pa shtruar rrugë zgjidhje, pa bërë faturë shpenzimesh e të ardhurash. Shkurt bëri një xhiro nëpër atdhe me slloganin “O popull, lum ti që na ke ne!”
    Por të kërkosh pushtet pa program është më e pakta si të drejtosh një makinë pa patentë. Ky ishte defekti më i madh që mund ta prodhojë “Koha e Ramskarenjve!
    Në fushatë zgjedhore pas programit kanë rëndësi kandidatët. Ata që do të ulen në Parlament për të hartuar ligjet. Në to u futën ata që kishte shokë e miq Edi, që nuk kishin pasur lidhje me PS pjesa më e madhe dhe, për çudi, që shumë prej tyre ishin bij të baballarëve që ideuan ndërtimin e socializmit me forcat tona. U renditën sipas dëshirës së kryetarit dhe në fund populli u dha aq vota sa të mbeten humbës e të thuhet pa frikë se kjo listë pasqyron në thelb: “Kohën e Ramskarenjve!
    Pa vazhduar me kryesimin në rajone të ca rrëngallave politike që u paraqitën politikë e re, kur ndërkohë ishin nëpër arkiva më të vjetrit e të vjetëruarve. Mjafton sa për shembull, Gramoz Ruçi dhe kushdo mund të thotë me bindje se koha e këtyre njerëzve është tamam e Ramskarenjve!
    Tani kjo kohë po prodhon çudira. Vazhdohet përditë me Ramskallëqe të shumta. Do njohim zgjedhjet po dolëm barazim, do vijmë në Parlament po të na jepet një deputet shtesë, do hetojmë nëpër vite votat e vjedhura e kështu nga dega në degë.
    E harrojnë që Edin sikur e ka zënë gripi i derrave. I largohen të gjithë me ngut. Aleatët me bindje thonë që u vodhi, Solis e akuzon për incest zgjedhor, të tjerët për zhdukje kutish e kështu lideri i PS katandisi keq e më keq.
    S‘ka hetim e kuti që e shpëton. Që me humbjen e ditëve të para kjo parti është pa kryetar. Atij i është ndërprerë mandati dhe bërtet e ulëret se nuk mund ta pranojë këtë mandatë. Por ja që e vërteta kështu është. Nuk kishte si të ishte ndryshe. Një lider pa program do të thyente qafën patjetër. Fjalimet e tij reale përmblidhen në dialogun e ca të rinjve në Fier, pas mitingut me Ramën.
    -Sa i gjatë që ishte, mor burrë!
    -Po çarë tha se nuk dëgjova gjë?
    -Për zotin ishte shumë i gjatë, sa i gjatë!

    Kështu do mbahet mend Edi Rama në këtë fushatë. I humbi të gjitha e ruajti të paprekur gjatësinë e tij, te vetmen gjë me vlerë që ka.
    Koha e Ramskarenjve është vërtet e vështirë. Që tani po duket sa do stresohen Blushi e Malaj. Se që të largosh Ramën nuk duhet vetëm statuti. Duhen shumë para. Se Edvinit mund t‘i rrëzosh projektin, por në votim, nëse ai rikandidon, duhet ta përgjojnë natën se atë e ka aleat dhe mund të blejë krejt Asamblenë e PS, siç e bëri para 4 vjetësh.
    Koha e Ramskarenjve bëri tentativë për të ardhur, për të hipur në pushtet, por votuesit e mbajtën larg nga qeverisja. Do zoti e mbajnë larg dhe nga PS se nga Ramskarenjtë priten vetëm maskarllëqe. Le të lutemi që t‘i rrinë sa më larg vendit tonë të dashur. Amen!

    Panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #27
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Berisha i ka porositur të vetët të bëhen gati për zgjedhje diku nga Marsi i vitit tjetër. Pas kësaj porosie ka nisur dhe turin e inagurimeve. Këtë shkrim ja u solla ta lexoni ju jo-analfabetët e Salës. Sa për ju të tjerët zene se e keni lexu se e dimë c'do komentoni.
    Thonë që maçoku po nuk pa ëndëra sikur ha petulla ngordh!
    Edhe ju po shifni ëndëra sikur keni fituar................Ej po zgjohuni e shifni realitetin se na shqyet gazit.
    Boll më qeshëm me ju, tani na duhet të punojmë se do fitojmë dhe zgjedhjet e tjera të 2011 dhe 2013.
    Ça me bo daje kusur e kini po do na duroni ene nja TETË vjet të tjera!

  8. #28
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492

    Save private Rama

    Shpëtoni “ushtarin” Rama!

    Situata në PS pas humbjes së zgjedhjeve ngjan me skenarin e një filmi amerikan “Shpëtoni ushtarin Rajan”, ku një kompani e gjithë u sakrifikua për të shpëtuar një ushtar të vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Kështu edhe PS-ja pas humbjes duket se është vënë përballë dy alternativave: reflektimit sipas leximit të votës së elektoratit dhe rregullave të paracaktuara partiake, ose gjetjes së një alibie për të shpëtuar më shumë se politikisht kryehumbësin e zgjedhjeve, kryetarin Rama.

    Duket se brenda PS-së po grupohen ide e njerëz rreth të dy alternativave, por duket se alternativa e shpëtimit të Ramës do të jetë linja zyrtare e reagimit paszgjedhor. Pyetja që shtrohet në këto momente kritike të partisë kryesore të së majtës është fakti se sa e gatshme është PS-ja të sakrifikohet për të shpëtuar karrierën politike të z. Rama, por edhe të interesave apo individëve të lidhur me të.

    Ka dukshëm dy mendime, por mendoj se nëse linja kritike apo më mirë të themi ajo që nuk është e gatshme të sakrifikohet për Ramën, sa ka filluar të belbëzojë, ndërkohë që linja tjetër, ajo pro Ramës, ka hyrë me shpejtësi në aksion.

    Shkarkimet apo tentimet për shkarkim të kryetarëve lokalë, kritikë ndaj Ramës, në Lushnjë dhe Shkodër, flet qartë se linja e sakrifikimit pritet të dominojë post-humbjen e PS-së. Rama nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe për këtë, ai po përdor manipulimin e bazës së PS-së dhe elektoratin fanatik të saj, për t’i kundërvënë me forcat apo individët që kanë filluar të kërkojnë largimin e tij nga kreu i PS-së.

    Kur flas për sakrifikim të PS-së, e kam fjalën pikërisht për keqpërdorimin e njerëzve të thjeshtë të saj, që të mashtruar, por edhe të dëshpëruar nga pamundësia për të fituar pushtetin, po përdoren nga Rama si “kamikazë”.

    Përdorimi apo sakrifikimi i PS-së ka filluar menjëherë, pasi u kuptua fakti se e majta i kishte humbur zgjedhjet. Akti i parë i skenarit “Shpëtoni ushtarin Rama” ishte mohimi publik i humbjes nëpërmjet manipulimit mediatik të realitetit, por edhe të rezultatit zgjedhor.

    Skenari që duket se i parashikonte të gjitha alternativat tentoi të çonte në një konflikt fizik, e ndoshta të armatosur PS-në, në aktin e tij të Fierit, ku falë ndërhyrjes ndërkombëtare dhe përgjegjshmërisë qytetare, fatmirësisht dështoi. Kjo përbën ndoshta përpjekjen më djallëzore të skenarit që synonte përdorim deri në sakrifikim jete të militantëve dhe elektoratit fanatik të PS-së, vetëm e vetëm për t’i dhënë Ramës një alibi, si mundësi për të shpëtuar karrierën dhe pozicionin e tij në PS.

    Ky moment përbën gjithashtu edhe dështimin apo edhe fundin e praktikave të përdorimit të paraushtarakëve (kryesisht policë e kriminelë të liruar) në marrjen e pushtetit në Shqipëri. Pavarësisht se koston më shumë se politike të kësaj pjese terroriste të skenarit e mori Gramoz Ruçi, Rama nuk mund të çlirohet dot nga përgjegjësia politike e lejimit apo autorizimit të kësaj forme të mbetur në tentativë të prishjes së zgjedhjeve.

    Gjithsesi, dështimi i dhunës publike nuk do të thotë se skenari tani e tutje do të vazhdojë me forma demokratike. Dhuna psikologjike që është duke u përdoruar ndaj militantëve dhe elektoratit të majtë është evidente dhe publike. Rama vazhdon të terrorizojë të vetët, duke deklaruar çdo ditë se ka fituar zgjedhjet, një manipulim dhe imponim të një realiteti virtual që pritet të ketë pasoja të mëdha psikologjike, kur situata të ftohet dhe turma të kontaktojë me realitetin zgjedhor.

    Por kjo strategji e Ramës e synon krijimin e raporteve konfliktuale midis militantëve, që vazhdojnë të besojnë ende se kanë fituar dhe kritikëve të Ramës, që kanë mundur të ulen me këmbë në tokë. Por jo vetëm kaq. Elementë të dhunës fizike duket se vazhdojnë edhe pas Fierit tani në zhvillimet e përplasjet e brendshme në PS. Të dërguar të Ramës në Lushnjë dhe Shkodër kanë detyruar me dhunë zhvillime e deklarime pro Ramës, duke lexuar proklamata tip të përgatitura në Tiranë.

    Në këto kushte duket se Rama ka vetëm një mundësi të shpëtojë veten, dhunën në të gjitha format dhe mënyrat. Këtë e pranojnë edhe politikanë e analistë të PS-së. Nuk dihet se sa mund të shkojë përmasa e kësaj dhune, por në kushtet e dukshme të depresionit dhe panikut që ai po manifeston me sjelljen e tij më shumë se politike, situata në PS pritet të keqësohet edhe më tej. Para zgjedhjeve kam shtruar pyetjen: sa do të mund ta përballonte psikologjisht z. Rama humbjen?

    Në këtë logjikë dalim në idenë se sa mund ta përballojë ai vetveten apo konfliktin e brendshëm, këtë armik nga i cili nuk mund ta mbrojnë dot as militantet, as paraushtarakët e as grupet ekonomike të interesit. Si përfundim, ngelemi tek pyetja se sa do ta pranojnë strukturat dhe forumet realitetin që Rama po imponon dhe cili do të jetë reagimi i faktorëve të tjerë politikë të PS-së, gjë që mbetet për t’u verifikuar në të ardhmen.

    I sigurt aktualisht është fakti se e vetmja alternativë që po artikulohet zyrtarisht e publikisht, madje edhe po vihet në zbatim në PS është skenari: “Shpëtoni ushtarin Rama”.

    http://standard-al.com/tekst.php?idt=19840

  9. #29
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Braçe-Harasani, sherr për Edi Ramën në “Facebook”
    Dy deputetët bëjnë “luftë” virtuale për zgjedhjet dhe kryetarin

    Rrymat kundër në Partinë Socialiste tashmë përplasen kudo. Këtë herë përplasja nuk ka ardhur në forumet e partisë, në media apo në kafene, por nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

    Dy deputetët socialistë, Erjon Braçe dhe Andis Harasani, kanë zhvilluar një debat të zjarrtë lidhur me zgjedhjet dhe kryetarin Edi Rama. Braçe që kundërshton deklaratat e Harasanit dhe ky i fundit që i kundërpërgjigjet.

    Dy deputetët nuk lënë pa përmendur dhe probleme personale, duke e kaluar debatin nga partia dhe në aspekte private. Braçe, i cili është në mbrojtje të Edi Ramës dhe mosnjohjes së zgjedhjeve, dhe Harasani që e kundërshton me argumente qëndrimin pse duhet të japë dorëheqjen Rama.

    Debati nis kur Braçe përmend Harasanin se ka lënë fushatën dhe ka shkuar të shohë një ndeshje futbolli në Romë. E menjëhershme vjen kundërpërgjigjja e Harasanit, i cili i kërkon Braçes të mos ia përmendë emrin për fakte të pavërteta.


    Debati midis deputetëve

    “Luftën” duket se e ka hapur i pari Erjon Braçe, i cili në një shkrim të postuar në “Facebook” i thotë një prej diskutuesve në shkrim se Blushi dhe Harasani lanë fushatën për të parë ndeshjen Barcelona-Manchester në Romë.

    “Apo po më thua për Blushin e Harasanin që lanë fushatën dhe shkuan për të parë Barcelona Manchester në Romë? Këta janë socialistët e tu me zë ndryshe! Or ti, pyet pak rreth e qark se çfarë memecësh kanë qenë këta 2 vitet e fundit!”, është shprehur Braçe.

    Menjëherë ka ardhur reagimi i Andis Harasanit, i cili pjesën më të madhe të ditës e kalon në “Facebook”.

    “Ti ke mendimin tënd, por nuk mund të shtrembërosh faktet! Unë nuk e di ku ka qenë Blushi ditën e finales, por unë kam qenë në Kavajë. Sa për zërat ndryshe, të garantoj që kam folur po aq sa ty dhe më lejo të kujtoj ditën kur u bë mitingu përmbyllës. Gjithsesi ti ke të drejtë për çdo opinion, por mos më përmend emrin për fakte te pavërteta!”, replikon Harasani.

    Këtu ka marrë spunto një debat i gjatë, i cili është ndjekur nga miqtë virtualë të të dy deputetëve.


    Akuzat personale

    Në debat e sipër tonet midis dy figurave të PS-së erdhën duke u ashpërsuar sa u kalua në akuza personale për njohje dhe miqësi që s’kanë të bëjnë me politikën. Braçe e akuzon Harasanin si pjesë e një klani që kërkon të dëmtojë PS-në.

    “Keq më vjen, po unë nuk e shoh klan fare!! Dhe nuk harxhoj asnjë cent për të parë klan! Dhe nuk më komplekson dot me gjëra që janë në dritë të diellit e mund t’i artikuloj çdo njeri normal! Andis, unë jam kundër klanit tuaj!!! Jo si shoqëri, por si një ndërmarrje e paligjshme që po merr çdo të mirë në këtë vend! Duke përfshirë dhe licencën e katërt celulare!”, shprehet Braçe.

    Ndërkohë Harasani i kundërpërgjigjet Braçes duke mohuar akuzat e tij.

    “Klanin që ti e quan timin, unë kam vite që nuk dal! Dhe këtë besoj e mban mend. Sa për licencën e katërt apo të tretën celulare, ashtu si dhe për “Taçin & company”, unë kam folur po aq sa dhe ti Erjon. Ndërsa për të tjerat jo! Sa për personalet, do kemi kohë e vend për t’i folur Erjon. Si për votat e pavlefshme në Berat, arsyet dhe shumë të tjera”, shprehet Harasani.

    Në fund të debatit Harasani i ka thënë Braçes që ne e mbyllëm gojën për të marrë një rezultat të mirë në zonat ku kandidonim.

    “Ti ke aq eksperiencë sa ta dish që nuk është aspak personale, por është për PS. Dhe nëse ti mbylle gojën dhe punove në Berat, dhe unë atë bëra e shkova punova në Kavajë. Dhe besoj dhashë rezultat”, përfundon Harasani.

    Nëse kishte dyshime se në PS mungon debati, kjo tashmë bie poshtë. Partia më e madhe në opozitë ashtu si në të gjithë historinë e vet 20-vjeçare ofron debate të brendshme, të cilat bëhen pjesë edhe njerëzve të thjeshtë. Duket se ky është vetëm fillimi i një beteje të ashpër që pritet të ndodhë në Partinë Socialiste.


    Rrymat në PS

    Duket se Partia Socialiste pas 28 qershorit është e përfshirë nga dy rryma brenda saj. Një krah është linja e mbështetësve të Edi Ramës që kërkon mos largim të Ramës nga partia dhe krahu tjetër i cili kërkon largimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryearti të ri. Në muajt e ardhshëm kjo betejë do të jetë mjaft e ashpër deri sa të mblidhet kongresi për të vendosur përfundimisht.



    Deklaratat

    Nga PS kanë dalë disa figura të cilët kanë pranuar humbjen e zgjedhjeve dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Rama. Ndër këta emra janë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Edlira Haxhiymeri, si dhe dy kryetarët e lokalë të PS-së në Shkodër dhe në Lushnjë.

    Të gjithë këta janë shigjetuar nga përkrahësit e kryetarit Rama, duke u krijuar një përplasje e fortë brenda PS-së.

    http://www.tiranaobserver.com.al/al/...0799&Itemid=42

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Misioni i dështuar i Edi Ramës

    • Elmaz Sherifi*

    Tashmë janë të shumtë aktorët që po japin mendimin e tyre në median e shkruar dhe atë elektronike mbi humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Opinionistët ishin të parët që artikuluan se Partia Socialiste ishte humbësja e zgjedhjeve. Përgjigjja nga selia e Partisë Socialiste vinte e butë. Por kur kjo e vërtetë u artikulua nga brenda Partisë Socialiste e në mënyrë të veçantë nga Blushi e Malaj kryetari filloi të nervozohej dhe nuk mungoi që t’u japë përgjigje indirekte se ata po nguteshin.

    KUSH NGUTET
    Unë mendoj se ai që është ngutur e ngutet në këtë proces analizues është vetë z. Rama. Ai befasoi këdo që ka arsye, kur deklaroi pa dalë ende rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, se PS nga zgjedhjet e 28 qershorit doli më e fortë se kurrë?! “Partia Socialiste tashmë është forca e parë politike”, ligjëroi kryetari?! Me këtë deklaratë z. Rama ligjëroi se qëllimi i tij nuk ka qenë marrja e pushtetit, por dalja I PARI, me qëllim që askush të mos guxojë t’i kërkojë dorëheqje pas zgjedhjeve. Për rrjedhojë, sipas tij edhe Blushi e Malaj nguten, duke i kërkuar respektimin e statutit të partisë apo respektimin e një standardi demokratik të vendosur në 2005 nga z. Nano. Me këtë sjellje politike z. Rama del para gjithë opinionit publik si misionari, që si qëllim të tij nuk ka pasur marrjen e pushtetit për shumicën e shqiptarëve, por qëndrimin e tij në krye të PS, edhe pse rezultoi humbësi i zgjedhjeve. Në këtë aventurë Rama nuk është i vetëm. Kam dëgjuar edhe drejtues të tjerë të lartë të Partisë Socialiste që me krenari deklarojnë se Rama dhe PS janë fitues!
    Mbështetësit e tij artikulojnë se PS ka marrë më shumë vota në vitin 2005! “Zoti na ruajt”, thotë populli. Po përse ky paska qenë synimi i Partisë Socialiste, që të marrë më shumë vota e deputetë se më parë? Po patjetër në 2009 do merren vota më shumë se 2005, sepse në vitin 2009 u futën në zgjedhje për herë të parë mbi 250.000 zgjedhës të rinj. Në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte më e lartë se zgjedhjet e kaluara dhe për më tepër u konkurrua me një sistem zgjedhor që i asfiksonte partitë e tjera aleate duke i sjellë votat e tyre drejt partisë më të madhe sipas parimit të fushës manjetike, e të tjerë faktorë analizues. Kryetari i partisë dhe mbështetësit e tij nuk e kuptojnë apo bëjnë sikur lajthitin kur deklarojnë se PS është fituese!
    Sipas Kodit Zgjedhor, fituesja e zgjedhjeve nuk përcaktohet nga fakti se cila parti merr më shumë vota, por cili koalicion merr shumicën relative. Tani dihet botërisht se koalicioni i djathtë mori gati 1,5 % më shumë vota se koalicioni i majtë i drejtuar nga z. Rama. Edhe tendenca për të kryqëzuar LSI është përpjekje për të mashtruar socialistët dhe votuesit e majtë, sepse z. Rama premtoi se do t’i fitonte zgjedhjet pa LSI, prandaj nuk pranoi dhe bashkëpunimin me të, madje në prag të zgjedhjeve bëri dhe një spot anti LSI.

    MISIONAR DHE JO POLITIKAN!
    Dua të sqaroj se këtë nocion nuk e sajoj unë, por është vetë z. Rama, i cili ka deklaruar: “Nuk jam politikan, por një misionar!”
    Kjo deklaratë e tij më ka befasuar dhe jo vetëm kjo. Më ka befasuar edhe artikulimi i tij i përhershëm se: “Partia Socialiste është një instrument, për realizimin e synimeve politike”! Si mund të pranohet se pa qenë politikan mund të drejtosh një organizëm të mirëfilltë politik, siç janë partitë politike? Partitë politike nuk janë instrumente në duart e individëve për transformimin e shoqërisë. Ato janë institucione politike kushtetuese shumë të rëndësishme të shtetit të së drejtës. Teza: “Jam misionar dhe jo politikan” është pa sens, madje do të thosha skandaloze për një drejtues të një partie të madhe siç është Partia Socialiste. Por çfarë është misioni dhe misionari...
    Misioni është një detyrë e përkohshme, që i ngarkohet dikujt jashtë qendrës së vet të punës ose si mision diplomatik, apo veprimtari fetare. Personalisht nuk besoj që zoti Rama ka pasur ndonjë mision të tillë. Ndërsa, misionari është i ngarkuari për kryerjen e misionit. Në qoftë se do pranonim tezën e misionarit, siç deklaron z. Rama, atëherë misionari duhet të sillte Partinë Socialiste dhe të majtën në pushtet si mision të premtuar në çdo aktivitet. E vërteta është që Edi Rama legjislacionin zgjedhor e zgjodhi vetë. Unë personalisht nuk kam qenë dakord dhe këtë e kam thënë në Asamblenë e mbledhur në Vorë.
    Deputet bëri kë deshi vetë në konsultë me të parët e listës në qarqe. E pa dëgjuar ndonjëherë ka qenë kjo praktikë. Në fund të këtij procesi aspak demokratik e transparent, misionari rezultoi humbës në misionin e tij.
    E kur të gjithë prisnin që misionari të kërkonte një ndjesë publike për këtë drejtim shumë të keq politik, ai deklaron sikur të mos kish ndodhur asgjë e keqe: “Unë nuk e lë në mes të rrugës programin tim”.
    Tani më lind e drejta të pyes: Cilin program nuk do të lerë në mes të rrugës z. Rama, sepse zgjedhjet i humbi! Mesa duket misioni vazhdon, duke krijuar një konflikt të ri brenda PS, që ajo në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkojë më e sfilitur. Me cilët do e vazhdojë rrugën misionari, me shumicën e deputetëve të rinj që në debatet parazgjedhore deklaronin me krenari se nuk ishin socialistë, por që kanë ardhur në PS, pasi u ftuan nga Rama për t’u bërë deputetë?! Kjo është e vërteta që duhet thënë me shumë forcë. Personalisht këto gjëra i kam shprehur vazhdimisht brenda forumeve dhe jashtë tyre. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja përse z. Rama nuk më kandidoi për deputet.

    KUSH ËSHTË FITUESI
    Një garë më vete është përcaktimi i fituesit të zgjedhjeve. Disa thonë nuk ka as fitues, as të humbur. Të tjerë bëjnë trajtime filozofike. Disa mbështetës të kryetarit thonë se Rama fitoi, por fajin e ka Meta që bëri koalicion me Berishën. Shumë nga këta mbështetës të Ramës ishin kundër bashkëpunimit me Metën, sepse pakësoheshin shanset që të përhershmit 17-vjeçarë në kryesi të bëheshin përsëri ministra. Të tjerë mendojnë se s’duhet të flasim as për humbës, as për fitues deri sa të mbarojë procesi etj.
    Jam i mendimit se kërkesat për rezultatet duhet të vazhdojnë në rrugë ligjore, siç po ndodh. Ashtu si Partia Socialiste, kërkesa kanë bërë edhe Partia Demokratike e parti të tjera. Por megjithë dëshirën unë nuk shikoj ndonjë mundësi, që koalicioni i drejtuar nga PS të rezultojë fitues.
    LSI ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me PS për sa kohë do të drejtohet nga Rama. Konventa e LSI vendosi bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Ky realitet i ri politik zhvleftëson çdo diskutim që ngjall ende shpresa. Ato bëhen vetëm për të fshehur realitetin. Zgjedhjet kanë përfunduar. PS në këto zgjedhje fatkeqësisht është humbësja e madhe!
    Edi Ramën e mundi “plaku i fundit” i politikës së vjetër. Partia Socialiste i humbi zgjedhjet pas katër vite në opozitë e drejtuar nga formuluesi dhe drejtuesi i “politikës së re”. Diferenca në vota midis bllokut të majtë dhe atij të djathtë në raport me zgjedhjet e vitit 2005 është ngushtuar shumë. Duhet të kuptojmë që në 2005 blloku i majtë kishte tetë vjet që qeveriste. Kjo është humbje e trefishtë që trishton çdo njeri, që ka kontribuar për fitoren e së majtës. Socialistët dhe strukturat drejtuese duhet të reagojnë. “Politika e re” e z. Rama dështoi, misioni i tij, mbaroi!

    *Anëtar i Asamblesë, deputet i PS

    Panorama

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •