Close
Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 195 prej 195
  1. #191
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Fuqia e budallallëkut

    Edmond Panariti

    Bojkoti i Kuvendit nga Partia Socialiste përbën një veprim politik agresiv, i cili nëpërmjet bllokimit ligjor synon të krijojë një ngërç institucional për të mbajtur peng zhvillime të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Qëllimi përfundimtar i këtij “aksioni” është të krijojë një pamundësi qeverisjeje, mundësisht me një sfond sa më të gjerë turbullirash sociale dhe ekonomike për të marrë pushtetin. Nuk mund të thuhet se ky veprim është pa pasoja për vendin dhe kalvari i mëtejshëm i efekteve mbetet për t’u parë.
    Por le të mundohemi të analizojmë racionalen e këtij veprimi dhe të konkludojmë në se vërtetë bëhet fjalë për një akt politik të arsyeshëm ose jo. Për këtë do të na duhet që ta klasifikojmë këtë “pressing” bllokues në njërën prej kategorive të njohura të veprimit politik. Padyshim që një veprim politik për nga synimi dhe pasoja mund të klasifikohet, në njërën prej katër kategorive të mëposhtme. Përsa i takon dy kategorive të para, politika e përfshirë në to cilësohet dashamirëse dhe pozitive ndërsa klasifikimi i saj te dy të fundit konsiderohet si keqdashëse apo negative.
    Përgjithësisht pranohet se kur veprimi i sjell dobi forcës politike, por njëkohësisht ai arrin të krijojë edhe përfitim apo përparësi për të tjerët dhe vendin, atëherë ai është pjesë e një politike largpamëse dhe inteligjente. Në fakt këtu kemi të bëjmë me rastin klasik të skemës fito-fito, e cila gjithnjë e forcon kohezionin social, bashkëjetesën politike si dhe shtyn zhvillimin dhe përparimin e vendit. Kur veprimi politik nuk i sjell dobi dhe madje e dëmton forcën politike, por sidoqoftë arrin t’i shërbejë interesave të shoqërisë dhe të vendit, ai është pjesë e një politike të dëshpëruar dhe “in extremis”, por që gjithsesi mbetet e përgjegjshme dhe patriotike. Këtu kemi të bëjmë me skemën humb-fito, e cila zakonisht vihet në veprim për të zhbllokuar ngërçin e zhvillimeve të papritura, duke i dëmtuar padyshim interesat politike të grupit që e merr këtë veprim, por që i sjell një dobi në shkallë të gjerë interesave të vendit dhe të shoqërisë.
    Le të përqendrohemi tani te kategoritë keqdashëse të instrumenteve politike.
    Kur një veprim, i sjell përfitim formacionit politik dhe interesave të individit, por i dëmton interesat e shoqërisë dhe të vendit, atëherë këtu kemi të bëjmë me një akt të pastër të banditizmit politik. Por gjithsesi pavarësisht poshtërsisë morale të aktit dhe dëmtimit të interesave publike në shkallë të gjerë, veprimi sidoqoftë mbetet racional, sepse ai është i motivuar nga një pragmatizëm djallëzor. Ky nuk është gjë tjetër veçse shembulli klasik i skemës fito-humb.
    Kategoria e fundit, ndryshe nga të gjitha të parat, nuk përfshin veprime të cilat mund të cilësohen të logjikshme, racionale apo të motivuara.
    Kjo kategori mund të quhet ndryshe edhe si kategoria e “budallallëkut” politik.
    U mundova të kërkoj në rrjet përkufizimin e termit budallallëk për të mundur t’ia përshtasë atë edhe klasifikimit të veprimit politik, në kategorinë e duhur. Së pari duhet shënuar se ka disa punime serioze rreth budallallëkut njerëzor dhe atij politik, por më lejoni që fillimisht të citoj fizikanin më të madh të gjitha kohërave Albert Anjshtanj, i cili rreth kësaj teme, shprehet: - “Vetëm dy gjëra nuk kanë fund, universi dhe budallallëku njerëzor, sidoqë për të parin nuk jam i sigurt”. Përkufizimin më të saktë mbi budallallëkun duket se e ka dhënë James Ëelles në librin e tij “Të kuptuarit e budallallëkut” dhe italiani Carlo Cipolla në “Ligjet bazë të budallallëkut”.
    Sipas tyre rezulton pak a shumë se:
    “Çdo veprim i cili dëmton interesa të individëve dhe të shoqërisë, por që njëkohësisht nuk i sjell asnjë përfitim dhe madje dëmton edhe interesat e atij që e ndërmerr, përbën një budallallëk”.
    Në mënyrë analoge mund të thuhet se veprimi politik i cili dëmton interesa të gjëra të shoqërisë dhe vendit, duke mos krijuar ndonjë avantazh dhe madje duke dëmtuar edhe vetë forcën që e projekton këtë veprim, është thjesht “iracional” duke përbërë kështu një nonsens autentik ose popullorçe thjesht një budallallëk.
    Unë si përfundim, do t’ia lija lexuesit të këtij artikulli, ta bënte vetë klasifikimin e bojkotit të opozitës në njërën prej kategorive të mësipërme, por gjithsesi druaj se do t’ju mbetet e kutia e fundit.

    Panorama

  2. #192
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Harasani: Rama po ben lojen e PD

    E Merkure, 03 Shkurt 2010

    Ne pergjigje te disa deklaratave mediatike te Rames, Andis Harasani pjese e grupimit te deputeteve qe kane kritikuar hapur aksionet politike te ndermarra nga kryesocialisti, pas humbjes ne 28 qershor, e akuzon Ramen se po ben nje loje te frymezuar nga mazhoranca, per te percare Partine Socialiste. Ne nje interviste te dhene per televizionin "Klan", deputeti socialist shprehu keqardhjen per mungesen e dialogut brenda partise dhe komunikimin inekzistent me strukturat e saj. Ai ka riperseritur edhe njehere vendimin per te qene ne Kuvend, brenda afateve qe parashikon Kushtetuta, nisem kjo qe sipas tij, do t'i bashkohet i gjithe grupi parlamentar, i cili ka kuptuar se bojkoti i ka sherbyer Edi Rames vetem per interesa personale.

    Kryetari i PS ne komentin e levizjes suaj politike ka pretenduar se keto levizje jane te sponsorizuara nga Berisha. Ju si i vleresoni keto deklarata?

    Me vjen keq qe pikerisht ne keto momente, kur edhe rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes bene te qarte tashme, ate cka ishte evidente, qe vendi ndodhet ne krize, diversioni i Sali Berishes ndaj Partise Socialiste, eshte ne fazen e tij me te ashper. Eshte nje diversion qe po vazhdon prej 18-vjetesh. Aq me shume me vjen keq si socialist, qe ky diversion artikulohet nepermjet gojes se Edi Rames, i cili pasi humbi cdo beteje elektorale, nga 2005, deri me sot, beteja te cilat i humbi per shkak te percarjes te se majtes, tani po i servir Berishes fitoren e ardhshme elektorale duke kerkuar te percaje Partine Socialiste. Jam i bindur se zoti Rama nuk do te arrije te realizoje cfaredolloj qellimi ose porosie qe do te kete nga ish-kryetari tij i partise, zoti Berisha.

    Deri tani Rama ka heshtur, nuk ka bere asnje koment per deklaratat tuaj, per qendrimin tuaj. Pikerisht ne kete moment qe ju jeni me te vendosur per bojkotin, ka filluar t'ju sulmoje ne menyre indirekte...

    Per mua, qe ne qershor te 2009 nuk kane rendesi me reagimet, qendrimet publike te kryetarit Rama, ajo cfare ka rendesi eshte se Partia Socialiste duhet te zgjohet nga gjumi, duhet te filloje te rimodelohet, te riformulohet, te afroje te gjitha vlerat e saj, te bashkohet perseri e majta, jo me me njerez te cilet nuk u votuan nga e djathta. Por duhet te bashkohet e majta e vertete, dhe duhet te fillojme te pergatitemi per zgjedhjet e ardhshme elektorale. PS duhet te fitoje zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe jo te kerkoje pazarin e radhes me zotin Berisha, te cili i bej thirrje te bej publik ate cka ai tha ne nje interviste televizive ne nje televizion, per nderet qe ai i ka bere zotit Rama.

    A mendoni se do te vije zgjidhja nga nje tryeze e Presidentit te Republikes dhe grupit Parlamentar Socialist te rikthehet me pas ne Kuvend?

    Grupi Parlamentar i Partise Socialiste do te hyje ne Parlament, une jam i bindur per kete, do te hyje sepse ka kuptuar qe permes bojkotit nuk mund te arrije asgje, e ka kuptuar qe kryetari Rama e perdori bojkotin thjesht si justifikim, per te forcuar pozitat e tij brenda partise dhe per te kerkuar pazarin e ardhshem te zgjedhjeve lokale. Nuk dua te paragjykoj asnje tavoline, por nese do te mblidhet tavolina e Presidentit, sigurisht qe do te arrihet nje kompromis, por nuk shikoj edhe gjithe kete merak nga ana e kolegeve te mi te Partise Socialiste, ku vetem ne dy ditet e fundit ka pasur 14 deklarata publike, per t'i bere thirrje Presidentit per te mbledhur tryezen.

    Ku bazoheni kur thoni se Grupi parlamentar Socialist do te hyje ne Parlament?

    Une e bazoj sigurine tek bisedimet, tek diskutimet, tek direktivat e ardhura nga partneret tane nderkombetare, per nje pjesemarrje te Partise Socialiste ne Parlament. Shqiperia ka nevoje per nje opozite te vertete dhe ceshtjet integruese kane nevoje per nje opozite ashtu sic eshte, te gjithe ata qe kerkojne nje hetim te vertete te zgjedhjeve te 28 qershorit duhet te jene ne Parlament qe te kerkojne hetimin e zgjedhjeve.

    Ka pasur akuza per drejtimin dhe mos mbledhjen e strukturave. Si i vleresoni ju?

    Mua me vjen keq qe partia me e madhe politike, eshte bere pre e marrjes dhe dhenies se sinjaleve. Ka nje statut qe po shkelet ne te gjitha format, ne Partine Socialiste. Pashe ne nje emision qe eshte emeruar kryetarja e FRESSH-it, me vjen keq sepse keto jane vendime qe i merr Kryesia e Partise Socialiste. Kryesia e PS ka rreth 3 muaj qe nuk mblidhet, per te mos thene qe po behen kater muaj. Asamblete mblidhen per te bere diskutimet, por keto vazhdojne te jene shkelje statuti, qe kane vetem nje emer, emrin e Edi Rames.

    Do te kerkoni nje votim te fshehte?

    Nuk duhet te paragjykoj votimin, ne do te kerkojme nje votim te fshehte, sepse eshte nje ceshtje shume madhore per Partine Socialiste, ndaj do te kerkojme nje votim te fshehte te Grupit parlamentar Socialist. Mendoj qe do te ishte jashte cdolloj logjike, qe ne vitin 2010 te mos lejohej nje votim i fshehte.

    KJ

  3. #193
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Blushi: Skenare per djegien e mandateve

    E Merkure, 03 Shkurt 2010

    Perfaqesuesi i Levizjes per Mendim Ndryshe ne PS, Ben Blushi, ne nje interviste per emisionin "Ora e Intervistes" ne TV Ora Nees, ka deklaruar se grupe afer PS, aleate te hershem dhe te rinj jane te interesuar per djegien e mandateve e te deputeteve te PS, per te thelluar krizen dhe radikalizuar qendrimin e opozites nepermjet protestave te rruges. Ky skenat sipas tij demton vete PS, Nderkohe qe Blushi deklaron se ka ardhur koha qe PS te bashkohet per te fituar ndaj Berishes.

    Ka rreth gjashte muaj qe kane perfunduar zgjedhjet. Qe nga ajo kohe ju keni qene protagonist i se majtes. Ju keni pasur nje qendrim para se te shkonit ne Bruksel, ndersa pas kesaj vizite kjo gjuhe po ashpersohet... Cfare do te thote per ju kur kryetari i PS ju thote qe po punoni per Berishen?

    Cdo shpifje ia vlen te perbuzet. Ka disa dallime midis meje dhe Edi Rames. Ka dallime se si e shohim boten, politiken shqiptare dhe fatin e PS. Ai shpif, une s'e kam kete zakon, aq me pak te shpif per shoke, miq, njerez me te cilet une kam ndare nje projekt politik. Ndjej keqardhje qe nje miku im arrin te thote se une punoj per Sali Berishen. Kam filluar te behem gazetar opozitar qe ne 1992, kur Berisha erdhi ne pushtet. Kjo liri nuk ka nje cmim. Kemi kerkuar qe PS te analizoje ne menyre realiste pse humbem zgjedhjet, duke i thene Edi Rames qe te mbaje pergjegjesi, i pari mes nesh. Kam kerkuar qe ne menyre modeste te reformoje statutin e PS. Kam gjashte muaj qe kerkoj qe PS te hyje ne Parlament. Nje investim qe kerkon te ndryshoje PS, ta bashkoje, mund t'i interesoje Sali Berishes? Absolutisht jo. Sali Berisha nuk kerkon nje PS me te mire se ajo e para 28 qershorit. Ne humbem se e majta ishte e percare me 28 qershor. Nuk mendoj se projekti yne ka deshtuar, ka pasur nje disfate, nuk beme pergatitjet e duhura per te fituar kete ndeshje. Por, nuk mund te rrime ne 28 qershor, Edi Rama, eshte ne 28 qershor, une jam ne shkurt. E fal, pavaresisht shpifjeve qe ka bere, mendoj qe ka arsye per ta bashkuar partine Socialiste, per te afruar opsionet, per te mos i djegur PS ate qe i eshte mohuar me 28 qershor. Ne pretendojme se ne 28 qershor na u mohuan 3-4 mandate qe do te ndryshonin rrjedhen e Shqiperise, tani jemi afer dites kur mund te humbim edhe 64 te tjere. Ky eshte nje luks qe PS s'ka pse e humb. Nese ka nje njeri qe pret dhe uron 4 marsin qe mandatet te digjen, ky eshte Sali Berisha.

    Per cfare shkuat ne Bruksel?

    Nuk shkova per te bere propagande kunder PS. Une mund te jem shume larg PS-se zyrtare, por sigurisht eshte nje kenaqesi kur une takoj kolege te PS-se Evropiane te cilet mendojne si une dhe me inkurajojne kunder luftes se bojkotit. Nuk kishte arsye qe te prisnin 3 deputete te PS, pervecse jane keto deputete kunder bojkotit.

    Pse nuk ju priti kryetari i grupit te PS ne KE?

    Nuk kishte mundesi, jane spekulative keto deklarata qe jane bere. Kjo gje e ndihmon e PS, cili eshte qellimi afatmesem, integrimi ne BE dhe kjo vizite nuk mund te komentohet nga ana e disa kolegeve, si vizita e Spartak Ngjeles dhe Neritan Cekes ne Beograd, kur Sali Berisha i shpalli armiq kombetare.

    Zonja Dade tha se kjo vizite duhet te miratohej me pare nga zyra e saj...

    Une nuk kam nevoje per asnje perkthyes kur shkoj ne Londer, Bruksel, apo Kine dhe Rusi.

    Ne cfare faze jemi dhe si po e lexon PS rezoluten e KiE?

    Palet jane akoma te larguar nga pozicionet qe kerkon rezoluta. Rezoluta ka apeluar ndaj Presidentit qe te jete negociator midis Qeverise dhe Opozites, gje qe me sa duket do te ndodhe ditet e ardhshme. Dyshoj se Sali Berisha do t'i jape Presidentit mandatin qe i duhet, per t'iu pergjigjur kesaj kerkese.. Nese tryeza e Presidentit ka nje rrezik, ky rrezik sot qe flasim vjen nga ana e Qeverise. Besoj se Qeveria nuk ka shume sinjale se mund ta angazhoje, ose mund ta lehtesoje detyren e Presidentit, i cili edhe nga ana vet ka nje shans te madh, qe e ka humbur ne tre vitet e shkuara. Ky eshte nje President qe nuk ka folur per Gerdecin. Ky eshte nje President qe nuk ka akoma nje fjali te vertete per zgjedhjet e 28 qershorit. Askush nuk e di se cfare mendon ai per 28 qershorin. Ky eshte nje President qe ne kriza te rendesishme ka abstenuar ose eshte fshehur si struci. Ky eshte shansi qe ky President duhet te thote se mandati qe ka marre, ne kushtet qe e mori, mund ta ushtroje me autonomi dhe sovranitet. Dyshoj se ka autoritetin dhe staturen per ta bere kete gje. Shpresoj dhe e inkurajoj, padyshim.

    Ju njiheni per nje qendrim kunder zotit Topi?

    Une kam qene kunder procesit dhe menyres se si u zgjodh. Une isha kryetar i grupit Parlamentar Socialist. Ndodhi nje aksident te cilin duhet ta kishim evituar. Koha tregoi qe duhet ta kishim evituar. Kam qene kunder procesit, ai ishte nje proces i padrejte qe opozita nuk meritonte, i dha Shqiperise nje President qe une mendoj se nuk e meriton. Koha tregon qe nuk e meriton, koha del qe nuk e meriton, nje President i cili nuk eshte shprehur akoma per Gerdecin.

    Vini ne dyshim qe zoti Topi ta menaxhoje dhe t'i jape zgjidhje me vullnetin e paleve?

    Une e inkurajoj qe te behet President, ka nje shans te madh qe te behet, eshte nje krize e vertete, une dhe shume te tjere nuk prisnim qe te ishte KiE. Eshte nje krize kur 45% e Parlamentit nuk merr pjese ne Parlament. Dy palet nuk mund te perfaqesojne nivelet e tjera pervecse niveleve te tyre me te larta. Nuk ka shqiptar qe nuk e di se Sali Berisha nuk mund te pranoje, qe nje njeri qe ai mendon se i ka dhuruar postin e Presidentit, te zgjidhe krizen me te madhe qe pas 1997, eshte nje ceshtje personalitetit.

    Kreu i PS ka shprehur vullnetin per te zgjidhur krizen. Si e vleresoni?

    Shpresoj qe Edi Rama eshte i interesuar ta zgjidhe kete krize. Ai nuk duhet te shkoje me kokefortesi, ai duhet ta kushtezoje raportin me Parlamentin e Shqiperise ne te ardhmen, jo ne te shkuaren. Ai eshte akoma ne daten 28 qershor, ne kemi interes te ecim perpara. Kushtezim ne te ardhmen do te thote qe PS duhet ta kushtezoje hyrjen ne Parlament ne te ardhmen. Ka mundesi per shkak te defekteve qe ajo mendon se jane vene re ne zgjedhjet e dates 28 qershorit, duhet te marre garanci me te madhe qe keto defekte te mos perseriten. Kutite duhet te hapen ne te ardhmen. Rama eshte autori i kesaj paqartesie, e njoh procesin politik, por e konsideroj nga ana tjeter me legjitimet te cunguar. Kjo eshte nje rebus qe nuk na nxjerr asgjekundi. Per sa kohe qe nuk ke pretendimin juridik apo politik se nga rezultati i kutive nuk kerkon te behesh shumice, atehere kushtezimi ia vlen qe te behet ne te ardhmen. Ka njerez me specialiste se une qe mund te gjejne 100 variante per te ardhmen.

    PS deklaroi se hapja e kutive eshte kusht i panegociueshem dhe do te vazhdojne protestat...

    Shpresoj qe te jete nje zgjidhje taktike, e cila nuk mund te zbuloje skenarin e vet, se do te dukej e dobet. E zeme kjo krize shkoi me kokefortesi deri me date 4 mars dhe e zeme se kjo krize shkon deri ne 4 mars pa u zgjidhur. Nese ne na humben 3-4 mandate, atehere do te humben edhe 64 te tjere? Kjo do te ishte e pajustifikueshme. PS nuk e ka kete luks qe te humbi 64 deputete ne kete beteje.

    Po shkohet drejt humbjes apo fitimit te ketyre mandate?

    Ne do te mbajme keto qe kemi, por nuk duhet t'i percajme. Eshte e qarte se ne daten 4 mars mund te kete nje percarje ne PS. Prandaj une dua te flas per nje bashkim. PS duhet te gjeje qetesine e duhur. Rama duhet te gjeje qetesine e duhur. Asnjeri prej nesh nuk eshte ai qe ka qene ne 28 qershor. Jemi po ata, por kemi me shume eksperience. Une dhe koleget e mi jemi gati te japim gjithe ate kontribut qe mund te jepet per kete faze.

    Mos keni shkuar larg me veprimet tuaja?

    Nuk jam pishman per asgje. Zgjidhja eshte qe permes ketij kurthi qe na ngritur Sali Berisha, te mos percahemi. Kemi rene te gjithe brenda ne kurth. Une mendoj se ka mundesi per ta zgjidhur kete krize ne favor te PS me nje kushtezim ne te ardhmen. Une nuk kam ndonje qellim per te mundur Edi Ramen, por qe bashke me Ramen te mundim Sali Berishen. Ky eshte qellimi, ne patem nje disfate, por bashke me Edi Ramen edhe me kedo tjeter, mundesisht ta zgjerojme spektrin tone per te mundur Sali Berishen. Ne mund t'i vertetojme shqiptareve se ne jemi te fituar me 28 qershor. Une jam i bindur se PS do t'i fitoje zgjedhjet lokale nese hyn ne Parlament, nese mbetet e bashkuar, nese arrin te frymezoje me shume njerez per kauzen e vet.

    Po me dukeni me kristian sot se qendrimet e meparshme?

    Une jam realist, une kam aftesine se mund te parashikoje se cfare mund te ndodhe. Kur asnje s'e kishte menduar, kam dale e kam thene qe PS s'duhet ta bojkotoje Parlamentin. Une kam thene jo, sepse ka nje opsion personal te Edi Rames per te bojkotuar. Kur kjo u vendos, me thane qe ky bojkot do te vazhdoje per dy muaj sa te marre nje mandat Edi Rama. Jo, u thashe, kjo do te vazhdoje deri ne ekstrem. Nese ka nje gje nuk uroj eshte nevoja per jashte grupit Parlamentar Socialist, per ta djegur kete grup Parlamentar. Per ta djegur, per te shnderruar 64 deputete...

    Eshte e rende kjo...

    Ka nje skenar per ta djegur grupin, jashte partise, ka nje skenar per te djegur grupin parlamentar.

    Si eshte ky skenar?

    Skenare eshte qe te digjet grupit Parlament se dikush beson se duke i djegur kete mandate, kriza ne Shqiperi behet me e madhe. Meqe kriza mund te behet me e madhe, ka rruge te tjera ekstrapolitike per ta zgjidhur kete krize.

    Te cilat jane?

    Rruget. Une nuk jam per kete. Eshte nje skenar i cili fatkeqesisht po rezulton i vertete.

    Si eshte e mundur qe eshte jashte PS dhe po e zbaton PS?

    Se ka disa grupe me influence, fatkeqesisht, te cilat jane te interesuara.

    Kush jane keto grupe?

    A mund ta imagjinoni dot qe Spartak Ngjela te vendose per politiken e PS. A mund ta imagjinoni dot qe skenaret i thote Spartak Ngjela del nje dite perpara edhe i thote. A mund ta imagjinoni qe del Prec Zogaj dhe me kritikon mua qe po thyej statutin e PS. Po cfare interesi ka Prec Zogaj, une po thyekam nese po e bekam, statutin e PS? Pra ka disa njerez te cilet mendojne se mund te hyjne ne politike permes nje rruge qe nuk eshte politike. Fatkeqesisht kjo po rezulton e vertete. Grupi parlamentar eshte nje trysni dhe vendimet qe nuk jane marre akoma, ne menyre kolegjiale, ne kemi statut.

    Ju po e thoni qe skenarin po e ben Prec Zogaj dhe Spartak Ngjela?

    Une permenda dy-tre prej tyre. Ka disa njerez qe kane humbur mundesine per te mos qene ne parlament. Jane disa parti qe i kemi pasur aleat, por disa qe i kemi rifituar ne menyre pragmatiste, pas 28 qershorit.

    Ka njerez jashte politikes qe jane te interesuar per kete skenar?

    Mund te kete. Por une flas per ato qe duken. Njerez te cilet mendojne qe permes PS mendojne se mund te trampolohen ne politike. Kjo eshte e padrejte dhe qesharake. Une flas sot per bashkim real, si mundesh sot te bindesh qe Edi Rama e ka me te lehte te bashkohet me Nard Ndoken dhe jo me Arben Malajn. Shpresoj qe ky skenar te mos kete sukses, pra qe tenton ta djege grupin parlamentar, per ta kthyer ne kamikaz qe shkon e te bllokoje rruget e Shqiperise dhe qe i ngelin vetem guret. Ka nje skenar paralel te cilin shpresoj se nuk ka gjasa te ndodhe. Prandaj dua qe te shkojne ne parlament.

    Je bere pishman per fjalet e mira drejtuara zotit Rama para 28 qershorit?

    Aspak. Cfare prisni qe me date 29 qershor dhe deri me sot te mos them qe s'kemi fituar.

    Si eshte situata sot ne PS?

    Nuk ka arsye te humbjeve ne kuti, por pjesa derrmuese e humbjes eshte jashte kutive.


    KJ

  4. #194
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Beteja e humbur me kutitë

    Arben Vata

    Në kulmin e inatit ndaj gazetarëve në ftuar në studio, Edi Rama u tregua krejt i sinqertë kur në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, tha shkoqur se “demokracia në Shqipëri do të rivendoset në rrugë”. Një deklaratë shumë e fortë dhe njëkohësisht e pavend e kreut të opozitës, e cila për çudi erdhi vetëm pak orë pasi së fundi edhe Këshilli i Evropës i kërkoi PS të drejtuar prej tij që të vazhdojë dialogun politik në Kuvend dhe jo në rrugë. Në kushtet e një komunikimi normal publik, Edi Rama nuk do të nxitohej që të bënte këtë deklaratë të nxehtë. Por, sëmundja e tij e pashërueshme, acarimi i vazhdueshëm me gazetarët për shkak të pyetjeve apo komenteve të tyre të pa pëlqyeshme mundësisht në çdo ambient, bëri këtë herë që Rama të ulë edhe më kuotat e tij politike, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Askush besoj në PS nuk e ka pëlqyer brutalitetin dhe ironinë e Ramës ndaj gazetarëve, përveçse ndonjë servili që duke i bërë qejfin më shumë sesa e ndihmon, realisht e dëmton Ramën dhe imazhin e tij. Një lider partie nuk mund të ketë atë lloj sjellje dhe komunikimi me gazetarët, dhe ndërkombëtarisht ky zakon i keq është një minus i madh për kreun e PS. Ai gjithashtu ka probleme edhe në komunikimin politik. Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së KE për dialog me Ramën për çështjen e zgjedhjeve, kurse Rama tregohet sërish jo bashkëpunues, duke refuzuar një takim me Berishën. Ky është një reagim politik, që nuk e tregon atë interlekutor dhe dialogues, as brenda dhe as jashtë vendit.
    Por këto nuk janë problemet më të mëdha të Ramës me institucionet ndërkombëtare dhe ato vendimmarrëse politike, në Evropë dhe SHBA. Problemi i tyre me Edi Ramën, është se ai nuk po gjen forcën për të respektuar ligjin shqiptar, e po ashtu, edhe për të respektuar rezolutat e pafund të OSBE-së, KE-së, SHBA-së etj, për zgjedhjet në Shqipëri. Të cilat, pavarësisht kundërshtive të përhershme shqiptare, gjithnjë janë certifikuar prej atyre. Edhe këtë radhë, ata thanë se votimet e 28 qershorit 2009 ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Thanë se në një të tretën e procesit të numërimit, pati probleme të rënda, por ato ishin të karakterit teknik dhe që nuk pati asnjë provë që ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve. Rezultat që u firmos 7-0 nga komisionet zgjedhore. Thanë se këto zgjedhje plotësuan shumicën e standardeve kryesore të botës demokratike. Realisht, ky ka qenë vlerësimi më optimal për votimet në Shqipëri, të cilat nuk mund të thuhet se nuk u shoqëruan me probleme. Rama ka gjithashtu edhe një problem tjetër të madh me veten e tij. Pikërisht me kutitë. Ai kërkon sot të hapë kutitë e 28 qershorit, edhe pse për to është shprehur gjykata zgjedhore, dhe nuk flet asnjë fjalë për një eksperiencë të hidhur të tij me kutitë e zgjedhjeve. Fjala është për votimet e pushtetit lokal në vitin 2003, të cilat u kundërshtuan nga rivali i tij, atëbotë demokrati Spartak Ngjela, i cili kërkoi hapjen e kutive. Rama dhe PS nuk pranuan, edhe pse Ngjela e PD pretendonin se aty qëndronin të fshehura manipulimet me votat. Në rastin e kutive të 28 qershorit, Rama po tregon se mban një qëndrim me dy standarte, qëndrim në fakt i papëlqyeshëm për një politikan. Duke qenë i tillë, Rama nuk mund të jetë I besueshëm, as për partnerët e huaj, por as edhe për qytetarët shqiptarë, qoftë të majtë apo edhe të pa pozicionuar politikisht.
    Rama kërkon t’i nxjerrë ata në rrugë kryesisht për të kërkuar hapjen e kutive, por ky argument duket qartë se nuk i tërheq ata drejt protestës civile. Aq më tepër kur iu thuhet se pushtetin duhet ta marrim në rrugë. Nga ana tjetër, as përpjekja për ta përzier protestën për kutitë me Gërdecin, Kalimashin, përmbytjet në Shkodër, apo edhe fikjen e dritave në stadium gjatë ndeshjes së Real Madridit, nuk se është një motiv më shumë për tu bashkuar në protestë. Përzierja e motiveve të protestës, mund të konsiderohet shumë mirë, si pa mjaftueshmëri argumentesh nga ana e opozitës për të mbledhur njerëzit kundër qeverisë lidhur me atë që ajo e quan, vjedhje e votave.
    Rama, gjithashtu, nuk tregohet i hapur me shqiptarët dhe socialistët. Teksa i fton në një betejë për zgjedhjet e 28 qershorit, ai nuk është i qartë që të pohojë pjesëmarrjen në votimet e ardhshme lokale të vitit 2011. Apo edhe të mohojë me gojën plot, zërat brenda PS që e kanë akuzuar atë se kërkon ta lërë këtë parti jashtë përballjes në votimet administrative të vitit që vjen. Duke mos qenë krejtësisht i sinqertë, Rama kështu nuk u jep motive të forta socialistëve të thjeshtë për ta mbështetur në protestat e rrugës. Askush nuk do të kishte interes të mbështesë një kauzë, që synim ka bojkotin dhe jo pjesëmarrjen. Socialistët që presin të rimarrin pushtetin lokal në zonat e marra nga demokratët në 2007, nuk janë të interesuar që t’ia lënë këtë pushtet sërish të djathtëve, apo më keq, në krye të shumë njësive të pushtetit lokal të vijnë përfaqësues të majtë nga LSI.
    Rama bëhet i pa besueshëm tek të vetët, edhe për faktin se ai nuk lë deputetët e PS të hyjnë në Kuvend, ndërsa vetë mbajti me fanatizëm postin e kreut të Bashkisë së Tiranës. Ai nuk pranoi të dorëhiqej, e të vendoste kandidaturën për deputet, ndërsa sot nuk jep dorëheqjen nga Bashkia, duke dhënë një shembull personal të bojkotit. Edhe pohimi zyrtar se një pjesë e deputetëve të PS do të hyjnë në Kuvend, maksimumi më 7 Mars, është një tjetër arsye që e bën në një kuptim pa sens protestën e opozitës për kutitë. Edhe sinjalet e vazhdueshme nga jashtë për heqjen e vizave brenda verës, pavarësisht se Shqipëria mbeti thuajse në fund të vendeve të Rajonit, shkojnë në dëm të klimës së protestës që kërkon të “betonosë” Rama në politikën e opozitës. Nëse kjo aspiratë plotësohet dhe Rama vazhdon të jetë ende në rrugë, atëherë, politika e liderit të PS do të konsiderohet tërësisht e dështuar prej gjithkujt. Pas kësaj, maxhoranca do të kishte të drejtën nga ana e saj, që të thoshte se Rama u mundua që shqiptarëve të mos iu hiqen vizat, por edhe ky synim nuk u realizua. Ramës realisht po i skadojnë të gjitha afatet që do ta lejonin atë të jetë protagonist i një kompromisi tjetër të madh në politikën shqiptare. Ditë pas ditë, ai po humbet edhe mundësinë për të hetuar realisht procesin e zgjedhjeve. Gjithashtu po rrezikon që ta përçajë edhe më shumë PS e grupin parlamentar, duke kontribuar në një situatë pa të ardhme në këtë parti. Duke mbajtur inat me gjithkënd, Rama rrezikon jo vetëm të humbasë përditë simpatinë e dikurshme mediatike, por edhe mbështetjen dhe respektin e atyre socialistëve që e mbështetën atë pas dorëheqjes së Fatos Nano, kur ky humbi votimet e përgjithshme të 3 korrikut 2005.

    Panorama

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Rama vendos te hap parashuten!


    Pas renies se lire per me shume se 6 muaj, me ne fund Edvin Rama pak perpara se te perplasej ne toke, vendos te hap parashuten.


    Sllogani i ri "Shqiperi ne krize, arsyet e protestes",
    i cili zevendeson slloganin "Hap kutite, ose ik",
    eshte shenja e pare e parashutes qe po hapet







    -------------------------------------------------------------------------



    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=174657&ref=fp

    ...

    "Ne tryeze per zgjidhje"

    "Ne shkojme ne tryezen e bisedimeve me shpresen qe ceshtjen ta zgjidhim aty dhe duam dialog me shpresen qe ceshtjen ta zgjidhim me dialog", thote Rama.

    Duke shprehur gatishmerine qe bojkoti te nderpritet, kreu i PS-se theksoi se cdo gje varet nga garancia qe do te kete per zgjedhjet e ardhshme.


    ...


    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 04-02-2010 më 19:53

Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •