Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 195
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po ca faj kishte Rama qe i baterdisi Sala zgjedhjet, diten e pare u genjyem te gjithe pastaj u be katrahura e qelbanikeve hajdute te votes.
    Vete fakti qe sala kerkon te mbylle cdo rinumurim tregon friken e tij se i dalin lakrat ne shesh.
    Se ti kishte fituar paq zgjedhjet i thoshte rames ik e celi te tera kutite.
    Pse se ben si rama qe ne zgjedhjet e bashkise i beri zgjedhje per se dyti ne 40 qendra votimi kur u ankua pd.
    Rama ja ka gjetur piken e dobet, ka ngritur vemendjen e komunitetit nderkombetar e po e sulmon aty ku i dhemb berishes. Cti besh jane te dy kokeshkrete e nuk celin rruge.
    Budallejte e pd e moren vesh ne fier qe ps e kishte mandatin e 9 shkuan e bene gurgulene kot fare.
    Tani i doli era zgjedhjeve qe i pengoka saliu se do te vjedhe se e pa bota ne fier.
    Rama arriti ta binde komunitetin nderkombetar qe saliu i ka prekur zgjedhjet, shto shkeljet e ligjit qe ben kqz vertetohet vetiu qe jane prekur.
    Nuk del me kot qe nga 66 qendra numerimi 22 jane kot, ose 43 mandate jane kot.
    E ca pushteti do gezoje pd kur del se ka fituar ne zgjedhje te prishura?
    Do rrije pak kohe i izoluar nga bota do i veje thika njerezve ne kocke e do behen rremuja sociale.
    Askush se ka uruar berishen per fitore vec ndonje udheheqesi kosovar.
    Se keni pare berishen sa eshte fishkur e sa ka hyre ne uje. Qe po lut zotin qe osbe te mos i bjere me shqelm se me shuplake i ka rene deri tani.
    Kam thene une saliu ka fituar fitoren e pirros, te shohim tjegullen kur do te bjere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 14-07-2009 më 17:55

  2. #12
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Po ca faj kishte Rama qe i baterdisi Sala zgjedhjet, diten e pare u genjyem te gjithe pastaj u be katrahura e qelbanikeve hajdute te votes.
    Vete fakti qe sala kerkon te mbylle cdo rinumurim tregon friken e tij se i dalin lakrat ne shesh.
    Se ti kishte fituar paq zgjedhjet i thoshte rames ik e celi te tera kutite.
    Pse se ben si rama qe ne zgjedhjet e bashkise i beri zgjedhje per se dyti ne 40 qendra votimi kur u ankua pd.
    Rama ja ka gjetur piken e dobet, ka ngritur vemendjen e komunitetit nderkombetar e po e sulmon aty ku i dhemb berishes. Cti besh jane te dy kokeshkrete e nuk celin rruge.
    Budallejte e pd e moren vesh ne fier qe ps e kishte mandatin e 9 shkuan e bene gurgulene kot fare.
    Tani i doli era zgjedhjeve qe i pengoka saliu se do te vjedhe se e pa bota ne fier.
    Rama arriti ta binde komunitetin nderkombetar qe saliu i ka prekur zgjedhjet, shto shkeljet e ligjit qe ben kqz vertetohet vetiu qe jane prekur.
    Nuk del me kot qe nga 66 qendra numerimi 22 jane kot, ose 43 mandate jane kot.
    E ca pushteti do gezoje pd kur del se ka fituar ne zgjedhje te prishura?
    Do rrije pak kohe i izoluar nga bota do i veje thika njerezve ne kocke e do behen rremuja sociale.
    Askush se ka uruar berishen per fitore vec ndonje udheheqesi kosovar.

    mos fol si te ishe me i padituri i botes mbare Shqiptare....vetem PSse dhe PDse nuk mundet dot tu vjedhin votat....ka njerzit dhe iinfrastrukturen qe edhe voten me te humbur ne Shqiperi ate te kurveleshit po e zejme, kta e numerojne dhe perfitojne nga besimi i dhene..

    votat jan vjedh partive te vogla, ato pak vota 5 vota nga kto 4 jan vjedh.,,,mos folni pa lidhje se pastaj vazhdojne mileti te qeshin me juve.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po mir pse sala e myll kur kerkojn ps te ca vende per per votat?
    Pse e myll ai kqz qe ka friken se eshte hajdut dhe po sberi ate qe i thot sala ka problem burgu.
    Po te ishin ashtu si thua ti pse shapen kutite.
    Ta kam thene qe ka frike sala me hap kutite se ka rrujt shum vota.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Lufta mbaroi, i shkëmbejmë spiunët zoti Rama?

    Lufta mbaroi, i shkëmbejmë spiunët zoti Rama?

    » Vendosur: 14/07/2009 - 08:11

    • Ylli Dylgjeri

    Ajo ç’ka ka mbetur pezull tashmë pas luftës elektorale të 28 qershorit dhe përfu-ndimit të zgjedhjeve në vend është ndoshta vetëm edhe një skenë banale, që do të na kujtoi sërish, spiunin profesionist sovjetik Abel, dhe pilotin e avionit U-2 Pauers, që u takuan në vijën e bardhë, e cila shënonte mesin e “Urës së Unitetit” që të çonte në Berlinin Perëndimor, në Potsdam. Pra, thjesht të kujtojmë edhe njëherë, sipas rregullave të Luftës së Ftohtë: shkëmbimin dramatik të spiunëve, sot, në kohët moderne, nga kampet ndërluftuese partiake PS dhe LSI. Kështu e mbyllim lojën me një spektakël të përbashkët (që na ka marrë malli) luftën e nisur qysh nga ndryshimet kushtetuese. Jam i autorizuar me këtë rast, t’ju deklaroj që në fillim zoti Rama, se, nëse biem në ujdi të shkëmbejmë spiunët, ju mund ta fitoni këtë herë cilësisht shkëmbimin, biles, “pa na kapur mat” me informacionin me databaze të vjedhura nga kompjuterët e LSI apo me hartat prioritare elektorale. Ne, sot ju japim gratis meshkuj me titullin profesor dhe ju na ktheni si kontrapart, policë të liruar dhe të hutuar nga shërbimi pranë jush. Me tu ekzekutuar ky shkëmbim “inteligjentësh”, ju si opozitë, mund t’i arkivoni profesorët apo… ç’më duhet mua, bëni ç’të dëshironi. Ne në pushtet, sipas premtimeve elektorale dhe Plan Veprimit, do t’i punësojmë pranë institucioneve që do të na japë bashkëpunimi ndërqeveritar me PD në katër vjetët e ardhshëm. E di njëkohësisht, se do të ketë shumë faktorë që do të pengojnë shkëmbimin e spiunëve, por ju zoti Rama duhet të ngriheni qoftë edhe një herë të vetme nga tutorët tuaj në Partinë Socialiste dhe të tregoni se vërtet i përkisni sojit të fisshëm dhe brezit të ri që po vjen në këtë vend me nxitim.
    Si fillim, po ua përsëris emrin e njërit prej spiunëve të njohur tashmë gjerësisht në shtyp për bëmat e tij: Fatos Klosi, quhet “urithi” juaj në radhët tona. I akuzuar nga lideri i LSI si bashkëpunëtor në vjedhjen e databaze dhe në bashkëpunime të tjera që quhen ndryshe në popull “shkopinj në rrota”. Shkëmbimi i tij në PS do të reflektonte në mbarë vendin respekt dhe dinjitet. Me marrjen e tij në gjirin tuaj, do t’ju jepet mundësia, të shpallni edhe një “Hero të heshtur” (që s’i ka pushuar goja prej qëmoti) dhe njëherësh të pakësoni një “maskara” nga koha e maskarenjve në radhët tona, siç e quani ju, zoti Rama këtë kohë. Më falni zoti Klosi, për epitetin e mësipërm,(nuk është i imi) por po të flas unë një nga pjesëmarrësit e Konventës së LSI ose “Jam një nga të 650 huliganët e Konventës së LSI”- që siç i quanit ju në shtypin periodik “nuk janë edhe të familjes time”. Për ç’familje e ke fjalën? Ti flet për familje? Haaaaaaaa! Kush je ti që përdor këto fyerje skandaloze që e kalojnë masën? Pse se tregon përsëri punën që bën pas shitjes së vajit? Tashmë gjithkush që ka mend, e që të njeh, e di fort mirë që ty herë pas here të thërret koha e sajimeve, alibive dhe legjendave të… Shërbimit Inteligjent. Agjenti ilegal s’e ka humbur kuptimin tek ty z.Klosi. Kur z.Meta të pyeti se si zgjidhet qeverisja, për të dalë nga kriza? Ti u përgjigje si qëmoti, shkurt dhe trashë: Nuk e di! Por, udhëheqja e LSI, të konsideroi përsëri për një çast idealist dhe sërish të pyeti: Si dilet? Ti përsëri s’dole, po mbete te ndërmarrja e vjetër e sajesave dhe e shtrembërimeve sistematike të së vërtetës. Formimi juaj edhe njëherë tregoi se i përket regjimit të shkuar. Në fund të alles së Konventës, ku përgjoje ti, rrija heshtur edhe unë, dy karrige para jush, paçka se ju rrethoheshit nga dy tre-pleq, që të gjithë bashkë bënit 510 vjeç! Unë nuk fola zoti Klosi, por të nesërmen e konventës, miku im Dritan Ylli, më njohu me një raport të gazetarit të Deutsche Welle, Fabian Schmidt. “Koalicioni i ri do të sjellë kulturë të re besimi”, titullohej shkrimi gazetarit Schimid. Liberalët e majtë nën Ilir Metën dhe kryeministrin Sali Berisha e çliruan Shqipërinë nga mati politik, që kërcënonte ta paralizonte vendin me javë të tëra. Kjo është një dëshmie përgjegjësisë politike. Për herë të parë qysh pas fundit të komunizmit në Shqipëri mund të ketë një koalicion, që i kapërcen ideologjitë e vjetra të kampit, duke vendosur për atë çfarë i bashkon dhe jo për atë çfarë ndan. Pas këtij komenti pyeta një mik te Deutche Welle: A mos ka qenë gazetari Fabian Schimdt agjent i kamufluar i Stassit? M’u përgjigjën me dhimbje: Ti gjithmonë do të tallesh me njerëzit!.
    Mirupafshim në qeverinë e koalicionit.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Zëri funebër i zëdhënëses Imeraj, i vetmi tingull pozitiv për kreun socialist

    Gazeta Sot,15.7.2009

    Socialistët braktisin kryetarin e tyre, Edi Rama duke e lënë atë të përballet i vetëm me gjithë situatën kaotike që i shkaktoi të majtës, që me humbjen e zgjedhjeve e deri në shkatërrimin e saj. Ndonëse gjatë ditëve të para postzgjedhore, u duk sikur disa të ashtuquajtur mbështetësit e tij i qëndruan pranë duke u munduar ta justifikojnë për dështimin e tij politik, tashmë edhe ata janë lodhur me këtë rol dhe kanë vendosur që ashtu siç Rama e nisi, ashtu dhe ta bitisi.

    Ishte ideja e Ramës për të ndryshuar kodin zgjedhor, ishte ideja e tij për të hyrë i vetëm në zgjedhje, dhe po kjo ide do të duhet ta shoqërojë atë deri në grahmat e tij të fundit politike.

    Meqë edhe mbështetësit e dikurshëm të tij e kanë kuptuar se Rama po përjeton ditët e fundit në krye të PS, tashmë ata po e shfaqin edhe publikisht reflektimin e tyre, duke e lënë Ramën të vetëm edhe në denoncimet, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Berishës. Ruçi i protestave, Islami i Kodit dhe Xhafaj i ligjeve, i kanë braktisur “idealet” e Ramës, duke ia lënë në derë ekskluzivisht këtij të fundit. Vendin e këtyre të treve, prej pak ditësh e ka zënë zëdhënësja e tij, Armela Imeraj, e cila me zërin e saj funebër përpiqet të transmetojë zërin e kreut të PS. Nga vetë qëndrimi i saj i zymtë dhe i pashpresë, elektorati i majtë kupton qartazi se Rama po përjeton ditët e agonisë në krye të PS. Një gjë të tillë, e ka faktuar edhe vetë ai, i cili gjithashtu duket edhe më i lodhur se vartësja, që tashmë ka mbetur e vetme përkrah tij.
    Selia rozë boshatiset edhe nga vetë të majtët
    Rama po e ndien braktisjen nga socialistët jo vetëm në daljet publike, por edhe vetë brenda selisë rozë. Nëse Ruçi, Islami apo Xhafaj preferojnë të qëndrojnë larg përcjelljes së deklaratave boshe dhe inatçore të Ramës, Dokle, Leskaj e të tjerë kanë zgjedhur të zhduken edhe nga ambientet e selisë së Partisë Socialiste. burime brenda PS, bëjnë të ditur se “vizitat” e mbështetësve të Ramës në selinë e PS, kanë ardhur çdo ditë e në zbehje, që pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve. Socialistët tashmë e dijnë se rezultati paraprak do të jetë i njëjtë me atë përfundimtar ndaj presin vetëm dorëheqjen e Ramës. Por ky i fundit, duke qenë se ka premtuar se për këtë pikë do të flitet vetëm pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, po përpiqet me çdo kusht të shtyjë sa më shumë të jetë e mundur certifikimin e këtij procesi.

    Të gjitha deklaratat e tij me bazament shantazhin dhe kërcënimin me mosnjohje të zgjedhjeve, derisa KQZ të shqyrtojë dhe miratojë ankimimet e përditshme të PS për qendra të ndryshme votimi, vërtetojnë se Rama në të vërtetë nuk po bën asgjë tjetër, veçse po tregon frikë për të zbatuar me vullnet një akt moral dhe demokratik siç është dorëheqja. Rama ka frikë të përballet drejtpërdrejt me elektoratin, socialistët, por edhe me vetveten. Ka frikë ti thërrasë zërit të ndërgjegjes dhe arsyes, për shkak se as ato nuk i njeh më që prej humbjes së thellë dhe shkatërrimit që i solli të majtës, duke e lënë edhe për katër vite të tjera në opozitë. Ishte pikërisht politika absurde dhe e dështuar e Ramës që zhgënjeu gjithashtu edhe partitë e vogla të majta, të cilat i kanë dalë kundër dhe tashmë kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e tij, duke kërkuar riformatimin e dhe ristrukturimin e PS. Nga ana tjetër, kujtojmë dhe grupet brenda kampit rozë, të cilat rilindën pas njohjes me rezultatin e hidhur paraprak. Edhe këto grupe kanë nisur një oponencë të dukshme kundër Ramës, të cilin nuk e duan më në krye të PS.

    Madje midis tyre, përflitet edhe zëvendësuesi i mundshëm i kryesocialistit Rama. Kjo panoramë e përgjithshme brenda kampit rozë tregon se çështja e ditës për Ramën mbetet shtyrja e rezultatit përfundimtar me qëllim shtyrjen e dorëheqjes, ndërsa për socialistët mbetet dorëheqja e sa më e shpejtë e Ramës, në të kundërt përzënia e tij nga selia rozë. Por duke qenë se socialistët ndihen të zhgënjyer tashmë nga kreu i tyre, i cili i futi në një rrugë pa krye, me shumë mundësi do të bëjnë realitet përzënien e Ramës nga PS, dhe riorganizimin e ristrukturimin e kësaj partie nga e para dhe me shumë gjasa pa asnjë pikë ngjashmërie me politikën përtej të majtës e përtej të djathtës së Ramës.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    S'jam dakort me emertimin e temes.Te humbesh nuk eshte turp.Jo qe nuk e"dime" se si "fituan" keta te tjeret.......

    Kam pershtypjen(ndoshta dhe gaboj) se shqipetaret jane me shume majtas se djathtas(nese nuk preket vota),pastaj gjerat mund te jene(dhe besoj) me te thella nga kaq.....(qe s'pyet kush per voten por e ve veton bota jashte)........boo

    s'jam kompetente per keto me lart........thjesht hamendesim i imi
    "Më e mira është armike e së mirës"

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    gabim ky hapesi i temes ....do kishte me shum kuptim Edi Rama ky fituesi i madh.....e gjithi jashteqitja Shqiptare u mblodh kundra tij me kontrabandiste,fashist,hajdut, coban Tropjan e nuk arriten ta mundin dot me te drejt..perseri u dashten te mbidhen hajdutet me ekspert te Albanias dhe mezi arriten te barazonin....well done Edi Rama e ardhmja e politikes Shqiptar...keta te liget dita dites do pakesohen duke ngren kokat e njeri-tjetrit ..Edi Rama do jet ai qe do kete nderin te fuse Shqiperin ne EU dhe ta transformoje ate nga 1 shtet legenesh ne 1 shtet demokratik Europiane...ai kishte te drejt pas zgjedhjeve kur tha se ata qe mendojn se Edi Rama u dobesua pas ketyre zgjedhjeve e kan shum gabim..ai esht me i fort se kurr sepse fal punes se tij me shum njerez arriten te kuptojn se Sali Berisha me hajdutet rreth tij jan kanceri i Shqiperis dhe se Edi Rama esht kirurgu i vetem qe do arrij ta sheroj vendin ton nga ky kancer...sa me shpejt aq me mir per 1 Shqiperi te shendetshme. dhe ju popull i coroditur ndihmoni Edi Ramen ta shpetoj vendin nga dhimbjet e kancerit kur ai kerkon ndihmen tuaj ..mos u fshihni si struci ne rer...ai ka nevoj per ndihmen ton

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kirurg e quan edvinin ky enveristi drituk..

    sigurisht qe me ate ne balle ju enveristet doni te shkallmoni kte pik demokraci qe kemi e te sundoni shtazerisht mbi popullin e mjere shqiptar..
    kirurgu edvin nuk e mori ne dore nofullen e thyer ne disa vende te rudines se ngrate qe ja theu me gruishtet e veta te fuqishme..
    e mjera vajze ju desh te gjej kirurge ne itali te riparoje fytyren qe ja masakronte shtaza edvin..

    nuk do e leme kirurgun tuaj te na sundoj o dritek..
    coni sojin tuaj tju a kirurgjoje mire bile dhe fshatce..edvini ne ato vilat sekrete te vetat..

    --


    sigurisht o alo..me shum ka te majt se te djatht.. se me shum ka fukarej se te pasur..

    kjo eshte 1 e 1 bejne di..

    por kush po ben politik te majte ne shqiperi..

    sigurisht berisha..mjeku e humanisti jone.. sepse ps nuk ben pun te majta por ben mafie per te pasuruar ate qe ruci e quan "familja jone socialiste" me te cilet kupton klanet nga tirana deri ne fshatin me te humbur te atyre qe ishin kamxhiku i enverit nga konispoli ne koplik e deri ne bllok te tiranes..

    ja cbenet ne kampin e vet quajtur te majte..

    --

    Lajmet Kryesore
    Rama braktiset nga lidershipi i PS
    Zëri funebër i zëdhënëses Imeraj, i vetmi tingull pozitiv për kreun socialist
    Socialistët braktisin kryetarin e tyre, Edi Rama duke e lënë atë të përballet i vetëm me gjithë situatën kaotike që i shkaktoi të majtës, që me humbjen e zgjedhjeve e deri në shkatërrimin e saj. Ndonëse gjatë ditëve të para postzgjedhore, u duk sikur disa të ashtuquajtur mbështetësit e tij i qëndruan pranë duke u munduar ta justifikojnë për dështimin e tij politik, tashmë edhe ata janë lodhur me këtë rol dhe kanë vendosur që ashtu siç Rama e nisi, ashtu dhe ta bitisi.

    Ishte ideja e Ramës për të ndryshuar kodin zgjedhor, ishte ideja e tij për të hyrë i vetëm në zgjedhje, dhe po kjo ide do të duhet ta shoqërojë atë deri në grahmat e tij të fundit politike.

    Meqë edhe mbështetësit e dikurshëm të tij e kanë kuptuar se Rama po përjeton ditët e fundit në krye të PS, tashmë ata po e shfaqin edhe publikisht reflektimin e tyre, duke e lënë Ramën të vetëm edhe në denoncimet, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Berishës. Ruçi i protestave, Islami i Kodit dhe Xhafaj i ligjeve, i kanë braktisur “idealet” e Ramës, duke ia lënë në derë ekskluzivisht këtij të fundit. Vendin e këtyre të treve, prej pak ditësh e ka zënë zëdhënësja e tij, Armela Imeraj, e cila me zërin e saj funebër përpiqet të transmetojë zërin e kreut të PS. Nga vetë qëndrimi i saj i zymtë dhe i pashpresë, elektorati i majtë kupton qartazi se Rama po përjeton ditët e agonisë në krye të PS. Një gjë të tillë, e ka faktuar edhe vetë ai, i cili gjithashtu duket edhe më i lodhur se vartësja, që tashmë ka mbetur e vetme përkrah tij.
    Selia rozë boshatiset edhe nga vetë të majtët
    Rama po e ndien braktisjen nga socialistët jo vetëm në daljet publike, por edhe vetë brenda selisë rozë. Nëse Ruçi, Islami apo Xhafaj preferojnë të qëndrojnë larg përcjelljes së deklaratave boshe dhe inatçore të Ramës, Dokle, Leskaj e të tjerë kanë zgjedhur të zhduken edhe nga ambientet e selisë së Partisë Socialiste. burime brenda PS, bëjnë të ditur se “vizitat” e mbështetësve të Ramës në selinë e PS, kanë ardhur çdo ditë e në zbehje, që pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve. Socialistët tashmë e dijnë se rezultati paraprak do të jetë i njëjtë me atë përfundimtar ndaj presin vetëm dorëheqjen e Ramës. Por ky i fundit, duke qenë se ka premtuar se për këtë pikë do të flitet vetëm pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, po përpiqet me çdo kusht të shtyjë sa më shumë të jetë e mundur certifikimin e këtij procesi.

    Të gjitha deklaratat e tij me bazament shantazhin dhe kërcënimin me mosnjohje të zgjedhjeve, derisa KQZ të shqyrtojë dhe miratojë ankimimet e përditshme të PS për qendra të ndryshme votimi, vërtetojnë se Rama në të vërtetë nuk po bën asgjë tjetër, veçse po tregon frikë për të zbatuar me vullnet një akt moral dhe demokratik siç është dorëheqja. Rama ka frikë të përballet drejtpërdrejt me elektoratin, socialistët, por edhe me vetveten. Ka frikë ti thërrasë zërit të ndërgjegjes dhe arsyes, për shkak se as ato nuk i njeh më që prej humbjes së thellë dhe shkatërrimit që i solli të majtës, duke e lënë edhe për katër vite të tjera në opozitë. Ishte pikërisht politika absurde dhe e dështuar e Ramës që zhgënjeu gjithashtu edhe partitë e vogla të majta, të cilat i kanë dalë kundër dhe tashmë kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e tij, duke kërkuar riformatimin e dhe ristrukturimin e PS. Nga ana tjetër, kujtojmë dhe grupet brenda kampit rozë, të cilat rilindën pas njohjes me rezultatin e hidhur paraprak. Edhe këto grupe kanë nisur një oponencë të dukshme kundër Ramës, të cilin nuk e duan më në krye të PS.

    Madje midis tyre, përflitet edhe zëvendësuesi i mundshëm i kryesocialistit Rama. Kjo panoramë e përgjithshme brenda kampit rozë tregon se çështja e ditës për Ramën mbetet shtyrja e rezultatit përfundimtar me qëllim shtyrjen e dorëheqjes, ndërsa për socialistët mbetet dorëheqja e sa më e shpejtë e Ramës, në të kundërt përzënia e tij nga selia rozë. Por duke qenë se socialistët ndihen të zhgënjyer tashmë nga kreu i tyre, i cili i futi në një rrugë pa krye, me shumë mundësi do të bëjnë realitet përzënien e Ramës nga PS, dhe riorganizimin e ristrukturimin e kësaj partie nga e para dhe me shumë gjasa pa asnjë pikë ngjashmërie me politikën përtej të majtës e përtej të djathtës së Ramës.



    sot..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-07-2009 më 09:54

  9. #19
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Po mir pse sala e myll kur kerkojn ps te ca vende per per votat?
    Pse e myll ai kqz qe ka friken se eshte hajdut dhe po sberi ate qe i thot sala ka problem burgu.
    Po te ishin ashtu si thua ti pse shapen kutite.
    Ta kam thene qe ka frike sala me hap kutite se ka rrujt shum vota.


    o ufo, ta thash siper, kutite qe pretendon rama qe duhet hapur, nuk jan vjedh votat i viktime, jan shume vota qe jan te predisponuara si te pavlefshme.....kan rene dakord komisioneret e PD dhe PS per ti qit si te pavlefshme, ky rama juaj kerkon ti hapi edhe ato kuti...


    po degjuam ramen tuj, ai do hapi dhe riphapi cdo kuti ne mbare vendin, por ky proces duhet mbyll dikur apo te merremi me zgjehjet e 28 qershorit edhe me 27 dhjetor???


    sic ta thash siper dukeni shum i ceket ne kto qe thua,,,,rama kerkon qe ta mbaj peng procesin zgjedhor dhe te ket nje pretekst per ta mbajt serisht kreun e PSse....medemek Sala i vodhi votat..rama do shantazhoj fatet evropjane te mbi 3 milion Shqiptareve, vetem e vetem per karrigen e tij personale,,,a shkon kjo sipas teje?

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lajmet Kryesore

    Rama kërkon burgosjen e komisionerëve socialistë të Shkodrës, Tiranës dhe Beratit

    Rinumërimi i votave penalizon përfaqësuesit socialistë që firmosën procesverbalet

    Kryetari i Partisw Socialiste Edi Rama, po vërteton nga dita në ditë, se është i aftë të fyejë, poshtërojë, apo të çojë edhe drejt prangave këdo që i e ka mbështetur apo ndihmuar, mjafton që kjo të shërbejë si alibi para socialistëve dhe elektoratit për humbjen e tij të madhe në zgjedhje. Në këtë mënyrë, ai mendon se do të shmangë dorëheqjen e vullnetshme apo të kërkuar nga socialistët. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga dita e votimeve, kryesocialisti Rama jo vetëm që nuk pranon rezultatet paraprake, por madje vazhdon të shtyjë daljen e rezultatit përfundimtar me pretekstet e tij bajate dhe absurde për rinumërim votash në disa qarqe, në të cilat sipas tij i janë vjedhur disa mandate. Rama kërkoi fillimisht rivlerësim dhe rinumërim të 9 kutive të KZAZ nr. 20 për qarkun Fier si dhe kundërshtim të vendimit të ndërmjetëm të të gjitha KZAZ të këtij qarku për miratimin e rezultatit. Kërkesa iu miratua dhe politika vendosi që për shkak të egos së tij për protesta mbarëpopullore t’ia linte mandatin e shumëkërkuar. Por pas egos fshihej dhe justifikimi, ndaj Rama nis ankesat radhë-radhë në KQZ, për rivlerësim e rinumërim votash edhe në qarqet Berat, Tiranë dhe Shkodër. Në këto qarqe ai kërkon me çdo kusht mandate të tjera për PS, bazuar në pretendime nga më të çuditshmet, manipulime e vjedhje votash, procesverbale të miratuara nën presion etj, duke nxjerrë bllof komisionerët e tij socialistë të cilët kanë firmosur në çdo proces të ndjekur që nga qendra e votimit e deri tek ato të numërimit. Kështu, pas Fierit, Rama kërkoi kundërshtimin e vendimit të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 1, 2 dhe 3 të qarkut Berat, për tabelën përmbledhëse të rezultateve si dhe kërkoi rinumërimin e rivlerësimin e rreth 300 mijë votave të pavlefshme. Kjo kërkesë u rrëzua, por Rama nuk e la me kaq. Kërkoi sërish rinumërim dhe rivlerësim votash, kësaj here në KZAZ nr. 55, 56, 57, 58, 59, 60 të qarkut të Tiranës. Por edhe kjo kërkesë u rrëzua, pasi u konsiderua si e pabazuar në ligj nga maxhoranca e komisionit.

    Ndërkaq, Rama pretendonte gjithashtu se në KZAZ nr. 40, 41, 42, 43 dhe 44 të qarkut të Shkodrës procesi zgjedhor është manipuluar, pasi sipas tij fletët e pavlefshme janë cilësuar si të vlefshme në favor të Partisë Demokratike, ku sipas tij ka pasur mbushje kutish 100 % pa votuar fare. Në ankimimin e tij për këtë qark përmenden edhe qendrat e votimit nr. 186, 187, dhe 146 ku PS ka dalë me 0 vota. Por KQZ e gjeti të pabazuar edhe këtë ankimim, të cilin e hodhi poshtë me shumicë votash. Kështu, nga 4 ankimimet e tij në KQZ, vetëm njëra prej tyre gjeti zbatim, duke e lënë kështu Ramën me gisht në gojë, edhe pse komisionerët e tij rrezikojnë të hetohen dhe penalizohen për shkeljet që kanë bërë gjatë administrimit zgjedhor. Megjithëse KQZ, i ka dhënë tashmë vendimet për të 4 qarqet e diskutuara nga Rama, ky i fundit duket se kështu siç e ka nisur dhe bazuar aludime, do të arrijë të ankimojë të gjitha qarqet e vendit.
    Pretendimet e Ramës, penalizim për komisionerët
    Në Kodin Zgjedhor parashikohen përgjegjësi dhe sanksione për anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve ose nga persona të ngarkuar me detyra. Sipas kodit, shkeljet e parimeve të tij nga këta persona vlerësohen nëpërmjet sanksioneve administrative që konsistojnë në gjoba, ose duke u konsideruar si vepër penale, për të cilën parashikohen muaj deri në disa vite burg. Në nenin nr.169 thuhet se votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie deri në tre muaj. Ndërsa neni 170 parashikon se braktisja e detyrës, pa shkaqe të ligjshme nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve, anëtarët e grupeve të numërimit apo vëzhguesit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie nga 6 muaj deri në. Ndërsa neni 171 parashikon sanksionet administrative, sipas të cilit shkelja e dispozitave të këtij kodi nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve ose nga persona të ngarkuar me detyra, sipas këtij Kodi, kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 3 000 deri në 90 000 lekë. Por gjobat e tjera që parashikon ky nen, arrijnë edhe nga 100-100 000 lekë. Kodi Zgjedhor parashikon që të gjithë komisionerët pa dallim politik që do të evidentohen me shkelje, do të penalizohen sipas parashikimeve të tij. por Edi Rama duket se e kërkon më shumë se çdokush tjetër hetimin dhe penalizmin e komisionerëve të tij, të cilët mesa duket nuk i janë bindur ashtu siç duhej. Rama është bindur për këtë fakt që nga rezultati paraprak i cili ka treguar humbjen e së majtës në këto zgjedhje.

    ************************************************** **************************
    Ja çfarë parashikon Kodi Zgjedhor për shkeljet nga komisinerët

    PËRGJEGJËSITË DHE SANKSIONET
    Neni 168
    Përgjegjësia e personave të ngarkuar me administrimin e zgjedhjeve
    Anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe nëpunësit e administratës
    publike në shërbim të këtyre komisioneve mbajnë përgjegjësi penale dhe
    administrative, sipas legjislacionit në fuqi për shkeljen e dispozitave të këtij
    Kodi.
    Neni 169
    Votimi më shumë se një _ate
    Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje përbën
    kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie deri në tre muaj.
    Neni 170
    Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve
    Braktisja e detyrës, pa shkaqe të ligjshme, nga anëtarët e komisioneve
    të zgjedhjeve, anëtarët e grupeve të numërimit apo vëzhguesit përbën
    kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie nga 6 muaj deri në
    2 vjet.
    Neni 171
    Sanksionet administrative
    1. Shkelja e dispozitave të këtij Kodi nga anëtarët e komisioneve të
    zgjedhjeve ose nga persona të ngarkuar me detyra, sipas këtij Kodi, kur nuk
    përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 3 000 deri në 90 000 lekë.
    2. Shkeljet e tjera të dispozitave të këtij Kodi, kur nuk përbëjnë vepër
    penale, dënohen me gjobë nga 1 000 deri në 2 500 lekë.
    3. Shkelja e rregullave të përcaktuara në nenet 34 dhe 41 të këtij
    Kodi, përkatësisht nga sekretari i KZAZ-së ose KQV-së, dënohet me gjobë
    nga 30 000 deri në 60 000 lekë ose me burgim deri në 6 muaj.
    4. Personat e ngarkuar nga ky ligj, me përgatitjen dhe miratimin e
    listave të zgjedhësve, kur përfshijnë në këto lista të dhëna të rreme ose kur
    lënë pa përfshirë zgjedhës, përgjigjen penalisht në bazë të nenit 186 të Kodit
    Penal.
    5. Shkelja e rregullave të tjera dhe afateve të parashikuara në pjesën
    II të këtij Kodi, kur nuk përbën shpërdorim të detyrës, sipas nenit 248 të
    Kodit Penal, dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 100 000 lekë. Gjoba
    vendoset nga titullari i institucionit, përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet
    nga zyra përkatëse e financës.
    Neni 172
    Sanksionet për shkelje të parimeve të Kodit
    1. Shkelja e ndonjërit nga parimet e përgjithshme të përcaktuara në
    nenet 3, 4 ose 5 të këtij Kodi, në rastet kur kjo shkelje nuk ka ndikuar në
    rezultatin e zgjedhjeve, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me
    gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.
    2. Masa e gjobës përcaktohet në varësi nga rrethanat e mëposhtme:
    a) rreziku që formon shkelja për zhvillimin dhe administrimin e
    zgjedhjeve në të ardhmen;
    b) fakti nëse autori i shkeljes ka përfituar nga shkelja materialisht ose
    nëpërmjet shkeljes ka ndikuar në marrjen e mandatit nga kandidati, partia
    politike apo koalicioni;
    c) kohëzgjatja dhe rrethi i veprimeve që kanë çuar në kryerjen e
    shkeljes;
    ç) fakti nëse ka pasur përpjekje për fshehjen e shkeljes dhe në
    ç’shkallë kanë qenë ato;
    d) qëndrimi I autorit të shkeljes pas zbulimit të saj;
    dh) fakti nëse në kryerjen e shkeljes kanë marrë pjesë persona zyrtarë
    ose janë shfrytëzuar burime publike;
    e) fakti nëse shkelja është përsëritur;
    ë) fakti nëse është kryer në bashkëpunim;
    f) rreziku potencial ndaj zgjedhjeve të lira, të drejta, demokratike dhe
    transparente.
    3. Gjobat, sipas _ates 1 të këtij neni, vihen nga KQZ-ja.
    4. Shkeljet, sipas _ates 1 të këtij neni, kur kanë ndikuar në rezultatin
    e zgjedhjeve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me burgim nga 6
    muaj deri në 2 vjet.

    **********************************************
    Ankimimet e PS për 4 qarqe

    Fier, miratohet rinumërimi i votave
    PS kërkoi rivlerësim dhe rinumërim të 9 kutive të KZAZ nr. 20 si dhe kundërshtimin e vendimit të ndërmjetëm të të gjitha KZAZ të këtij qarku për miratimin e rezultatit.
    Po ashtu edhe përfshirjen e rezultatit të 9 kutive në tabelat përfundimtare dhe miratimin e rezultatit. Kutitë i përkitnin KZAZ nr.18, 19,20, 22, për të cilat u pretendua se kishte shkelje. Pas shumë debatesh, KQZ miratoi vendimin për rinumërimin e tyre, ku PS arriti të merrte një mandat tjetër

    Berat, rrëzohet ankimimi
    Partia Socialiste kundërshtoi vendimin e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 1, 2 dhe 3 të qarkut Berat për tabelën përmbledhëse të rezultateve, si dhe kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të rreth 300 mijë votave të pavlefshme. Më konkretisht, për KZAZ numër 3 të qarkut të Beratit, kërkesa e socialistëve kishte si objekt rinumërim dhe rivlerësim i votave të pavlefshme të QV 3492, 3504, 3515, 3516/1, 3528, 3520, 3524, 3525, 3526, 3519/1. Ata pretenduan se gjatë procesit të numërimit të votave, në mënyrë të kundërligjshme janë shpallur si të pavlefshme rreth 3000 vota të saj, masë votash kjo që ndikon direkt në rezultatin e zgjedhjeve në këtë qark, pasi kësaj force i duhen jo më shumë se 400 vota për të marrë mandatin e pestë. Në thelb të ankimit të PS, ishte kundërshtimi i vendimit të KQZ për miratimin e tabelës së rezultateve të zonës zgjedhore, Qarku Berat. U kërkua rinumërim dhe rivlerësim të votave të të gjitha qendrave të votimit të KZAZ numër 1, 3 dhe 3.

    Tiranë, rrëzohet ankimimi
    PS kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në KZAZ nr. 55, 56, 57, 58, 59, 60 të qarkut të Tiranës por kjo kërkesë u konsiderua si e pabazuar në ligj nga maxhoranca e komisionit. PS pretendon se gjatë procesit të numërimit votat janë tjetërsuar nga një subjekt objekt politik tek tjetri, duke ndikuar kështu në numrin e mandateve. Sipas PS, rezultati real i tabelave të qendrave të votimit nuk përputhet me rezultatin e tabelave të KZAZ, as me rezultatin e tabelave përmbledhëse. Po ashtu, sipas ankesës së PS, shumë qendra votimi janë zhvilluar në ambjentë private.

    Shkodra, rrëzohet ankimimi
    Sipas socialistëve, në KZAZ nr. 40, 41, 42, 43 dhe 44 të qarkut të Shkodrës procesi zgjedhor është manipuluar, pasi sipas tyre fletët e pavlefshme janë cilësuar si të vlefshme në favor të Partisë Demokrati. Sipas ankesës së PS, ka pasur mbushje kutish 100 % pa votuar fare. Gjithashtu, ajo është ankuar edhe për qendrat e votimit nr. 186, 187, dhe 146 ku PS ka dalë me 0 vota. PS, pretendonte se shumë fletë votimi janë firmosur vetëm me një vulë, por komisionerët e PD i kanë shpallur të vlefshme me shumicë votash. PS pretendonte gjithashtu se në disa qendra votimi votuesit kanë votuar pa karta identiteti dhe pa pasaportë. Po ashtu, ajo pretendonte se u është bërë presion komisionerëve për të firmosur procesverbalet, ndonëse ka pasur shkelje.

    gazeta sot

    ..

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •