Close
Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 195
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKË


    Edi Rama, në SHBA i shoqëruar nga Erion Veliaj, publikohen arsyet personale të vizitës

    03-08-2009 /

    Gazeta 55


    Kreu i ndërprerë i PS-së nuk ka lënë një arsyetim zyrtar në selinë e PS-së apo në bashki për arratinë e papritur në SHBA, por blogjet e shqiptaro-amerikanëve raportojnë se ai është parë nën shoqërinë e Erion Veliajt dhe jo të Rudina Seserit, siç u raportua në njoftimet e djeshme. Seseri mësohet se po e vijon vizitën amerikane e pashoqëruar, ndërkohë që priten edhe komentet e para zyrtare të Edvinit dhe Veliajt, dy humbësve të mëdhenj të 28 qershorit, për martesat alternative brenda gjinisë, që rekomandojnë edhe qarqet ndërkombëtare

    Vizita e Edi Ramës në SHBA, saktësisht në Detroit, nuk ka kaluar pa komente nga blogjet e shqiptaro-amerikanëve në internet. Jo vetëm kaq, por diskutantët në këto blogje, zbulojnë edhe qëllime të tjera të kësaj vizite, ndërsa bëjnë të ditur se Edi Rama, nuk kishte se si mos të udhëtonte në SHBA, së bashku me dështakun tjetër, Erjon Veliaj, një tjetër që nuk “mundi t’ia dalë” në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
    Të interesuarit diksutantë të blogjeve shqiptaro-amerikane në internet, duke iu referuar burimeve të sigurta “amerikane”, bëjnë të ditur fakte që e lidhin vizitën e Edi Ramës me diskutimin më të fundit për miratimin e mundshëm të një projektligjit të mundshëm për martesat brenda gjinisë, pra për martesat mes personave të të njëjtit seks.
    “Nga burime të sigurta amerikane (meqë unë gjithashtu jetoj në Amerikë gjatë 19 vjetëve të fundit), thuhet se Edit i kanë afruar një rol në një film homoseksual të direktuar nga regjisori kinez Zho Man Go. Titulli i filmit është ‘Rrushi i vogël evropian në aksion”. Bravo Edi tani ke rast të mahnitësh publikun amerikan me lakuriqësinë tënde, siç mahnite Evropën”, bën të ditur në një blog në gjuhën shqipe, Tony nga USA, bashkë edhe me komentin për një tjetër qëllim të vizitës së Edi Ramës në SHBA.
    Ndërsa të tjerë persona, në bazë edhe të informacioneve të tyre, e lidhin vizitën e Edi Ramës në SHBA, me fushatën e radhës, në tentativë për të mbledhur monstra e mashtrues, të cilët më pas i bënë deputetë. “Edi Rama ka ardhur në Amerikë të mbledhë monstra të tjera si ato që mblodhi e i bëri deputet, njerëz që bëjnë shkollën në Amerikë dhe ikin pa paguar e bëhen deputetë të monstrës Rama”, zbulon jo i parevoltuar në një tjetër blog shqiptaro-amerikan, Tiku.
    Në diskutimet e blogjeve shqiptaro-amerikane në internet, ka edhe nga ata diskutantë që vizitën e Edi Ramës në SHBA, e lidhin me “arratisjen” nga Tirana dhe shmangien e tij nga llogaria-dhënia për humbjen e zgjedhjeve.
    “Asgjë nuk ka për të ndodhur në Amerikë me Edvinin. E para ai ka shkuar vetëm për të mos qenë në Tiranë me synimin për të mos u dhënë llogari socialistëve të thjeshtë që ndjehen të mashtruar prej tij. Së dyti në Amerikë askush nuk ia ka ngenë të humbasë kohën me Edvinin por edhe për tu treguar shqiptarëve se askujt atje nuk i është bërë vonë për disfatën e Edvinit, madje duke mos ia varur, i lënë të kuptohet se koha e tij tashmë ka mbaruar”, shkruan në një blog tjetër L. Qato.
    Kjo ide e ikjes së Edi Ramës drejt SHBA-ve për t’ju shmangur ballafaqimit për humbjen e zgjedhjeve, ka mbizotëruar përreth ambienteve të selisë së PS-së në Tiranë, që prej ditës, kur Edi Rama, i shoqëruar nga (d)ylberisti i ish-G 99 Erjon Veliaj, e ka “mbajtur frymën” në SHBA.

    55
    --



    po jep dhe brari nje mendim..

    hm..



    un mendoj se edvini ka shkuar te bisedoj ko.qe me ko.qe me mariz linone..e xhep mejdan caushit.. per te diskutuar mundesite e nje 97- te tjater..
    pra per te marre leje tek mariz linoja (ish ambasadorja qe akoma levrin gure ne shqiperi) e ajo tek ata me lart..qe edvini mbasi te marre "PEQEN" e tyre.. tja hyje aksioneve e ta beje shqiperin rrumpalle sic ai e don..pra ta pergjake e mbushe me varreza an e kend.. qe ai..te benet PIONOCHETO-Enveri i ri i shqiperise per nja 40 vjet der ne ngordhje..

    te shohim..

    ..

  2. #142
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Nga burime te pasigurta te rrethit te ngushte kryeministror, thuhet se eshte duke u pergatitur edhe nje draft tjeter ligjor, pas atij te marteses brenda gjinise, kete radhe per euthanazine.

    Nuk eshte e sigurte nese kete draft e ka sponsorizuar me perpara edi rama apo fatos nano ...

    te presim shtatorin ...

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lajmet Kryesore

    Edhe ambasadori Withers duhet të pranojë, se Berisha i mundi kundërshtarët

    Nga Robert PAPA

    A e di, i nderuari ambasadori Withers, se duam apo s'duam, Berisha fitoi?! A ia lehtësoi Rama, Meta apo edhe Ai, nuk ka shumë rëndësi. Berisha arriti të jetë mbi Ramën, sipër Metës dhe jo nën ambasadën amerikane. I nderuar Withers, shqiptarët e kuptuam se ju kishin një dashamirësi dhe afinitet me Ramën, por shqiptarët nuk duan që ish- partia e Enver Hoxhës të vinte në pushtet dhe aq më shumë me tolerimin e vendit më antikomunist në botë, SHBA. E kuptuam, ose keqperceptuam se ju dhe ambasada e juaj nuk donit lidhjen Meta-Berisha, por kjo është politika.

    Dhe ne e kemi mësuar këtë nga ju. A nuk mbajti Obama i madh, Gates si sekretar të mbrojtjes?! Pse iu vjen habi që Meta të jetë ministër i Jashtëm, apo i Brendshëm i Berishës?! Mbase një qeveri mes PD dhe PS do ishte zgjidhja perfekte, por ju, të huajt, nuk ishit të qartë. Ose thuajeni haptas: numëroni kutitë, ose pranoni fituesin Berisha. Ne duam të hyjmë në BE, sepse tregu i punës te ne nuk i plotëson aftësitë tona ngaqë korrupsionin e patëm trashëgim nga 500 vite pushtim. Në vitin 2001, personalisht, nuk kam lënë zyra në Departament, Senat dhe Kongres e deri në Shtëpinë e Bardhë duke dërguar provat, edhe filmike, të vjedhjeve të zgjedhjeve, por asokohe, Washingtoni mbajti anën e Metës, edhe pse zgjedhjet u vodhën. Kemi qenë me Arbnorin, kur kemi dorëzuar me dhjetëra prova, por skenari qe i tillë që ju nuk dëgjuat dhe kjo mbase ngaqë ne nuk e kuptonim dot sofistikimin tuaj. Tash koha ka ndryshuar.

    I nderuar Withers, në zyrat e ambasadës tuaj, kur ishte i ndjeri Limpreht vinin dhe shanin Berishën me dhjetëra emra të politikës. (Madje shumica, edhe nga nëntogerët e Berishës). Pse nuk i dëgjoni sot, sepse janë nën Berishën. Ata që e shanin dje, sot thonë të tjera fjalë. Besojeni Shehun e Pollon, Rulin, Xhaferrin dhe shumë e shumë të tjerë dhe do bindeni se Berisha fitoi. A ka pasur manipulime?! Si PD dhe PS kishin komisionerë. Ligji ishte i tillë dhe ju nuk duhet ta kishit toleruar. Romakët thoshin se: "Fituesi nuk gjykohet!", kurse amerikanët, unë e di mirë, se gjithmonë bëhen me të fortit, dhe duam apo s'duam, edhe kësaj here, i forti ishte Berisha.



    sot

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Duma paska 'harruar' Ramën!?...

    Duma paska 'harruar' Ramën!?...


    Feti Zeneli


    Kur e pyetën një herë shkrimtarin e njohur francez të viteve 1824-1895, Aleksandër Duma (Biri) për ligësinë njerëzore ai u përgjigj: “Unë preferojë të keqin përpara budallait, sepse i keqi herë pas here edhe bën ndonjë pushim, kurse budallai nuk pushon asnjëherë”. Por Duma ka lënë jashtë këtij përcaktimi një kategori të veçantë njerëzore që në gjuhën tonë popullore quhet “shejtan-budalla”; domethënë që duket si budalla në pamje të parë, por është i zgjuar për prapësi apo ligësi. Këta individë paraqesin një rrezikshmëri serioze në shoqëri, veçanërisht kur nënvleftësohen për dëmin që sjellin. Imagjinoni momentin kur një personi të tillë, në një çast dobësie, mëshirimi apo gjykimi me mendjelehtësi, i jepet pushtet publik, siç ndodhi me Edi Ramën, para 11 vitesh. Besojë se të paktë janë ata shqiptarë që nuk e dinë historinë e karierës së tij politike, duke filluar nga koha që lideri historik i së majtës shqiptare, Fatos Nano, e mori “…me thonjë të paprerë, duke shitur piktura të vjedhura rrugëve të Parisit…” dhe e katapultoi në krye të Ministrisë së Kulturës, Turizimit, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2000, ishte po kështu Nano që e kandidoi Ramën për kryebashkiak të Tiranës, duke i dhënë më pas edhe një mbështetje të madhe politike e financiare nëpërmjet “pjesës së luanit” të fondeve publike në kryerjen me sukses të kësaj detyre. Të njëjtën gjë bëri më vonë edhe Ilir Meta në postin e kryeministrit apo, tash së fundi, në rolin e kreut të LSI-së, duke i krijuar mundësinë që në zgjedhjet lokale të ’07-ës të fitonte mandatin e tretë radhazi në krye të bashkisë së kryeqytetit. Duhet theksuar gjithashtu, se, e gjithë kjo mbështetje i është dhënë Ramës duke e konsideruar si një “punëtor-budalla”, në kuptimin e realizimit si dallkauk e pa diplomaci të detyrës.

    Siç dihet, në fillim të viteve dymijë, bashkia e kryeqytetit kishte mjaft probleme që duheshin zgjidhur, midis të cilave ishte dhe heqja e kioskave në qendër të Tiranës apo përgjatë lumit Lanë. Nano, me atë finesën e tij prej një politikani të spikatur mendonte se, këtë detyrë mund të kryente vetëm një “psikopat”, që përveç vetes së vet nuk do t’ia dijë për askënd tjetër që i delë përpara. Dhe si për ta justifikuar publikisht besimin e treguar Rama përdori çdo mjet fizik për t’u identifikuar si “budalla” i kësaj kategorie, që nga sëpata në dorë e megafoni në gojë, duke u futur “frikën” jo vetëm atyre që “e meritonin”, por edhe atyre që e dëgjonin apo shikonin për kureshtje. Ramës nuk mund t’i gjendet shoku në botë për këto marrëzi të manifestuara publikisht, siç ishte rasti i daljes në rrugë me një sëpatë në dorë, për të prerë një shtyllë telefonike druri diku në Allias apo ai i daljes në tribunën e mitingut përmbyllës të PS-së për zgjedhjet e përgjithëshme të vitit ’01 duke bërtitur: “O Doktoooooor! O Doktoooooor!...” Të njëjtin xhest psikopator manifestoi ai edhe para Komisionit Parlamentar për hetimin e shkeljeve ligjore të Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër, vartësit e tij tregojnë lloj-lloj epsiodesh për sjelljen rrugaçrore të kryetarit të tyre, të cilëve u hakërrehet me fjalët më të pista që përmban fjalori, duke i trajtuar si hysmeqar në çifligun e tij personal. Ai nuk e njeh etikën dhe qytetarinë e të komunikuarit apo të sjellurit normal në kryerjen e detyrës shtetrore, por vetëm arrogancën dhe harbutllëkun bolshevik. Natyrisht nuk mund të pritej një sjellje më e mirë publike prej një njeriu, që nuk dinte të krijonte marrëdhënje normale me familjarët e vet. Mua më vjen turp t’i përmend artikulimet çnjerëzore të Ramës ndaj babait dhe ish bashkëshortes së vet, të cilat janë bërë disa herë publike në shtypin e shkruar dhe median vizive. Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti tha para disa ditësh në një emision televiziv se, Rama është detyruar të njohi dhe afrojë djalin e vet, vetëm pasi iu kërkua shoqërisht nga ish-kryeministri Meta, që të ndryshonte një qëndrim të tillë, sepse kështu dëmtonte imazhin dhe karierën e tij politike.

    Natyrisht, mund të ketë edhe plotë ngjarje të tjera të turpshme që kanë shoqëruar jetën personale dhe atë publike të Edi Ramës, deri në vjeshtën e vitit ’05, kur ai shfaqi ambicjet për t’u bërë kryetar i PS-së, pas dorëheqjes së Fatos Nanos. Por këto “çudira” ishin të mjaftueshme që anëtarësia socialiste apo organet përfaqësuese të kësaj force politike ta refuzonin kategorikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Socialiste. Ndoshta kjo ka qënë arsyeja që në votimin e parë kandidatura e tij u rrëzua. Të nesërmen e morën situatën në dorë ata që i ndjeri Pjetër Arbnori i konsideronte “specialistë e jo socialistë”. Caresha Katerinë e Rusisë i thoshte Dideroit: “Parimet tuaja janë shumë të bukura, por shërbejnë për të bërë vetëm libra të bukur; tjetër gjë është të shkruash mbi letër që duron çdo gjë dhe tjetër është të punosh me të gjallët zemërakë e sedërmëdhenj, siç është populli”. Ndaj edhe në këtë rast duheshin lënë mënjanë parimet dhe pretendimet socialiste, e duhej punuar konkretisht me “zemërakët dhe sedërmëdhenjtë” e majtë. Kështu që u zgjodh rruga e përpunimit të “kongresmenëve”, duke e paraqitur Edi Ramën si “dorë e fortë”, që “edhe vjedh, edhe punon” apo që “edhe të shan, edhe të do”; pra si “shejtan-budalla”. Përfundimisht ai u zgjodh në krye të PS-së, me po atë rrugë dhe opinion negativ që u emërua ministër apo kryebashkiak; pra për të përdorur më shumë forcën dhe pedantizmin se sa argumentin dhe profesionalizmin për udhëheqjen drejt pushtetit të kësaj force politike. Midis dy apo më shumë të këqiave të Ramës, u zgjodh ajo më e mira për socialistët e etur për pushtet të përjetshëm qysh nga koha e Enverit.

    Partia Socialiste është pragmatiste në luftën për pushtet, por aq sa ç’ka qënë mëmat e saj -Partia Komuniste dhe Partia e Punës, duke i dhënë autoritet dhe autorizim të plotë “njëshit” për të vepruar sipas parimit: “…ti përpara, ne pas teje; shkojmë në beteja…” Kështu që shumica e anëtarësisë së majtë pa tek Edi Rama, Enver Hoxhën e ditëve të sotme, me “prapësitë e rinisë” dhe zgjedhjen e Pezës për të ndëshkuar “Mukjen” e bashkëpunimit të forcave të ndryshme politike në kuadrin e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Madje për këtë qëllim, “uturakësit” e majtë i falën Ramës jo vetëm “prapësitë enveriste të rinisë” por edhe pozimet nudo plazheve të Francës në kohën që ishte i pari i partisë. “Ç’na duhet jeta personale e tij?!...”, thoshin me naivitet ata. “E rëndësishme është që po na çon drejt pushtetit si në ’97-ën”. Në atë kohë Nanon e morën nga Bënça dhe e ulën në poltronin e kryeministrit për një ambicje të tillë amorale drejt pushtetit. Megjithatë ndryshe nga Nano, performanca amorale e Ramës është shumëdimesionale. Ajo e arriti kulmin me përgatitjet e tij për zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit ’09, ku duke i bindur socialistët e të gjitha ngjyrave për “fitoren e padiskutueshme” arriti që djallëzisht të marrë miratimin e forumeve drejtuese të PS-së për të plotësuar të gjithë tekat e tij personale, që nga moskandidimi i Nanos e shumë figurave të tjera të njohura të kësaj force politike, deri tek refuzimi i bashkëpunimit me LSI-në, si një forcë e rëndësishme politike e së majtës. Por Rama e pësoi në këto zgjedhje si Clemenceau, burrë shteti francez në vitet 1841-1929, i cili duke qënë i sigurt për t’u zgjedhur president republike përballë Deschanel, kishte bërë një pamaturi: i kishte dërguar lajm Briandit, edhe ky po kaq i njohur si burrë shteti në Francën e shekullit të 19-të, që, derisa të ishte në këtë post, domethënë për 7 vjet rresht, Briandi s’kishte për të marrë pjesë në qeveri. Këtë fjalë Briandi e kishte vath në vesh. Krijoi mundësinë për t’u takuar me kryetarin e grupit katolik, që dihej se ishte për Clemenceau-n, dhe me lezet e pruri fjalën për zgjedhjet presidenciale. E pyeti kë do të sillnin katolikët për kandidat. “Ç’pyetje?” -tha katoliku. -Ne votojmë për Clemenceau-n”. “Dhe do bëni mirë -ia priti Briandi, -është i hijshëm për president dhe, sikur të vdesë, për nder të tij mund të bëhet një funeral civil i bukur”. “Pse civil?”, -pyeti katoliku. “Si përse? Nuk e dini? Clemenceau është i divorcuar dhe mburret që është i pafe”. “Çudi! Nuk e dija”, -tha katoliku. Kështu katolikët u kthyen në favor të kandidatit tjetër, Deschanel dhe Clemenceau nuk u zgjodh. Edhe Rama shumë vota i humbi si “ i divorcuar dhe i pafe”. Si “i divorcuar”, jo dhe aq nga bashkëshortja se sa nga bashkëpunimi me aktorët dhe faktorët e tjerë të së majtës dhe si “i pafe”, jo dhe aq për predikimin e moralit njerëzor se sa të parimeve politiko-shoqërore.

    Por ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të PS-së edhe pse i humbi zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit dhe statuti partiak nuk ia mundëson një gjë të tillë më tej. Ashtu si edhe në raste të tjera ai do të shfrytëzojë veset e tij prej “shejtan-budallai”, duke arritur të bind anëtarësinë militantiste dhe forumet “pacifiste” se, ai “i ka fituar zgjedhjet por ia vodhi Sali Berisha”. Rama i ka paraprirë me kohë kësaj situate, duke i mbushur forumet e larta të PS-së me njerëzit e tij besnik nga administrata e Bashkisë së Tiranës dhe kontigjenti i drejtuesve të firmave të ndryshme të ndërtimit sipas parimit, “një pallat, një votë”; që aq mirë e ka përkufizuar dikur Ilir Meta. Por e keqja tani është se ai po shndërrohet nga në një fatkeqësi partiake në një fatkeqësi kombëtare. Shumëkush, me të drejtë, e konsideronte humbjen e tij në zgjedhje si fitore e Shqipërisë, por përtej dyerve të mbyllura të “Asamblesë së Xibrakut”, situata nuk duket dhe aq optimiste. Rama ka marrë mbështetjen e 90% të Asamblesë së PS-së “për t’ia nxirrë” jetën politike mazhorancës së re të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, të vetme zgjedhje të lira e të ndershme të zhvilluara në vitet e demokracisë shqiptare. Zërat kundër janë shumë pak, për t’i ndalur ardhjen në krye të PS-së të kësaj monstër politike, pasi nuk kanë folur në kohën e duhur. Duke e toleruar herë pas here si “një budalla që punon” tani së fundi ai “…hodhi një gur në pus dhe janë mbledhur shumë të mençur për të nxjerrë e s’e nxjerrin dot”. Problemi është se shumica e këtyre të mençurve ndodhen jashtë strukturave dhe anëtarësisë partiake të Partisë Socialiste, gjë që e vështirëson shumë zgjidhjen konkrete të problemit. Një pjesë analistësh mendojnë së kjo situatë konfrontuese e opozitës me mazhdorëncën do të kapërcehet shpejt, por e kanë gabim.

    Në krye të opozitës momentalisht është një “shajtan-budalla”, i cili përpara ambicjeve të tij për pushtet nuk do t’i dijë për asnjë të gjallë mbi dhe. Ai kur ka mohur familjarët e tij, s’e ka aspak të vështirë që këtë ta bëjë me të gjithë shqiptarët, të cilët mezi presin liberalizimin e vizave apo hedhjen e hapave të tjerë integrues drejt familjes europiane. Fatmirësisht pushteti mbeti në duartë e asaj force politike që për 4 vjetë e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s, pertenduese dinjitoze për statusin e vendit kandidat në BE, të parën në Europë për treguesin e rritjes ekonomike, të dytën në botë për efikasitetin e reformave fiskale, me infarstrukturë rrugore moderne etj., etj. Në këto kushte, e vetmja terapi shërimi për Ramën është ajo që përdoret për çdo marrok të kësaj kategorie, duke e izoluar në “çmendinë”. Por kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët duhet t’i kërkojnë Ramës që të flas me fakte e jo me fantazi të sëmura. Nga ana tjetër, socialistët e ndershëm duhet të kuptojnë se duke vazhduar të dëgjojnë ende Ramën, jo vetëm do të mbeten përjetë në opozitë, por padashur do të shndërrohen në pengues ordinerë për mos ecjen me ritimin e duhur përpara të shoqërisë shqiptare.

    Nuk besojë se është e vështirë për këdo prej tyre që të arsyetojë se, nuk mund të bashkëjetojnë kërkesa e Ramës për zgjedhje të parakohshme me kërkesën e Berishës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE apo kërkesa e liderit demokrat për bashkëpunim me opozitën, me deklaratën e kreut të PS-së për të mos dhënë konsensus parlamentar e për të protestuar rrugëve si një i marrë. Këto histori i takojnë të shkuarës së zezë dhe jo të ardhmes së bardhë të Shqipërisë. Edhe socialistët më militantë nuk mund të gënjehen e mashtrohen më me thirrje të tilla destabilizuese. E pyetën njëherë Aristotelin: Ç’fiton të gënjesh? “Që mos të të zihet besë kur thua të vërtetën”, u përgjigj filozofi. Natyrisht nuk i kërkohet Ramës që të nxjerrë mësime nga kjo thënie filozofike, pasi filozofisë së vetme që ai i beson është ajo e “Konferencës së Pezës” apo “Asmablesë së Xibrakut”, por u kërkohet përfqësuesve të tjerë të lartë të PS-së që u dhimbset jo vetëm Partia por edhe Shqipëria të mendojnë këteje tutje jo si “revolucionarë në rrethim”, por si shqiptarë në integrim.


    BOTA SOT



  5. #145
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Në krye të opozitës momentalisht është një “shajtan-budalla”, i cili përpara ambicjeve të tij për pushtet nuk do t’i dijë për asnjë të gjallë mbi dhe. Ai kur ka mohur familjarët e tij, s’e ka aspak të vështirë që këtë ta bëjë me të gjithë shqiptarët, të cilët mezi presin liberalizimin e vizave apo hedhjen e hapave të tjerë integrues drejt familjes europiane.
    Shshshsh, ramistët nuk e kanë aspak qejf këtë që ka ndodhur në të shkuarën. Tashmë është njeri tjetër, i do të gjithë me zemër. Më mirë të rrijë në krye të komunistëve, se kushedi nga do i çojë. Hare Krishna, hare-hare
    Prektora

  6. #146
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Shshshsh, ramistët nuk e kanë aspak qejf këtë që ka ndodhur në të shkuarën. Tashmë është njeri tjetër, i do të gjithë me zemër. Më mirë të rrijë në krye të komunistëve, se kushedi nga do i çojë. Hare Krishna, hare-hare
    darwin,

    Kush e dinte qe dhe ti paske qene nje perkrahes kaq i verbuar i Sali & Co. dhe vazhdoni te sulmoni kundershtaret tuaj duke shkuar aq poshte sa permendi dhe problemet e tyre familjare.

    A nuk ishte Sali Berisha qe per kaq vjet nuk fliste me te birin kur ai u martua me nje grua ne moshe per te qene nena e tij dhe me femije qe zere ishin sa ai vete ne moshe? A nuk ishte ky idhulli jot qe e mohoi te birin dhe nuk donte te kishte te bente fare me te, derisa i pajtoi Liria?

    Pse nuk beheni njehere realista ta haj dreqi dhe analizoni te mirat e te keqijat e secilit, por ngelet duke shkruar per fotot nudo te Edi Rames apo per lidhjet e tij me femrat. Pse nuk i hapni syte edhe te shikoni se ne c'gjendje skandaloze i ke forcat e rendit ku nuk kane as mjete te mbrojne vetveten, lere me te tjeret?

    Verberia ka dhe nje limit, por tek ju qenka e tejskajshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 08-08-2009 më 13:51

  7. #147
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Unë merrem me fotot nudo të ramës?! Kam shkruar për hajdutllëkun grotesk dhe rrezikun që paraqet ai plehrë.. po si duket, nuk lexon fare se çfarë shkruaj..

    ku e pe salizmin tim njëherë?! E çuditshme, se unë e shoh ramizmin tënd ANË E MBANË.. pse kam përshtypje se duhet të jesh nga Vlora, Tepelena, Mallakastra apo Berati? Në ato zona zakonisht u duket ai fundërrina i gjatë si Mesia i Shumëpritur..


    te ajo tema e policëve ke shkruar idiotësi (të cilën e vazhdon dhe këtu), sepse jo se nuk i kanë patur veshjet antiplumb, por deri tani dihet që i janë afruar komplet si civilë..

    dhe kur afrohesh si civil, në mes të plazhit, si ta merr mendja se do e fshehësh veshjen anti-plumb, duke i hedhur ndonjë xhup sipër?


    Nuk ktheve përgjigje - E ka mohuar rama birin e tij apo jo?
    Kristaqin e gjorë, e bëri me zemër me akuzat që i çoi në gjykatë?

    Ki mirësinë të kthesh përgjigje, pastaj fletërrufetë për mua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 08-08-2009 më 13:59
    Prektora

  8. #148
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Unë merrem me fotot nudo të ramës?! Kam shkruar për hajdutllëkun grotesk dhe rrezikun që paraqet ai plehrë.. po si duket, nuk lexon fare se çfarë shkruaj..

    ku e pe salizmin tim njëherë?! E çuditshme, se unë e shoh ramizmin tënd ANË E MBANË.. pse kam përshtypje se duhet të jesh nga Vlora, Tepelena, Mallakastra apo Berati? Në ato zona zakonisht u duket ai fundërrina i gjatë si Mesia i Shumëpritur..


    te ajo tema e policëve ke shkruar idiotësi (të cilën e vazhdon dhe këtu), sepse jo se nuk i kanë patur veshjet antiplumb, por deri tani dihet që i janë afruar komplet si civilë..

    dhe kur afrohesh si civil, në mes të plazhit, si ta merr mendja se do e fshehësh veshjen anti-plumb, duke i hedhur ndonjë xhup sipër?


    Nuk i ktheve përgjigje - E ka mohuar rama birin e tij apo jo?
    Kristaqin e gjorë, e bëri me zemër me akuzat që i çoi në gjykatë?

    Ki mirësinë të kthesh përgjigje, pastaj fletërrufetë për mua.
    Ti e sheh ramizmin tim ANE E MBANE? Ke shume te drejte ne fakt se kur une jam larguar nga ai vend Edi Rama nuk ishte fare ne politike, po hey ti qenke i zoti shume ne leximin e njerezve, dhe sa per djeni nuk jam nga ato vende qe permende ti dhe per mua te gjithe keta politikane te tanishem te Shqiperise jane plehra dhe hajdute. Gjithsesi ti MR. KNOW IT ALL duket qe armen tende alla Berishiane te ofendimeve e perdorke shume mire dhe vazhdo keshtu por jo me te gjithe.

    Kam shkruar une idiotesi te tema e policeve?! Mosssssss se tani po me ben per te qeshur. Merr ndonje cik vesh ti i gjithanshmi rreth operacioneve per ndalimin dhe kapjen e personave te kerkuar, dhe sidomos per vrasje? A e di ti zoteri qe policet shkojne si civila kur po perpiqen te mbledhin prova ose te zbulojne vendodhjen e dikujt dhe jo kur e dine ate vendodhje dhe po shkojne per ta kapur? Ata polica e dinin qe ai ishte i rrezikshem dhe 99.99999% i armatosur. Si mund t'i besojne nje krimineli dhe mos te zbatojne rregullat me elementare te vetembrojtjes? Mos ndoshta nuk kishin, apo me keq akoma nuk e kane idene se si sepse nuk kane trajnimin me minimal te nje polici?

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Po iku Rama kush do behet kryetar?
    Apo s'merret vesh...?!?
    Habitem si keni nerva merreni me debate politike akoma...mgjse aty ne Shq s'ke ça muhabeti tjeter me bo.
    Mua politikanet shqiptare me duken te gjithe prostituta.Qe nga ky lakuriqi i plazheve qe s'ka lene korrupsion bashkie pa bere.Deri te ai maloku qe te jep me shume kenaqesi me degju nje lope kur pellet sesa me degju ate.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Fale zotit rames iu hoq e drejta e qeverisjes se Shqiperise, dhe kjo me shumicen e votuesve shqiptare. Tani u takon socialisteve tia heqin te drejten e udheheqjes se PS. Megjithate mendoj qe nje rame ne krye te PS eshte nje PS e dobet dhe rivale e dobet karshi PD, gje qe i jep shume dore Berishes ne pushtet. ..........Infin prape ketu ti? Te keshilloj te shkosh me pushime, sa per dijeni zgjedhjet kane mbaruar...

Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •