Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 195
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hamza..

    erioni veli eshte nje edvin i zi.. nje kelish enverist.. nje erion braceist altin arapoist..
    vetem mund te ken ndryshim ne llojet e dashnoreve qe kane.. keta zagaret e ps-se e te g99-tes.. si dhe tek mbathje-veshjet firmato.. mundet njeri do armani tjatri.. guci e tjatri hugo bos a cjan ato..

    po ne nje pik jan njesoj o hamza..qe po munden te rrezojne berishen.. ty te varin ne litar.. mua me pjekin te gjalle e kta tjeret demokrat qe jan ketu i shkojne ne hell..

    ata po i terbon mendimi se..po u la berisha dhe 4 vjet.. ndryshimet do jen te jashtzakonshme per mire e ata nuk do ken me cte llomotisin kunder tij se dhe ne fshatin me te larget do ket shkuar asfalti kompjuteri mjeku ilaci.. autobusi.. e do jet realizuar levizja e lire pa viza.. ne bote..

    e kjo do jete fundi i PPSH-se..

  2. #122
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    me ne fund do ta kuptojme qe Rama nuk ka vlere ne drejtesi.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Kom qene nplazh kto dite, po thash ta fus njiher koken knej se ca bohet. Po shof qi ato muxhahedinet e bathores e paskan lon forumin. Jon duke bo se kush osht militant ma i flakt te lulishtja PD se tani ka me ia fut ai skrapalliu.
    Po shof qi vetem Brari, Homza ne ky Zogu ktu ma siper po e vekan ujin mzjerm se si do shkoj puna Edit. Diskutimet e ktyre do i shtyp nleter e ti lexoj avash avash se kshu sun i morr vesh. Sidomos ky shkrimi ktij zogut tem ktu ma siper.

    jon t thella punet a mkuptove

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Edvini, shakaxhiu i enigmave


    31-07-2009 / Nga Kostaq Xoxa



    Enigma ka edhe fjalën tjetër me të njëjtin kuptim: Rebus. Shqip këto fjalë të huaja mund të zëvendësohen me fjalën gjëegjëzë. Shpesh nocionet e këtyre termave gjejnë përdorim në kriptograme, në lojëra grafike, në shkrime për kohën e lirë, qoftë edhe për zbavitje. Por që të shndërrojmë kuptimet statutore përmes enigmave, kjo do të thotë të shformosh domethënie shumë të rëndësishme, në të kundërtën e tyre. Mësymja më e lehtë ndaj këtyre marifetçinjve është që këta elementë të marrin nofkën si mohës, një fjalë, kjo, normative, e shpjeguar si njollë për njerëz jo të mirë. Kemi të bëjmë, së paku, me mungesë serioziteti.

    Kur gjatë fazës së parë të procesit zgjedhor, thuheshin fjalët më të mira për rregullin dhe mbarëvajtjen në votimin e personave, Dr. Berisha, i pyetur nga një gazetare nëse do t’i shtrëngonte dorën Ramës po të dilte humbës, iu përgjigj pyetjes qetësisht dhe me fytyrë të kthjellët: - Patjetër, është një akt qytetar të urosh kundërshtarin.

    Bash në këtë kohë, ky lloj kundërshtari, në fizionominë e tij paraqitej si kalorësi i fytyrës së vrerosur dhe bënte hamendësime për ruajtjen édhe të një vote të vetme, me kërcënime si ato që i përvetësoi më se miri Gramozi në Fier, me “do ta ruajmë çdo votë, me gjak!”. Këtu jemi në një fazë më të vonët, në procesin e numërimit të votave, kur PS-ja bënte trysní për marrjen e një mandati në Fier. Dhe kjo taktikë e kërcëllimit të dhëmbëve qé fatlume për Gramozin dhe për ata që shqyen gurmazet rreth tij, duke i bërë iso ofiqarit të Ramës për atë muhabetin, ku edhe gjaku ishte i pranishëm! Veçse mandati i PDI-së së çamëve u tret si kripa në ujë. Dhe mandati i Dritan Priftit të LSI-së do të kishte pësuar të njëjtin fat, po të mos i kishte lënë kandidati Dritan pësëistët, që të bënin me të, siç bënë ankimuesit e stimuluar të Ramës me votat e PD-së, të LSI-së, të çamëve dhe të PR-së (në Berat).

    Edvini po fillonte ta parandjente të keqen, para se kjo të jetësohej. Këtej e kanë burimin ato tërsëllëmat për grabitjen e votave të tij, kur kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do t’i jepnin fund atyre pseudozgjedhjeve të tetëvjeçarit lëngues me certifikata të panumërta, që u jepeshin militantëve të tij azganë, me premtimin se sa më shumë të votonte një individ i vetëm, aq më i lartë do të ishte ofiqi, pas fitorjes! Kundër atij tetëvjeçari që sapo e përmendëm, vetë Edvini s’kishte lënë mallkim pa nxjerrë nga gabzherri, sa për të marrë skeptrin e kryetarit nga këpëdarët e përzgjedhur të tij.

    Provat teknike për aftësitë e tij numëruese të votave, Edvini i kishte bërë që në Këshillin Bashkiak, për miratimin e një vendimi të leverdisshëm për të. Pastaj, në herën e tretë, e mori përsipër vetë numërimin e votave, duke e numëruar votën e pestë, me 6-7, të gjashtën, me 8-9, etj. me një rrëmbim prestidigjitatori, duke përfunduar me gysmëfryme që i kishte mbetur ende në kraharor, se: - “Ja, dola fitues!”. (Në të vërtetë, të drejtën e numërimit e kishte kryetari i këshillit bashkiak, jo kryetari i bashkisë. Por Edvini e quante veten Zeusin e këtij institucioni dhe eja e i dil përpara, në mundsh!).

    Veçse këto zgjedhje të 28 qershorit, zgjedhje parlamentare katërvjeçare, i bënë edhe kundërshtarët e kryetarit të plotfuqishëm të bashkisë, që t’i bënin sytë katër. Dhe kanë ç’të thonë, konkretisht, edhe PD-ja, edhe LSI-ja, edhe PR-ja... – që iu përgjigjën me të njëjtën monedhë, me ankimime, natyrisht më të argumentuara se ato të Edit, që kishte parë ëndrra në diell që të bëhej edhe kryeministër, - dhe të mbetej edhe kryetar bashkie! Por tahmaja e madhe të ngec në grykë!

    Pyetja që iu bë Berishës nga gazetarët, - doemos që iu bë edhe Edvinit, - nëse do të uronte kundërshtarin politik, në qoftë se do të humbiste zgjedhjet. Kjo pyetje u mor si provokim! Megjithatë i pyeturi nuk mund të bishtnonte dhe, me sy të zgurdulluar, filloi ta zgjaste, siç bënte kurdoherë, kur gjendet në gjendje të vështirë. Pastaj, ia thanë troç: - “A do të respektohej neni 28 i Statutit të PS-së, në rast humbjeje të zgjedhjeve nga ana e PS-së?”. - Muhabeti përfundoi me një po të thatë.

    Dhe tani që doli humbës , - e këtë po ia vënë në dukje edhe anëtarët e tij të Asamblesë Kombëtare, - ai po fillon ta dredhë, si njëherë vaktit!

    *

    Le ta citojmë nenin 28 të statutit të PS-së që të mund të shohim se në ç’gjendje paradoksale ka rënë Edi Rama, në interpretimet e tij të përçartura: “Mandati i kryetarit të partisë ndërpritet para kohe, kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative”. Me të drejtë Ben Blushi ka ngritur zërin e thotë se mandati i kryetarit, sipas këtij neni, është ndërprerë ipso facto (për vetë faktin). Më shkoqur: Edi Rama s’mund të vazhdojë të jetë më kryetar i PS-së. Ashtu sikundër, për arsye të njëjta, ish-kryetari historik i PS-së, kishte dhënë dorëheqjen. Por Edvini, i etur për postin e kryetarit, është i ngjitur pas këtij posti, si këpusha e cila, për definicion, të ngjitet dhe s’të ndahet (f. 514 e Fj. kuptimor). Kësisoj, duke mos mundur të shpallë se i kishte fituar zgjedhjet, u shpreh se nuk i kishte humbur ato! I mbyturi kërkon të mbahet nga flokët e tij! A ka rast asnjanës këtu? Ja rebuset e Ramës. Për t’i dhënë besueshmëri kësaj gjëegjëze, gjendja paradoksale përsëritet me atë shpalljen: nuk i njohim zgjedhjet! Veçse, tanimë, mujshia (kapadaillëku) i Ramës nuk mund të jetë i pakufishëm, si më parë. Kështu pranoi atë pjesëz të rezolutës së dytë të kundërshtarëve të vet në PS, se do të marrë pjesë në parlament! Por kjo e bën edhe më të ndërlikuar arsyetimin e tij: duke njohur parlamentin e duke qenë pjesëmarrës në këtë institucion, kuptohet se njeh edhe legjitimitetin e deputetëve. Përndryshe të mandatuarit nuk do të ishin të tillë, por silueta! Edhe këtu, pra, krijohet një nonsens. A thua se të gjithë pjesëmarrësit e Asamblesë Kombëtare janë aq të trashë sa të mos kuptojnë se këtu po lozet ( më saktësisht po bëhen orvatje për t’u tallur) me një nen të rëndësishëm të Statutit të PS-së? Përse i njëjti nen trajtohet ndryshe nga z. Nano dhe ndryshe nga z. Rama? Këto interpretime enigmatike si të Ramës mund t’i bënte edhe Fatos Nano e të gjente arsyet e mosarsyes të Cervantesit, për të mbajtur kryesinë në vijim, aq më tepër se ai kishte një plus jo të pakët: faktin që ishte kryetari historik i PS-së, kurse ky tjetri nuk ishte veçse një i ndërkallur rastësor, në kuptimin që do të kishte mbetur andej nga erdhi, po të mos e kishte prurë Fatosi, për të zezën e vet dhe të fatkeqësisë të partisë të cilën i sapoardhuri e përçau, me premtimin se do ta bënte monolite! (Ja edhe një premtim tjetër i pambajtur nga përçarësi patologjik, Edvin Rama!). Atëherë pyetja se mos kemi të bëjmë me njerëz të trashë, para disa rreshtash, kërkon një përgjigje. Dhe përgjigjja, për mendimin tim është jo. Po atëherë? Si tepër i lëvizshëm (për këtë mos t’ia hamë hakën!), kryetari, që do të mbajë me çdo kusht poltronën e kreut të PS-së, ka folur kokë më kokë me secilin nga krahinorët dhe ka marrë pohimin e secilit për “besnikëri”. Natyrisht, duke pasur për çdonjërin prej tyre, fishekun joshës!

    Duke pasur kësisoj “votimesh” brenda partisë së tij, kuptohen edhe halucinacionet e tij tërë ankth, se mos ia vjedhin votat, kur vetë komisionerët e tij janë kundër këtij mendimi. Por ata na qenkan tradhtarë dhe duhen çuar në gjyq! Lum PS-ja me këtë kryetar!


    ...

    55

  5. #125
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Tani eshte edhe momenti i duhur per Edvin Ramen qe te jape shpjegimet te gjithe socialisteve ne radhe te pare per arsyet qe e çuan PS-në ne kete humbje, dhe pastaj te jape edhe doreheqjen nga Kryetar i kesaj partie, ashtu siç ja kerkon statuti qe vete e ka miratuar. Ai ndoshta kur ka votuar per ate statut ja ka mare mendja se do fitoje, por duhet ta kishte menduar edhe anen tjeter te medaljes, humbjen pra.

    Pra, tani eshte momenti i duhur per te dhene doreheqjen!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #126
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    A dha doreheqjen salqi Berishovic ne vitin 2001 kur humbi zgjedhjet?

    Po ne vitin 1997 pse nuk e dha doreheqjen?

    Gam gam gam si bubi Zeqos jeni mesuar te beni..

    Vazhdoni te ecni me moton: C'me duhet mua se c'bej une!

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Edi Rama do te japi doreheqjen sipas statusit, por sipas te dhenave, i eshte dhene e drejta me shumice te rikandidoje perseri. Ma merr mendja qe Edi do te jete perseri ne krye te PS'se.

    Vertet PD nuk duhet te jape asnje paragjykim rreth kesaj, kur udheheqesi qe eshte ne krye te kesaj partie, nuk e ka lene per nje minute kreun e saj, edhe ne kohen kur ishte President qe nderroi kushtetuten.

    C'do parti ka te drejte sipas rregullave, apo mbeshtetjes se shumices brenda forumeve te tyre, te vendosin se c'fare do te bejne, pa ndikimin apo verejtje te partive te tjera.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    SOCIALISTË ZGJOHUNI!



    Asambleja dhe asambleistët.





    • Elmaz SHERIFI

    Asambleja u mblodh! Foli po “Ai”, EDI. Drejtuan po ATA, Ruçi, Vali dhe Klosi. Çfarë u tha? Foli Edi, por këtë herë pa kamera! Lexoi një dokument me pesë pika dhe që ta kuptonin asambleistët u shpërndau nga një kopje që ta lexonin e ta kuptonin! E çuditshme! Asamble e jashtëzakonshme në vapën përvëluese të korrikut. Fjala e kryetarit këtë herë pa kamera dhe e pakuptueshme se çfarë kërkonte Ai! Pas tetë orë diskutime të “baballarëve të kombit”, ata që takoja, më pyesnin: “Po çfarë u tha”?!
    ÇFARË U THA?
    E çfarë nuk u tha, po kush e mori vesh! Edhe asambleistët e rinj, dalëngadalë, duke dëgjuar filluan të kuptonin diçka! Po populli, ose socialistët morën vesh çfarë u tha apo çfarë kërkonte Rama?! Eh, populli dhe populli socialist të kuptojnë pa e nxjerrë fjalën nga goja, por ata nuk patën mundësi ta dëgjojnë ligjërimin e tij se munguan kamerat. Vërtet, kamerat përse munguan, të paktën për fjalën e kryetarit, si ka qenë zakon!
    Me sa kuptohet, kamerat nuk u lejuan këtë herë që populli dhe populli socialist që kanë dhuntinë të të kuptojnë edhe pa hapur gojën, të mos dëgjonin “live” se çfarë kërkonte kryetari, njëkohësisht të mos dëgjonin edhe argumentet e atyre, që me logjikë politike dhe juridike kërkonin pranimin e humbjes, marrjen pjesë në Parlament dhe ndërprerjen e mandatit të kryetarit sipas statutit të miratuar nga vetë kryetari. Dhe që të mos kuptohej se çfarë kërkonte kryetari dhe çfarë thoshin ata që kundërshtonin kryetarin e partisë, me propozimin e kryetarit të Asamblesë (dhe jo të “Asamblesë Kushtetuese”) dhe me forcën e kartonave u vendos “terri informativ”! Po populli, si do informohej! Populli me sa duket, po bëhet gjithnjë e më shumë indiferent për ç’ka thuhet në asamblenë tonë. Ndërsa, popullin socialist e informonte herë pas here asambleisti Cim dhe Saimiri, drejtori i Institutit “Qemal Stafa”. {E vlen të sqarojmë popullin socialist se Saimiri, nga thashethemet në tavolina kishte mbërritur në konkluzionin se lista e deputetëve socialistë është nga më përfaqësueset, me ndonjë mangësi shumë të vogël}. Çfarë komedie! Një maskaradë e vërtetë!
    Mirë, mirë i morëm vesh këto, por tjetër çfarë u tha, mund të insistohet nga ata që duan të dinë diçka më tepër, qoftë dhe për kuriozitet! Atëherë po ju them çfarë tha kryetari. Kryetari në fillim nuk tha asgjë. Ai la të nënkuptonim dhe nënkuptojnë se: “Zgjedhjet nuk i ka humbur Rama, pasi Partia Socialiste ka meritën e madhe historike se ka dalë e para, mes të tjerave”! {duartrokitje në sallë, u dëgjuan dhe disa zëra si “poshtë tradhtarët”} Kryetari la të nënkuptohet se, pavarësisht se procesi zgjedhor përfundoi {komisionerët tanë në të gjitha nivelet i certifikuan ato dhe anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ votuan pro}, zgjedhjet janë të papranueshme! “Unë, sikur të mbetem edhe i vetëm këtë qëndrim do mbaj”, tha kryetari i Asamblesë së partisë. Do mbledhim Kongresin, saktësoi kryetari në 22 gusht, pa thënë arsyet përse me kaq turra vrap, duke cituar nja dy nene të Kushtetutës së Partisë Socialiste, pa i shpjeguar ç’thonë këto nene. Kush ka tru le ta kuptojë, ka menduar kryetari! Kuriozët, që janë të shumtë mund të pyesin! Çfarë thonë ato nene? Asgjë të rëndësishme. Veç kërkesës që kur partia e drejtuar nga kryetari që bëri këtë normë statutore, humbet zgjedhjet parlamentare, kryetarit i ndërpritet mandati. Përsëri, kuriozët që shtohen çdo ditë mund të pyesin. Çdo të thotë ndërprerje mandati? Do të thotë që nga momenti, që shpallet rezultati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, humbësi i zgjedhjeve nuk është më automatikisht kryetar i partisë! Me të drejtë kuriozët tani që kuptuan thelbin e nenit dhe që kanë kuptuar me kohë se Partia Socialiste i ka humbur zgjedhjet, mund të thonë se Rama nuk është më kryetar i Partisë Socialiste. Eh, po këtë nuk pranojnë asambleistët deputetë mbështetës të Ramës. “Zgjedhjet nuk i humbi Rama”, thoshin ata në diskutimet e tyre, por ata që kanë kurajo e thonë se “Rama humbi zgjedhjet”!
    Madje, si ka perifrazuar një shoqe e vjetër e kryesisë: “Ata që kanë kurajo e thonë se Rama humbi zgjedhjet, bëjnë lojën e Berishës”! Në fakt, shoqja ka të drejtë, sepse u bë deputete dhe duhet të japë prova besueshmërie të paktën për nënkryetare Parlamenti, pasi në studiot televizive për akuzat që i bënin asaj dhe anëtareve të tjera, nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, shpreheshin, “drejtojuni Prokurorisë”. Pra, mbrojtësit e Ramës, kur thonë që Rama nuk i ka humbur zgjedhjet, lënë të nënkuptohet se në këtë humbje dhe ato e ata, kanë kontributin e tyre dhe kjo është e vërtetë e pa kundërshtueshme. Por që të kuptohemi, për asambleistët mbështetës të Ramës, nuk ka rëndësi humbja, tani që ata janë bërë deputetë. “Çfarë kemi humbur”, citojnë deputetët asambleistë! “Të mos merremi më me këtë temë”, thoshin të nervozuar, {sepse tani janë deputetë}. Madje, një deputet asambleist i Elbasanit, ku për fatkeqësinë e socialistëve, për herë të parë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë numër të barabartë deputetësh, me krenarinë e “fituesit”, në emër të socialistëve të qarkut Elbasan, sepse është edhe sekretar i partisë së qarkut, bëri thirrje: “Mos u merrni me humbjen! Të shpëtojmë Kryetarin! Socialistët janë të parët, nuk mjafton kjo”. Dhe vazhdoi: “Jam i autorizuar nga socialistët e qarkut Elbasan t’ju komunikoj se socialistët e këtij qarku nuk duan t’ju shtohen dhimbjet e humbjes, madje i harrojnë ato, me kusht që Rama të mbetet kryetar”! Ja këto u artikuluan nga asambleistët në Asamblenë e nxehtë të korrikut. Dhe këto nuk janë pak. Socialistët kanë arsye të “krenohen” me këtë Asamble. Në fund të fundit ç’e duan pushtetin socialistët! Ata kanë arsye të “krenohen”, sepse pas zgjedhjeve të 28 qershorit, janë të parët midis të gjithëve! Ata janë të lumtur që kanë tashmë deputetë të tillë, që natë e ditë mendojnë vetëm për kryetarin, pavarësisht se vetë socialistët janë pa punë e pa shpresë.
    RAMA NUK ËSHTË KRYETAR!
    Kënga shoqëruese e fushatës fokusoi një njëri, që bashkë me popullin do ta fitonte garën me “plakun e fundit të politikës së vjetër”. Socialistët tradicionalë, edhe pse të lodhur e mërzitur me politikën e Ramës e votuan Partinë Socialiste që të largonin Berishën nga pushteti. Të rinjtë që premtonte Rama, tej së majtës e së djathtës nuk besuan e nuk e votuan Ramën. Testet para elektorale e sinjalizonin këtë prirje se të rinjtë më shumë do votonin “plakun e fundit të politikës së vjetër”! Fatkeqësisht kështu ndodhi. Të rinjtë nuk votuan formuluesin e politikës së “re”. Përse ndodhi ky fenomen? S’ka shpjegim tjetër! Ose të rinjtë u plakën para kohe, ose politika e “re” ishte politikë shumë e vjetër, madje arkaike, prandaj ata nuk i besuan projektit të tij. Z.Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste jo si politikan, por si misionar. Misionari Rama e personalizoi fushatën zgjedhore me bindjen se do i fitonte zgjedhjet. Por ato i humbi dhe për rrjedhojë dhe misioni mbaroi. Tani Rama ka ndryshuar mendje. Ai do që të bëhet politikan që të vazhdojë misionin e tij, misionin e humbësit. Por me këtë do që të shpërfillë çdo normë statutore dhe normë morale që karakterizon njerëzit seriozë që duan të merren me politikë. Me këto veprime, Rama po bind çdo ditë se ai ka patur e ka një qëllim: Të qëndrojë me çdo kusht në krye të Partisë, edhe pse është humbësi i madh dhe nuk realizoi kontratën e premtuar me shumë bujë me socialistët dhe progresistët. Madje, këtë do që ta realizojë me shumë dredhi e hile, duke përdorur fillimisht asmbleistët, të cilët i trajtonte më parë me ironi si “kongresmenë”. Në 29 gusht do që të mashtrojë dhe delegatët e Kongresit, që më parë i trajtonte si “arsye e së shkuarës”. Në këtë mision Rama nuk është vetëm. Asamblenë e thirri Rama, pa e pyetur kryesinë që ai e mban vetëm si relike. Komunikimin me mediat e bëri kryetari i Asamblesë pa sqaruar se që nga momenti kur u miratua rezoluta e Ramës dhe vendimi për thirrjen e kongresit, Rama në pajtim me nenet që referoi nuk është më kryetar i Partisë Socialiste deri në zgjedhjen e kryetarit të ri! Gjithë skenari tjetër është shumë i qartë. Mesa duket Ai do të rikandidojë përsëri nën thirrjet e kongresistëve: “Dum Babën kryetar”. Dhe ky rikandidim i humbësit të madh do të bëhet për të çuar deri në fund misionin e tij si humbës të radhës. Kjo është mëse e qartë tani që Rama dha konferencën e parë të shtypit pas mbledhjes së Asamblesë. “Jam kryetar në detyrë”, citoi me buzëqeshje, duke dashur t’u thotë socialistëve: “Unë vërtet i humba zgjedhjet, por ju duhet të më bëni përsëri kryetar që t’ju sjell në pushtet shumë shpejt! Kam variantin e ri, të zgjedhjeve të parakohshme”! Deklarata e ish-kryetarit që humbi zgjedhjet, por, që do të fitojë me zgjedhje të parakohshme është mashtrim i radhës!
    SOCIALISTË ZGJOHUNI!

  9. #129
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    hamza..

    erioni veli eshte nje edvin i zi.. nje kelish enverist.. nje erion braceist altin arapoist..
    vetem mund te ken ndryshim ne llojet e dashnoreve qe kane.. keta zagaret e ps-se e te g99-tes.. si dhe tek mbathje-veshjet firmato.. mundet njeri do armani tjatri.. guci e tjatri hugo bos a cjan ato..

    po ne nje pik jan njesoj o hamza..qe po munden te rrezojne berishen.. ty te varin ne litar.. mua me pjekin te gjalle e kta tjeret demokrat qe jan ketu i shkojne ne hell..

    ata po i terbon mendimi se..po u la berisha dhe 4 vjet.. ndryshimet do jen te jashtzakonshme per mire e ata nuk do ken me cte llomotisin kunder tij se dhe ne fshatin me te larget do ket shkuar asfalti kompjuteri mjeku ilaci.. autobusi.. e do jet realizuar levizja e lire pa viza.. ne bote..

    e kjo do jete fundi i PPSH-se..

    ishalla fundi ju vjen shpejt....ama nuk mund une qe ta paraftyroj nje Shqiperi pa opozite te ket vetem parti te djathta sic ke qef ti.

    nejse Brar une edhe ti shpesh, mund eshte te shajme njerez qe jan me partine socialiste....une shaj ata njerez qe behen me ps-ne pa pas anje interes ne bote vetem e vetem qe te dalin kundershtar vizionarit Berisha,,,,,por nqs ka njerez qe ja kan pa hajrin Komunizmit gjusem shekullor, apo 8 viteve te komunizmit roze......ata kan pse ta mbrojne sepse mbase e kan honger me mire atehere se ce han tashi.


    por prap se prap i qendroj asaj qe kam thene siper, qe partia komuniste te egzistoje nepermjet bijes se saj PSse----eshte krim sinqerisht eshte gjynah....ata gjakpirsa pandehin se 50 vite vrasjesh dhe funeralesh jan zhduk ne 20 vite demokraci......sinqerisht eshte nje kohe shum e shkurter qe kujtimet e dhinbshme te shlyhen nga memorja.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    opozit e pd-se jam vet o homz..

    asnji nuk e kritikon berishen e pd-ne si une..

    ama shpifje nuk bejme..
    ta mbrojm pd nga shpfjet e ti biem kokes per gafat qe ben..
    me kte parim jam une..

    aulone..mirse ke ardhur..

    po te shoh se qenke bere bronx.. nga dielli.. i plazhit te ri..se atje me thane i ke nxjerre kembet cdo dite..
    mir ke bere..
    po na hap ndonje teme te re me plazh e vlore e cudira nga andej..se jam fans i vlores..
    saper komentin qe ke bere per edvinin.. ke fol drejt..
    cdo parti e di vet se cben me kryetarin..




    cdo te mire..

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •