Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 195
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shtohen zërat brenda PS kundër bojkotit të Kuvendit nga Rama

    Sali Berisha, me LSI-në i qetë mund të bëjë qeverinë dhe të mendojë për pensionin e merituar, pas katër vjetësh. Ilir Meta, në rast koalicioni, do të humbë ndjeshëm peshë dhe terren në elektoratin e tij, kurse të ardhmen politike lirisht mund ta projektojë vetëm nën petkun “blu”. Edi Rama, pas kthesës (devijimit) të Ilir Metës, duhet të tërhiqet edhe nga kutitë e Fierit dhe me “trofeun e argjendtë” të kthehet në bastionin e tij – Bashkinë e Tiranës, kurse PS-në dhe të majtën t’ia lë ndonjë shpëtimtari të mundshëm. Kjo do të ishte terren i mirë për rikthimin e Nanos, por, pse jo edhe për vënien e Pandeli Majkos në krye të partisë

    Me idenë e shkeljes së majtistëve të vegjël të Shqipërisë, kryesocialisti Edi Rama pati marrë iniciativën dhe pati gjetur përkrahjen e grupimit tjetër të madh politik, të udhëhequr nga Sali Berisha, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. Që të dy “bosët” e politikës shqiptare patën rënë dakord dhe me shumicë votash e ndërruan sistemin zgjedhor të vendit, duke e kopjuar pjesshëm variantin “kosovar” të zgjedhjeve (për dallim nga Kosova që ishte e tëra një zonë zgjedhore, në Shqipëri zgjedhjet u organizuan në dymbëdhjetë sosh). Në fund, më 28 qershor 2009, lideri “blu” nxori një fitore të brishtë, kurse Rama i hoqi nga duart “rozës’ fitoren e sigurt. Edhe pse me më shumë vota, koalicioni i të majtëve mori më pak mandate në Kuvendin e Shqipërisë.
    Kështu e kishte sistemi.

    Tani është shumë e pakuptimtë zhurma për një mandat më shumë ose më pak që na qenka i fshehur në kutitë e Fierit. Edhe më e pakuptimtë bëhet kjo zhurmë, kur tashmë, lideri i LSI-së, Ilir Meta, pak “për inat të së resë le të më vdesë djali” e më shumë hatri i dy-tri karrigeve në qeveri, vendosi që ta përmbysë gjithë veten e tij dhe të bëhet i shurdhër ndaj mbi 80 mijë votuesve LSI-stë, duke pranuar ofertën e doktorit për koalicion paszgjedhor. Edhe në këtë rast në Tiranë erdhi në shprehje imitimi i zbehtë i Prishtinës së fundvitit 2004, kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pati bërë koalicionin e kthesës, me liderin e atëhershëm të LDK-së, Ibrahim Rugovën. Megjithatë, krejt të tjera ishin atëbotë specifikat në Prishtinë, e krejt të tjera janë sot ato në Tiranë. Kosova nuk e kishte (ashtu sikur edhe vazhdon të mos e ketë ende) të profilizuar spektrin politik në të majtë e në të djathtë, ndërkohë që edhe me orientime programore partitë kosovare ishin aty-aty: të gjitha kishin një synim parësor, pavarësinë e Kosovës, kurse gjithçka tjetër sillej e pështillej rreth këtij premtimi të madh.

    Ilir Meta është derivat i së majtës në Shqipëri, ndërkohë që një të djathtë të fortë e përfaqëson Sali Berisha. I pari e quajti të dytin Hamza Kastriot (tradhëtuesi i Skënderbeut), kurse i dyti (Berisha) e quajti, një ditë pas zgjedhjeve, “gomar”, Ilir Metën. Lënë anash programet dhe orientimet politike, është fjalori, gjuha me të cilën ata janë shërbyer jo vetëm gjatë kësaj periudhe parazgjedhore, por në tërë dekadën e fundit, ajo që i ka ndarë dhe shtyrë në pole krejt të kundërta Ilirin dhe doktorin. E, të mos e kujtojmë këtu skenën e para dy apo tre viteve kur vetë kreu i LSI-së ishte protagonist i një përleshjeje me grushte, shqyerje këmishësh dhe tërheqje prej kravatash midis deputetëve të majtë dhe atyre të djathtë. Madje, Meta e pati mësyrë direkt kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, për t’i qëruar fizikisht hesapet…

    Deri aty patën shkuar punët e këtyre burrave të Shqipërisë, të cilët sot u bënë bashkë. Por, nuk do të kishte asgjë të keqe në këtë bashkim, sikur ky të mos ishte koalicion me bazë prej inateve, hakmarrjes dhe idesë së shkatërrimit të tjetrit.
    Armiku i armikut tim është miku im. Kjo, fatkeqësisht, është ideja mbi të cilën po ndërtohet koalicioni kuq e kaltër i Shqipërisë. Gjithçka tjetër është e paqëndrueshme, ashtu siç është e paqëndrueshme edhe deklarata e Metës se po bashkohet me Berishën në mënyrë që ta bëjnë më të lehtë rrugën drejt BE-së, duke harmonizuar platformën e majtë dhe atë të djathtë.

    Edi minus

    Por, i gjithë ky blof Berisha-Meta, nuk e justifikon fustrimin e liderit të majtë Edi Rama. Nëse dikush është fajtor kujdestar i demolimit të së majtës në qershorin e vitit 2009, ai është vetë Edi Rama, i cili duket që s’e ka bërë mirë dallimin midis lehtësisë së pastrimit të lumit Lana apo të ngjyrosjes lara-lara të Tiranës, me atë të të udhëhequrit të një partie apo spektri të tërë politik, me shumë përgjegjësi në Shqipëri, siç është e majta. Kryetari historik i Bashkisë së Tiranës, u shndërrua në udhëheqës tragjik të së majtës, u shndërrua në humbësin e madh të Shqipërisë, në gjithë këtë proces zgjedhor.

    Pas evitimit të Nanos, timonieri Rama nisi t’i vë në bisht të partisë emra të mëdhenj të saj, ndër të cilët edhe ish-kryeministrin e kohës së luftës së Kosovës, Pandeli Majkon. Iritoi shumë të tjerë, kurse nuk bëri asnjë përpjekje që t’i ruajë nën një çati personalitet e njohura të së majtës, ose së paku t’i ofrojë, si Paskal Milon (Demokracia Sociale) dhe Skënder Gjinushin (PSD), ndërkohë që hapi front me Metën (LSI). Për t’ia dhënë vulën gjithë kësaj, ai inicoi një sistem zgjedhor, të cilit pa një pa dy i duartrokiti edhe Berisha. Thënë të drejtën, që të dy kishin një qëllim, shkatërrimin e partizave apo satelitëve të tyre (të majtë e të djathtë). E, kjo më shumë i konvenoi Berishës. PS-ja me të gjithë satelitët e majtë mori dukshëm më shumë vota në terren, por humbi ulëse në parlament.

    Jashtë Kuvendit të Shqipërisë mbetën, majtas e djathtas, emra të njohur të politikës shqiptare, si Milo, Gjinushi, Ceka, Ndoka etj., kurse mezi hyri Meta (që tani, pas koalicionit me Berishën, flitet të vijë në shprehje për hiq më pak se kryetar parlamenti).
    Këto janë minuset e së majtës në Shqipëri, deficit ky i krijuar në këtë tabor pikërisht falë qasjes së një lideri prej të cilit ata prisnin shumë. Nëse ka shkëlqyer në Bashki, Rama nuk shkëlqeu edhe në parti. Dhe kjo nuk ishte me doemos. Por, me doemos është të lëshuarit rrugë, për një prijës tjetër në krye të së majtës. Kjo pjesë e spektrit politik i duhet e fuqishme Shqipërisë, po aq sa e djathta.

    Rama duhet të tërhiqet në bastionin e tij, në Bashkinë e Tiranës. Në krye të PS-së duhet ardhur të tjerë njerëz. Nëse nuk mund të ndodhë rikthimi i Nanos, në stilin alla-Gjukanoviq, i cili i u tërhoq një kohë krejtësisht nga politika dhe më pas u kthye sërish në krye të Malit të Zi, atëherë ka edhe të tjerë emra të pranueshëm dhe të njohur të PS-së apo të ish-PS-së, ndër të cilët, si timonier i ardhshëm, do të mund të vinte në shprehje ish-kryeministri Pandeli Majko.

    Rama duhet të tërhiqet edhe nga insistimi për kutitë e fundit zgjedhore. Duhet të tërhiqet nga Fieri me atë trofe “të argjendtë” dhe me këtë të ruajë shkëlqimin e këtyre zgjedhjeve, të cilat nga partnerët ndërkombëtarë u vlerësuan lartë, edhe pse jo krejt shkëlqyeshëm.
    Ilir Meta, në rast të finalizimit të koalicionit (dukshëm të panatyrshëm me PD-në), të ardhmen e tij politike duhet ta mendojë nën petkun e kaltër dhe në kornizat e së djathtës. Majtas do ta humbë terrenin dhe peshën.

    Kryeministri aktual, Sali Berisha, edhe me dy tri vota më shumë, mund të ndihet komod në të udhëhequrit e Shqipërisë në katër vjetët e ardhshme dhe, pastaj, pse të mos e mendojë një pension të qetë, në moshën mbi 70 vjeç dhe pas një karriere plot sfida e ulje-ngritje politike.
    Në fund, sërish Edi Rama, humbësi i madh i 2009-tës duhet të heqë dorë nga apetitet për qeverisje të Shqipërisë në katër vjetët e ardhshme. Të heq dorë, po ashtu, nga lidershipi i Partisë Socialiste, t’u lëshojë rrugë të tjerëve dhe, nëse është i prirur, të nisë numërimin e gabimeve të tij.
    Kështu do të ishte më mirë për Shqipërinë.


    (Autori është publicist dhe gazetar i lirë nga Prishtina. Kontakt: ernestluma@hotmail.com)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Një analizë jo e keqe e situatës por të cilën e kundërshtoj në disa pika sidomos tek rikthimi në skenën politike e Fatos Nanos dhe akoma më shumë tek dorëheqja e Edi Ramës.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E tha mire ai deputeti PBDNJ Rama humbi te tashmen kurse Meta te ardhmen.
    Kane nje te mire te madhe keto zgjedhje.
    Qe i bene mafiozet te jene te gjithe bashke.
    Sa e sa store do shikoni me demokratet tani qe kerkojne poste e nuk do ti marin dot, ka filluar lufta e eger brenda llojit ne pd e lsi, per poste qe pjellin para, kane hyre njerez me moral te ulet si Frangaj, Balliu, e ca te kamufluar si Fevziu qe po rreken te shesin trafikun e influences duke hequr e vene guret e shahut qe qeverise se re. Kane dale ne pah kolonat e 5 te ps si Blushi i cili lobon me pd per Nanon e tja fuse Edi Rames
    Mjere shqiptaret ke kane ne krye, mjere kokeboshet qe se kuptojne dot qe nga keto zgjedhje nuk kane fituar asgje vecse nje shtet akoma me te dhjere se sa e paten.

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    shifeni shefin mer..si Herkules

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Manipulimet e Ramës rikonfirmojnë humbjen e tij


    Qëndrimet manipulative të Ramës, nuk e ndihmojnë të ndryshojë rezultatin e humbjes.

    Reagon LSI, pas deklaratave destruktive të PS TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar menjëherë dje ndaj deklaratatës destruktive të Partisë Socialiste, nëpërmjet zëdhënësve të Edi Ramës, se PD dhe LSI, po grabisin mandatet e PS në qarqe. Partia opozitare, PS, e vetëndëshkuar në zgjedhjet e 28 qershorit, si pasojë e një basti personal të Edi Ramës, tani pas shpalljes së rezultateve zyrtare dhe konfirmimit të koalicionit qeverisës, i bie pa arsye kambanave të alarmit, për mandatet e deputetëve të saj, megjithëse është mandatuar si forcë humbëse dhe se edhe, për katër vitet në vijim do të ngelet në opozitë. Përpos akuzave të panumërta në drejtim të PD dhe LSI, ishte kjo e fundit që reagoi dje, duke i bërë thirrje Ramës që të heqë dorë nga deklaratat manipulative, të cilat nuk e ndihmojnë atë të ndryshojë rezultatin humbës në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i Komitetit Drejtues në LSI, Edmond Haxhinasto, deklaroi se dje se “të tilla deklarata të mbushura me mllef nga ana e lidershipit të PS, nuk e ndihmojnë atë të ndryshojë rezultatin e humbjes që ka pësuar në zgjedhjet e 28 qershorit”. Haxhinasto deklaroi se PS-PD, duhet të marrin pjesë në administrimin e procesit zgjedhor, të realizojnë sa më parë deklarimin e rezultatit përfundimtar, për të mos dëmtuar më tej standardet e nevojshme për zgjedhje të lira e të ndershme. Në kundërpërgjigje të akuzave të PS, Haxhinasto shtoi se “i kujtojmë Ramës, me insistimin kushtëzues të lidershipit të PS, LSI nuk është pjesë e administrimit zgjedhor, e KQZ apo e ndonjë strukture tjetër që administron rezultatin zgjedhor”. “Përkundrazi, LSI ka pësuar një dëm të jashtëzakonshëm zgjedhor pikërisht nga pamundësia për të marrë pjesë në tryezat e numërimit të votave për të manaxhuar votat e saj. Qëndrime të tilla manipulative dhe të mbushura me mllef nga ana e lidershipit të PS, nuk e ndihmojnë atë të ndryshojë rezultatin e humbjes që ka pësuar në zgjedhjet e 28 qershorit”, u shpreh Kryetari i KDK-së në LSI, Edmond Haxhinasto.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    28 qershori është humbje e së majtës apo fitore e logjikës?

    28 qershori është humbje e së majtës apo fitore e logjikës?

    ARMAND MAHO

    10/07/2009 “Rama nuk është Obama”, - kështu thuhej në një nga paragrafët e analizës së “The Economist”, kur në krahasimin që bënte rezultonte se të rinjtë shqiptarë në masë më të madhe kishin votuar PD-në, pavarësisht se Rama është 20 vjet më i ri në moshë se Berisha. Pavarësisht se u mundua të imitonte imazhin e tij duke na u shfaqur mëngëpërveshur (në këtë pikë s’mbeti prapa as Erion Velia), kreu i PS-së harroi se Obama ishte një gjetje politike e demokratëve në Amerikë dhe doli në krye të garës për president pasi mundi më së pari të gjithë rivalët e tij brenda partisë. Nga ana tjetër, sharmi i Obamës nuk përqendrohej vetëm tek imazhi, por tek mesazhi që ai përçoi në popull, gjë që bëri të dilnin në votime i madh e vogël, duke korrur një fitore historike. Në radhë të parë Obama kishte përkrahjen e rinisë, e cila është pjesa më vitale e çdo shoqërie.

    Të krahasosh Obamën me Ramën, do të thotë të biesh në mediokritet, sepse janë dy anë të një medaljeje që s’mund të krahasohen kurrë. E gjithë kjo bëhet për faktin e thjeshtë se u tregua shumë zell nga ana e “politikës së re” për të imituar deri në zgrip figurën e Presidentit amerikan, i pari president me ngjyrë në historinë e Amerikës, i cili për atë çka arriti do të futet tashmë në historinë botërore. Por Obama ishte një kandidat potencial, një njeri që nuk i shmangej debatit, pasi e pa si mundësinë më të mirë për të përçuar mesazhin te populli amerikan. Në debatet me Hilari Klintonin dhe senatorin MeCain amerikanët, sidomos të rinjtë, panë shpresën dhe vizionin e tij për Amerikën, i cili ishte vërtet vizioni i një lideri. Në fund la mënjanë mëritë dhe pak para zgjedhjeve deklaroi se rivalja e tij kryesore në zgjedhjet brenda partisë, Hilari Klinton, do të ishte numri dy i presidencës amerikane. Ky, pra, ishte Barak Obama, djali i një emigranti nga Kenia, që çau në botën e vlerave demokratike dhe hapi rrugën e karrierës së tij në bazë të aftësive të veta dhe jo me makinacione politike.

    Ndërsa Edi Rama pikësëpari i bëri bisht debatit. U mor me politika përjashtuese dhe sot në Parlamentin shqiptar nuk kemi një PS me vlera përfaqësuese, por kemi “Edin dhe shokët e tij të Bashkisë”. Ramën e pamë në publik vetëm me disa “grupe interesi” në një debat të manipuluar, ku bëheshin pyetje të tipit: “Ju, zoti Rama, keni bërë shumë për Tiranën, do të bëni po kaq dhe për Shqipërinë?” Na u shfaq si misionar, por se me çfarë misioni kishte ardhur nuk e tha kurrë. Përpara militantëve mbante ca fjalime lodhëse, të huazuara nga tekstet e viteve ’50-60, populiste, duke harruar se sot ecet në bazë të programeve. Erdhi në krye të PS-së me një karrierë politike që ia kishin servirur në tavë që nga koha kur Nano ua solli peshqesh socialistëve në Ministrinë e Kulturës. Meritat e qeverive socialiste për heqjen e kioskave i përdori për tri fushata rresht, duke korrur një fitore të pamerituar në Tiranë. Një njeri që në të vetmin debat politik të tij është përballur me Besnik Mustafain në vitin 2000 dhe që nga ajo kohë askush s’mban mend që ky njeri të ketë dalë në një përballje reale politike.

    Zgjedhjet në parti i fitoi duke përdorur makinacione aspak të ndershme. Nuk u përball në një debat real as me ish-kryetarin Nano dhe as me kandidatë të tjerë. Fitoi PS-në ndaj Rexhep Mejdanit, një figurë historike e PS-së, por i vendosur në garë simbolikisht. Menjëherë pas marrjes së partisë hoqi dhe portierin apo banakierin e PS-së, me mendimin se ishin njerëz të Nanos. Zëvendësoi strukturat duke vendosur njerëzit e tij në krye të tyre. Për të dhënë një imazh modern të PS-së, pompoi në skenën politike të saj disa të rinj të akuzuar për moralin e tyre të dyshimte, që i kishte marrë nga “Mjaft”. Grupi i PS-së në vend që ta përdorte foltoren e Kuvendit për të shpallur alternativat e tij, u mor më së shumti me fryrjen e bilbilave dhe politikat bllokuese, duke dhënë imazhin e një opozite destruktive, synimi i vetëm i së cilës ishte ikja e Topallit, Kryetare e Kuvendit (!). Vetë Rama pas vitit 2007, kur siguroi mandatit e tretë të kryetarit të Bashkisë, ndërmori një sulm asgjësimi ndaj LSI-së, një forcë politike e dalë nga PS-ja, ndihma e së cilës rezultoi mjaft produktive në zgjedhjet lokale. Duke propozuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë, ai synoi asgjësimin politik të saj, duke shfaqur karakter të pabesë dhe cinik me aleatët. Në asnjë rast Rama nuk arriti të bashkonte opozitën, ashtu siç kishte premtuar, pasi plani i tij ishte të korrte një fitore të madhe dhe të mos ndante me askënd pushtetin. Para zgjedhjeve u dukën dhe kandidaturat e para, të cilat nuk ofronin asgjë. Imazhi i PS-së në më të shumtën e rasteve u bë Erion Braçe, një njeri aspak i besueshëm tek e majta, pa integritet politikani dhe që ka rendur pas çdo kryeministri apo kryetari të PS-së dhe kur ai është rrëzuar, i është kthyer kundër. Kjo ka bërë që integriteti i tij si politikan të mos merret seriozisht as nga vetë të majtët. Eduart Shalësi, që në daljet e tij e shfaqte deri në ekstrem dobësinë për kryetarin Bashkisë së Tiranës duke e imituar deri në detaj, gjë që të shkaktonte një lloj bezdie sa herë e shihje, pasi s’mund të kuptoje se ku mbaronte karakteri i adaptuar i Ramës dhe ku fillonte ai i Shalësit. Rudina Seseri, një figurë anonime dhe që sipas Ramës kishte mbaruar në “Oksford”, në daljen e parë publike shfaqi defiçencë të theksuar në njohjen e realitetit shqiptar, pasi argumentet e saj gjatë një debati televiziv nuk kishin as lartësinë e diskutimit të adoleshenteve që mbushin baret e bllokut. Dhe kështu më radhë me emra të tjerë, për të ardhur në kulmin e fushatës, kur Rama iu shmang listës së kandidatëve, nga frika e humbjes, apo se nuk donte të rriskonte. Në krye të listës së Tiranës, ku listën e djathtë e kryesonte vetë Berisha, ai vuri Vasilika Hysin, një njeri të huazuar nga shoqëria civile, po pa ndonjë kontribut real për të majtën.

    Të gjitha këto u tentuan të shiten nga Rama, si politikë e re, por s’bënë gjë tjetër vetëm se thelluan hendekun mes votuesit të ri, sidomos tek ata që kanë një lloj niveli arsimor, që filluan të shohin dalëngadalë shenjat e një despoti te figura e tij. Rreth Ramës u bashkuan më së shumti nostalgjikët e kohës së vjetër dhe ata që kishin interesa të lidhura ngushtë me Ramën, jo si lideri i PS-së, por si kryetar i Bashkisë. Mohimi i të gjitha vlerave që e majta përfaqëson dhe është munduar t’i implementojë tek e ardhmja e këtij vendi, Rama i hodhi në kosh me një të rënë të lapsit, dhe kjo u vu re më së miri te festa e PS-së, ku Rama idenë e një partie të bashkuar kërkoi ta jepte me Hektorin, truprojën e Nanos, dhe me Dritën e dezhurnit të e PS-së, por harroi që në këtë festë t’i dërgonte një ftesë vetë Fatos Nanos. Akoma më keq kur si politikë të re na u servirën sërish Ruçi, Islami apo ndonjë tjetër, të cilët u morën nga Rama dhe u dërguan në sheshin “Demokracia” gjatë hapjes së fushatës. Kjo bëri që pjesa e shëndoshë e elektoratit ta abandonojë dhe t’i kthejë sytë nga alternativa të tjera. LSI-ja apo një parti e re, PSV-’91, që gjithsesi ishin vota që kundërshtonin fort vetë kreun e PS-së, por në asnjë rast PS-në si forcë politike.

    Të gjitha këto treguan se Rama e ktheu luftën për pushtet në një luftë për jetë a vdekje, duke sjellë një precedent të rrezikshëm. Fakti që të rinjtë, të cilët janë më të prirur të votojnë ndryshimet, e braktisën dhe në një masë të madhe iu bashkuan PD-së dhe LSI-së, ka kuptimin e saj. E para, ata nuk deshën që Rama të vinte në pushtet duke shfaqur si imazh të rinisë shqiptare klonët e tij; dhe e dyta, këtë spastrim që u krye në PS e panë si një rrezik eventual. Mbas zgjedhjeve Rama tregoi se s’ka asgjë të përbashkët me të renë apo me frymën që ajo servir, në një kohë kur ka organizuar të gjithë makinacionin e propagandës së PS-së për të kontestuar zgjedhjet, të cilat janë jetike për vendin. Po kërkon që koston e humbjes t’ia faturojë një partie tjetër, të cilën kërkoi ta asgjësonte dhe që për shkak të Ramës s’ka asnjë lidhje më me PS-në. Marrëzia e socialistëve kaloi deri aty sa Ruçi, një politikan dhe ministër i kohës së diktaturës, pararojë e trazirave të vitit 1997, paralajmëroi sërish trazira civile. Doli dhe Namik Dokle, edhe ky një politikan i hershëm, që filloi të fliste dokrra në emër të Ramës, në një kohë kur deri disa ditë përpara zgjedhjeve nuk kishte të sigurt as kandidimin. Në vend që të kërkojë përgjegjësin e humbjes, pra vetë kryetarin e saj, PS-ja nuk po na shfaqet më si një parti që ndjek lojën politike, ku ai që fiton krijon qeverinë, ndërsa ai që humbet përgatitet për opozitë, por si një kupolë apo parti paramilitare, që një Zot e di pse e dëshiron kaq shumë pushtetin.

    Pra, “The Economist” ka të drejtë. Rama nuk është Obama, madje është shumë larg vlerave që ai shfaqi gjatë fushatës amerikane. Ramës ndoshta do t’i shkonte më shumë për shtat thirrja e Martin Luterkingut: “I have a dream” (“Unë kam një ëndërr”), por jo si ëndrra e Luterkingut, që ishte fisnike dhe synonte të vendoste barazi mes njerëzve dhe racave. Edi Rama duket se ka një ëndërr të ethshme për pushtet, nuk ka një program, nuk e di se çfarë do të bëjë me këtë vend, thjesht e do këtë pushtet, mundësisht sa më të pakufishëm, megjithëse jetojmë në një demokraci. Vota e 28 qershorit e risolli me këmbë në tokë dhe i tregoi se ata që votojnë janë më inteligjentë se ata që kërkojnë t’i manipulojnë me fjalë të mëdha dhe ide që s’dihet se ku do të çojnë. Vota e 28 qershorit e la Edi Ramën në opozitë, duke i treguar se në këtë sistem kemi nevojë për politikanë dhe liderë dhe jo për misionarë fals, që e kanë bazuar pushtetin në trafiqe votash dhe në parazitizëm. Më 28 qershor fitoi logjika përkundër një marrëzie që synonte të kthehej kolektive, marrëzi e cila sot kërkon të cenojë standardet dhe pengojë integrimin në BE. Pra, për të gjitha këto analiza e asaj medieje prestigjioze ka të drejtë: Rama nuk ka asgjë të përbashkët me Presidentin Obama.

    metropol.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Maskarada e fundit e maskarenjve

    13-07-2009 /

    Sejdi Peka


    Natën e 28 Qeshorit, pas mbylljes së procesit të votimit ne Shqipëri, Edi Rama në një konference për shtyp do të deklaronte se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosfere të qetë dhe do të falenderonte shqiptarët për maturinë e treguar me këtë rast. Sigurisht ky ishte një lajm i mire që u prit mjaft mire nga opinioni vendas dhe ndërkombëtar. Por siç thotë një fjalë e urtë e popullit se “thekra erën nuk e harron”. Siç duket kryetari i PS i paska bërë llogaritë gabim duke numëruar thasët me mendimin se shqiptarët mundet të blihen me para. Por pasi u numëruan votat, rezultoi krejt e kundërta. Sekserët e tij e paskan gënjyer shumë keq Edvinin. U vertetua ajo që pritej, se shqiptarët do të votëbesonin Sali Berishën edhe për një mandat tjetër qeverisës duke e vlerësuar si njeriun e mbajtjes së fjalës së dhënë. Duke qenë në siklet se tani do t’i duhej të lëshonte postin e kryetarit të PS-së, sipas statutit të kësaj partie, ai ka artikuluar një mori akuzash me shpifje si kofini pas të vjelit, sikur gjoja i paskan grabitur votën. Për këtë qëllim ai ka lëshuar një kompani beniaminësh për të grumbulluar “fakte” në të gjithë Shqipërinë se si ia grabitën votën Edvinit dhe në këtë pikëpamje “ai nuk mundet të lërë betejën” donkishoteske me mullinjtë e erës në mes. Me shumë pak fjalë nëse ditën e votimit populli shqiptar tregoi shkallën më të lartë të qytetarisë dhe të emancipimit në rrugën e vështirë të demokracisë, tani i duhet të dëgjojë delirantin që për fat të keq është akoma kryetar i PS me maskaradën e trillimeve dhe të mashtrimeve. I pari që iu përgjigj flakëpërflakë urdhrit të padronit ishte Saimir Tahiri, kandidati për deputet i PS, i ngarkuar për zonën e Kombinatit. Ai duhet t’ia shpërblejë kryetarit vlerësimin që i bëri duke e ngritur nga hiçi dhe duke e futur në politikën shqiptare deri në nivelin e deputetit. Tahiri do të deklaronte në një konferencë për shtyp se “në 12 QV në Kombinat” vëzhguesit e PS qenkan ndjekur me dhunë nga demokratët dhe për këtë paska depozituar një kallëzim penal në prokurori. Kësaj i thonë “t’i them sa nuk m’i kanë thënë”. Nëse ka një njeri që ka shkelur në mënyrën më flagrante ligjin për zgjedhjet është pikërisht Saimir Tahiri. Ky njeri u bë objekt i lajmeve në të gjitha mediat se qysh në orët e para të mëngjesit të 28 Qeshorit u mësua se “Saimir Tahiri u kap në flagrancë me stilolapsa-kamera – çimka pra - duke i shpërndarë nëpër qendrat e votimit”. Sigurisht ky ishte një provokacion i rëndë i fotografimit dhe frikësimit të njerëzve ditën e votimit, çka u hapi probleme ndërkombëtarëve dhe KQZ-së. Duket se sekserët e Edvinit duhej të merrnin si garanci votën e paguar e të filmuar për Edi Ramën. Gjithsesi, Kryeministri Berisha për ta minimizuar problemin e ktheu në një sarkazëm duke thenë se “çimkat ishin harruar pa bateri”.

    Kur e pashë beniaminin e Edi Ramës në ekranet e TV, teksa lëshonte akuza gjoja për presionin e ushtruar kundër vëzhguesve të PS në qëndrat e votimit në Kombinat, mbeta mjaft i çuditur. Një njeri që përpiqet të hyjë në jetën politike të Shqipërisë duhet të karakterizohet nga disa veti të dinjitetit njerëzor, në mënyrë që të ngrihet në nivelin e politikanit të besueshëm përpara opinionit. Por kur që në fillimet e karrierës së tij politike përdoret nga Edi Rama në rolin e gënjeshtarit e të mashtruesit, ai shumë shpejt e humb vlerën dhe bëhet qesharak në sytë e opinionit. Njerëz të tillë shumë shpejt marrin pamjen e njeriut të shpifur dhe ordiner. Për çdo shqiptar, që është i interesuar për të mirën e Atdheut dhe për të ardhmen e fëmijëvë të tij, sigurisht ai ishte i interesuar që këto zgjedhje të shkonin sa më mire në standardet e përcaktuara si kusht themelor për t’ju bashkuar familjes europiane. Saimir Tahirin nuk e kam njohur personalisht por e hasa natën e 27 Qeshorit kur me disa makina i shoqëruar me disa “kokëqethur” luante rolin “e të fortit” në zonën e Unazës së Re. Ai po “inspektonte” qendrat e votimit në atë orë të vonë të natës dhe njëkohësisht ushtronte presion pranë rojeve te policise, që ishin të ngarkuara për të ruajtur qendrat e votimit dhe materialet përkatese. Një punonjësi të policise, që ishte i ngarkuar të ruante qendrën e votimit nr.1881, në prani të qytetarve të rastësishëm aty, iu drejtua me mjaft arrogancë, duke e fyer dhe tallur me fjalë mjaft të ndyra dhe pa asnjë shkak. “Miu po ruan ariun - i tha Tahiri - po ti mos e rruaj….” Thënë për hir të së vertetës disa qytetarë deshën të reagojnë por polici me mjaft kulturë profesionale iu përgjigj me injorim. Edhe të nesërmën gjatë gjithë ditës së votimeve, ky njeri i shoqëruar me një varg makinash ka bërë demonstrime force në zonën e Unazës së Re dhe kryesisht pranë qendrave të votimit. Në qv nr.18801, në prani edhe të disa vëzhguesve të OSBE, Saimir Tahiri ka shkëmbyer replika mjaft të ashpra me votuesit që prisnin në radhë për të votuar. Me njërin prej tyre, një njeri i nderuar i atij komuniteti “e ka lënë që të takoheshin në një ditë tjetër”, për arsye se qytetari i tha: “o Saimir, a ke më prej atyre stilolapsave me kamera?”. Ishte ndërhyrja e qytetarëve që po prisnin në radhë për të votuar, që ndaluan një konfrontim fizik ndërmjet bodigardve të Tahirit dhe njerzve të pranishëm. Në këndëvështrimin tim ky Tahiri, si kandidat për deputet në këto zgjedhje, por qoftë edhe si qytetar i thjeshtë, ishte në shkelje flagrante të ligjit. Ai nuk mundej në asnjë mënyrë të ishte i pranishëm në qendrat ku qytetarët votonin. Orvatja e Tahirit me urdhrin e Edi Ramës, për të përzier gjoja punonjësit e policise në lojën e tyre të ndyrë për njollosjen e zgjedhjeve në zonën e Kombinatit ishte orvatje e turpshme dhe e dështuar. Me këto sjellje prej njeriu ordiner, ai në asnjë rast nuk mundet të përfaqësojë popullin e Kombinatit në Parlamentin e Shqipërisë. Ai është një njeri i katapultuar nga Edi Rama në politikën shqiptare që shumë shpejt u gjend i diskredituar. Populli i Kombinatit nuk i ka asnjë borxh Saimir Tahirit që ta përgojojë në organet e drejtësisë me foto të marra nga “çimka” e vet, me të cilat ai i mbushi atë ditë komisionerët e PS në qendrat e votimit. Ky kandidat për deputet i PS, i ngarkuar nga partia për zonën e Kombinatit, gjatë fushatës elektorale asnjëherë nuk ka mundur të grumbullojë njerëz në vende publike dhe të paraqesë alternativat e partisë së tij. Zgjedhja e tij e preferuar ka qenë të hyjë “hajdutçe”, shtëpi në shtëpi duke gënjyer dhe të mashtrojë ndonjë fukara sa për një “thes miell”. Këtu edhe përfundon misioni i tij në Kombinat. Ustai Edi Rama i ka imponuar Saimirit të vogël që edhe intonacionin e zërit ta bëjë si të tijin. Por me këmbët e huaja nuk mundet të ecet gjatë, pasi mbetësh në pozicionin e servilit dhe shpirtvoglit. I gjithë populli i Kombinatit është dëshmitar i asaj dite të qetë të 28 Qeshorit, që ka votuar duke shprehur vullnetin e lire. Çdo përpjekje për t’i njollosur këto zgjedhje është një përpjekje antikombëtare që po bën Edi Rama me beniaminët e tij vetëm për të mbrojtur pozicionin në krye të PS dhe për të justifikuar humbjen...

    Këto zgjedhje treguan edhe njëherë tjetër se e majta ish-komuniste nuk është shkëputur aspak nga mentaliteti komunist i kuptimit të demokracisë. Fitoren në zgjedhje ish komunistët e konceptojnë si të drejtën e tyre për të sunduar popullin dhe jo si përgjegjësi përpara popullit. Kushtetuta Amerikane parashikon se edhe me një fitore prej 0.1%, në vendet demokratike një force politike deklarohet se është mazhorancë që merr pushtetin, por kjo do të thotë se edhe opozita ka vendin e vet, duhet ta njohë atë e të marrë përgjegjësitë që rrjedhin nga ky pozicion. Në vendet e tjera ish komuniste partia socialiste quhet partia e komunistëve të rinovuar, por në Shqipëri ish sigurimsat dhe kriminelët e diktaturës komuniste nuk kanë ndryshuar në konceptin e tyre marksist të sundimit mbi popullin. Në këto zgjedhje ata treguan edhe njëherë tjetër se mbetën armiq të demokracisë. Maskarada e Fierit, atë natë të trishtë të 2 Korrikut, kur Gramoz Ruçi u printe turmave në tentative për të na kthyer edhe njëherë pamjet e vitit 1997, ishte një atantat i rëndë kundër demokracisë. Dëshmitë e Dritan Priftit, se PS ka shpërndarë miljona euro për të blerë votat e shqiptarëve në Fier dhe kudo në Shqipëri, tregoi atë se në zgjedhjet e tjera kjo veprimtari kriminale që deformon në kushtet e presionit vullnetin e njerzve për të shprehur votën e lire duhet penguar me ligj. Në këtë linjë kriminale ka qenë edhe Skënder Gjinushi, i cili për kandidatin e tij në Qarkun e Kukësit ka shpërndarë qindra-mijëra euro. Një votë është blerë nëpërmjet sekserëve me 100 Euro. Por “zonjës dhelpër, tek koteci, kësaj here nuk i eci”. Populli i Kukësit dhe i Hasit nuk e kishte harruar se Gjinushi ishte i biri i “Golikut”, gjenerali komunist kriminel i E.Hoxhës që masakroi popullin e këtyre zonave me zjarr dhe pushkatime masive. Njerëzit u treguan bërrylin mafiozëve. Skënder Gjinushi shkoi në Kukës si dhia për t’u qethur por la edhe veshët. Ai iku me bishtin në shalë për të mos ia pare kurrë më bojën këtij mafiozi politik. Kjo tregon se mafia ish-komuniste në Shqipëri po bëhet kërcënim për demokracinë. Në tetë vitet e qeverisjes së tyre ata u pasuruan me mundin e djersën e popullit fukara. Është koha që socialistët e Shqipërisë që aspirojnë për idetë përëndimore të funksionimit të demokracisë të largojnë Edi Ramën dhe klikën e tij mafioze nga drejtimi i partisë së tyre. Shqipëria ka nevojë për një opozitë konstruktive në këtë stacion të rëndësishëm të demokracisë. Le të shpresojmë se kjo është maskarada e fundit e maskarenjve, e ish-kriminelëve të diktaturës komuniste dhe e pinjojve të tyre të brezit të dytë.

    ...

    55

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Do ketë gallatë në parlament me ata tahirët dhe shalsët e edvinit por kuptohet për të keqen tonë.Ata për çdo gjë do flasin vetëm për hallet e problemet e popullit asnjëherë.
    Ata janë ca ushtarë çilimij të këqij.

  10. #10
    Ndiqeni kete emesion,ku keni se c'te mesoni:

    http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=628#

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •