Bllokohen 22 motorë uji në plazhet e vendit
Policia e Shtetit ka nisur një operacion për kontrollin e lëvizjes së motorëve të ujit në plazhe, pas shqetësimeve të fundit të pushuesve. Nga strukturat e Departamentit të Kufirit e Migracionit në Policinë e Shtetit përgjatë periudhës së sezonit të verës, gjatë gjithë kufirit bl, janë marrë masa për kontrollin e motorëve të ujit lidhur me respektimin e lundrimit në zonën e plazhit dhe pajisjen me dokumentacionin e duhur. Këto masa janë në zbatim të planit të masave të hartuar për disiplinim e veprimtarisë së mjeteve lundruese, që kryejnë aktivitet në afërsi të bregdetit.
Nga kontrollet e kryera nga Drejtoritë Rajonale për Kufirin e Migracionin për shkeljet e konstatuara u bllokuan 22 motorë uji, u ndëshkuan me masë administrative gjobë poseduesit e 21 mjeteve, ndërkohë një mjeti i është hequr leja e dhënë për shkelje të rregullave të lundrimit në zonën e plazhistëve.
Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale për Kufirin e Migracionin Vlorë, gjatë kontrolleve të kryera nga Stacionet e Policisë Kufitare të kësaj Drejtorie, janë bllokuar 8 mjete lundruese (Jet ski) për shkak të mangësive në pajisjen me dokumentacion, janë ndëshkuar me masa administrative gjobë në 2 raste poseduesit e mjeteve me një vlerë prej rreth 20.000 lekë, si dhe në një rast i është hequr leja e lundrimit nga Policia Kufitare Sarandë për shkak të shkeljes së rregullave të lundrimit në zonën e plazhistëve.
Nga Drejtoria Rajonale për Kufirin e Migracionin Durrës, përkatësisht Stacioni i Policisë Kufitare Durrës nga kontrollet e ushtruara, për shkeljet e konstatuara janë bllokuar 12 mjete lundruese (motorë uji), si dhe janë vendosur 13 masa administrative gjobë me një vlerë prej rreth 1.750.000 lekë.
Nga Stacioni i Policisë Kufitare dhe Migracionit Shëngjin gjatë këtyre kontrolleve janë bllokuar 2 mjete uji, si dhe janë vendosur 6 masa administrative gjobë me një vlerë prej rreth 60.000 lekë (në Velipojë).
Gjatë periudhës së sezonit veror janë organizuar 3 operacione në shkallë të gjerë, duke përshirë të gjithë sektorin detar. Në këto operacione kanë marrë pjesë dhe shërbimet e “Delta Force”.
Standard
Krijoni Kontakt