Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Kur kujtoj udhetimin me skaf, si klandestin…! (2004)

    ME FALNI PER VITIN: (Duhet 1994, jo 2004)

    Nė perpjekje, per te gjetur partnerė ne biznes dhe per te gjetur mallra me ēmim te mire ne Itali, rrugen e pare e bera me skaf nga Durresi. Nė fakt, “miqtė” mė kishin pajisur me pasaport dhe "vizė". I kostumosur dhe me nje ēante ne dore u nisa. Ne hyrje te Durresit, ishte nje lokal qe quhej “Refugjati”. Nga aty fillohej nisja, nje nisje e ēuditshme, e pergatitur nga partneret e mi ne biznes.
    Ate shqetesim e vuajtje, ate tmerr, e kam treguar me varg te lire nė librin: I lodhur nga hajdutet:
    (pak rreshta, per Ju)

    Duhej tė lėviznim me grupe.
    Jo mė shumė se dy-tre vetė.
    Deri nė bregun e detit.
    Deri tek ca blloqe tė mėdhenj betoni, tė vendosur keq e keq
    S’ pipėtmte asgje...
    Se kush thithte nė heshtje tymin e cigares.
    E hodhi i shkreti, se e pa vėngėr njė egėrshan mustaqelli.

    Dallge dhe shkulmime dallgėsh...
    Mė dukej sikur nuk merrja frymė,
    Isha njė viktimė nė mes dhjetra viktimash i paemėr.
    I pambiemėr.
    Kush do tė ushqehej me emrat e mbiemrat tanė?
    Me paratė tona tė djersės sonė?...
    Me paratė e mia tė huajtura?

    Shkėmbinj betoni dhe njerėz tė strukur brenda tyre.
    Pritje...
    Veshtrime tė koduara dhe lėvizje nė grupe.
    M’u kujtua Gruaja.
    Ē’ bėnte tani me tė dy fėmijėt?

    Njė pėshtjellim pikash loti po mė shkrehej faqeve.
    Asgje nuk po kuptoja.
    Nė ēikėrrnajen e stėrkalave vizatoheshin djajtė.
    Qė ēirreshin tribunave se shqiptari ėshtė i lirė.

    ...........................

    Pastaj tė gerrmuqur, ne barkun e skafit.
    Shihnim njėri-tjetrin.
    Shshsht...!
    Ishim viktima.
    Asnjė zė.
    Ishim robėr.
    Ishim sy tė mbushur me keqardhje...
    Pėrpėlitje, nė gjurmėt e frikshme te heshtjes.
    Zjarrmi trupi e Zjarrmi shpirti....
    .........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 22-04-2009 mė 10:56 Arsyeja: ortografi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Plage te renda keto qe akoma jane te hapura dhe nuk mund te sherohen shpejt...

  3. #3
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Plage te renda keto qe akoma jane te hapura dhe nuk mund te sherohen shpejt...
    Pershendetje Vera!
    Unė, kam provuar dikur dhe tani i tregoj nė vargje, nderkohe ka shqiptarė qė edhe nė keto momente luftojne me vdekjen.

    Udhetimi me skaf, ishte tmerri vet, nje fyerje dhe perēmim i jetes ...!


  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Udhetimi me skaf, ishte tmerri vet
    Tmerri vete eshte kur je ulur ne disa thase hashashi, edhe ske asnje litar ku te mbahesh, sepse skafisti skishte ven litar per arsye qe nese e gjurmonte Guardia di Finanza, te merrte nje kthese te shpejte edhe te na flakte te gjitheve ne dete, edhe kshu mund te krijonte konfuzion tek Policia Italiane. Eshte tmerr kur ai thote hudhuni ne dete edhe aty ska asnje drite te shohesh se sa thelle eshte, hidhesh ne dete pa e dite se ku je, ne breg apo disa metra larg, zvarritesh neper mocale per te arrit ne vendin ku vijn taksite, edhe atehere nuk je i sigurte sepse taksisti mund te jete nje drogaxhi edhe pale ne cilin vend te le. Ne pritje per te marr trenin ne nje stacion te braktisur, i mashtruar nga taksisti italian, vjen policia italiane edhe te ndjek sikur te ishe trafikant droge e jo nje klandestin i nisur drejt italise per nje jete me te mire.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    ME FALNI PER VITIN: (Duhet 1994, jo 2004)

    Nė perpjekje, per te gjetur partnerė ne biznes dhe per te gjetur mallra me ēmim te mire ne Itali, rrugen e pare e bera me skaf nga Durresi. .........................
    E paske pasur ne gjak biznesin. Po pse u nise nga Durresi. Eshte shume larg Italise dhe eshte rruge shume e rrezikeshme. Pse nuk i re nga Vlora. Per 1 ore je ne Itali. Vlonjatet jane shume humane. Ata i trajtonin shume mire klandestinet.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    I Nderuar : Z.Astrit Kosturi

    Udhėtim me skaf e dėshiroj shumė , dhe shpresoj qė nėse mė ipet mundėsia tė hyp aty do dėshiroja tė ikja tė mos kthehasha asnjėherė nė kėtė vend pasiqė kėtu nė qdp moment qė e jetoj mė ngjallen kujtime trishtuese dhe aspak tė kėndshme pėr karrieren time fatkeqe tė kalur kėto pak vite.
    Kur mendoj ndonjėherė qė edhe brezat e ardhshėm do kalojnė po tė njejtėn trishtim dhe tė njejtat probleme do tė ballafaqohen mendoj se edhe ata do tė kėrkojnė tė njejtin skaf.
    Brezi (Brezat) i ardhshėm (tė ardhshėm) do tė vuajnė paditurinė tonė ose frikėn tonė , firkė e cila ėshtė e panevojshme.

    Ėshtė mė e logjikshme po sikur tė hapim gojėn kundrejt padrejtėsive , problemeve , dhunimeve etj., dhe kėshtu tė rregullojmė dhe tė ndriqojmė rrugėn nė tė cilėn po kalojmė dhe nė tė cilėn do tė kalojnė brezat e ardhshėm .
    I Frigohem shumė tė ardhmes sė fėmijut tim pasiqė jam i sigurtė se do tė pėsojė mė shumė se i ati , kėshtu do ndodh brez pas brezi sepse ne ishim (jemi) ata qė gabuam (po gabojmė) dhe ėshtė e mundshme kjo gjė qė tė mos falet ky gabim yni.
    Normalisht ne kemi nė dorė timonin , ne kemi nė dorė mė shumė se ata (tė paditurt) ne kemi mė shumė se ata kriminelėt , ne kemi nė dorė mė shumė se ata tė pavetėdijėsuarit etj., por ne nuk po e shfrytėzojmė kėtė forcė "Supreme" do tė thosha qė e kemi dhe kjo mos harroni do na kushtoi dhe do i kushtoi brezit tė ardhshėm.
    Thjeshtė tė vėm gishtin nė kokė dhe tė flasim : Si do tė jetė e ardhmja e birit tim , pse Biri im nuk do tė ketė mundėsi tė punėsohet edhe pse ka kryer Fakulltetin , pse biri nuk do tė gėzojė dashurinė edhe pse ėshtė mė i dashuri , pse biri im ėshtė mė i menquri ėshtė mė i dituri dhe ata e konsiderojnė si tė paditur etj . etj., kėto janė pyetje qė duhet parashtruar vetes sepse njė pjesė jete jona do jetė familja , duhet tė kujdesemi para se tė shkatrrohet.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Une se kam perjetuar,por kam degjuar qe eshte me te vertet dicka e tmerrshme.

    Nje gje nuk kam arritur ta kuptoje per njerzit qe ikin me skafe klandestin :
    Nje pjese niset per hall
    Nje pjese per qef.


    Kam degjuar se kane ikur dhe familje me femije,nuk e di ku i con nje cmenduri e till.(flas per ata per qef) .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Pershendetje Vera!
    Unė, kam provuar dikur dhe tani i tregoj nė vargje, nderkohe ka shqiptarė qė edhe nė keto momente luftojne me vdekjen.

    Udhetimi me skaf, ishte tmerri vet, nje fyerje dhe perēmim i jetes ...!

    O ZOT I MADH! Kur shikoj skafe ne televizor ne erresire duke fluturuar mund te thuash dhe kur i leshojne afer bregut ndoshta edhe me thelle....uuuuuu,me ngjethet mishi....Sa t'e hyjme ne BE do shpetojne njerzit e gjore....

  9. #9
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Tmerri vete eshte kur je ulur ne disa thase hashashi, edhe ske asnje litar ku te mbahesh, sepse skafisti skishte ven litar per arsye qe nese e gjurmonte Guardia di Finanza, te merrte nje kthese te shpejte edhe te na flakte te gjitheve ne dete, edhe kshu mund te krijonte konfuzion tek Policia Italiane. Eshte tmerr kur ai thote hudhuni ne dete edhe aty ska asnje drite te shohesh se sa thelle eshte, hidhesh ne dete pa e dite se ku je, ne breg apo disa metra larg, zvarritesh neper mocale per te arrit ne vendin ku vijn taksite, edhe atehere nuk je i sigurte sepse taksisti mund te jete nje drogaxhi edhe pale ne cilin vend te le. Ne pritje per te marr trenin ne nje stacion te braktisur, i mashtruar nga taksisti italian, vjen policia italiane edhe te ndjek sikur te ishe trafikant droge e jo nje klandestin i nisur drejt italise per nje jete me te mire.

    Pershendetje Apollyon!

    ))))))))))) S'eshte per te qeshur, por mė kenaqe, me cfar ke treguar! Eh, kjo eshte ironia e fatit tone.
    Prandaj, ka mijera qė akoma nuk u dihet fati.... !
    Ja, keto themele gjaku, jane ndryshimi i Shqiperise, jane mbijetesa jone!

  10. #10
    £u & £i Maska e xlindax
    Anėtarėsuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    733
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    nderkohe ka shqiptarė qė edhe nė keto momente luftojne me vdekjen.

    Udhetimi me skaf, ishte tmerri vet, nje fyerje dhe perēmim i jetes ...!

    Ja perse jam kunder te gjithve atyre qe thon ''jam krenar qe jam Shqiptar'' !!
    ....nuk din ata se cdo te thot te jesh shqiptar, nuk mund te kuptojn shum gjera qe ndihen aq krenar.

    Kjo tema jote me beri x te qar qe ne pik te sabaut.
    Babi im ne 95 erdhi ne Itali me skaf, nuk me ka folur ndonjeher x ate nate e tani qe lexoj ty me duket sikur lexoj ate...
    Mjer prindrit tan cfar kan hequr, e mjer ata njerez qe po vuajn akoma.
    Ogni xsona che passa nella mia vita č unica...
    Xkč lascia un poco di se..
    E prende un poco di me.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Kujtoj Mesuesin
    Nga Fiori nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 00:21
  3. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  4. Planifikoni udhėtimin pėrmes kėtyre faqeve
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 11:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •