Shekulli, 27 Korrik 2009
Ministria e Lumturisė Kombėtare
Prof. Shinasi A. Rama
Shqiptarėt ende nuk e kanė tė qartė se cili ka qenė e duhej tė ishte objektivi i tranzicionit nga sistemi totalitar. Ku duhej e ku duhet shkuar? Paria e Tiranės ka kėmbėngulur e po kėmbėngul me njė insistencė tė habitshme se objektivi 'konsensual' e 'mbarėshqiptar' ėshtė e do tė jetė integrimi nė strukturat euroatlantike, ēkado qė pėrmbledh ky koncept hibrid, por i dobishėm.
Shkurt e shqip, mbasi SHBA-ja na futi nė NATO, kjo po pėrkthehet nė arritjen e anėtarėsimit tė shtetit shqiptar nė Bashkimin Europian me tė drejta tė plota. Ky ka qenė objektivi i gjithė qeverive tė mbas 1990-ės.
Ky ėshtė edhe objektivi i koalicionit tė parisė sė Tiranės qė synon tė formojė qeverinė edhe kėsaj here. Politikanėt sillen sikur hyrja nė Europė do tė na i zgjidhė tė gjitha punėt dhe atėherė do tė bėhemi si gjithė tė tjerėt, normalė e europianė tė lumtur.
E kėshtu, Ministria jonė e Lumturisė Kombėtare e ka emrin Ministria e Integrimit Europian.
Ia vlen tė thuhet se ndoshta zėri mė i qartė e mė skeptik pėr shanset e pėr mundėsitė e integrimit ka qenė ai i Prof.
Ermelinda Meksit, ish-ministre e Integrimit, nė njė shkrim tė botuar disa vite mė parė tek "SHEKULLI". Po kėshtu, edhe disa pjesėtarė tė tjerė tė parisė sė Tiranės kanė treguar realizėm nė analizat e tyre pėr kėtė problem, duke vėnė nė dukje se jemi aq larg integrimit sa mund tė thuhet se ky objektiv nuk ėshtė i mbėrritshėm edhe pėr njė kohė tė gjatė.
Mirėpo, paria e Tiranės ka ngulmuar tė ecė nė kėtė rrugė dhe e ka kthyer integrimin nė objektivin e vetėm e tė pazėvendėsueshėm tė politikės shtetėrore e kombėtare. I gjithė riorganizimi shoqėror dhe i sistemeve tė tjera gjatė tranzicionit ėshtė vėnė nė funksion tė kėtij objektivi.
Por, edhe pse kanė kaluar disa vjet nga kėto pėrpjekje tė bujshme tė parisė, realiteti ėshtė se shteti shqiptar ėshtė mė larg se kurrė arritjes sė kėtij objektivi tė lumturisė kombėtare. Edhe pse tash do tė kemi qeverinė e integrimit, duket se dėshtimi i saj do tė jetė i garantuar.
Ēka ėshtė mė e keqja, ēdo qeveri qė do tė formohet nuk do tė ketė as fuqinė politike, as ndėrtimin institucional, as burimet e strukturat ekonomike, as kohėn e nevojshme, as dėshirėn e sinqertė, as mbėshtetjen popullore, por edhe as mirėkuptimin e shteteve qė vendosin nė BE pėr tė bėrė ato ndryshime qė mund krijojnė kushtet pėr futjen e shtetit shqiptar nė Bashkimin Europian. Po ashtu, zgjidhja qė shqiptarėt kanė bėrė ėshtė qė tė lidhen me SHBA-nė e jo me BE-nė.
Mbi tė gjitha, shteti shqiptar vazhdon tė mbetet peng i ēėshtjes kombėtare shqiptare, problemit mė tė mprehtė politik e ende tė pazgjidhur nė Ballkan. Ia vlen tė pėrmenden shkurtimisht se si duket se na shohin e na trajtojnė ne 'familja' jonė europiane.
Pėr BE-nė, sistemi politik nė shtetin shqiptar ėshtė i ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė tė garantojė kontrollin e hekurt tė liderit tė radhės. Zgjedhjet kuvendore ishin njė dėshtim i thellė politik dhe me pasoja tė pallogaritshme edhe pėr integrimin e shtetit shqiptar nė BE.
Vetėm paria e Tiranės beson se sistemi politik nė shtetin shqiptar ėshtė demokratik dhe se qeveritė qė dalin prej atyre zgjedhjeve janė legjitime. Duket se BE-ja, qė ėshtė e interesuar pėr stabilitet, do ta kapėrdijė edhe kėtė farsė elektorale. Por, do ta bėjė tė qartė se ky ėshtė njė dėshtim tjetėr, shumė i rėndė, qė na largon edhe mė shumė nga objektivi i integrimit nė BE.
Nė nivelin institucional, BE-ja e ka bėrė tė qartė se shteti shqiptar ėshtė njė shtet i kapur nga interesat e veēanta ekonomike e qartėsisht kriminale nė tė gjitha nivelet. Arrestimi i hajdutėve tė xhepave dhe vrasėsve ordinerė, nuk e fsheh realitetin e njė shteti tė kontrolluar nga oligarkėt e parisė sė Tiranės. Aq mė keq, realiteti ėshtė i tillė qė strukturat institucionale dhe shtetėrore janė tė kapura e tė kontrolluara prej krimit tė organizuar.
Paria e Tiranės i ka forcuar strukturat institucionale, por vetėm deri nė atė nivel qė tė mbrojnė interesat e tyre. Tash, pengesa pėr hyrjen nė BE na thuhet se janė pasaportat biometrike. Pra, fajin pse ne nuk hyjmė nė BE e paskan shqiptarėt qė nuk pajisen me kėto pasaporta e jo paria e Tiranės, qė dėshtoi pėr ta bėrė shtetin shqiptar si gjithė Europa.
Nė lidhje me zhvillimin e sistemit tė duhur ekonomik, shteti shqiptar nuk ka se ēfarė tė tregojė si dėshmi tė afrimit me strukturat ekonomike tė BE.
Vendi prodhon shumė pak, konsumon shumė mallra importi, mbahet me njė ekonomi joformale, tė kriminalizuar, qė varet nga emigrantėt dhe nga aktivitetet e jashtėligjshme dhe ku zyrtarėt e individėt e lidhur me to pasurohen si nė pėrralla.
BE-ja e sheh me shqetėsim tė thellė rikthimin e skafeve, sistemin ndėrkombėtar tė trafikut njerėzor e tė drogave dhe influencėn qė kanė klanet e shumta kriminale mbi politikanėt shqiptarė nė tė gjitha nivelet, si njė vend ku edhe qentė e rrugės dehen me hashish e marijuanė (a.k.a as cannabis sativa, shqip 'kėrpi').
Kriza e thellė qė e ka pėrfshirė shtetin e ekonominė shqiptare, dhe qė u fsheh me kujdes gjatė fushatės zgjedhore, ka dalė qartėsisht nė sipėrfaqe. Arka e shtetit ėshtė bosh, emigrantėt nuk dėrgojnė aq ndihma sa dikur, linjat e kreditit janė tharė, buxheti ėshtė rrudhur shumė dhe varfėria pėr shtresat tė gjera tė popullit ka mbėrritur nė ekstrem.
Nė lidhje me mbėshtetjen popullore, shqiptarėt kanė synimin qė tė marrin njė vizė pėr diku nė BE, tė ikin nė jetėn e mundimshme tė emigrantit, sepse nuk gjejnė shpresė nė vendin e tyre. Pėr to, hyrja nė BE ėshtė mundėsia e ikjes nga shteti shqiptar dhe e gjetjes sė njė pune qė tė lejon tė hash njė kafshatė bukė me nder.
Mirėpo si shqiptarėt, ashtu edhe BE-ja janė krejtėsisht tė qartė se kanė shumė pak gjėra tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin. Urrejtja e racizmi kundėr shqiptarėve janė tė dukshme gjithkund nė vendet e BE-sė.
Europa nuk po i integron njė milion shqiptarė qė jetojnė brenda nė Europė, si nė Greqi etj., tash 20 vjet, pse duhet tė pritet qė do tė merret me tre milionė tė tjerė qė kanė shtetin e tyre, por qė nuk sillen si duhet? Po ashtu, vetėdija se Europa nuk na do ne shqiptarėve, duket se ėshtė e ngulitur thellė dhe qartėsisht e prekshme edhe nė shtetin shqiptar.
Mbas vizitės sė Presidentit Bush, duket se BE-ja e interpretoi shpėrthimin e shqiptarėve dhe tė ndjenjės sė tyre pro-amerikane si shprehje tė mbėshtetjes sė madhe popullore pėr lidhjen shumė tė fortė, strategjike e formale qė ekziston midis shtetit shqiptar dhe SHBA-sė.
Mbi tė gjitha, BE-ja i sheh shqiptarėt me dyshim, si krijesa tė njė sistemi hibrid, qė, kur janė nė vendin e tyre, duhet tė bėjnė si paria, e sillen si paria, dhe kjo do tė thotė se askush nuk e respekton ligjin, shtetin, vlerat e identitetin europian.
Po ashtu, Europa nuk beson se paria e Tiranės ka dėshirėn e sinqertė qė ta integrojė shtetin shqiptar nė BE. E vetmja rrugė qė oligarkia e Tiranės mund tė pasurohet e tė ruajė pozitat qė ka, ėshtė duke e mbajtur shtetin shqiptar nė njė gjendje tė tillė.
Hyrja nė Europė pėr to ėshtė njė problem i madh, se mandej do tė ketė detyrime e struktura tė tjera qė disi do t'i mbajnė nėn fre dhe kjo nuk i intereson parisė sė Tiranės. Mandej, paria e Tiranės e ka mbėrritur Europėn.
Ato i kanė pasaportat diplomatike tė shėrbimit, i kanė vilat e apartamentet, investimet e fėmijės, spitalet e mjekėt e tyre, hotelet e vendet e argėtimit, nė Europė e tjerakah. Kėshtu si janė, paria e Tiranės janė shumė mirė, hallet janė tė popullit.
Por, problemi mė i madh qė sheh BE-ja ėshtė problemi i ēėshtjes kombėtare shqiptare. Kjo ēėshtje e pazgjidhur politike do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes sė BE-sė. Shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė nuk ka pėrfunduar ende, stabiliteti i Maqedonisė nuk ėshtė siguruar, fati i Bosnjės nuk ėshtė vendosur dhe tė gjitha zgjidhjet varen nga rruga qė do tė marrė ēėshtja kombėtare shqiptare qė prek edhe Malin e Zi e Serbinė.
Ky ėshtė njė problem qė as ėshtė zgjidhur si duhet e, po tė vazhdojnė tė ndiqen politikat e deritashme, duket se do tė mund ta marrė zgjidhjen e duhur. Pa u zgjidhur ēėshtja e bashkimit, nuk vjen nė fjalė ēėshtja e integrimit europian.
Mirėpo, duhet ruajtur gjendja e status quo-sė dhe imazhi se BE-ja ka interes pėr shqiptarėt qė tė hyjnė nė Europė. Problemi pėr BE-nė ėshtė se, nėse shqiptarėt binden se integrimi nė Europė ėshtė njė premtim i parealizueshėm, atėherė zgjidhja e vetme qė shqiptarėt do tė kenė, do tė jetė qė tė drejtohen nga vetvetja dhe tė kėrkojnė bashkimin kombėtar e shtetin e tyre kombėtar. Mirėpo kjo prish shumė ekuilibra dhe BE-ja as nuk ka pasur e as nuk ka interes qė kjo ēėshtje tė zgjidhet si duhet. Nė kėtė pikė, BE-ja dhe paria e Tiranės pajtohen bashkė.
Edhe pse tė dyja palėt e dinė se nuk do tė ketė integrim nė Europė pėr shtetin shqiptar, as sot e as mot, prapė luhet njė sharadė tragjikomike. Kėshtu bėhen aplikime, nėnshkruhen marrėveshje, organizohen tryeza dhe takime pa fund, por objektivi i tranzicionit dhe i arritjes sė lumturisė kombėtare ėshtė e do tė jetė gjithnjė i pambėrritshėm si ylberi edhe me kėtė qeverinė e pritshme tė integrimit.
Krijoni Kontakt