Zyrtarėt dhe analistėt nga Beogradi pėr incidentet nė Luēanė dhe Preshevė i akuzojnė forcat tė cilave nuk iu konvenon rruga evropiane e Serbisė, duke bėrė me gisht drejtpėrdrejt nga shqiptarėt. Liderėt shqiptarė i quajnė tendencioze akuzat e presidentit Tadic dhe krijimin e gjendjes sė jashtėzakonshme nė zonat ku jetojnė shqiptarėt. Askush nuk ofroi pėrgjigje se pėrse me trafikuesit e armėve policia s’ėshtė marrė mė herėt, meqė e paska ditur se me ēka merren.

Nga Express mė 16.07.2009 nė ora 19:16
Vranje/Prishtinė, 16 korrik – Fillimi me shi i verės as qė ka mundur t’i paralajmėrojė ngjarjet e nxehta nė jug tė Serbisė. Fillimisht, javėn e kaluar, mes tė enjtes dhe tė premtes (mes datave 9 dhe 10 korrik) nė hyrje tė Luēanit u plagosėn dy xhandarė nė sulmin me mortajė dore. Ishte ky sulmi i parė i armatosur pas gati dy vitesh ndaj forcave tė sigurisė tė Zonės Tokėsore tė Sigurisė, afėr kufirit me Kosovėn, nė rrugėn Bujanovc-Prishtinė, ku disa vite mė parė grupe tė armatosura plaēkitnin udhėtarėt, kryesisht shqiptarė tė Kosovės qė ktheheshin nga shtetet perėndimore nė shtėpi pėr pushim. Ende pa u ulur mirė pluhuri nga eksplodimi, disa ditė mė vonė, tė martėn (mė 14 korrik) rreth mesnate eksplodoi njė mjet shpėrthyes i vendosur nė njė ndėrtesė banimi nė lagjen preshevare Stacioni i Hekurudhės. Zyrtarėt njoftuan se nė ndėrtesė jetojnė policė dhe ushtarakė, dhe se nga copėzat e xhamave u lėndua njė banore shqiptare dhe djali i saj 13-vjeēar.

Sulmi me bombė ndodhi para heqjes sė vizave pėr qytetarėt e Serbisė dhe pėrkrahjes sė hapur qė zyrtarėt mė tė lartė evropianė ia japin Serbisė. Nė fakt, i ashtuquajturi ‘Schengen i Bardhė’, qė qytetarėve tė Serbisė do t’iu mundėsoj qė prej vitit tė ardhshėm tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e BE, nuk vlen edhe pėr qytetarėt e Kosovės, tė cilėn gjė disa analistė e lidhin drejtpėrdrejt me interesat e grupeve tė caktuara shqiptare pėr destabilizimin e rajonit. Liderėt lokalė shqiptarė kryesisht pohojnė se pėrgjegjėsia pėr rritjen e tensioneve i bije Beogradit, duke e akuzuar pushtetin pėr mungesė tė dialogut politik dhe pėr shfaqjen tendencioze te situatės.

Skenari, regjia dhe arrestimet

Nė Preshevė fluturoi Ivica Dacic , dhe aty pėrsėriti se, edhe nė rastin e Luēanit edhe tė Preshevės bėhet fjalė pėr terrorizėm. Tė martėn nė mėngjes, disa orė pas eksplodimit, nė Preshevė u iniciua aksioni kundėr trafikut tė armėve dhe kundėr personave tė dyshimtė pėr sigurinė e asaj komune. U arrestua njė person, kurse tė dyshuarit e tjerė, siē u tha, ndodhen nė Kosovė, edhe pse nė pyetjen se pėrse ata njerėz nuk ishin “pėrpunuar” nga policia mė herėt, meqė qenka ditur se me ēka merren, askush nuk dha pėrgjigje. Megjithatė, ajo qė ėshtė mėse e qartė ėshtė se jugu i Serbisė sėrish ėshtė i paqetė, dhe atė si kurrė mė parė qė nga viti 2001, kur pėrfundoi konflikti i armatosur atje. Kujt i konvenon ky skenar dhe kujt i shkojnė pėr shtati tensionet?

Sipas mendimit tė Ljubodrag Stojadinovic, komentuesit ushtarako-politik tė gazetės ‘Politika’, jostabiliteti nė jug tė Serbisė i konvenon elitės politike dhe ushtarake tė shqiptarėve tė Kosovės, e cila dėshiron qė opinionit botėror t’i tregoj se, nė Serbi nuk ka paqe dhe siguri pėr shqiptarėt:

“Edhe pse ende s’dihet zyrtarisht se kush dhe pėrse qėndron prapa serisė sė sulmeve nė jug tė Serbisė, ekzistojnė forca qė e dėshirojnė destabilizimin e rajonit. Prandaj mund tė priten incidente tė kėtij lloji, qė me gjasė do tė ndodhin edhe nė periudhėn e ardhshme, dhe do tė shndėrrohen nė krizė, shpresoj jo tė intensitetit tė para nėntė vjetėve”, pohoi Stojadinovic.

Kujt i konvenon kriza?

Sipas Stojadinovic, ēdo destabilizim i jugut tė Serbisė i shkon pėr shtati idesė qė shqiptarėt s’mund tė mbijetojnė askund ku pushtetin e kontrollon Serbia. Stojadinovic mendon se shteti e kontrollon mirė situatėn nė jug tė Serbisė.
“ Do tė jetė e rrezikshme nėse kriza eskalon aq sa tė pėrfundojė me aksione spektakolare. Pėr t’u parandaluar kjo, shteti duhet tė angazhojė tė gjitha mjetet legjitime qė mund ta pengojnė destabilizimin, e kjo arrihet mė sė miri me punė tė mirė tė zbulimit”, pohoi Stojadinovic pėr ‘Vranjske’.

Liderėt shqiptarė nuk u prononcuan pas plagosjes sė xhandarėve nė Luēan, por e bėnė kėtė kur presidenti Tadic deklaroi se pėr atė sulm duhet tė bartin njė pjesė tė pėrgjegjėsisė. Rrjedhimisht, Shaip Kamberi, kryetar i Komunės sė Bujanovcit, iu drejtua opinionit, duke pohuar se incidenti tė cilin ai, sikurse edhe qytetarėt qė dėshirojnė njė bashkėjetesė tė qetė, e dėnojnė, shfaqi gjithė paaftėsinė e pushtetit qė qytetarėve t’iu sigurohet qetėsia dhe siguria.
“Duke injoruar pėrfaqėsuesit legjitim tė institucioneve nė komunė, dhe nė tentimin qė pėr ēėshtje sikurse ėshtė ruajtja e paqes dhe stabilitetit rajonal, qė pėrndryshe nuk janė pėrgjegjėsi e vetėqeverisjes lokale, pėrgjegjėsia i imponohet drejtpėrsėdrejti institucioneve tė pushtetit lokal, kėshtu qė kreu i vendit edhe njėherė demonstroi nė terren politikėn qė daton nga njė afėrme e afėrt represive. Politika qė ēėshtjet aq tė ndjeshme i trajton me njė ton aq tendencioz, duke mos shfaqur madje as gatishmėrinė mė tė vogėl pėr njė dialog politik dhe social me pėrfaqėsuesit legjitim, krijon njė shqetėsim tė thellė”, konsideron Kamberi.

Akuzat nė llogari tė Beogradit

Pas eksplodimit nė Preshevė i pari reagoi Riza Halimi, deputet popullor dhe gjithsesi politikani mė me ndikim shqiptar. Halimi, kryetar i Partisė pėr Veprim Demokratik, vlerėsoi se ėshtė e qartė se problemet po grumbullohen dhe se ata s’po zgjidhen siē do tė duhej, me rrugė politike brenda sistemit tė pushtetit nė Serbi.

“Unė vite me radhė pandėrprerė apeloj pėr qetėsimin e situatės, dhe pėr kėtė situatė ėshtė drejtpėrsėdrejti pėrgjegjės pushteti i Serbisė. Incidentet ndodhin radhazi, pėrkundėr numrit tė madh tė forcave speciale nė rajon”, tha Halimi. Sipas tij, krejt kjo flet qartė pėr synimin e pushtetit qė tė vendoset njėlloj gjendje e jashtėzakonshme nė komunat ku shqiptarėt e pėrbėjnė shumicėn.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Lokal nė Bujanovc, dhe udhėheqės politik i UĒPMB, thotė se Beogradi nuk po ndėrmerr asgjė, edhe pse incidentet a armatosura nė rrugėn pėr Gjilan ndodhėn shpesh viteve tė fundit.
“Shtetit s’po bėn asgjė qė qytetarėve t’ua sigurojė paqen, edhe pse po grumbullon njėsi speciale nė Luginėn e Preshevės. Nuk janė zbuluar kryesit e incidenteve tė mėparshme, e as s’ėshtė ndėrmarrė asgjė pėr parandalimin e tyre. Pushtetit i konvenon jostabiliteti nė Luginėn e Preshevės, qė tė mund tė thotė se destabilizimin po e krijojnė shqiptarėt”, theksoi Musliu pėr ‘Vranjske’.

Nuk duhet dyshuar se nė jugun e Serbisė tek priten ditė tė nxehta, madje edhe pa sulme dhe incidente tė armatosura me forcat e sigurimit. Para disa muajsh, kur partitė shqiptare hynė nė Trupin Koordinues, dukej se shpirtrat e lig tė sė kaluarės ishin mbyllur brenda shishes. Por, dikush megjithatė po tenton qė tė hap kapakun e saj. /Vranjske/