Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Jaksic: E dimë qëllimin e Feithit



    Marko Jaksic thotë se “qëllimi i planit të Pieter Feithit” për decentralizimin është krijimi i një shteti tjetër shqiptar në Ballkan.

    Nga Express më 16.07.2009 në ora 19:30
    Njëri nga liderët e Këshillit Kombëtar Serb në veri, Marko Jaksic, u ka kërkuar të enjten serbëve të bojkotojnë projektin për krijimin e 5 + 1 komunave të reja me shumicë serbe në Kosovë.

    “Me rëndësi është që në asnjë rast serbët të mos e pranojnë këtë plan, sepse nuk i përshtatet komunitetit serb”, ka thënë Jaksic për Europën e Lirë.

    “Ne e dimë, qëllim i Piter Feithit është që t’u japë shqiptarëve dhe një shtet tjetër në Ballkan”, ka thënë ai.

    Fillimisht, institucionet e Kosovës kërkonin daljen e serbëve në zgjedhje në mënyrë që komunat e reja me shumicë serbe të mund të konstituoheshin.

    Më pas, Beogradi bëri thirrje që serbët e Kosovës të mos dilnin në zgjedhjet e 15 nëntorit, pavarësisht ofertës nxitëse.

    Institucionet ndërkombëtare në Kosovë, për shkak të këtyre rrethanave, thanë se decentralizimi dhe zgjedhjet duhet parë si procese të ndara ndërkohë që në biseda në qarqe diplomatike shqyrtohej mundësia që të bëheshin arranzhmane për zgjedhje të mëvonshme në këto komuna të reja.

    Tash, thirrja e Jaksicit është kërkesa më e drejtpërdrejt për të bojkotuar krijimin e komunave të reja të parapara me shumicë serbe - pavarësisht se projekti është me shumë beneficion për komunitetin serb.

  2. #2
    Shikoni se sa mir din serbet me lyp ma shum. Ata shum mir e din qe me decentralizim po krijohet nje republik serbe mbrenda Kosoves. Po per me arrit ket ma kallaj, ata thojn te kunderten. E tash sherbyesit siq jan Thaci, Sejdiu, EULEX-i, Feithi, Ban Ki Mon, ketij do ti propozojn edhe diqka ma te mir per me pranu dhe me dal ne zgjedhje te ardhshme. Pra do te ju jepet apet ndonje 6 piksh i cilli do ta ket edhe mundsine e autonomis te ketyre komunave mbrenda Kosoves edhe ndoshta bashkimin me Serbin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •