Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Si eshte ligji zgjedhor per zgjedhjet e 28 qershorit 2009?

    teknologjine e ketyre zgedhjeve te 28 qershorit.. sepse jam i paqarte..

    psh.. hasani nga shupenza voton ne shupenze..paskal milon..
    dhe jorgua ne lagjen bllok tirane voton paskalin..
    po dhe rizai ne ur vajgurore voton paskalin..

    a i hyjne ne pune paskalit keto vota?

    ne fier psh ne zonen e roskovecit votojne te gjithe si zakonisht partin e punes..pra ps-ne.. mirpo nja 4 -5 burra votojne PD-ne..
    a i hyjne ne pun kto vota PD-se?

    kush na i sqaron kto pune e si del mandati i nje deputeti..

    ??


    dua sqarim nga njohes te ceshtjes..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Brari,
    Sa per fillim te skjarimit te kesaj ceshtjeje,me lejo te postoj disa dispozita te Kodit Zgjedhor,pjesa per ndarjen e madateve.
    -----
    NDARJA E MANDATEVE
    KREU I
    MANDATET PĖR KUVENDIN
    Neni 162
    Pėrllogaritja e mandateve tė subjekteve zgjedhore
    1. Jo mė vonė se 3 ditė nga pėrfundimi i procesit tė ankimit kundėr
    vendimit pėr miratimin e rezultateve tė zonės zgjedhore apo pavlefshmėrisė
    sė zgjedhjeve, sipas kėtij Kodi, KQZ-ja pėrllogarit shpėrndarjen e mandateve
    pėr ēdo zonė zgjedhore, mbi bazėn e numrit tė votave tė vlefshme qė
    subjektet kanė marrė nė nivel zone zgjedhore. Pėr zgjedhjet pėr Kuvendin,
    pėrjashtohen nga shpėrndarja e mandateve partitė politike qė konkurrojnė
    mė vete dhe qė kanė marrė mė pak se 3 pėr qind dhe koalicionet qė kanė
    marrė mė pak se 5 pėr qind tė votave tė vlefshme nė zonėn zgjedhore
    pėrkatėse.
    2. Numri i votave tė vlefshme nė nivel zone zgjedhore tė secilit subjekt
    pjesėtohet nė mėnyrė tė vazhdueshme me numra natyrorė tė
    njėpasnjėshėm, tė quajtur pjesėtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke
    pėrfunduar me numrin natyror qė i korrespondon numrit tė mandateve qė
    shpėrndahen nė zonėn zgjedhore pėrkatėse. Hapi nga njėri pjesėtues tek
    tjetri ėshtė 1. Nė rast se herėsi qė pėrftohet nga pjesėtimi ėshtė njė numėr
    me mbetje dhjetore, si herės merret numri i plotė mė i afėrt.
    3. Kur subjekti zgjedhor ėshtė kandidat i propozuar nga zgjedhėsit,
    votat e tij pjesėtohen vetėm me pjesėtuesin 1.
    4. Herėsit e pėrftuar nga ēdo pjesėtim, pėrfshirė edhe rezultatin e
    pikės 3 tė kėtij neni, renditen nė listė nga herėsi mė i madh tek ai mė i
    vogėl, duke renditur pėrkrah tyre subjektin, tė cilit i pėrket herėsi pėrkatės.
    Nė rast se herėsi ėshtė njė numėr me mbetje dhjetore, si herės merret numri
    i plotė mė i afėrt. Renditja vazhdon derisa tė renditen aq herės sa ėshtė
    numri i mandateve qė shpėrndahen nė zonėn zgjedhore pėrkatėse.
    5. Njė subjekt zgjedhor pėrfiton njė numėr mandatesh tė barabartė
    me numrin e herėsve tė pėrfshirė nė listėn e pėrcaktuar nė pikėn 4 tė kėtij
    neni. Nė rast se pėr vendin e fundit nė listėn e pėrcaktuar nė pikėn 4 tė kėtij
    neni rezultojnė dy apo mė shumė subjekte me tė njėjtin herės, mandati i
    jepet atij subjekti qė ka numrin me tė madh tė votave dhe nėse ato kanė
    numėr tė barabartė votash, atėherė pėrcaktohet me short midis atyre
    subjekteve. Shorti hidhet publikisht nė KQZ, nė prani tė subjekteve tė
    interesuara.
    Neni 163
    Ndarja e mandateve ates koalicionit
    1. Menjėherė pas pėrfundimit tė llogaritjes sė rezultatit, sipas nenit
    162 tė kėtij Kodi, KQZ-ja pėrllogarit shpėrndarjen e mandateve brenda
    koalicionit nė ēdo zonė zgjedhore, mbi bazėn e numrit tė votave tė vlefshme
    qė secila parti pjesėtare e koalicionit ka marrė nė zonėn zgjedhore pėrkatėse
    dhe numrit tė mandateve qė koalicioni ka fituar nė zonėn zgjedhore
    pėrkatėse.
    2. Numri i votave tė vlefshme tė secilės parti pjesėtohet nė mėnyrė tė
    vazhdueshme me numra natyrorė tek tė njėpasnjėshėm, tė quajtur
    pjesėtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke pėrfunduar me numrin natyror
    qė i korrespondon dyfishit tė numrit tė mandateve qė shpėrndahen nė zonėn
    zgjedhore pėrkatėse. Nė rast se herėsi qė pėrftohet nga pjesėtimi ėshtė njė
    numėr me mbetje dhjetore, si herės merret numri i plotė mė i afėrt.
    3. Herėsit e pėrftuar nga ēdo pjesėtim renditen nė listė nga herėsi mė i
    madh tek ai mė i vogėl, duke renditur pėrkrah tyre subjektin, tė cilit i pėrket
    herėsi pėrkatės. Nė rast se herėsi ėshtė njė numėr me mbetje dhjetore, si
    herės merret numri i plotė mė i afėrt. Renditja vazhdon derisa tė renditen aq
    herės sa ėshtė numri i mandateve qė shpėrndahen brenda koalicionit nė
    zonėn zgjedhore pėrkatėse.
    4. Njė parti politike pėrfiton njė numėr mandatesh tė barabartė me
    numrin e herėsve tė pėrfshirė nė listėn e pėrcaktuar nė pikėn 3 tė kėtij neni.
    Nė rast se pėr vendin e fundit nė listėn e pėrcaktuar nė pikėn 3 tė kėtij neni
    rezultojnė dy apo mė shumė subjekte me tė njėjtin herės, mandati i jepet
    atij subjekti qė ka fituar numrin mė tė madh tė votave dhe nėse ato kanė
    numėr tė barabartė votash, atėherė pėrcaktohet me short midis atyre
    partive. Shorti hidhet publikisht nė KQZ, nė prani tė subjekteve tė
    interesuara.
    5. Menjėherė pas pėrfundimit tė procedurave pėr ndarjen e mandateve
    pėr ēdo parti politike, sipas kėtij neni, KQZ-ja pėrcakton mandatet nominale
    pėr ēdo parti politike, nė bazė tė renditjes sė kandidatėve nė listė, tė
    depozituar sipas pikės 4 tė nenit 67 tė kėtij Kodi, nė rend zbritės, duke filluar
    nga numri rendor njė.
    6. Kryetari i partisė, i regjistruar nė mė shumė sesa njė listė, sipas
    pikės 3 tė nenit 67 tė kėtij Kodi, i cili ka fituar mandat nė mė shumė se njė
    zonė zgjedhore, mban vetėm mandatin e fituar nė zonėn zgjedhore ku lista
    fituese ka marrė numrin mė tė vogėl tė votave, sipas pėrllogaritjes sė neneve
    162 dhe 163 tė kėtij Kodi. Mandatet e tjera tė fituara nga kryetari i partisė u
    shpėrndahen kandidatėve tė tjerė, qė renditen menjėherė pas tij nė listėn
    shumemėrore pėrkatėse.
    7. Shpėrndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe kėtij neni pėr ēdo
    zonė zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret pėr ēdo zonė
    zgjedhore mė vete. Vendimi mund tė ankimohet nė Kolegjin Zgjedhor, sipas
    procedurave tė pjesės XI tė kėtij Kodi, nga subjektet e parashikuara nė pikėn
    1 tė nenit 124, pėrfshirė edhe kandidatėt e listės shumemėrore.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum e komplikuar kjo teknologji o i nderuar Rugov..

    ne fakt njerzit kur votojne ne shqiperi votojne Partine e jo te caktuarit e partise..

    nje votues i thjeshte atje kur voton interesohet se ku eshte nr i partise qe ai dashuron e fare nuk i intereson personi..

    psh nje socialist gjen ku eshte nr 33 e aty ben kryqin.. po se kjo vote e tij ben deputet andisin harason apo rucin gramoz apo erionin brace.. kjo fare nuk i intereson.. e di partia mendon ai se cili qen bir qeni do shkoj ne parlament.. boll te jete kelish besnik i sojeve tona kanibalo miljardere enveriste..
    kaq i duhet atij..

    dhe demokrati i thjeshte.. voton nr 10 e se shkon jemini apo paloka ne parlament..nuk e ka fare problem..

    pra do ishte mire te behen votime per partine.. dhe cdo vote pamvaresisht se e hedh nji tepelenas ne tepelene per ps-ne a nje koplikas ne koplik po per ps-ne.. keto vota te kudo hedhura te mblidhen.. si per ps si per pd e parti tjera.. e ne fund te dali.. nga shuma e votave te fituara sejcila parti te marrre aq vende sa i takon ne parlament..
    pastaj partia ne baz te votave te marra ne gjith shqiperine te caktoj njerzit qe ajo i sheh si te pershtashem per misionin e saje politik..

    keshtu nuk humb asnje vote..

    takova nje kavajs nje dizaj mbas votimeve..
    isha komisioner tha e aq shum vota morem ne zonen ton tha se qe kur komisioneret socialist na i nxirnin tepavlefshme me arsyetme krejt bosh..(jo e ka bere kryqin te madh e i ka dal nga kutiza jo nuk e ka bere kryq te regullt etjetj pallavra.. ) ne tha nuk prishnim qejf..ok si te doni..po i quajm te pavlefshme u thoshim sepse kishim epersi te madhe..tha magari komisioner i pd-se..
    po ju i thash a u nxorret socialisteve ndonje vot te pavlefshme..
    jo vallahi tha asnje.. se nuk perbente problem per ne..se ishim shum ne avance..
    shum gabim i thash ..ju kini fyer votuesit e ndershem.. duke u bindur llapazanerise e agresivitetit te edvinoistave rucoiste..

    pra shum vota kan vajtur kot.. e kjo eshte nje cenim i demokracise..

    un mendoj se cdo vote duhet ti shkoj partise per te cilen eshte votuar e kjo vote te jape peshen e vet ne mandatet e fituara.. nga sejcila parti..


    kac islami eshte matematicien.. e ai kopil ka pare leverdi ne kte lloj makinacioni..algjebrik.. qe qenka sekreti ketyre zgedhjeve..

    pra keto zgedhje kan pasur nje formule shum te veshtire e paskan cuar ne hale.. mijra vota te njerzve ..

    kjo nuk quhet demokratike..



    ..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    shum e komplikuar kjo teknologji o i nderuar Rugov..

    ne fakt njerzit kur votojne ne shqiperi votojne Partine e jo te caktuarit e partise..

    nje votues i thjeshte atje kur voton interesohet se ku eshte nr i partise qe ai dashuron e fare nuk i intereson personi..

    psh nje socialist gjen ku eshte nr 33 e aty ben kryqin.. po se kjo vote e tij ben deputet andisin harason apo rucin gramoz apo erionin brace.. kjo fare nuk i intereson.. e di partia mendon ai se cili qen bir qeni do shkoj ne parlament.. boll te jete kelish besnik i sojeve tona kanibalo miljardere enveriste..
    kaq i duhet atij..

    dhe demokrati i thjeshte.. voton nr 10 e se shkon jemini apo paloka ne parlament..nuk e ka fare problem..

    pra do ishte mire te behen votime per partine.. dhe cdo vote pamvaresisht se e hedh nji tepelenas ne tepelene per ps-ne a nje koplikas ne koplik po per ps-ne.. keto vota te kudo hedhura te mblidhen.. si per ps si per pd e parti tjera.. e ne fund te dali.. nga shuma e votave te fituara sejcila parti te marrre aq vende sa i takon ne parlament..
    pastaj partia ne baz te votave te marra ne gjith shqiperine te caktoj njerzit qe ajo i sheh si te pershtashem per misionin e saje politik..

    keshtu nuk humb asnje vote..

    takova nje kavajs nje dizaj mbas votimeve..
    isha komisioner tha e aq shum vota morem ne zonen ton tha se qe kur komisioneret socialist na i nxirnin tepavlefshme me arsyetme krejt bosh..(jo e ka bere kryqin te madh e i ka dal nga kutiza jo nuk e ka bere kryq te regullt etjetj pallavra.. ) ne tha nuk prishnim qejf..ok si te doni..po i quajm te pavlefshme u thoshim sepse kishim epersi te madhe..tha magari komisioner i pd-se..
    po ju i thash a u nxorret socialisteve ndonje vot te pavlefshme..
    jo vallahi tha asnje.. se nuk perbente problem per ne..se ishim shum ne avance..
    shum gabim i thash ..ju kini fyer votuesit e ndershem.. duke u bindur llapazanerise e agresivitetit te edvinoistave rucoiste..

    pra shum vota kan vajtur kot.. e kjo eshte nje cenim i demokracise..

    un mendoj se cdo vote duhet ti shkoj partise per te cilen eshte votuar e kjo vote te jape peshen e vet ne mandatet e fituara.. nga sejcila parti..


    kac islami eshte matematicien.. e ai kopil ka pare leverdi ne kte lloj makinacioni..algjebrik.. qe qenka sekreti ketyre zgedhjeve..

    pra keto zgedhje kan pasur nje formule shum te veshtire e paskan cuar ne hale.. mijra vota te njerzve ..

    kjo nuk quhet demokratike..



    ..
    A e di ti se PS ka rreth 200000 mijė vota mė shumė se PD nė kėto zgjedhje? A e di ti se tė ishte sistemi vjetėr Sala griste bythėn? Jo qė ta dish qė ta ndrrosh mėndjen e postimin sic i ndrron Sala deklaratat armiqtė e aleatėt.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mujo.. ose muhedin e si e ke..

    kur u bene zgedhjet para disa vitesh..saliu u tha.. kundershtareve..
    eja tha e bejme nje mareveshje anti dushk..
    jo nuku duam than ata..
    e mir u bene votimet.. pra ato te 2005 ..sipas kodit te athershem per te cilin kishin ren dakort me pare te gjitha palet..
    fitoj saliu..
    uuuuu zallamahi pala kundershtare..duke thene..saliu fitoj me dushk..

    dhe tani o muhedin.. i edvinit.. saliu u tha kundershtareve..
    bejeni ju u tha si ta doni kodin zgedhor e un do bije dakort..
    dhe profesor kaci islam i mallakastres e i ramiz ali edvin ruco mehmet enver hoxhes.. u cfaq me nje cante te madhe plot me letra e llogarira..
    ja tha kastrioti i edvinit ..ki eshte kodi qe duam ne..
    mir boll tha saliu pa e lexuar fare..
    ate doni me ato do hyjme e keshtu hyne..
    tani.. mo beni derr derr per kodin..

    ate kod deshet me at kod kerkoni deputetet..


    puna eshte.. se si duhet bere nje kod ku asnje vote te mos shkoj ne kosh te plehrave.. e kte e them jo si demokrat apo socialist..thjesht si shqiptar..
    cdo vot shtetasi shqiptar te coj kandar diku.. e jo te vejė ne hale..

    hale-gjiriz-wc..
    per sqarim kjo..




    ..

  6. #6
    Fatbardhėsi e Shqipėrisė do tė ishte qė gjithė ato figura qė i njohim qė nga fillimvitet e 90-ta e kėtej mos tė dilnin fare mė nė skenėn politike. U harrofshin kėto personalitete.
    Atėherė do tė quhej Shqipėria e shpėtuar.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Po tė them unė ty o Brari i arit se po tė ishte kodi sic na thua zotrote Sala kishte ik pėr lesh teshi. Qashu.

  8. #8
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    brar,

    votohet me koalicione nė bazė qarku.. edhe 100 vota tė Starovės (bie fjala) llogariten brenda koalicionit tė pd-sė.. dhe deputetėt zgjidhen nė bazė tė votave qė merr koalicioni.

    votat e pd-sė apo pdi-sė, mund tė pėrcaktojnė se si do ndahen deputetėt BRENDA koalicionit nė votat e fituara nė atė qark.

    Psh, nė Tiranė, koalicioni i pd-sė, doli i pari me vota, mirėpo pr arriti tė merrte rreth 7000 vota, prandaj nga 16 deputetė (gjysmat, nga 32 qė ka qarku) qė i takonin koalicionit tė pd-sė, sipas votave u morėn 15 nga pd dhe 1 nga pr.


    dhe nė bazė tė votimeve tė koalicioneve (formula e porositur ekskluzivisht nga rama dhe e qėndisur nga kalemxhinjtė e komunistėve) koalicioni i pd-sė ka mė shumė vota nga tė gjithė, prandaj ka dhe 70 deputetė.


    edi po i bie murit me kokė qė edhe pushtetin e deshte absolutisht tė gjithin pėr vete, edhe lejoi votimin sipas koalicioneve.. thuhet qė ia shtiu nė tru ai izraeliti qė e kėshillon.
    Prektora

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    darwin,ka dhene per mendimin tim nje pergjigjje mjaft te qarte dhe te lehte per t`u kuptuar.
    ---
    Sistemi...
    Une do ndalesha pak te sistemi,sepse ka shume dilema per kete sistem zgjedhor te aplikuar ne keto zgjedhe i pagezuar si; proporcional-rajonal.
    Kur ishte hedhur si ide nderrimi i sistemit zgjedhor,para nje viti e ca,pata shkruar pakez ne kete Forum per sistemet,perparesite dhe dobesite e sejcilit sistem,por fatkeqesisht tema nuk pat pasur ndonje jehon te madhe.Te shkuaraa...
    Kam qene kunder ketij sistemi proporcional,sepse nga pervoja e disa pale zgjedhjeve ne Kosove,u pa se proporcionali i paster ka zbehe ne maksimum interesimin e qyetareve per pjesemarrje ne votim,ka ulur ndjeshem cilesin e kandidateve,ka shtuar jasht mase ndikimin e njeshit ne percaktimin e listave te kandidateve dhe e ka mbushur parlamentin me deputet rrumpalla,kukulla e barbika qe nuk kane kurrfare eksperience politike e as profesionale.
    Me proporcional te paster,me nje zone zgjedhore dhe lista te mbyllura,lideret partiak praktikisht jane te vetmit qe prodhojne "ide,propozime dhe amandamente ne ligjet" e propozuara,ndersa masa tjeter e deputeteve, ka vetem nje detyre-aprovimin dhe duartrokitjen e "ideve madhshtore" te liderit.

    Rezultati...

    Nga ky sistem peson cilesia e punes profesionale e Parlamentit dhe rritet jashte mase rroli i te ashtuquajturve "eksperte" qeveritar,te cilet te shumten e rasteve jane ca militante partiak me pak ose hic ekperience e ekpertize profesionale dhe per pasoje,cilesia e ligjeve reduktohet te shumten e herave ne kopjim e perkthim te ligjeve te huaja.Kjo po ndodhe me te madhe ne Kuvendin e Kosoves qe shume vite dhe debatet parlamentare jane reduktuar teresisht ne pese-gjashte kryetare te grupeve parlamentare,te cilet aprovojne ose kundershtojne nje projektligj.
    Pervec uljes se cilesise se prodhimit te ligjeve,ky lloj sistemi ndikon teper shume ne uljen e cilesise se debatit politik te deputeteve.Ne fakt,politika nga amfiteatri i Kuvendit bartet ne zyra partiake dhe grupe joformale partiake, qe pastaj plasohen ne kuvend nga njeshi ose i autorizuari i tij,si qendrime politike te grupit parlamentare,gje qe realisht nuk eshte. Na paraqiten rastet e nje atrofie te vertete te qendrimeve te deputeteve nga e nejjta parti dhe diskordance e pikepamjeve me elementare.Ka shume shembuj ne Kuvendin e Kosoves,kur deputetet e nje subjekti politik kane qendrime diametralisht te kunderta nga partia qe i ka deleguar.Kjo dukuri eshte me e shprehur te grupi parlamentar i LDK-se.
    Dobesi tjeter e ketij sistemi eshte pjesemarrja e ulet ne votime e zgjedhesve,jo vetem per pasoje te mosinteresimit e neglizhences se qytetareve,por kryesisht per mungese cilesie te kandidateve dhe programeve te tyre, per nje qytet apo komune.Deputeti eshte i shkeputur nga elektorati i vet,sepse ne fund te fundit -nuk eshte propozim i bazes,qytetareve te nje vendi,por i partise dhe deputeti ne fakt sillet si zyrtar partiak e jo si person publik ne sherbim te qytetareve te nje mjedisi te caktuar.
    Ne instance te fundit,ky fenomen ule nje nga kerkesat themelore te demokracise,perfaqesimin e sa me shume interesave ne organin me te larte te pushtetit shtetror,demotivon qytetaret per pjesemarrje aktive ne punet publike dhe thellon hendekun pushtet-qytetare,si nja nga smundjet kanceroze te demokracive moderne.
    ----
    -28 qershori...

    Konsideroj se autoret e tekstit ligjor te ketij Kodi,ishin te vetedijshem per te metat e proporcionali te pastert me lista te mbyllura dhe zgjodhen kete sistem zgjedhorqe ne nje mase te konsiderueshme eleminon dobesite e proporcionalit te pastert duke futur shume elemente te mazhoritarit.
    Ne rastin shqiptar, ku ka 12 qarqe me 12 zona elektorale ne nivel vendi,jane percaktuar edhe numri i deputeteve per cdo zone zgjedhore.Me ligj percaktohet sa zgjedhes duhet te kete nje zone per te pasur te drejte ne nje numer te caktuar deputetesh.Ne pajtim me keto principe,percaktohet edhe pragu zgjedhor per cdo zone zgjedhore.Nese nje parti nuk arrine pragun zgjedhor per ate qark,votat e asaj partie parktikisht digjen dhe u "sherbejne"lidereve partiak per dekor dhe e shumta,per lufta te brendeshme partiake .
    Pragu zgjedhor eshte ai sekreti qe ka shkaktuar derdhjen e votave te shume partive ne ambis dhe paradoksin tjeter,qe aq shume socialistet e qajne-numrin e teresishemm te votave te fituara ne nivel vendi dhe mospasjen e deputeteve ne proporcional me votat.
    Ne proporcionalin e pastert,me nje zone zgjedhore,proporcioni eshte tregues i qinderperqindet i numrit te votave ne nivel republike dhe vota nuk digjet.
    -----
    Pse...

    Parashtrohet pyetja;pse socialistet zgjodhen kete sistem ?
    E para,mendoj se ata e kane ditur shume mire formulen,por kane besuar verberisht ne sondazhet interne qe ua kane bere servilet e vete,ku i tregonin si fitues apsolut te zgjedhjeve.
    E dyta,ata vertete kane dashur te eleminojne nga skena partite satelite te krijuara nga vete ata,por qe me kohe filluan te gerryejne edhe substancen e partise meme, me kerkesa gjithnje ne rritje per poste e favore te pamerituara duke gerruer edhe bazen ideologjike te saj.Fenomeni "dushk" i prodhuar per te zvogeluar te djathten,me kohe behet bumerang dhe barre shume e rende per autoret e saj.
    E treta,eshte edhe karakteri personal i vet Edi Rames.Me keto zgjedhje dhe me kete sistem zgjedhor,Edi Rama ka tentuar te beje luften finale per supremaci ne PS dhe me nje te rame te eleminoj fenomenet Nano,Mejdani,Gjinushi,Ceka,Zhuveli si pretendent te mundeshem hipotetik per marrjen e fronit socialist.
    Mund te jete edhe nje "aventure" personale e Rames qe seriozisht te kete menduar, e ne nje kohe edhe besuar,se mund te reformoj PS,duke pastruar strukturat drejtuese te saj nga trashigimia PPSH-iste,per mode reformatore dhe njekohesisht te forcoje pozitatat apsolute te njeshit ne krye te saj.
    Per fat te keq te tij,e gjithe skenografia e pergatitur per nje kethim friumfal te PS dhe Edi Rames ne krye te qeverise shqiptare,po perfundon ne nje fars gjyqesore divorci te tij me Ps-ne dhe elektoratin shqiptare.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Citim Postuar mė parė nga MUAHHH Lexo Postimin
    A e di ti se PS ka rreth 200000 mijė vota mė shumė se PD nė kėto zgjedhje? A e di ti se tė ishte sistemi vjetėr Sala griste bythėn? Jo qė ta dish qė ta ndrrosh mėndjen e postimin sic i ndrron Sala deklaratat armiqtė e aleatėt.
    A e di ti kush e ka fajin per kete kod te ri? E di qe e di, po qe ta dish qe ta ndrrosh mendjen e postimin sic ndrron Edi deklaratat, armiqte dhe aleatet.

    Hehe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •