Close
Faqja 23 prej 176 FillimFillim ... 1321222324253373123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 1754
  1. #221
    Por edhe nje pershendetje per gjith shqiptaret kudo qe jetojne....

  2. #222
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin


    Said Najdeni
    HOXHË VOKA I DIBRËS

    Seid Najdeni është një nga veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare, që zhvilloi veprimtarinë e tij në kuadrin e Rilindjes, në drejtim të mësimit të gjuhës së shkruar shqipe në zonën e Dibrës.
    Seid Najdeni lindi në Dibër më 1864, ku mori edhe arsimin fillor e atë plotor. Arsimin e lartë e bëri në medresenë "Hajdar" të Fatihut në Stamboll. Këtë shkollë e mbaroi në vitin 1888 dhe u kthye në atdhe i frymëzuar për idealin kombëtar nga kontaktet që kishte pasur me përfaqësues të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare në Stamboll. Mbresa te veçanta i la takimi me Naim Frashërin. Mori me vete një sasi të konsiderueshme abetaresh, të cilat fillimisht i shërbyen për hapjen e shkollës në Dibër, më 1888.
    Kjo shkollë punoi vetëm një vit, sepse atë e mbyllën autoritetet pushtuese. Gjatë jetës së saj, sadoqë të shkurtër, kjo shkollë pati një jehonë të madhe në popull dhe ndikoi ne zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Në vitin 1893 S.Najdeni e hapi përsëri shkollën, në krye të së cilës ai vendosi Hoxhë Muglicën, që kishte mbaruar medresenë e Elbasanit. Për mbajtjen në këmbë të kësaj shkolle paraqiteshin pengesa dhe vështirësi të mëdha, por ato nuk e zbrapsën S. Najdenin. Një vit më pas edhe kjo shkollë u mbyll, por tani nevoja e shkollës shqipe kishte pushtuar tërë dibranët.
    S. Najdeni, duke e ndier nevojën e kontakteve drejtpërdrejta me krerë të lëvizjes shqiptare, u nis, në vitin 1895, në Stamboll, por atje u arrestua dhe u burgos në burgun e Edrenesë, ku ndodheshin dhe patriotë të tjerë të shquar, si Haxhi Zeka, Hamdi Ohri, Ibrahim Mitrovica e të tjerë. Pas lirimit nga burgu përshkoi vilajetet shqiptare të Shkodrës, Manastirit, Kosovës dhe të Janinës, si edhe ngulimet shqiptare në Itali, Bullgari e Rumani.
    Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ai u burgos përsëri, por me ndërhyrjen e miqve të tij u lirua. Më 1900 hapi për të tretën herë shkollën shqipe në Dibër. Kjo shkollë pati një rëndësi të veçantë për zonën e Dibrës.
    S.Najdeni mori pjesë në shumë tubime, për çështjen kombëtare e sovranitetin e vendit siç qe Lidhja e Pejës ku ai tha fjalën e tij.
    Veprat kryesore që S. Najdeni botoi me alfabetin latin janë dy. E para është "Fe rrëfenjësja e myslimanëve", botuar në Sofie më 1900, dhe e dyta "Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht", botuar po në Sofie më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.
    Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. Parulla e tij qe: "Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjue kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes".

    ......................

    Kur ka pas Dibra shkolle, te tjeret nuk kane ditur se çka eshte ajo.
    hehe,po pra po cme i than antines?!

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga Florim07 Lexo Postimin
    hehe,po pra po cme i than antines?!
    Dibra vatër e arsimit , ndër vendet më të qytetëruar në trojet shqiptare dikur.........po si jeni sot o dibran a keni ndoj unuversitet apo veçse xhamia...

  4. #224
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga antina Lexo Postimin
    Dibra vatër e arsimit , ndër vendet më të qytetëruar në trojet shqiptare dikur.........po si jeni sot o dibran a keni ndoj unuversitet apo veçse xhamia...
    universite skena,porse dibranet jan doktorat me te sukses'shem ne maqedoni,dibra ka patriota.rinia dibrane esht me e dallume neper mexhelise,po tkishim edhe universitete na do kishim qen kryeqyteti. nji fjal e urt thot:nese dixhet stambolli dibra e nderton.

  5. #225
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Pershendejte per juve oo shqiptar nga maqedonia .

    Si jeni sonte ???

    Si e keni mod. mir ???

  6. #226
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Thumbs up

    Pershendetje
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #227
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    pershendetje miq si ju kam?????????????????
    ju uroj te gjithve nje dit te bukur
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e -delvina-
    Anëtarësuar
    16-01-2009
    Postime
    48
    Pershendetje juve veqanerisht shqiptareve te Tetoves vendi ne te cilin kame jetuar..Tetova ka qene eshte dhe do te mbetet gjithmone vend prallorë

  9. #229
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Shaum trauket rajni be
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e diita
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    De
    Postime
    283
    Pershendetje te gjithve,

    A jeni gjalle si po ja kaloni?
    Si e kam Iliriden sonte, une sot ika prej andej.

    P.s Delvina vend prallor esht Struga

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •