Close
Faqja 12 prej 176 FillimFillim ... 210111213142262112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 1754
  1. #111
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    gjakushi ka shqiptare Kerçova? Me te degjuar jane qe te gjithe torbeshe. e vertete eshte?
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Lorisa* : 30-05-2009 më 14:14

  2. #112
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    jo or burre kane qene shqiptare,ti orgesa mos je torbeshe rastesisht hahahah

  3. #113
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Përshëndetje edhe pi meje për të gjithë anëtarët e Maqedonisë...

  4. #114
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ta boj dhe une +1
    Do pershendes gjithe miqte e mi nga Tetova e qe jane antare ne kete forum, gjithashtu pershendes edhe gjithe shqiptaret tjere te Maqedonise.

    Me mungon Tetova!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Shqiptaret e Ilirides, pse te maqedonise? apo nen maqedonine nqs don ashtu

  6. #116
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    jo or burre kane qene shqiptare,ti orgesa mos je torbeshe rastesisht hahahah
    Ju peshendesi muslimani72
    Se pari une jam shqiptare pa asnje prapashtese dhe nuk jam nga Ilirida

    Po sic ju thashe e kam me te degjuar, ne kercove shumica folin gjuhen maqedone ne shtepija,dhe kan gjestet sllave,

    Ne rajonin e Kercoves (qytet dhe rrethine) jetojne maqedonas, shqiptare, muslimane maqedonas apo sic iu themi ne "torbeshe" dhe rome.

    "torbeshet" te cilet flasin maqedonisht, jo vetem ne shtepi por cdokund pasi ata nuk e njohin gjuhen shqipe. Per nga religjioni jane muslimane dhe jetojne nje pjese ne qytet dhe pjesa tjeter neper fshatra kryesisht ne jug te Kercoves. Per nga aspekti kombetare ata kane krize ideniteti, pasi nga njera ane nuk duan te identifikohen si maqedonas sepse maqedonasit jane gati qindperqind ortodoks dhe si te gjithe sllavet kombin e barazojne me fene, nga ana tjeter gjuha e tyre amtare eshte ajo maqedone.
    Ne kohet e fundit nje pjese e tyre deklarohen si turq, megjithese nuk e dine asnje fjale turqisht, ndersa nje pjese e vogel deklarohen shqiptare dhe interesohen ta mesojne gjuhen shqipe dhe femijet kane filluar ti dergojne neper shkolla ne gjuhen shqipe, respektivisht jane hapur shkolla fillore ne gjuhen shqipe neper vendbanimet e tyre me kerkesen e tyre.

    Sipas mendimit tim, ata qe vendosin me deshiren e tyre te deklarohen shqiptare dhe ta mesojne gjuhen shqipe ne nuk duhet t'i perqeshim, por perkundrazi duhet t'i inkurajojme dhe t'i afrojme. Dhe jo te veprojme si shqiptaret (apo turqit?!) e Gostivarit dhe Tetoves sic vepruan me shqiptaret ortodoks te cileve iu thoshin "kaurre" dhe me kete ndihmuan ne maqedonizimin gati total te tyre.

    Tegjithe qe me shume dine jane te mirseardhura komenete edhe ne duam te dime me shume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henea : 30-05-2009 më 06:41

  7. #117
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin


    Said Najdeni
    HOXHË VOKA I DIBRËS

    Seid Najdeni është një nga veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare, që zhvilloi veprimtarinë e tij në kuadrin e Rilindjes, në drejtim të mësimit të gjuhës së shkruar shqipe në zonën e Dibrës.
    Seid Najdeni lindi në Dibër më 1864, ku mori edhe arsimin fillor e atë plotor. Arsimin e lartë e bëri në medresenë "Hajdar" të Fatihut në Stamboll. Këtë shkollë e mbaroi në vitin 1888 dhe u kthye në atdhe i frymëzuar për idealin kombëtar nga kontaktet që kishte pasur me përfaqësues të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare në Stamboll. Mbresa te veçanta i la takimi me Naim Frashërin. Mori me vete një sasi të konsiderueshme abetaresh, të cilat fillimisht i shërbyen për hapjen e shkollës në Dibër, më 1888.
    Kjo shkollë punoi vetëm një vit, sepse atë e mbyllën autoritetet pushtuese. Gjatë jetës së saj, sadoqë të shkurtër, kjo shkollë pati një jehonë të madhe në popull dhe ndikoi ne zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Në vitin 1893 S.Najdeni e hapi përsëri shkollën, në krye të së cilës ai vendosi Hoxhë Muglicën, që kishte mbaruar medresenë e Elbasanit. Për mbajtjen në këmbë të kësaj shkolle paraqiteshin pengesa dhe vështirësi të mëdha, por ato nuk e zbrapsën S. Najdenin. Një vit më pas edhe kjo shkollë u mbyll, por tani nevoja e shkollës shqipe kishte pushtuar tërë dibranët.
    S. Najdeni, duke e ndier nevojën e kontakteve drejtpërdrejta me krerë të lëvizjes shqiptare, u nis, në vitin 1895, në Stamboll, por atje u arrestua dhe u burgos në burgun e Edrenesë, ku ndodheshin dhe patriotë të tjerë të shquar, si Haxhi Zeka, Hamdi Ohri, Ibrahim Mitrovica e të tjerë. Pas lirimit nga burgu përshkoi vilajetet shqiptare të Shkodrës, Manastirit, Kosovës dhe të Janinës, si edhe ngulimet shqiptare në Itali, Bullgari e Rumani.
    Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ai u burgos përsëri, por me ndërhyrjen e miqve të tij u lirua. Më 1900 hapi për të tretën herë shkollën shqipe në Dibër. Kjo shkollë pati një rëndësi të veçantë për zonën e Dibrës.
    S.Najdeni mori pjesë në shumë tubime, për çështjen kombëtare e sovranitetin e vendit siç qe Lidhja e Pejës ku ai tha fjalën e tij.
    Veprat kryesore që S. Najdeni botoi me alfabetin latin janë dy. E para është "Fe rrëfenjësja e myslimanëve", botuar në Sofie më 1900, dhe e dyta "Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht", botuar po në Sofie më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.
    Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. Parulla e tij qe: "Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjue kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes".

    ......................

    Kur ka pas Dibra shkolle, te tjeret nuk kane ditur se çka eshte ajo.

    Shum bukur Dibra eshte nder i kombit


    Edhe per Dibren, me te degjuar nje fjale popullore " Po te digjet Stambolli Dibra e nederton "
    me sqarn dikush qe di me shume per kete thenje ?

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e v3t0n
    Anëtarësuar
    02-07-2008
    Postime
    117
    Pershendetje nga KUMANOVA.

  9. #119
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Talking

    Nese digjet Stambolli, Dibra e Madhe e zevendeson, por nese digjet Dibra e Madhe Stambolli nuk e zevendeson dot.

    Edhe une Dibran.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga ORGESA Lexo Postimin
    Shum bukur Dibra eshte nder i kombit


    Edhe per Dibren, me te degjuar nje fjale popullore " Po te digjet Stambolli Dibra e nederton "
    me sqarn dikush qe di me shume per kete thenje ?

    saktë e flaktë e vaktë.......
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •