Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Postime
    205

    Problematika shqiptare e qarkullimit

    Ndoshta ku nuk eshte problem aq i madh ne krahasim me problemet tjera ne trojet tona por vendosa qe edhe kete ta permendi e ta diskutojme bashke!
    Eshte interesant se te ne akoma nuk ka ndonje shteg per bicikleta pergjate rrugeve te asfaltuara derisa ne vendet perendimore sidomos ne Evrope apo SHBA kjo ceshtje eshte zgjidhur moti.
    Ketu te ne shoferet e veturave nuk kane respekt fare per ngasesit e bicikletave bile shpesh i shqetesojne e i ofendojne duke mos e pasur parasysh fare qe njerezit ndoshta per shkak te kushteve ekonomike nuk kane mundesi te blejne makine luksoze.
    Keta shofere mendojne qe rruga u perket vetem atyre kurse ngasesit e bicikletave per ta jane pengese.
    Nese njeriu p.sh. del me biciklete ne rruge per shetitje apo edhe per ndonje qellim tjeter nuk mund ti beje as 1 km rruge udhetim pa degjuar se paku nja 10 shtypje borish nga shoferat e automjeteve tjera.
    Sic thashe me heret keta mendojne se rruga e asfaltuar u perket vetem atyre dhe kerkojne me cdo kusht qe tu lirohet rruga.
    Vetem traktoreve, kamioneve apo karrocave me kuaj u rrijne mbrapa sepse atyre nuk kane cfare te ju bejne!
    Por kjo ndodh edhe me kembesoret sepse ketu te ne akoma spo zbatohet ligji per gjobitjen e atyre shofereve qe e perdorin borine e makines pa nevoje!
    Vetėm Zoti mund tė mė gjykojė!

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qarkullim i thyer rrugor
    Nga Edlira Gjoni
    Marrė nga Gazeta Tirana Observer

    Ma allora qua son’propio tutti pazzi” – Im nip ėshtė vetėm 7 vjeē dhe nė Shqipėri vjen vetėm pėr pushimet e verės. Duke ndenjur gjithė durim tė tepruar pėr tipin e tij nė sediljen e pasme tė makinės, nuk rresht asnjė sekondė duke u mahnitur me mėnyrėn se si ngiten makinat nė Shqipėri. “Shih ca bėri! No, nooo! Ndalo, ndalo! Ėshtė e kuqe drita”. E kishte me gjithė mend shqetėsimin. Dhe besonte se shoferi prepotent i makinės luksoze do ta dėgjonte thirrjen e tij tė dėshpėruar. E akoma mė shumė i ēakėrdisur i ngeli fytyra pas xhamit e i humbi ēdo shpresė se mund tė kuptonte si funksionon trafiku nė Shqipėri. “Ma guarda, edhe autobusi kaloi per conto suo. Me tė kuqeee?! Tek e fundit, tė gjithė do marrin nga njė gjobė tė fortė”.
    Me gjuhėt e tij tė pėrziera e shqipen e shenjave gjysmake, im nip e merrte qarkullimin shumė mė seriozisht se tė gjithė shoferėt e Tiranės e se pronarėt e makinave luksoze pa asnjė shenjė pėrgjegjėsie.
    Jo vetėm kaq. Ai, qė zakonisht bėn bujė nėse numėron 10 sekonda pa folur, ngelte me gojėn mbyllur nga shastisja edhe kur para makinės sonė, nė ēdo njė metėr, kapėrcenin rrugėn kalimtarė tė patrazuar fare nga rregullat e qarkullimit, qoftė edhe pėr ta si kėmbėsorė. “Uffa, po pse nuk shkojnė tek vizat e bardha?! Ėshtė e gabuar! Nuk lejohet tė kalojnė kėtu...”.
    Semafori apo vizat e bardha mund tė jenė vetėm 10 metra mė tutje, megjithatė, askush nuk lodhet deri atje. Jo vetėm kaq, por disa syresh e kapėrcejnė rrugėn me aq ngadalėsi e tangėrllėk, sa tė vjen t’i bashkohesh inatit tė nipit tim 7-vjeēar e t’ua ēosh atė pėrpara pėr t’iu dhėnė ndonjė leksion qarkullimi.
    Nė semaforin pulsues me tė verdhė ndaloj instinktivisht, pėrderisa edhe kėmbėsorėt ulėn kėmbėn nė xhade. Boritė nga pas bien nė kor. Dy makina dalin djathtas gjithė inat pėrse iu ndėrpreva qarkullimin dhe kalojnė triumfatorė tė verdhėn e shndėrruar nė tė kuqe. Kėmbėsorėt shajnė nėpėr dhėmbė.
    Sapo drita jeshile hapet, vargu i borive bie sėrish e madje njė sekondė mė parė se ngjyra tė ndryshojė. Mė fort dėgjohen boritė e makinave nė fund tė rreshtit. Tė gjithė duan tė kalojnė me urgjencė. Pėr ku? Sigurisht qė pėr nė punė jo.
    Im nip kthen pas kokėn akoma mė i shushatur. “Pėrse i ranė borisė?! Kush u plagos?!”
    T’i them “mendėsitė e tė gjithė atyre qė janė nė qarkullim”?! Ėshtė shumė i vogėl pėr ta kuptuar.
    Nė autostradė e ndėrroj korsinė e brendshme vetėm nė njė pikė, ku nga larg duket njė grumbull me rėrė. Njė shofer tipik i makinave tė larta luksoze e ēon nė maksimum shpejtėsinė e parakalimit, i ēliruar qė mė nė fund i hapa rrugėn. Nuk do ta kisha bėrė, pėrderisa isha me maksimumin e shpejtėsisė sė lejuar, por e dija qė pas atij grumbulli rėre, unė do kaloja qetėsisht nė korsinė e jashtme, kurse atė do ta ndalte njė tabelė policie. Ashtu ndodhi. Ashtu mė kishte ndodhur edhe vetė, ndaj iu ruhem kėmbėve tė mbikalimeve, pemėve dhe togjeve me rėrė apo me dhé, se e di se pas tyre ka policė me kamera qė ndalojnė shkelėsit e shpejtėsisė. Unė praktikisht mendoj se policia e qarkullimit rrugor ėshtė aty pėr tė ndihmuar qytetarėt e pėr tė rregulluar qarkullimin e sigurinė, jo pėr tė kontrolluar e ushtruar presion selektiv. Megjithatė, teorikisht, pas gabimit tė parė, ku mė ndalėn pėr tejkalim shpejtėsie nė autostradė (unė me 80 km/h, e sinjalistika thoshte 60km/h edhe pse ėshtė e supozuar tė jetė autostradė), nuk e bėj mė gabimin e ecjes nė korsinė e brendshme kur shoh sinjale qė mė tregojnė se nė rrugė mund tė ketė kontrollorė.
    A ndikon kjo nė rritjen e sigurisė? Nuk jam shumė e sigurt. Di vetėm qė nė mė pak se njė minutė pas kalimit tė postbllokut policor, makina e ndalur prej tyre mė parakaloi jo me tė njėjtėn shpejtėsi, por akoma mė tė lartė se mė parė. Nuk besoj qė punonjėsit tė kenė pasur mundėsi tė shkruajnė asnjė fletė gjobe, jo mė tė kenė shkuar mė tej.
    “Oh, guarda. Il signore cia ha sorpassatto di nuovo”, – vėrejti gjithė shqetėsim dhe inat nipi im. Nė Durrės trafiku nuk ishte shumė i rėnduar, por mėnyra e qarkullimit identike. “Edhe kėtu eckan kėshtu?! Epo nė Shqipėri shoferėt nuk qenkan nė vete!”, pėrfundon vėzhgimin e tij 7-vjeēar tepėr i zhgėnjyer im nip.
    Mė tej rrugės, teksa flet nė telefon me pėrtej detin, thotė sikur tė ketė zbuluar njė fatkeqėsi qė ėshtė mirė tė mos merret vesh nga shumė veta, me shpresėn se nuk ėshtė e vėrtetė: “Ma lo sai che qua in Albania la gente e’strana al volante?”
    Po, po, njerėzit janė tė ēuditshėm nė timon, nė rrethrrotullim, nė semafor, nė parakalim, nė ndalimin nga policia, nė respektimin e vizave tė bardha, nė respektimin e orareve tė lėvizjes pėr makinat e tonazhit tė rėndė, nė gjithēka qė ka tė bėjė me qarkullimin normal e tė sigurt.
    “Kur luaj tek parku, gjithmonė duhet tė pres qė semafori tė bėhet jeshil. As i verdhė jo, por jeshil, para se tė kaloj. Pėrndryshe mė marrin biēikletėn dhe mund tė vras ndonjė nga shokėt e mi qė kalojnė nė kėmbė”, - rrėfen gjithė seriozitet im nip. E ka fjalėn pėr semaforin edukues qė iu kanė vėnė brenda parkut gjigant publik nė Firenze. Po nė Tiranė nuk pata mundėsi as ta ēoj nė ndonjė park e jo mė tė atillė qė tė ketė mes tė tjerash edhe semafor edukues brenda.
    Nė Vlorė, durimi i tij pėr tė parė ndonjė lėvizje tė rregullt nė qarkullim ėshtė sosur. “In tanto, sto qua per il resto delle vacanzze. Nuk vij mė nė Tiranė. Atje tė gjithė janė tė zhurmshėm dhe tė pasjellshėm”.
    Nuk kam ē’t’i them. Bindja e tij pėr tė kėrkuar respektimin e rregullave nuk ka tė bėjė me moshėn. Thjesht mė vjen pėr tė qeshur e pėr tė qarė qė logjikėn dhe tė kuptuarin e tij pėr qarkullimin nuk e kanė as 1% e shoferėve apo kėmbėsorėve nė Shqipėri.
    Dhe shprehja italiane “Done al volante, periccolo constante” shkon mė mirė se kurrė me “Albanesi al volante, periccolo constante”. Dhe kėtė e vuajmė tė gjithė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •