Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Astrit Kosturi: Magjia e vendlindjes...!

    Kthim pas disa vitesh nė vendlindje ...!

    ... Pasi u ndamė me disa tė njohurit tanė, Mikeli na tėrhoqi nė bisedė e sipėr drejt njė kafeneje...
    Kėtė copė rrugė, e kishim tė pėbashkėt edhe dikur. Kėtu ndaheshim. Pėr tė vazhduar drejt foleve tona.
    Ndėrsa tė tjerėt kolegė, e qė i quanim jabanxhinj, hanin drekėn dhe ktheheshin nė hotelin e “beqarėve”…!
    … Tė ulur rreth e qark tavolinės, tani pas kaq shumė vitesh, ishim me nga njė gotė raki thane pėrpara. Raki, qė prodhohet nė kėto anė, me shumė mjeshtėri.
    - Kjo ka qėnė mensa, ku hanin arsimtarėt dhe tė tjerė kuadro tė bujqėsisė, shėndetėsisė etj..- foli Mikeli, si pėr tė na zgjuar kujtimet.
    - Ne tė dyve nuk na lejohej tė hanim kėtu, se ishim vendas.- ndėrhyra nė ēast. Duhet tė hanim nė shtėpi. Atje na priste racioni i caktuar, qė shumė herė mungonte. Kur vinte puna pėr ato fushatat e bujqėsisė dhe ne, na kėrkohej norma dhe duhej bėrė pa tjetėr.
    - Patjetėr! Dymbėdhjetė, muajt e vitit, fushata ishin trembėdhjetė.
    Ndėrsa, shoku ynė ndėrhyri nė kėtė bisedė miqėsh, Mikeli dėgjonte, si gjithnjė. Njė e dėgjuar me kuptim. Ai shfaqte njė zotėsi mendore tė ēuditshme. Fliste pak e bėnte gjykime tė shkurtėra e tė thella, qė hidhnin njė llojė drite qartėsie. I dashur nė fjalė, i rėndė dhe i matur kur e do puna dhe, plot sens humori, sipas rastit.
    Herė pas here trokisnim gotat dhe po rrėkėllenim nga njė gllėnjkė nga ai ilaēi i thanės...
    Kamarierja qėndronte mė kėmbė dhe, pėrmes pulitjes sė qepallave mė shfaqej qartas shtegu i gjinjėve. Njė shteg qė mė ēonte, vite e vite mė parė nė kėtė vend, po nė atė kėnd, me njė kamariere e, me tė tjerė sy qė kisha atėhere. Shihja dhe atėherė, pjesėt magjike femėrore tė mbuluara, ku sytė shponin edhe terrin. Kushedi, ku fle tani ajo bukuri, me ato gjinj, qė do ma kishte ėnda, t’i prekja e t’i shijoja. E bukura e atėhershme, mė mahniste me relievin e hareshėm femėror, reliev i butė, i ėmbėl e ndjellės, me njė magji tė paparė.
    Po unė isha njė fshatar, njė mėsues qė, sapo mbaroja orėt e mėsimit, duhet tė vrapoja pėr nė shtėpi, sepse shumė punė, nuk kish kush t’i bėnte. Punė fshati e punė mali... Megjithatė, shoqėroja kolegėt e mi nė ato pak minuta, qė ata hanin bukė. Fasule, pilaf ose makarona.
    Edhe kamarierja ishte e anėve tona, por ajo ishte e zgjedhur, ishte e bukur dhe pėr kėtė duhet t’u jepte edhe bukė tė huajve, tė sjellė nė kėto anė. Kėshtu e kish urdhėrin!? Njė urdhėr, qė stononte me brishtėsinė e shpirtit, tė bukuroshes sė fshatit.
    - Pėr ju, nuk ka bukė, e keni racionin nė shtėpi! – na vriste ajo, ndoshta padashur.
    - E dimė, por po shoqėrojmė shokėt tanė, pėr ca minuta.
    Na vriste e na dėrrmonte njė sjellje e tillė. Aq mė keq, qė ato fjalė tė dala, nga ajo gojė e ato buzė aq shumė tė lakmuara, prej sa e sa syve ziliqarė, ngjanin me njė gromadė qė shembej, ashtu kot e pakuptim. Ajo shembej, e ma mbulonte gjithė shpirtin jo rrallė... Veēanėrisht, kur qėllonte tė shihja, nė njė derickė tė vogėl, kokėn e nėnės time, qė lutej pėr njė racion bukė. Ishte njė derickė e vogėl katrore, e hapur nė mur, nėpėrmjet sė cilės, ndoshta bėheshin ato pak furnizime, pėr kuzhinėn. Tutje saj, hapej njė fushė e tėrė, ku nėna ime e lodhur, humbiste nė misėrnajat me shat o ēapore nė dorė, nė pikun e vapės. Njė vapė qė tė hante gjithė trupin si hararet. Hurthi dhe miskonjat e bėnin tė paduruar, ndjekjen e vijės sė ujit, nė atė pisk vape. Ajo e dinte, qė prodhonte bukė dhe, pėr tė bukė nuk kishte. Ajo duhet tė ishte vetėm punėtore e dalluar dhe, pėr kėtė tė merrte letra falenderuese. Dhe kėtė e dinte, por shtėpia larg, magjja dhe sofra bosh, uria …
    - Po shkoj njė herė, mbase mė japin njė copė bukė, se kush shkon nė atė tė flamosur shtėpie.- mendonte, tek shpėrfillte zhgėnjimin, si edhe herė mė parė.
    Ishin kėto kujtimet e njė kohe, kur xhepit i kish fryrė me kohė, era e Tomorrit. Dhe nėse kish ngelur ndonjė qindarkė, asnjė prej tyre nuk hynte nė punė, as pėr tė blerė njė copėz bukė. Paradokse tė kohės, qė i kanė lėnė vendin tė tjerave tė tilla. Paradokse, qė ngjajnė me ato degėt e thyera, nė pemėn e viteve dhe qė shfaqin atje tej, shpresėn e kėputur krejt.
    Nėpėrmjet derickės sė vogėl, rrezet e diellit hynin tufa-tufa si vite mė parė. Veēse tani kėto tufa rrezesh diellore rrėshqisnin, mbi flokėt e njė tjetėr kamariereje dhe, nė sytė e mi e njėjta ujėvarė magjepėse. Ujėvarė qė derdhet dhe, pėrsėri ēuditėrisht tek ajo mbretėron etja dhe, prap kam nxehtė. Sepse mbi bardhėsinė e trupit tė saj, bardhėsia e dritės bėhet qumėsht dhe ēdokush do pėrpiqej tė pinte, pėr tė shuar etjen...

    Trokitėm edhe njėherė gotat me atė ilaēin e shkėlqyer, qė vetėm ajo zonė e di si e sajon aq mrekullisht dhe me sa mundim. U ēuam pėr tė lėvizur qė kėtej. Mikeli na e kujtoi sėrish qė tė ngjiteshim pėrpjetė, pėr nga shtėpia e tij e dikurshme. Rruga gjarpėronte nėpėr njė zall tė thatė dhe tė ēonte nė shtėpinė e tij, nė mes tė dy pėrrenjėve. Mikeli, po na printe pėrpara dhe na tregonte gjithēka, qė qe bėrė pjesė e shpirtit tė tij:
    - “Ky fresk i mbasdites, mė jep harč dhe krah, ndjenja nga mė tė bukurat… Duke ecur mbi kėtė zall, tė tėrė prej guri, lexoj kujtimet dhe shoh gjurmėt e ēapave tė mia. Gjurmė tė gurta, dhimbje prej guri dhe jetė e tėrhequr pėr gurėsh. Kjo ėshtė vendlindja ime”!
    ………………………
    astritkosturi.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Eh sa kujtime te bukura na zgjojne keto kujtime per vitet e hershme te rinise sone .Po tani kane mbetur vetem nostalgjira Z,Astrit se edhe kur veme rrime si te hutuar sepse te gjithe shoqet ,shoket kane ikur,emigruar gjetke brenda dhe jashte vendit dhe sidomos neper metropole...Te rinj ka plot po une nuk ndjehem komod dhe eci rruges si e hutuar ,jane bere ndertime te reje shumekateshe dhe sikur eshte prishur ai imazhi i bukur i femijerive tona ku losnim edhe me kaluc neper fushat qe tani s'ka mbetur asnje cm ,bosh nga ndertimet...Eh sa kemi mamin gjalle do veme pastaj sado nuk behesh mukaet thote populli... Suksese per shkrimet tuaja simpatike dhe mbreselenes...

  3. #3
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Eh sa kujtime te bukura na zgjojne keto kujtime per vitet e hershme te rinise sone .Po tani kane mbetur vetem nostalgjira Z,Astrit se edhe kur veme rrime si te hutuar sepse te gjithe shoqet ,shoket kane ikur,emigruar gjetke brenda dhe jashte vendit dhe sidomos neper metropole...Te rinj ka plot po une nuk ndjehem komod dhe eci rruges si e hutuar ,jane bere ndertime te reje shumekateshe dhe sikur eshte prishur ai imazhi i bukur i femijerive tona ku losnim edhe me kaluc neper fushat qe tani s'ka mbetur asnje cm ,bosh nga ndertimet...Eh sa kemi mamin gjalle do veme pastaj sado nuk behesh mukaet thote populli... Suksese per shkrimet tuaja simpatike dhe mbreselenes...
    Gjithnje, meriton falenderim dhe mirenjohje nga ana ime znj. Pranvera!

    Jane kujtime, te nje kohe teper te veshtire, por te bukura njeherazi, sepse jane pjese te shpirit tone, jane jeta jone e ēmuar, qė asnjeri nuk gjen forca ta ribeje ate nga e para.
    Me kete dashuri te madhe qe kemi per vendlindjen, shpresoj se do kthehemi ne ato vise per t'u dhene gjallerine dhe zerat e munguar prej vitesh. Jane vende qe bota do i kete zili, kur t'e jene me infrastrukturen e nevojshme per pushim e turizem.
    astritkosturi.com

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •