Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316

    D. Agolli: Shqiptarët të bashkuar për të realizuar ëndrrën e Rugovës për pavarësi

    D. Agolli: Shqiptarët të bashkuar për të realizuar ëndrrën e Rugovës për pavarësi
    Tiranë, 23 Janar 2006 /TN /QIK - "Ai vdiq në këmbë, duke iu përgjigjur dhunës së natyrës me dhunë", kështu shprehet shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Qysh pas marrjes së lajmit të hidhur familjen e tij e ka mbuluar një tis trishtimi. Mbi tryezën e drunjtë janë vendosur albumet e fotografive që ka bërë me presidentin Rugova në Kosovë.
    E shoqja Sadija nuk resht së përsërituri imazhin e mbetur në mendjen e saj për presidentin e Kosovës. "Shqiptarët kudo janë hidhëruar", thotë ajo.

    "Telefoni i shtëpisë nuk pushon, miqtë tanë nga gjithë bota na marrin për të na ngushëlluar për këtë humbje të madhe për shqiptarë", thotë ajo. E ndërsa ende nuk ka mbaruar fjalët, zilja e telefonit bie sërish. "Ishte Giusseppe Di Siatis", një botues dhe publicist gjerman, më ngushëlloi për Rugovën.
    "Shqiptarët kanë humbur një udhëheqës të madh", i kishte thënë ai.

    Në një intervistë për gazetën "Koha Ditore", shkrimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar, Dritoro Agolli, analizon situatën politike në Kosovë pas humbjes së Rugovës. Si e ka njohur ai shkrimtarin, eseistin dhe politikanin e madh Ibrahim Rugova?

    KOHA DITORE: Çfarë ishte Rugova për Kosovën dhe si mund ta komentoni humbjen e tij?

    Agolli: Ibrahim Rugova ka qenë një udhëheqës i veçantë i popullit shqiptar në Kosovë, një udhëheqës që ndryshonte nga shumë udhëheqës shqiptarë, por edhe nga shumë udhëheqës në rajonin e Ballkanit.
    Udhëheqës të tillë të një forme të afërt ka pasur në botë, siç ishte Gandi, që shumë e krahasojnë Rugovën me Gandin, por siç ishte edhe Martin Luter, por edhe siç ishte Alende i Kilit. Këta lloj udhëheqësish i bindën popujt me arsyet e tyre, që si mund të arrihet një liri dhe një fitore pa gjakderdhje dhe konflike të mëdha.
    Edhe Ibrahim Rugova këtë rrugë ndiqte, edhe duke për-gatitur këtë fazë të pavarësisë së Kosovës, dhe më tej, për të zgjedhur përfundimisht çështjen shqiptare, pasi nuk mbaron çështja shqiptare vetëm me pavarësinë e Kosovës.
    Ibrahim Rugova e përgatiti terrenin mbi të cilin duhet të ngrihet pavarësia, dhe më vonë, me ato lëvizjet e një grade tjetër, jo me dialog dhe me anë paqësore, siç ishte lufta e UÇK-së, por kjo nuk do të thotë që nuk kishte lidhje lufta që bëri UÇK-ja me terrenin e përgatitur nga Rugova. Ai e përgatiti këtë luftë ku më pas ndërhynë edhe forcat e huaja, siç dihet, por kjo gjë erdhi nga shtytja e luftës së UÇK-së.
    Por lufta është e lidhur me terrenin që krijoi Rugova. Merita e madhe e Ibrahim Rugovës është që e bashkoi popullin në një popull të vetëm që të luftonte për pavarës-inë. Edhe ata që ishin për luftë në fund u bashkuan me Ibrahim Rugovën pasi ai ishte një burrë i mençur, dinte t'i zbuste gjakrat, dhe formoi një koalicion edhe me ato forca që kishin një drejtim tjetër për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Shqiptarët e kanë zakon të bashkohen për qëllime të mëdha kombëtare

    KOHA DITORE: Si i parashikoni zhvillimet e brendshme politike ië Kosovë pas kësaj humbjeje. A mendoni se do të ketë një stil perndimor në këto zhvillime?

    Agolli: Unë mendoj se forcat e brendshme politike në Kosovës do të bashkohen drejt një qëllimi të madh duke u orientuar drejt pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët e kanë pasur këtë zakon që për qëllime të mëdha kombëtare janë bashkuar, nuk kanë qenë të ndarë për qëllime të mëdha kombëtare, e jo për qëllime të vogla qeverisëse.

    Po ta shihni edhe veprimtarinë e parlamentit tonë në Shqipëri, për gjëra të brendshme si rrugët, ligje etj., bëjnë polemikë acaruese, por kur vjen puna për çështje të mëdha kombëtare siç është çështja e Kosovës, siç është çështja e mbrojtjes së vendit të gjithë bashkohen.
    Unë kam qenë shumë vjet deputet dhe asnjëherë nuk e kam vënë re që për çështje kombëtare të ndahen njerëzit. Edhe në Kosovë për këtë çështje të madhe kombëtare siç është pavarësia dhe liria e saj e plotë e jo të kushtëzuar, jam i bindur se forcat politike atje do të bashkohen. Por kam edhe këtë mendim se Ibrahim Rugova duke qenë në krye të lëvizjes përparimtare për pavarësinë e Kosovës, ka formuar kuadro të tilla politike që do të ndjekin shembullin e tij.
    Pasi edhe ai nuk i bëri vetëm këto veprimtari, por bashkë me shokët e tij. Se një udhëheqës nëse nuk edukon njerëz që do ta zëvendësojnë nuk është udhëheqës, është një egoist. Rugova nuk ishte i tillë.

    Ato mendime që kish ia dha si pasuri edhe të tjerëve, dhe thotë një Çalë e mençur e popujve të orientit që "kulturën po ta ndash pasurohesh, ndërsa pasurinë po ta ndash varfërohesh". Dhe Rugova e ndau kulturën.


    KOHA DITORE: Humbja e presidentit Rugova ndodhi në një moment delikat për Kosovën pasi kanë nisur bisedimet për statusin e saj të ardhshëm. A mendoni se kjo humbje do të jetë një faktor më tepër përcaktues për statusin?

    Agolli: Unë nuk mendoj se kjo humbje do të ndikojë negativisht për bisedimet, pasi ato varen edhe nga popujt e Evropës, nuk janë thjesht nacionale, pasi Kosova ende nuk është një shtet. Kosova është një pjesë e rajonit që udhëhiqet nga Evropa, atje janë përfaqësuesit e Evropës, NATO, kështu humbja e presidentit nuk është se do të krijojë konflikt për të ardhmen, pasi kjo varet nga Evropa.
    Mendoj se nuk do të ketë vështirësi në bisedime, pasi tash-më është e qartë qëllimi i bisedimeve dhe pasardhësi i Rugovës do të dijë të manovrojë në këto bisedime, të rëndësishme për rajonin.
    Po të ishte Kosova një shtet më vete, dhe kreu i saj të vdiste në prag të bisedimeve, apo çështje të tjera të rëndësishme si ato kufitare, do ishte një proces më i vështirë, megjithatë sot, edhe një shtet i organizuar dhe zyrtar siç është Shqipëria apo vendet e tjera të Ballkanit, po të humbte një udhëheqës dhe të kishte acarime mes popujve, përsëri do ishte një tragjedi e madhe në kohët moderne, pasi tani ka mekanizma të tjera botërore që i rregullojnë këto gjëra dhe nuk është si 80 vjet më parë, dhe nuk lejojnë gjakderdhje, ndaj unë besoj se bisedimet do të arrijnë qëllimin dhe ëndrrën e Kosovës.

    KOHA DITORE: Si e parashikoni pasardhësin e presidentit Rugova?

    Agolli: Sigurisht që kur humb një udhëheqës, bashkimi i popullit aspiratat e përbashkëta duhet të mos cenohen, në mënyrë që të mos ketë turbullira brenda vendit, turbullira që të sjellin, tragjedi, me ndeshje të ndryshme të forcave politike, shoqërore, kulturore, etj.
    Por në këtë anë unë mendoj se në Kosovë të mos ndodhin turbullira do të mundohen njerëzit që të sjellin paqe, dhe të zgjedhin udhëheqësin e tyre në këtë paqe, pa synuar në turbullira.
    Megjithëse vendet përreth Kosovës, siç është Serbia, Maqedonia, Bullgaria, janë të kujdesshëm nga ana e sigurisë. Kështu që edhe frikën e Serbisë se mos Kosova përfshihet në trazira unë nuk e marr seriozisht, pasi tashmë populli kosovar është i pjekur.

    Darka "ilegale" me Azem Shkrelin dhe Ibrahim Rugovën

    KOHA DITORE: Kosovës nuk i humbi vetëm një politikan i madh por edhe një studiues dhe kritik i njohur. Duke qenë se ju e njihni veprën e tij, në ç'pozicion. do të jetë kjo në letërsinë shqipe?

    Agolli: Ibrahim Rugova ka qene një kritik dhe estet i njohur në të dyja anët e Drinit, që është Shqipëria. Ai ka qenë mjaft i njohur me veprat e tij në lëmin e kritikës dhe estetikës. Ai ishte një njeri tepër i kujdesshëm në analizat kritike të letërsisë shqiptare.
    Gjithnjë ka ditur të mbajë një ekuilibër në kritikë ashtu si edhe në politikë. Ai ka folur shumë për poetë të njohur si Ali Podrimja, Azem Shkreli, Din Mehmeti por edhe për kritikë, ka folur për Ali Aliun, që e kishte mik në fillim, që është një ndër kritikët më të shquar, por ka qenë edhe nxënës i Rexhep Qosjes, pavarësisht nga kontradiktat që ka pasur më vonë, por unë flas për gjenezën.
    Ndërsa për letërsinë shqiptare ka folur për Lasgushin, për Fishtën për Mjedën, për Ismail Kadarenë, Jakov Xoxën, etj. Ishte një njeri që shihte arritjet e kësaj letërsie por mendonte edhe për të ardhmen e kësaj letërsie se si do të ishte ajo.
    Në përgjithësi ishte një njeri i arsyeshëm me zemër të butë. Unë e kam takuar në fund të viteve 60 dhe fillim të viteve 70, deri në 79-80 dhe kam bërë biseda me të në lëmin e letërsisë dhe politikës. Kam qenë në '92-shin në Kosovë ku kam hyrë dhe ilegalisht, i ftuar nga Azem Shkreli në një darkë, ku ndodhej dhe Ibrahim Rugova.
    Ai e çmonte shumë Azemin, pasi e kishte edhe mik. Unë isha bashkë me time shoqe. Në atë drekë më shumë folëm për letërsinë sesa për politikën, Madje gjatë tryezës më tha me të qeshur se "nuk ishte një udhëheqës i rreptë". "Nuk jam si të tjerët", më tha.
    Ai kishte një adhurim për letërsinë shqipe, e çmonte atë, dhe e fuste në vlerat e letërsisë botërore, ishte një njeri që donte të përparonte Shqipëria jo vetëm në kuptimin politik. por edhe në atë kulturor e letrar. Është një fat i madh që ai vinte nga letërsi; udhëheqës, e nuk vinte nga politika të bënte më pas vjersha.


    Pendesa për kritikat ndaj Rugovës

    KOHA DITORE: Ju keni qenë shpesh edhe kritik ndaj mënyrës që praktikonte Rugova. A jeni penduar për këtë gjë?

    Agolli: Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë.
    ________________________________________

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    KOHA DITORE: Ju keni qenë shpesh edhe kritik ndaj mënyrës që praktikonte Rugova. A jeni penduar për këtë gjë?

    Agolli: Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë.
    ________________________________________
    Z.Agolli nuk keni kapacitet ju dhe keta komandantet e bllaces ku ben pjese edhe i famshmi LLAPI per me kuptuar filozofine e Presidentit te perjetdhem Dr.Rugova..
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    karlos..

    a e lexove ti artikullin lart?

    lexoje mire.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    E shum do pendohen se qfar kan then per rugoven,por dikujt i duhet shume koh per te kuptua se kush ishte ai.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    pershendetje juve te nderuar lexues!
    duke i lexuar rreshtat e nji nder shkimtarve te medhenje te z. agolli qe i kishte shkruar me rastin e vdekjes se i. rugoves. sikur me ngacmon diq. ne shpirte qe te shkruj ne lidhje me ket teme ,e qe edhe shpesh e qortoj vetevehten qe mos ti futem kesai rrjete marimange qe edhe nji miskonje e vogel eshte ne gjendje qe ta shkatrroj, por edhe nese marimanga eshte aty pari pa tjeter qe miskonja bije viktime.
    dritero agllin e njof... ashtu ku edhe mikun e tije me prejardhje italiane dhe me nenshtetsi gjermane ku edhe i kishte shpreh ngushllime z. agollit per i. rugoven e njof. shum prej nesh qe ktu jemi skeptik per veprimtarine politike te i. rugoves do thonim... ah, shif se q´shkruan dritero agolli per ibren...! un mendoj se qdo njeri qe jeton i ka dy medaljet e jetes. njera qe ja numron marrezirat, dhe tjetra punet e mira. kur njerzit nese mud ta quaj keshtu "kundershtart" e i. rugoves. me siguri ata kan parasysh veprimtarine politike te i. rugoves dhe jo at profesionale... me qe edhe ajo pregaditja profesionale dhe veprimtarija e tije ne ket drejtim nuk jan aq ne lavd per interesin kombetar shqiptar. do numroja shum prej ketyre shkarravitjeve te i. rugoves... por do ishin vetem perseritje qe edhe shpesh jan shkruar ne ket teme, prandaj edhe nuk e shof te rruges ti perseris te thenat qe jan kape ne ket teme. por qe kam bindje te thelle qe po d. agolli ti kishte lexuar marrvesjet e i. rugoves me strukturat e pushtetit milloshevjan kam bindje te thelle qe i vinte tug qe ta permendete emrin e i. rugoves... po ta kishte ndigjuar zerin identik te i. rugoves duke thene qe UCK-ja eshte dore e zgjatur e serbise... perseri them qe d. agolli nuk kishte me shkru edhe nji te vetmin rresht per ket...! po ti kishte lexuar punimet e i. rugoves qe edhe ne kohen e sodit jan ne duart e shum lexuesve... ruhen edhe ne biblioteka... me siguri qe nuk do shkrunte edhe nji te vetmin rresht. por sido qofte meritat e nji njeriut nuk maten me disa rreshta, ashtu qe edhe keta rreshta qe un tani i shkruaj nuk kan peshe shum te madhe per ne ket drejtim. per gjith ket me disa rreshta do i thot historija e neserme... kur ndoshta edhe neve qe kemi shkruar nuk do jemi ne ket bote. prandaj eshte e lehte per te dhane vlesime qofte pozitive, qofte edhe negative... por eshte shum e rende qe me punen tende ushqen armikun... dhe i jape armikut armen qe te godas. un shpesh quditem dhe shpesh pyes vetevehten per at qe ndigjoi, per at se shka lexoi... ne njeren ane shahet i. rugova... kurse ne anen tjeter edhe shkohet dhe i perulet prane vorrit... e kesi lloi njerz kemi mjaft... apo e done voten epopullit qe se fundi kjo kohe eshte vetem hije... me qe kosoves edhe i duhet shum kohe qe te eshte ne gjendje ta thot te verteten... edhe shum kohe i duhet qe kosova te kurorizohet me at edhe qe eshte nji domosdoshmeri... dhe kurorizimi i kosoves eshte bashkimi me shqiperi... eshte qe kosova ta kete nji flamur, nji abetare, ti jape identitin qe e ka pra shqipetar. a nuk e shifni qe kosoves ju ka imponuar nji veshje qe nuk i kojnvenon dhe per ket qe tani ndodhi me kosoven dhe per kosoven... me keto pune te mbrapshta... pa dyshim qe ka te bej me "fillozefine dhe jugosllavitetin" i. rugavjan.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a me tregon dicka o burimix por me sinqeritet..

    kur ju ose familja juaj jeni larguar nga kosova?
    ne cilin vend kini jetuar gjat ktyre 20-30 viteve ju dhe familja juaj?
    a kini marre pjese me arm ne dore ne lufte?


    ..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    ooo brari! pa tjeter qe do ju tregoi, por ne nji here tjeter.
    brari! nji pytje, me qe jakemi filluar me pytje; a ka polic te forumit? hahaha, nejse.
    te pershendes brari, ashtu ju pershendes juve te gjitheve te nderuar lexues.

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    bobo kur je bere edhe ti....

    Citim Postuar më parë nga burimix Lexo Postimin
    pershendetje juve te nderuar lexues!
    duke i lexuar rreshtat e nji nder shkimtarve te medhenje te z. agolli qe i kishte shkruar me rastin e vdekjes se i. rugoves. sikur me ngacmon diq. ne shpirte qe te shkruj ne lidhje me ket teme ,e qe edhe shpesh e qortoj vetevehten qe mos ti futem kesai rrjete marimange qe edhe nji miskonje e vogel eshte ne gjendje qe ta shkatrroj, por edhe nese marimanga eshte aty pari pa tjeter qe miskonja bije viktime.
    dritero agllin e njof... ashtu ku edhe mikun e tije me prejardhje italiane dhe me nenshtetsi gjermane ku edhe i kishte shpreh ngushllime z. agollit per i. rugoven e njof. shum prej nesh qe ktu jemi skeptik per veprimtarine politike te i. rugoves do thonim... ah, shif se q´shkruan dritero agolli per ibren...! un mendoj se qdo njeri qe jeton i ka dy medaljet e jetes. njera qe ja numron marrezirat, dhe tjetra punet e mira. kur njerzit nese mud ta quaj keshtu "kundershtart" e i. rugoves. me siguri ata kan parasysh veprimtarine politike te i. rugoves dhe jo at profesionale... me qe edhe ajo pregaditja profesionale dhe veprimtarija e tije ne ket drejtim nuk jan aq ne lavd per interesin kombetar shqiptar. do numroja shum prej ketyre shkarravitjeve te i. rugoves... por do ishin vetem perseritje qe edhe shpesh jan shkruar ne ket teme, prandaj edhe nuk e shof te rruges ti perseris te thenat qe jan kape ne ket teme. por qe kam bindje te thelle qe po d. agolli ti kishte lexuar marrvesjet e i. rugoves me strukturat e pushtetit milloshevjan kam bindje te thelle qe i vinte tug qe ta permendete emrin e i. rugoves... po ta kishte ndigjuar zerin identik te i. rugoves duke thene qe UCK-ja eshte dore e zgjatur e serbise... perseri them qe d. agolli nuk kishte me shkru edhe nji te vetmin rresht per ket...! po ti kishte lexuar punimet e i. rugoves qe edhe ne kohen e sodit jan ne duart e shum lexuesve... ruhen edhe ne biblioteka... me siguri qe nuk do shkrunte edhe nji te vetmin rresht. por sido qofte meritat e nji njeriut nuk maten me disa rreshta, ashtu qe edhe keta rreshta qe un tani i shkruaj nuk kan peshe shum te madhe per ne ket drejtim. per gjith ket me disa rreshta do i thot historija e neserme... kur ndoshta edhe neve qe kemi shkruar nuk do jemi ne ket bote. prandaj eshte e lehte per te dhane vlesime qofte pozitive, qofte edhe negative... por eshte shum e rende qe me punen tende ushqen armikun... dhe i jape armikut armen qe te godas. un shpesh quditem dhe shpesh pyes vetevehten per at qe ndigjoi, per at se shka lexoi... ne njeren ane shahet i. rugova... kurse ne anen tjeter edhe shkohet dhe i perulet prane vorrit... e kesi lloi njerz kemi mjaft... apo e done voten epopullit qe se fundi kjo kohe eshte vetem hije... me qe kosoves edhe i duhet shum kohe qe te eshte ne gjendje ta thot te verteten... edhe shum kohe i duhet qe kosova te kurorizohet me at edhe qe eshte nji domosdoshmeri... dhe kurorizimi i kosoves eshte bashkimi me shqiperi... eshte qe kosova ta kete nji flamur, nji abetare, ti jape identitin qe e ka pra shqipetar. a nuk e shifni qe kosoves ju ka imponuar nji veshje qe nuk i kojnvenon dhe per ket qe tani ndodhi me kosoven dhe per kosoven... me keto pune te mbrapshta... pa dyshim qe ka te bej me "fillozefine dhe jugosllavitetin" i. rugavjan.
    ...ta gjykosh ibrahim rugoven..ti qe as nuk din te shkruash shqip...e qe ne kete shkrim pa asnje strukture morfologjiko-sintaksore i bie nje here thumbit e nje here potkoit...ske cben me duket se tash te ka dale pija e shweppercit ( qe e pinit banhofeve te europes gjate rezistences se rugoves ) dhe per inerci hyn ketu me i thane dy llafe..sje i vetmi dhe kjo besoj se te ngushellon...por ashtu si driteroi pendohet per ate qe ka thene dikur edhe ti do pendohesh...ashtu siq u penduan edhe shume te tjere dhe vrapuan per ti bere homazhet e fundit diten e vdekjes..e qe nuk i pengoi as acari dimeror i prishtines...qe nuk i pengoi asgje per ta nderuar udheheqesin e madh te kombit shqiptar...apo ti ske c'pendohesh se kaq merr vesh...je akoma nen efektin e pijes dhe rrezik ngre dolline ''kosova republike''

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a me tregon dicka o burimix por me sinqeritet..

    kur ju ose familja juaj jeni larguar nga kosova?
    ne cilin vend kini jetuar gjat ktyre 20-30 viteve ju dhe familja juaj?
    a kini marre pjese me arm ne dore ne lufte?


    ..
    O Brar, ca lodhesh me keta mer burre? Tashi po dalin te gjithe patriote e luftetare,por ti e une e dime mire se kush e sa ishin ata qe luftuan.Po te shkosh me ment e ketij forumi dalin 500 mije luftetare.Po lene mos u lodh kot.Kane luftu keta nga klubet e shoqates ne Zvicer tu pi caj t'rusit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e kisha me burimxin se a ka qen luftar a jo.. por me shum desha te dij se a eshte kosovar i rritur ne diaspore a ne kosove..

    sepse ne varesi se ku jeton formon njeriu dhe filozofite e mendjes se vet.. megjithse.. njeriu inteligjent por dhe i drejte i tejkalon rrethanat ku ka jetuar vet e i kupton drejt gjerat..

    ibrahim rugova eshte kuptuar drejt nga ata shqiptar qe e din mire historine.. e kan ditur mire se ne cfar ujrash politiko diplomatike ka lundruar kosova ne kto 100 vjet..
    kusuri pra injorantet nuk e kuptonin rugoven..
    edhe nji grupacion tjeter.. bente sikur nuk e ka kuptuar rugoven..

    nji her tjeter do ta shtjelloj kte teme.. me gjate..



    ,

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •