Xhejms Xhojs irlandezi kryengritės gjeniu i letrave botėrore
Xhejms Xhojs (James Joyce), njė prej autorėve mė tė mėdhenj tė Shekullit XX, lindi nė Rathgar, njė rrethinė e Dublinit mė 2 shkurt 1882. I pėrket njė familjeje tė shoqėrisė sė lartė. Por kushtet financiare shkojnė duke u bėrė gjithnjė e mė shqetėsuese. Prindėrit e regjistruan nė shkollėn katolike tė jezuitėve, Clongowes Wood College, pastaj studion edhe nė Belvedere College, institucion tjetėr jezuit. Laurohet nė gjuhėt moderne. Qė nė vitet e studimeve manifeston njė karakter antikonformist dhe kryengritės.
Mė 1904 shkruan veprėn autobiografike "A Portrait Of The Artist" (Portreti i njė artisti) tė cilėn vendos ta shndėrrojė nė roman "Stephen Hero" (Heroi Stefan). Romani konsiderohet njė afresk i shkėlqyer estetiko-metafizik, ku vend qendror zė kėrkimi i sė bukurės, parė nė kuadrin e ankthit tė njohjes sė ēėshtjes kryesore tė ekzistencės: tė vėrtetės. Stephen Dedalus nuk ėshtė thjeshtė njė personazh, por njė metaforė e madhe e artistit modern, antikonformist e kryengritės kundėr dogmatizmit social, shprehur nėpėrmjet analizave komplekse psikologjike tė shpirtit tė protagonistit.
Ndėrkohė kishte filluar qė tė shkruante poezi, tė cilat i botoi nė vėllimin “Muzikė Dhome”. Nė kėto poezi ai u pėrmbajt nė modelin romantik dhe e romantikės sė vonuar. Ndėrsa nė gazetėn "Irish Homestead" botoi tri tregime tė cilat mė vonėdo tė pėrmblidheshin nė njė tjetėr libėr thelbėsor tė Xhijsit tė titulluar, “Njerėz nga Dublini”. Po nė kėtė kohė u takua me Nora Barnacle, qė vinte nga pjesa perėndimore e Irlandės nė kėrkim tė punės si kamariere, e cila pastaj iu bė shoqe pėr tė gjithė jetėn. Mė 1902 pas vdekjes tė sė jėmės detyrohet qė tė sigurojė vetė mjetet e jetesės, duke dhėnė njė kohė mėsim nė njė shkollė tė Dublinit, pastaj transferohet nė Trieste, ku u njoh me Italo Svevo, qė aso kohe ishte vetėm njė nėpunės i zymtė krejtėsisht nė anonimat. Nė Trieste ai vazhdoi qė tė jepte mėsim, por i shqetėsuar, duke ndjerė se ky qytet ishte tepėr i ngushtė pėr tė, preferon qė tė transferohet nė Cyrih.
Mė 1922 i kthehet edhe njė herė Parisit, ku qendron aty deri mė 1940, dhe pas pushtimit nazist detyrohet qė tė gjejė strehė rishtas nė Cyrih. Nė fillimet e tij krijuese, gjatė njė periudhe pushimesh qė kalon nė Romė, ai punon si korrespondent i huaj i njė banke, dhe fillon qė tė projektojė ende pa hedhur asnjė rresht nė letėr, njė tregim tė jetės dublineze, qė do tė shėrbente si embrion pėr Ulisin. Ulisi ėshtė vepra e dytė madhore e opusit xhoisian. Romani pretendon tė jetė njė epikė kryeposhtė, ku protagonisti humb nė kaosin e Dublinit tė fillimshekullit duke bėrė “gjeste” banale e tė rėndomta. Shkruar mes viteve 1914 e 1921, kryevepra pėrfaqėson njė revolucion estetik, ku pėrvijohet njė kėndshikim krejt i ndryshėm i formave, strukturave e pėrmbajtjeve tė romanit. Vepra ėshtė thellėsisht autobiografike e nė tė njėjtėn kohė objektive, njė paralelizėm midis mitit tė Odisesė dhe realitetit tė jetės dublinase, filtruar pėrmes shijes personale pėr filozofinė, artin, historinė e gjuhės dhe variacioneve tė saj.
Nga pikėpamja teknike, pėrdorimi sistematik i "Stream Of Consciousness" ("Pėrroi i ndėrgjegjes" ose monologu i brendshėm), arrin nė nivele tė skajshme dhe tejet tė paarritshme nga tė tjerėt. Nė "Ulisse" kėrkimi estetik e eksperimental monton “strukturat e thella” tė fjalės, me njė punė “inxhinierike” mbi trajtat e errėta tė komunikimit gjuhėsor, nga strukturat e anglishtes dhe prek rrėnjėt arkaike tė tė folurit.
Mjafton tė studiosh Xhojsin tė kuptosh se pjesa e parė e Shekullit XX paraqet njė epokė tė eksperimenteve nė tė gjitha fushat e kulturės. Duke eksperimentuar forma tė reja, modernistėt e pėrqendruan vėmendjen nė proceset mendore qė zhvillohen nė qenien njerėzore, duke kėrkuar t’i eksplorojnė ato procese. Nga teknikat e pėrdorura pėr tė shprehur pėrroin e ndėrgjegjės pėrfshihen " Flash Back ", ngjarja brenda ngjarjes, pėrdorimi i similitutave, pra krahasimeve tė stėrzgjatura, metaforave dhe sistemit tė veēantė tė pikėsimit. Metoda e pėrdorur nuk pėrfill logjikėn e subjekteve, rregullat e sintaksės dhe shenjat e pikėsimit pikėrisht pėr tė pasqyruar kaosin e mendimeve.
Nė rrafshin privat tė Xhojsit, duhet shėnuar sėmundja e rėndė e syve dhe pėr disa kohė humbja e plotė e shikimit, ēka e detyroi tė bėnte ndėrhyrje tė panumėrta kirurgjike. Udhėton pa pushim midis Anglisė, Zvicrės e Gjermanisė. Fragmente tė "Finnegans Wake" (Zgjimi i Fineganėve), kryevepra e kryeveprave, janė publikuar nga revistat letrare avanguardiste, duke shkaktuar gjykime tė ashpėra dhe polemika.
Fillojnė shqetėsimet e para mendore tė sė bijės, por Xhojs e mban atė gjithmonė me vete, duke e lėnė nė klinikė vetėm gjatė krizave mė tė shfrenuara. Mė 1939, mė nė fund, publikohet i plotė “Zgjimi i Fineganėve”, njė zhvillim monumental i temave strukturore tė “Uliksit” frymėzuar nga filozofia e historisė sė G. B. Vico. Pas fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore Xhojs shkon nė Zyrih ku edhe vdes gjatė njė ndėrhyrjeje kirugjike, mė 1941.
Voal
Krijoni Kontakt