Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Pershendetje, thjesht doja te shtoja arkivat e mia ketu... per te shtuar kete pasuri tonen...

  2. #12
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Se pari ju felenderoj per materialet qe keni sjelle ketu dhe do ju lutesha te sillnit edhe te tjera nese mundeni,kaps'kapprape!

    Kerkoj ndjese por desha te dija nese eshte perkthyer ne shqip "Zgjimi i Fineganeve" apo ende jo?

  3. #13

    Pergjigje

    Kerkimi ne internet nuk me dha asnje rezultat te jete botuar!

  4. #14
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Sikur ta dija,nuk ma do mendja te jete botuar,duhet te presim edhe nja 10-15 vjet deri sa te dale nje perkthyes i afte dhe i krisur ne te njejten kohe...gjate kesaj kohe une po i futem mesimit te anglishtes ne menyre qe te kem shansin ta lexoj me perpara se kushedi c'behet deri atehere..mund te na vijne vepra Marsianesh dhe te na bejne te humbasim interesin per veprat e Xhojsit...

  5. #15

    pergjigje

    Shpresoj ta lexosh vete ne origjinal... Tanku...

  6. #16
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ashtu shpresoj edhe une vetem se me frigon fakti se nese mesoj anglisht dhe dashurohem pas vellimeve origjinale nuk me behet me te lexoj veprat e perkthyera ne shqip dhe nje lexues me pak per perkthyesit tane eshte nje humbje vertet e madhe,gati gati me permasa tragjike do te thosha...

  7. #17

    James Joyce - tregim

    James Joyce





    Njė nėnė
    (tregim)




    Shqipėroi: Erion Kristo




    Zoti Holohan, sekretari i shoqėrisė Eire Abu, kishte bredhur poshtė e pėrpjetė Dublinit pėr gati njė muaj, me duart dhe xhepat plot me letra, duke u pėrpjekur tė organizonte njė seri koncertesh. Ishte i ēalė dhe pėr kėtė miqtė e quanin Ēalashi Holohan. Ecte vazhdimisht dhe qėndronte pėr orė tėra nėpėr kėndet e rrugėve, duke diskutuar pėr pikėpamjet e tij e duke marrė shėnime, por nė fund ishte zonja Kerni qė organizoi gjithēka.
    Zonjusha Devlin ishte bėrė zonja Kerni nga inati. Qe edukuar nė njė kolegj tė shkėlqyer, ku kishte mėsuar frėngjisht dhe muzikė. Meqė ishte e zbehtė nga natyra dhe e prerė nė karakter, nė shkollė nuk kishte zėnė miq. Pasi arriti moshėn e martesės, e dėrguan nė shumė shtėpi, ku mėnyra e saj e tė luajturit tė muzikės dhe sjelljet e saj tė virtytshme ishin tė mirėpritura. Ulej nė mes tė tė ftohtit me breroren e talenteve tė saj, duke pritur ndonjė lajkatar qė t’i afrohej dhe t’i ofronte njė jetė tė shkėlqyer, por tė rinjtė qė njihte ishin tė zakonshėm dhe asaj nuk i pėlqenin fare, prandaj ngushėllonte dėshirat e saj romantike, duke ngrėnė fshehtas njė sasi tė madhe llokumesh. Megjithatė, kur iu afrua kufirit tė moshės dhe kur gjuhėt e shoqeve filluan tė zgjidheshin, i bėri tė heshtnin duke u martuar me zotin Kerni, njė kėpucar i lagjes Ormond.
    Ishte shumė mė i moshuar se ajo. Biseda e tij serioze zhvillohej me intervale nė mjekrėn e madhe ngjyrė gėshtenjė. Pas vitit tė parė tė jetės bashkėshortore, zonja Kerni kishte kuptuar se njė njeri i tillė do tė rezistonte mė shumė se njė person romantik. Ishte esėll, kursimtar dhe i devotshėm. Shkonte tė falej ēdo tė premte, herė - herė me tė, por mė shpesh vetėm. Nėpėr festat nė shtėpitė e huaja, kur ajo ngrinte padukshmėrisht vetullat, ai ngrihej pėr tė ikur dhe kur mundohej nga kolla, ajo i hidhte jorganin prej puplash dhe i bėnte ponē me rum. Ai ishte njė baba model. Duke i paguar njė shoqėrie njė shumė modeste ēdo javė, i kishte siguruar tė dy vajzave njė pajė prej 100 sterlinash. E kishte ēuar vajzėn e madhe, Katlinin, nė njė manastir tė mirė, ku kishte mėsuar frėngjisht dhe muzikė e mė pas i kishte paguar mėsimet nė konservator.
    Kur Rilindja Irlandeze filloi tė ndihej, zonja Kerni vendosi tė pėrfitonte nga emri i vajzėrisė dhe solli njė mėsues tė gjuhės irlandeze nė shtėpi. Katlini dhe motra e saj u dėrguan kartolina irlandeze tė ilustruara miqve tė tyre dhe miqtė po ashtu u dėrguan atyre kartolina irlandeze tė ilustruara. Tė dielave, kur zoti Kerni shkonte me familjen nė katedrale, pas meshės, njė turmė e vogėl njerėzish mblidhej nė kėndin e rrugės Katedrale. Ishin tė gjithė miq tė Kernit, tė apasionuar pas muzikės ose patriotė. Pasi mbaronin gjithė thashethemet, shtrėngonin duart me njėri tjetrin tė gjithė sė bashku dhe pėrshėndeteshin nė gjuhėn e tyre, duke qeshur nga kryqėzimi i kaq shumė duarve. Shumė shpejt, emri i Katlin Kernit filloi tė flitej nė gojėt e njerėzve. Njerėzit thoshin se ishte muzikante e mirė dhe njė vajzė shumė e dashur, e pėrveē kėtyre, besonte nė lėvizjen gjuhėsore. Zonja Kerni ishte shumė e kėnaqur. Prandaj nuk u ēudit, kur njė ditė, zoti Holohan shkoi tek ajo me propozimin qė e bija tė ishte shoqėruese nė njė seri prej katėr koncertesh, qė shoqėria e tij do tė jepte nė Sallėn Antike tė koncerteve. E shoqėroi nė sallon, e uli dhe nxori njė ēajnik bashkė me kutinė e biskotave. Hyri me mish e me shpirt nė hollėsitė e iniciativės, kėshilloi e shkėshilloi dhe nė fund u hartua njė kontratė, ku Katlini do tė merrte tetė gine pėr shėrbimet e saj si shoqėruese nė piano nė katėr koncertet e mėdha.
    Meqė zoti Holohan ishte fillestar nė punė tė tilla, zonja Kerni e ndihmoi tė pėrgatiste numrat e programit. Kishte takt. E dinte se cili artist duhej tė shfaqej me germa tė mėdha dhe cili artist me germa tė vogla. E dinte se tenorit tė parė nuk do t’i pėlqente tė dilte nė skenė pas njė skeēi tė zotit Mid. Qė publiku tė kėnaqej vazhdimisht, futi disa numra tė pasigurt midis sukseseve tė vjetra. Zoti Holohan i bėnte vizita ēdo ditė pėr t’u kėshilluar. Ishte gjithmonė e pėrzemėrt dhe plot me kėshilla. Njė mikeshė e vėrtetė. Shtynte ēajnikun drejt tij duke thėnė:
    “Pi, zoti Holohan ! Mos ki gajle !”
    Gjithēka shkoi si nė vaj. Zonja Kerni bleu tek Braun Tomasi, njė fustan tė kuq tė mrekullueshėm pėr Katlinin. Kushtoi goxha, por ka raste kur lejohet tė shpenzosh pak. Mori njė duzinė bileta nga dy shilinga pėr koncertin final dhe ua dėrgoi atyre miqve, tė cilėt nuk vinin ndryshe. Nuk harroi asgjė dhe falė saj, gjithė ē’mund tė bėhej u bė.
    Koncertet do tė jepeshin nga e mėrkura nė tė shtunė. Kur zonja Kerni shkoi tė mėrkurėn nė mbrėmje me tė bijėn nė Sallėn Antike, nuk i pėlqyen gjėrat qė pa. Ca tė rinj, me distinktiva blu nėpėr xhaketa, qėndronin pa bėrė asgjė nė dhomėn e zhveshjes dhe askush nuk kishte veshur kostum mbrėmjeje. Kaloi tej me tė bijėn dhe me njė shikim tė shpejtė pėrmes portės sė hapur, kuptoi pse portierėt ishin kaq tė plogėt. Nė fillim pyeti nėse kishte gabuar orėn. Jo, donte dhe 20 minuta tė shkonte ora tetė.
    Nė dhomėn e zhveshjes, pas skenės, u njoh me sekretarin tjetėr tė shoqėrisė, zotin Ficpatrik. Buzėqeshi dhe i shtrėngoi dorėn. Ishte njė burrec fytyrėbardhė. Vuri re se mbante me kujdes njė kapele kafe tė flashkėt majė kokės dhe kishte njė theks tė shtruar. Nė dorė mbante njė program dhe ndėrsa fliste, kėputi njė copė nga programi. Dukej se i pėrballonte me qejf zhgėnjimet. Zoti Holohan hynte ēdo minutė, duke sjellė lajme nga shitėsi i biletave. Artistėt flisnin me shqetėsim mes tyre, duke hedhur kohė pas kohe shikime nė pasqyrė dhe duke mbledhur partiturat. Kur shkoi ora tetė e gjysmė, njerėzit e pakėt nė sallė filluan tė shfaqnin dėshirėn pėr t’u argėtuar.
    Zoti Ficpatrik hyri, i buzėqeshi vakėt sallės dhe tha:
    “Zonja dhe zotėrinj. Besoj se ėshtė mė mirė tė fillojmė me kėrcimet”.
    Zonja Kerni e shoqėroi rrokjen e fundit me njė shikim pėrēmues, pastaj i tha sė bijės me zė inkurajues:
    “Je gati e dashur ?”
    Kur i erdhi rasti, e mori mėnjanė zotin Holohan dhe i kėrkoi shpjegime. I tha se komiteti kishte gabuar me katėr koncertet; katėr ishin shumė.
    “Kurse artistėt, natyrisht bėjnė ē’ėshtė e mundur, por nė tė vėrtetė nuk vlejnė hiē”.
    Zoti Holohan e pranoi qė artistėt nuk vlenin hiē, por komiteti kishte vendosur qė tre koncertet e para tė iknin kot pėr tė ruajtur talentet pėr koncertin e fundit tė sė shtunės. Zonja Kerni nuk tha asgjė, por ndėrsa numrat mediokėr vazhdonin nė skenė dhe publiku pakėsohej vazhdimisht, filloi tė pendohej pėr shpenzimet qė kishte bėrė pėr njė koncert tė tillė. Kishte diēka qė nuk shkonte nė mėnyrėn se si paraqiteshin gjėrat dhe buzėqeshja e vakėt e zotit Ficpatrik e acaronte sė tepėrmi. Megjithatė, nuk tha asgjė dhe priti tė shihte se si do tė mbaronte. Koncerti mbaroi pak para orės dhjetė dhe tė gjithė nxituan pėr nė shtėpitė e tyre.
    Koncerti i sė enjtes mbrėma kishte mė shumė njerėz, por zonja Kerni e kuptoi menjėherė se teatri ishte mbushur me biletat falas. Publiku u soll padenjėsisht, sikur koncerti tė ishte njė provė e zakonshme pa pėrgjegjėsi. Zoti Ficpatrik dukej se po kėnaqej, ndėrsa zonja Kerni po nxehej me qėndrimin e tij. Ai qėndronte nė cep tė siparit, duke nxjerrė herė pas here kokėn dhe duke shkėmbyer tė qeshura me dy miq nė kėndin e ballkonatės. Gjatė mbrėmjes, zonja Kerni mori vesh se koncerti i sė premtes nuk do tė shfaqej dhe se komiteti kishte tundur qiell e dhe’ pėr tė shitur tė gjitha biletat e sė shtunės. Kur dėgjoi kėtė, shkoi tė gjente zotin Holohan. E zuri ndėrsa dilte duke ēaluar, me njė gotė limonatė pėr njė zonjushe dhe e pyeti nėse ishte e vėrtetė. Po, ishte e vėrtetė.
    “Natyrisht kjo nuk e ndryshon kontratėn” tha. “Kontrata ishte pėr katėr koncerte”.
    Zoti Holohan dukej se nxitonte; e kėshilloi tė fliste me zotin Ficpatrik. Zonja Kerni tani filloi tė trembej. E thėrriti zotin Ficpatrik nga sipari dhe i tha se e bija ishte impenjuar pėr katėr koncerte dhe sipas pikave tė kontratės duhej tė merrte shumėn e vendosur qė nė fillim, pavarėsisht nėse shoqėria jepte apo jo katėr koncerte. Zoti Ficpatrik qė nuk e kuptoi menjėherė ē’po ndodhte, u duk i paaftė pėr ta zgjidhur ēėshtjen dhe tha se do t’ia paraqiste komitetit pėr shqyrtim. Inati i zonjės Kerni filloi tė lėvizte shpejt nėpėr faqet e saj dhe iu desh tė pėrmbahej nga tė pyeturit:
    “E kush ėshtė Komiteti, tė lutem?”
    Por e dinte se nuk ishte e hijshme, ndaj heshti.
    Tė premten nė mėngjes nėpėr rrugėt e Dublinit u shpėrndanė djem me pako me reklama. Reklama tė veēanta dolėn nė tė gjitha gazetat e mbrėmjes, duke i kujtuar dashamirėsve tė muzikės se ēfarė kėnaqėsie i priste mbrėmjen pasardhėse. Zonja Kerni u qetėsua pak, por i tregoi bashkėshortit gjithė dyshimet e saj. Ai e dėgjoi me vėmendje dhe tha se mė mira do ishte qė ai ta shoqėronte tė shtunėn nė mbrėmje. Ajo pranoi. E respektonte tė shoqin pikėrisht siē respektonte postėn qendrore, si diēka tė gjerė, tė sigurt dhe tė qėndrueshme; e megjithėse e njihte mirė, e vlerėsonte si mashkull. Ishte e kėnaqur qė i kishte propozuar pėr tė ardhur me tė.
    Erdhi mbrėmja e koncertit tė madh. Zonja Kerni, me gjithė burrin dhe tė bijėn, mbėrritėn nė Sallėn Antike tre ēerek ore pėrpara fillimit tė koncertit. Fati e donte qė atė mbrėmje tė binte shi. Zonja Kerni i la tė shoqit rrobat dhe partiturat e sė bijės dhe brodhi tėrė ndėrtesėn nė kėrkim tė zotit Holohan e tė zotit Ficpatrik. Nuk arriti tė gjente asnjė prej tė dyve. Pyeti portierėt nėse kishte ndonjė nga komiteti nė sallė dhe pas shumė vėshtirėsish, njė portier solli njė farė gruaje, zonjushėn Beirn, sė cilės zonja Kerni i tha se kėrkonte ndonjė nga sekretarėt. Zonjusha Beirn po i priste tė vinin nga ēasti nė ēast dhe e pyeti nėse mund tė bėnte ndonjė gjė pėr tė. Zonja Kerni i hodhi njė shikim depėrtues fytyrės sė saj tė shkuar nė moshė dhe iu pėrgjigj:
    “Jo, faleminderit !”
    Zonjusha Beirn shpresonte qė teatri tė ishte plot. Pa shiun jashtė, derisa trishtimi i rrugės sė lagur fshiu gjithė besimin dhe entuziazmin e fytyrės sė saj tė shtrembėr. Pastaj psherėtiu lehtė dhe tha:
    “Ah, po ! Njė Zot e di sa jemi pėrpjekur”.
    Zonja Kerni u kthye nė dhomėn e zhveshjes.
    Artistėt po vinin. Basi dhe tenori i dytė kishin mbėrritur. Basi, zoti Dugan, ishte njė i ri thatim me mustaqe tė zeza tė rralluara, biri i njė portieri tė njė zyre nė qytet dhe kur ishte fėmijė kishte kėnduar nota basi tė zgjatura nė hyrjen plot me jehonė tė zyrės sė t’et. Nga njė gjendje e tillė e pėrulur ishte ngritur, derisa ishte bėrė njė artist i klasit tė parė. Ishte shfaqur nė njė opera lirike. Njė mbrėmje, pasi ishte sėmurur njė artist, kishte luajtur pjesėn e mbretit nė operėn Maritana, nė teatrin e Mbretėreshės. I kėndoi ariet e veta me shumė ndjenjė e volum dhe u prit ngrohtė nga publiku. Megjithatė, nuk bėri figurė tė mirė, ngaqė pastronte pa dashur hundėt me duart me dorashka. Ishte modest dhe fliste pak. I thoshte ju-tė dhe ti-tė me njė zė kaq tė ulėt, saqė askujt nuk i binin nė sy dhe nuk pinte kurrė ndonjė gjė mė tė fortė se qumėshti, pėr zėrin e tij. Zoti Bel, tenori i dytė, ishte njė burrec biond qė ēdo vit konkurronte pėr ēmimin Feis Koil. Nė provėn e tij tė katėrt kishte fituar medaljen e bronztė. Ishte tej mase nervoz dhe xheloz ndaj tenorėve tė tjerė, dhe e fshihte xhelozinė me njė miqėsi tė tepruar. Ishte i prirė nga karakteri t’i shpjegonte njerėzve, se ēfarė mundimi ishte njė koncert pėr atė. Prandaj, kur pa zotin Dugan, iu afrua dhe e pyeti:
    “Edhe ju do tė kėndoni ?”
    “Po !”, tha zoti Dugan.
    Zoti Bel qeshi me shokun e vet, i shtriu dorėn dhe tha:
    “Jepe kėtu !”
    Zonja Kerni kaloi pėrtej dy tė rinjve dhe shkoi tek cepi i siparit pėr tė parė teatrin. Vendet po mbusheshin me shpejtėsi dhe njerėzit dukeshin nė humor. U kthye pas dhe filloi tė fliste mėnjanė me tė shoqin. Biseda e tyre kishte tė bėnte me Katlinin, sepse e shikonin shpesh, ndėrsa fliste nė kėmbė me njė nga shoqet e saj patriote, zonjushėn Hejli, kontralton. Njė grua e panjohur dhe e vetmuar, me fytyrė tė zbehtė, ecte nėpėr dhomė. Gratė ndiqnin me sy tė rreptė fustanin blu veshur shtrėngueshėm nė atė trup tė dobėt. Dikush tha se ishte zonja Glin, sopranoja.
    “Pyes veten se ku e kanė gjetur”, i tha Katlini zonjushės Hejli. “Jam e sigurt qė s’kam dėgjuar tė flitet ndonjėherė pėr tė”.
    Zonjushės Hejli iu desh tė qeshte. Zoti Holohan nė atė ēast hyri duke ēaluar nė dhomėn e zhveshjes dhe dy zonjushat e pyetėn se kush ishte e panjohura. Zoti Holohan u tha se ishte madamė Glin nga Londra. Madamė Glini ndenji nė njė cep tė dhomės, duke mbajtur rreptė pėrpara vetes njė partiturė muzikore dhe duke ndryshuar kohė pas kohe drejtimin e shikimit tė saj tė trembur. Zhurma nė sallė filloi tė dėgjohej mė shkoqur. Tenori i parė dhe baritoni erdhėn sė bashku. Ishin veshur mirė, tė shėndetshėm e tė kėnaqur sollėn njė frymė ngrohtėsie nė shoqėri.
    Zonja Kerni u afrua me tė bijėn dhe filloi tė fliste ėmbėl me ta. Donte ta kishte mirė, por ndėrsa sforcohej tė ishte e sjellshme, sytė e saj ndiqnin lėvizjet e ēala dhe gjarpėruese tė zotit Holohan. Kur mundi, u shkėput prej tyre dhe i shkoi pas.
    “Zoti Holohan, doja t’ju flisja njė minutė”, tha.
    Tė dy u drejtuan nė njė kėnd tė fshehtė tė korridorit. Zonja Kerni e pyeti se kur do ta paguanin tė bijėn. Zoti Holohan i tha se njė detyrė tė tillė e kishte zoti Ficpatrik. E bija kishte firmosur njė kontratė prej tetė ginesh dhe duhej tė paguhej. Zoti Holohan tha se nuk ishin punėt e tij.
    “Pėrse nuk janė punėt tuaja ?”, pyeti zonja Kerni. “A nuk e sollėt ju kontratėn ? Megjithatė, nėse nuk janė punėt tuaja, janė punėt e mia dhe dua tė di ē’bėhet”.
    “Do bėje mirė tė flisje me zotin Ficpatrik”, tha zoti Holohan prerė.
    “Nuk di asgjė pėr zotin Ficpatrik”, pėrsėriti zonja Kerni. “Kam kontratėn time dhe kam ndėrmend ta respektoj”.
    Kur u kthye nė dhomėn e zhveshjes, faqet i kishte tė ndezura. Dhoma ishte gjallėruar. Dy njerėz me kostum mbrėmjeje rrinin pranė oxhakut dhe bisedonin me qejf me zonjushėn Hejli dhe baritonin. Ishin gazetari i “Frimanit” dhe zoti O’Maden Burk. Gazetari i “Frimanit” kishte hyrė pėr tė thėnė se nuk mund ta shihte koncertin, sepse duhej tė bėnte kronikėn e konferencės qė njė prift amerikan mbante nė Mansion Hauz. Tha qė t’ia linin kronikėn e koncertit nė zyrėn e “Frimanit” dhe se ai do ta fuste nė gazetė. Ishte njė burrė me flokė ngjyrė gri, me njė zė bindės dhe i zellshėm. Mbante nė duar njė cigare dhe aroma e tymit fluturonte pranė. Nuk kishte qėllim tė rrinte as edhe njė minutė, sepse koncertet dhe artistėt e mėrzisnin tmerrėsisht, por vazhdonte tė qėndronte i mbėshtetur pranė oxhakut. Zonjusha Hejli rrinte para tij nė kėmbė, duke folur e qeshur. Ishte mjaft plak pėr tė dyshuar ndonjė arsye pėr tėrė atė mirėsjellje, por mjaft i ri nė shpirt pėr tė mos nxjerrė ndonjė pėrfitim nga ato ēaste. Shqisat e tij ishin tė tėrhequra nga ngrohtėsia, aroma dhe ngjyra e atij trupi. Ishte i ndėrgjegjshėm se gjoksi qė ulej dhe ngrihej pėrpara tij, se tė qeshurat, aroma dhe shikimet joshėse i dhuroheshin atij. Kur nuk mundi tė ėndėrronte mė gjatė e pėrshėndeti i pakėnaqur.
    “O’Maden Burku do ta shkruajė artikullin”, i shpjegoi zotit Holohan, “dhe unė do ta fus nė gazetė”.
    “Faleminderit pafundėsisht, zoti Hendrik”, tha zoti Holohan. “E di qė do ta bėni. A do tė pini ndonjė gjė para se tė ikni ?”
    “Me kėnaqėsi”, tha zoti Hendrik.
    Dy burrat u drejtuan pėrgjatė korridoreve tė ngushta dhe nėpėr njė shkallė tė errėt arritėn nė njė dhomė tė veēuar, ku njė nga portierėt po hapte ca shishe me pije. Ndėrkohė O’Maden Burku e kishte zbuluar dhomėn me nuhatje. Ishte njė burrė i kėndshėm, i moshuar, por e mbante drejt trupin e fuqishėm, kur pushonte nėn njė ombrellė tė madhe mėndafshi. Emri i shkėlqyer i lindjes ishte si njė tjetėr ombrellė mbi tė cilėn qėndronte nė ekuilibėr problemi i financave tė tij. Ishte shumė i respektuar.
    Ndėrsa zoti Holohan po bisedonte me gazetarin e “Frimanit”, zonja Kerni fliste kaq ashpėr me tė shoqin, saqė ai i kėrkoi tė ulte zėrin. Nė dhomėn e zhveshjes biseda me tė tjerėt ishte bėrė e rreptė. Zoti Bel, numri i parė, ishte nė kėmbė gati me partiturat e tij, por shoqėruesja dukej se nuk donte tė lėvizte. Diēka nuk shkonte. Zoti Kerni shikonte drejt pėrpara vetes, duke lėmuar mjekrėn, ndėrsa zonja Kerni fliste nė veshin e Katlinit me forcė. Nga salla vinin tinguj inkurajimi, pėrplasje duarsh dhe kėmbėsh. Tenori i parė, baritoni dhe zonjusha Hejli rrinin bashkė, duke pritur tė qetė, por nervat e zotit Bel ishin shumė tė tronditura, sepse kishte frikė mos publiku mendonte se kishte ardhur me vonesė.
    Zoti Holohan dhe zoti O’Maden Burk hynė nė dhomė. Iu afruan zonjės Kerni dhe i folėn rreptė. Ndėrsa flisnin, zhurma nė sallė bėhej edhe mė e fortė. Zoti Holohan u skuq dhe u nxeh. Fliste shpejt, por zonja Kerni thoshte prerė:
    “Nuk do tė vazhdojė. Duhet tė marrė tetė ginetė qė i takojnė”.
    Zoti Holohan tregoi me dėshpėrim sallėn ku publiku pėrplaste duart dhe kėmbėt. I foli edhe zotit Kerni dhe Katlinit, por zoti Kerni vazhdonte tė lėmonte mjekrėn e vet dhe Katlini e mbante kokėn ulur, duke luajtur majėn e kėpucės sė re. Nuk ishte faji i saj. Zonja Kerni pėrsėriti:
    “Nuk do tė vazhdojė pa marrė paratė”.
    Pas njė dueli me fjalė, zoti Holohan u nis me shpejtėsi duke ēaluar. Dhoma ishte e heshtur. Kur nga heshtja tensioni u bė mė i fortė, zonjusha Hejli i tha baritonit:
    “A e patė zonjėn Pat Kampbell kėtė mbrėmje ?”
    Baritoni nuk e kishte parė, por i kishin thėnė se ishte shumė mirė. Biseda nuk vazhdoi mė gjatė. Tenori i parė pėrkuli kokėn dhe filloi tė numėronte hallkat e zinxhirit tė artė qė kishte varur nė brez, duke buzėqeshur dhe duke kėnduar nota kot mė kot me gojėn mbyllur. Kohė pas kohe, tė gjithė i hidhnin ndonjė shikim zonjės Kerni.
    Zhurma nė sallė ishte kthyer nė potere, kur zoti Ficpatrik u vėrsul nė dhomė, ndjekur nga zoti Holohan qė gulēonte. Nė sallė kishin filluar fishkėllimat. Zoti Ficpatrik mbante nė duar disa bankėnota. Numėroi katėr duke ia vėnė nė dorė zonjės Kerni dhe i tha se do ta merrte pjesėn tjetėr gjatė pushimit.
    “Mungojnė katėr shilinga”, tha zonja Kerni.
    Por Katlini mori pelerinėn dhe ia priti:
    “Shkojmė zoti Bel, pėr numrin e parė”. Kėngėtari dhe shoqėruesja dolėn bashkė. Poterja nė sallė u pakėsua, u bė njė heshtje prej disa sekondash, pastaj u dėgjua pianoja.
    Pjesa e parė e koncertit pati shumė sukses, pėrveē numrit tė madamė Glinit. Zonja e shkretė e kėndoi “Kilarnein” me njė zė tė lodhur, me tė gjitha manierizmat e intonimit dhe theksimit, qė besonte se e bėnin elegante kėngėn e saj. Dukej sikur ishte ringjallur nga ndonjė rekuizitė teatri dhe salla u tall me notat e larta dhe qaramane tė saj. Megjithatė, tenori i parė dhe kontraltua e shkundėn teatrin nga duartrokitjet. Katlini luajti disa pjesė tė zgjedhura ariesh irlandeze dhe u duartrokit bujarisht. Pjesa e parė mbaroi me njė pjesė prekėse patriotike, recituar nga njė zonjushe qė organizonte koncerte pėr amatorė. U duartrokit me meritė dhe kur mbaroi, njerėzit dolėn tė kėnaqur.
    Gjatė gjithė kėsaj kohe dhoma e zhveshjes ishte si njė koshere e tollovitur. Nė njė kėnd ishin zoti Holohan, zoti Ficpatrik, zonjusha Beirn, dy nga portierėt, baritoni, basi dhe zoti O’Maden Burk. Zoti O’Maden Burk tha se ishte skena mė skandaloze qė kishte parė ndonjėherė. Pas kėsaj, karriera muzikore e zonjės Katlin Kerni nė Dublin ishte e mbyllur. E pyetėn baritonin se ēfarė mendonte pėr sjelljen e zonjės Kerni. Ai nuk kishte dėshirė tė fliste. Ia kishin paguar lekėt qė i takonin dhe donte tė ishte nė paqe me tė gjithė. Megjithatė, tha se zonja Kerni mund t’i kishte vlerėsuar pak mė tepėr artistėt. Portierėt dhe sekretarėt diskutonin me zjarr se ē’duhej tė bėnin gjatė pushimit.
    “Jam dakord me zonjushėn Beirn”, tha zoti O’Maden Burk. “Mos i jepni asgjė”.
    Nė cepin tjetėr tė dhomės ishte zonja Kerni me tė shoqin, zoti Bel, zonjusha Hejli dhe zonjusha qė kishte recituar pjesėn patriotike. Zonja Kerni tha se komiteti e kishte trajtuar nė mėnyrė skandaloze. Nuk kishte kursyer as mundim, as shpenzime dhe ja se si e shpėrblyen.
    Mendonin se kishin tė bėnin vetėm mė njė ēupėrlinė dhe se mund tė silleshin pa respekt, por ajo do t’u tregonte se gaboheshin. Nuk do tė kishin guxuar ta trajtonin ashtu, sikur tė kishte qenė burrė. Ajo do tė bėnte qė e bija tė fitonte tė drejtat e saj. Asnjė nuk mund t’ia hidhte. Nėse nuk i paguanin deri edhe shilingėn e fundit, nė Dublin nuk do tė flitej pėr gjė tjetėr. Natyrisht i vinte keq pėr artistėt, por ē’mund tė bėnte tjetėr ? Iu drejtua tenorit tė dytė, i cili tha se sipas tij nuk e kishin trajtuar mirė. Pastaj iu drejtua zonjushės Hejli. Zonjusha Hejli donte tė bashkohej me grupin tjetėr, por nuk mundej, sepse ishte mikeshė e Katlinit dhe Kernėt e kishin ftuar shpesh nė shtėpinė e tyre.
    Sapo mbaroi pjesa e parė, Zoti Ficpatrik dhe zoti Holohan iu afruan zonjės Kerni dhe i thanė se katėr ginitė e tjera do t’i paguheshin pas mbledhjes sė komitetit tė martėn e ardhshme dhe nėse e bija nuk do tė luante nė pjesėn e dytė, komiteti do ta quante tė prishur kontratėn dhe nuk do t’i paguante asgjė.
    “Unė nuk pashė ndonjė Komitet”, tha zonja Kerni hidhur. “Vajza ime ka kontratė. Ose do tė marrė katėr ginetė, ose kėmba e saj nuk shkel nė skenė”.
    “Ēuditem me ju zonja Kerni”, tha zoti Holohan. “Nuk do ta kisha besuar kurrė se do tė na trajtonit nė kėtė mėnyrė”.
    “Po ju nė ē’mėnyrė mė trajtuat ?”, pyeti zonja Kerni.
    Fytyra i kishte marrė njė ngjyrė tė hidhur dhe dukej se donte t’i mbyste.
    “Po kėrkoj tė drejta e mia”, tha.
    “Ndoshta duhet tė jesh pak mė me cipė”, tha zoti Holohan.
    “Ashtu, hė ?... Por kur ju pyes se kur do tė paguhet ime bijė, nuk mė jep askush ndonjė pėrgjigje tė sjellshme”.
    Tundi kokėn dhe imitoi me njė zė tė ējerrė:
    “Duhet tė flas me sekretarin. Nuk ėshtė puna ime. Jam i mirė pėr-tė-bėrė-mashtruesin-unė”.
    “Mendoja se ishit njė zonjė” tha zoti Holohan, duke u larguar befas nga ajo.
    Pas kėsaj, sjellja e zonjės Kerni u pėrēmua nga tė gjithė. Tė gjithė miratuan atė qė kishte thėnė komiteti. Ajo qėndronte tek porta, si e ndėrkryer nga tėrbimi, duke diskutuar me tė shoqin dhe tė bijėn. Priti deri nė ēastin kur fillonte pjesa e dytė me shpresėn qė sekretarėt t’i afroheshin, por zonjusha Hejli kishte pranuar tė luante disa pjesė nė piano. Zonjės Kerni iu desh tė mėnjanohej pėr tė lejuar baritonin dhe shoqėruesen e tij tė shkonin drejt e nė skenė. Qėndroi e palėvizur pėr njė ēast, si njė imazh i hirtė guri dhe kur tingujt e parė tė kėngės i erdhėn nė vesh, mbėrtheu mantelin e sė bijės dhe i tha tė shoqit:
    “Gjej njė karrocė !”
    Ai doli menjėherė. Zonja Kerni e mbėshtolli tė bijėn me mantel dhe e ndoqi pas. Ndėrsa kapėrcente pragun, u ndal dhe i hodhi njė shikim tė rreptė nė fytyrė zotit Holohan.
    “Me ju nuk mbaron kėtu”, tha.
    “Kurse me ju mbaron”, tha zoti Holohan.
    Katlini ndoqi tė ėmėn butėsisht. Zoti Holohan filloi tė ecte poshtė e pėrpjetė nėpėr dhomė pėr t’u qetėsuar, sepse e ndiente lėkurėn si prush.
    “Ē’zonjė e bukur !”, tha. “Oh, ē‘zonjė e bukur !”
    “Veproi drejt, Holohan”, tha zoti O’Maden Burk, duke u mbėshtetur i sigurt nė ombrellėn e vet.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Joyce i dashuruar dhe i shfrenuar

    Joyce i dashuruar dhe i shfrenuar

    Pėrgatiti: Blerta Hyska.

    Jemi nė qershor 1904 nė Dublin, dy irlandezė takohen nė rrugė. Ajo, Nora, 20 vjeē ėshtė shėrbyese nė njė hotel tė qytetit. (The Finn’s, mbajeni download (4)mend kėtė emėr). Ai, 22 vjeē, sė shpejti do tė firmosė letrat me emrin e shkurtuar Jim dhe ėshtė i sigurt se njė ditė do tė jetė shkrimtar i famshėm. Emri i tij? James Joyce.



    Takim i habitshėm pėr nga lehtėsia, intensiteti i menjėhershėm dhe jetėgjatėsia (37 vjet). Joyce i shkruan pothuaj ēdo ditė Norės, qė bėhet menjėherė “Nora e tij e vogėl e zemėruar”, “koka e dashur e vogėl brune”. Edhe mė shprehės: “Tė puth gropėn e vogėl tė qafės tėnde”. Dhe nėnshkruan “Sivėllai yt i krishterė nė Epsh”. Jemi nė manastir apo nė shtėpi publike? Tė dyja.

    Gjithsesi kėtyre tė dyve nuk iu bėn syri tėrr. Misteri qėndron nė faktin se Joyce ėshtė sė pari njė i revoltuar radikal dhe anarkist i bindur, gjė qė, apriori, nuk duhej tė magjepste njė vajzė tė re dhe ta bėnte tė gatshme ta ndiqte nė tė gjitha aventurat. (Shumė shpejt, ata u larguan tė dy). Ja si shprehet djali: Shpirti im hedh poshtė ēdo rend social aktual dhe krishtėrimin, vatrėn familjare, virtytet e pranuara, klasat sociale dhe doktrinat fetare. Si do t’ia dalė ai? Duke shkruar, dhe vepra do tė jetė Uliksi.

    Pra, kemi tė bėjmė me njė “vagabond” tė joshur nga njė vajzė shumė eksperte dhe qė ai josh nga ana tjetėr, edhe pse ajo nuk do tė lexojė asnjė prej librave tė tij: “Lamtumirė, e dashura ime naive, e ndjeshme, e pėrgjumur, e paduruara Nora me zė tė thellė”. Dhe gjithashtu: “Asnjė emėr nuk ėshtė aq i dashur pėr tė qenė emri yt”.

    Nora, eksperte? Ajo i zbulon dashurinė fizike tė dashurit tė saj, por lind edhe dy fėmijė nė rrugė e sipėr, fati i tė cilėve do tė jetė disi tragjik. Jim dhe Nora martohen vetėm nė vitin 1931 dhe nė njė foto shohim Joyce duke ecur, atė ditė, drejt rrugės sė kryqit. Nora ėshtė gruaja e tij, nė rregull, por ai e trajton si dashnore tė fshehtė, sikur ajo po shkelte kurorėn me tė. Kur ndahen nė vitin 1939 (ajo nė Trieste, ai nė Dublin, “qytet dėshtimi, mėrie, fatkeqėsie), ai i shkruan letra tė ēmendura ku pėrzihet adhurimi me pornografinė mė bruto. Ky katolik gjenial, i shkėputur plotėsisht nga Kisha e tij, mbetet njė katolik i ethshėm. “A ėshtė ēmenduri dashuria? Ndonjėherė tė shoh si virgjėreshė ose si madonė, dhe njė ēast mė pas, tė shoh tė pacipė, epshore, gjysmė lakuriq dhe tė paturpshme”.

    Letrat e Jim janė fantastike pėr nga precizioni organik, dhe kam frikė se neveriten lexueset dhe ulėrijnė feministet e gjithė botės nėse i citoj. Ky Joyce qenka njė monstėr e neveritshme. Ai jo vetėm i shkruan gruas sė tij gjėra tė pista, por i kėrkon qė t’i pėrgjigjet me tė njėjtėn gjuhė. “Ajo fjalė e bukur qė ti e shkruan me shkronja tė mėdha dhe qė e nėnvizon, k….e vockėl”. Fjalėt janė gjithēka nė gjėrat seksuale, tingulli i gjėrave, ngjyra e tyre.

    “Mė thuaj gjėrat mė tė imta pėr veten, mjafton qė ato tė jenė tė pista, sekrete, dhe tė neveritshme. Mos shkruaj asgjė tjetėr. Ēdo fjali tė jetė plot me tinguj dhe fjalė tė pista. Fjalėt e tua janė tė gjitha tė bukura t’i dėgjosh ose t’i shohėsh mbi letėr, por mė tė bukurat janė mė tė pistat”. Joyce e di se ēfarė do: tė identifikohet nė maksimum me substancėn femėrore, ta bėjė tė flasė edhe kur ajo nuk do, ta zhveshė nė detaj kėtė kontinent tė panjohur dhe tė zi, dhe ky do tė jetė skandali triumfues i monologut tė Molly Bloom. Norėn e pyetėn shumė herė nėse Molly ėshtė ajo, por ajo pėrgjigjej me dashamirėsi: “Oh, jo, ajo ishte shumė mė e shėndoshė”.

    Tė gjithė burrat janė kafshė, e dashur, por tė paktėn tek unė ka diēka mė tė lartė. Rreng i Joyce: ai i kujton Norės se nuk pėrdor asnjėherė fjalė tė pista nė biseda, dhe kur dėgjon rreth tij anektoda tė turpshme, ai buzėqesh si me zor. “Ti sikur po mė shndėrron nė kafshė, dhe je ti, vajzė e keqe pa turp, qė mė ēove e para nė kėtė drejtim”. Poezia e vėrtetė nuk ka asgjė idealizuese, as etere: “Nora, e dashura ime besnike, shkollarja ime e shthurur me sy tė ėmbėl, bėhu k… ime, dashnorja ime e vogėl, ti do tė jesh gjithmonė lulja ime e egėr harlisur gardheve, lulja ime blu e errėt, e lagėsht”.

    Disa faqe janė tė shėmtuara, tė pista dhe kafshėrore, disa janė tė pastra dhe shpirtėrore: unė jam e gjithė kjo. Nora e ka dashur “tė gjithė kėtė”, megjithė mjerimin e mėrgimit. “Ti e ke kuptuar lojėn time, djallushe me sy blu, dhe buzėqesh me vete duke e ditur qė unė jam njė mashtrues, e megjithė kėto, ti mė do”. Ai bėn sikur beson te seksi, por nuk beson mė tepėr se ajo. Ai nuk ndalet sė shkruari, ai qesh me ato qė shkruan, dhe ėshtė i sigurt se do ta fitojė lojėn e tij.

    Nė vitin 1912, ky hero i pakuptueshėm i shkruan Norės: “Shpresoj qė njė ditė do tė tė jap mundėsinė tė jesh pjesė e lavdisė sime, ditėn kur tė hyj nė Mbretėrinė time”. Dhe ajo do tė jetė atje, nė vitin 1941, kur ai tė mbyllė sytė, i famshėm nė tė gjithė botėn, nė Zyrih. Kujtojmė se astrofizikantėt kanė marrė fjalėn “quark” nga “Zgjimi i Fineganit” pėr tė emėrtuar cilėsitė e reja atomike. Ja deri ku shkoi gjuha e Joyce.

    Letra e fundit e Jim ėshtė e vitit 1922, pas botimit tė Uliksi. “O e dashura ime, sikur tė ktheheshe tani nga unė dhe tė lexoje kėtė libėr tė tmerrshėm qė mė shkuli zemrėn nga gjoksi, dhe mė sjell fillikat pranė teje qė ti tė bėsh ē’tė duash me mua!” Pak mė larg: “E dashur Nora, botimi qė ti ke nė duar ėshtė plot gabime shtypi. I kam shkulur faqet. Ka njė listė me gabime nė fund”. Joyce buzėqesh teksa thekson se ka shkulur faqet. Ai e di shumė mirė se Nora nuk do tė lexojė gjė, por duke e marrė kėtė dhuratė, mund ta shohim qė kėtu me buzėqeshjen e saj blu tė errėt.

    *Philipe Sollers pėr Le Nouvel Observateur.

    http://www.mapo.al/2013/02/14/joyce-...e-i-shfrenuar/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Westwoods
    Anėtarėsuar
    11-12-2013
    Postime
    41

    Red face Pėr: Xhejms Xhojs (James Joyce)

    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Xhejms Xhojs irlandezi kryengritės gjeniu i letrave botėrore


    Mė 1904 shkruan veprėn autobiografike "A Portrait Of The Artist" (Portreti i njė artisti) tė cilėn vendos ta shndėrrojė nė roman "Stephen Hero" (Heroi Stefan).

    Ndėrkohė kishte filluar qė tė shkruante poezi, tė cilat i botoi nė vėllimin “Muzikė Dhome”. Nė kėto poezi ai u pėrmbajt nė modelin romantik dhe e romantikės sė vonuar. Ndėrsa nė gazetėn "Irish Homestead" botoi tri tregime tė cilat mė vonėdo tė pėrmblidheshin nė njė tjetėr libėr thelbėsor tė Xhijsit tė titulluar, “Njerėz nga Dublini”.

    Ulisi ėshtė vepra e dytė madhore e opusit xhoisian. Romani pretendon tė jetė njė epikė kryeposhtė, ku protagonisti humb nė kaosin e Dublinit tė fillimshekullit duke bėrė “gjeste” banale e tė

    Fragmente tė "Finnegans Wake" (Zgjimi i Fineganėve), kryevepra e kryeveprave, janė publikuar nga revistat letrare avanguardiste, duke shkaktuar gjykime tė ashpėra dhe polemika.
    Fillojnė shqetėsimet e para mendore tė sė bijės, por Xhojs e mban atė gjithmonė me vete, duke e lėnė nė klinikė vetėm gjatė krizave mė tė shfrenuara. Mė 1939, mė nė fund, publikohet i plotė “Zgjimi i Fineganėve”, njė zhvillim monumental i temave strukturore tė “Uliksit” frymėzuar nga filozofia e historisė sė G. B. Vico. Pas fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore Xhojs shkon nė Zyrih ku edhe vdes gjatė njė ndėrhyrjeje kirugjike, mė 1941.

    Voal
    Hmm. Nga eshte marre ky artikull? Eshte perkthim apo puna e mirefillte e ndonjerit/es?

    Ka disa gjera qe jane te pasakta; po rrjeshtoj ketu ato qe m'u duken me trashaniket:

    1. Romani autobiografik "Stephen Hero" eshte shkruar i pari dhe jo ashtu sic thuhet ne artikull. Xhojsi e shkroi kur ishte student ne Paris ku pjesen me te madhe te dites e kalonte ne Biblioteken e Parisit duke lexuar pa rreshtur ne menure qe te mbyste edhe urine.

    2. Titulli i romanit te pare te famshem nuk eshte "A portrait of the artist" por "A portrait of the artist as a young man" ("Nje portret i artistit si djalosh"). Trajta e pa shquar e portretit (nje portret dhe jo portreti) duhet ruajtur patjeter sepse perndryshe romani humbet vlerat e veta. Ky eshte nje variant qe Xhojsi paraqet. Me gjithe tekniken dhe diturine marramendese autori eshte i ndergjegjshem se nuk mund t'i ofroje lexuesit nje portret perfundimtar te Stefan Dedalit (personazhit kryesor).

    3. Xhojsi shkroi vetem 4 vepra gjithsej (3 romane dhe permbledhjen me tregime "Dublinasit") por te katerta konsiderohen kryevepra boterore. Me i famshmi, i cilesuar si vepra me frymezuese e shekullit te xx nga shume akademike, eshte padyshim "Ulysses" ("Uliksi"). Ky roman prej mese 600 faqesh tregon jeten ne Dublin gjate nje dite te vetme: 16 qershori i vitit 1904. (Kjo date nuk eshte e rastesishme: pikerisht ne kete date pati takimin e pare me partneren e jetes Nora Barnikell.) Romani paraqet disa personazhe me te cilet lexuesi ishte njohur qe tek "Nje portret...". Megjithate, heroi i ketij romani nuk eshte Stefan Dedali. Perkundrazi, Stefan Dedali del si nje artist i deshtuar qe vuan ne ndergjegje thyerjen e amanetit te se emes kur kjo ish ne shtratin e vdekjes. Protagonisti, cifuti Leonard Blum eshte vertete njeri prej kockash e mishi por jo i zakonshem. Artikulli i mesiperm e quajti banal. Me ane te Leonard Blumit Xhojsi mundohet te sjelle epoken e heronjve ne nje shekull te trazuar dhe e sheh shpetimin e njerezimit tek individi qe nuk ze phese lehte ne shoqeri (Blumi eshte cifut ne nje ambjent dominant katolik). Nejse, ky eshte debat i gjate ndaj po e le me kaq.

    Xhojsi percon pervec vlerave humaniste, dashurine per komiken. Vizioni komik i Xhojsit eshte i jashtezakonshem. Nje tipar tjeter (ky mund te duket paradoksal) eshte intelektualizmi. Xhojsi shnderron nje qytet provincial si Dublini ne kryeqendren e botes dhe kjo ne saje te humorit, dashurise per te perditshmen, dhe intelektit. Ai nuk rresht kurre se eksperimentuari me gjuhen. "Finnegan's Wake" vazhdon te mbetet veper pothuajse e padeshifrueshme. Xhojsi shpik fjale, formon nje gjuhe poetike e le te vershoje tek lexuesi te shfrenuar, madje edhe shenjat e pikesimit zhduken sepse fjala e tij mbart nje force marramendese. Per gjithe kete, Xhojsi mbetet shkrimtari me cerebral ndoshta i gjithe epokes njerezore. Thuhej se shpenzonte ore te tera ne renditjen e nje fjalie te vetme. Shume nga situatat kane disa kuptime njeheresh por magjia e autorit eshte se arrin t'a beje humorin te depertoje edhe tek lexues me intelekt me te dobet.

    Po e le me kaq se e zgjata shume, po per mua Xhejms Xhojs eshte nje nga ata shkrimtare qe me te verete ja vlen te lexohet e studjot per nje jete te tere. Edhe nje kuriozitet te vogel (megjithese per te ka me mijera): sekretar personal kishte Samjuel Beket, dramaturgun e famshem irlandez te teatrit absurd i cili eshte i mirenjeohur me "Waiting for Godot" ("Ne pritje te Godose").

  10. #20

    Xhejms Xhojs (James Joyce) / Tė panjohurat e jetės sė shkrimtarit James Joyce

    Tė panjohurat e jetės sė shkrimtarit James Joyce

    Tė panjohurat e jetės sė shkrimtarit James Joyce

    Nga Bryan Fitzgerald {07/07/2014}

    Vetė jeta e Joyce-t do tė ishte njė histori mahnitėse, pasi ka kaq shumė gjėra tė panjohura pėr autorin, madje edhe pėr fansat e tij mė tė zjarrtė
    James Joyce konsiderohet si thesari kombėtar i Irlandės. I njohur pėr librat klasikė si “Portret artisti nė rini” dhe “Dublinasit”, ai do tėjames-joyce jetė pėrgjithmonė i lidhur me veprėn e tij kryesore “Uliksi”, ku pėrshkruhen heroizmat e Stephen Dedalus, gjatė njė dite nė Dublin.

    Vetė jeta e Joyce-t do tė ishte njė histori mahnitėse, pasi ka kaq shumė gjėra tė panjohura pėr autorin, madje edhe pėr fansat e tij mė tė zjarrtė.
    Kėtu keni dhjetė gjėra tė mahnitshme tė cilat mund tė mos i dini rreth shkrimtarit legjendar:
    Personazhi i Molly Bloom, nė romanin e tij “Uliksi”, bazohet te gruaja e tij, Nora Barnacle, nga Galway. Romani fillon nė 16 qershor (ose siē njihet ndryshe “Bloomsday”) ose dita qė Joyce takoi bashkėshorten e tij tė ardhshme, nė 1904.
    Joyce studio danisht dhe norvegjisht nė University College Dublin, nė mėnyrė qė tė ishte i aftė tė lexonte veprėn e dramaturgut norvegjez, Henrik Ibsen, nė origjinal.
    Ai u largua nga Irlanda pėr nė Paris, pasi pėrfundoi studimet nė vitin 1902, ku u shpėrngul pėr tė studiuar mjekėsi.
    Irlandezi jetoi me familjen e tij nė Pola, Austro-Hungari nė 1904, por nė 1905 u dėbua, kur qeveria zbuloi njė rreth spiunėsh.
    Joyce dha anglisht nė shkollėn e gjuhės Berlitz, nė Trieste, Itali.
    Fliste italisht nė shtėpi, pasi e kishte mėsuar gjatė kohės qė jetoi nė Itali.
    Ai u rikthye nė Irlandė nė vitin 1909, pėr tė hapur kinemanė e parė nė Dublin, Cinematograph Volta nė 45 Mary Street. Kinemaja shfaqte filma italianė dhe europianė, tė cilėt nuk ishin tė njohur nė Dublin, dhe i mbylli dyert nė vitin 1919.
    Ish mėsuesi i gjuhės sė Joyce-t, Patrick Pearse, ishte njė nga udhėheqėsit e Easter Rising tė 24 prillit 1916, dhe konsiderohej si “Presidenti i Qeverisė Provinciale” tė Republikė sė Irlandės.. Joyce bėri 25 operacione nė sy gjatė jetės sė tij.
    Pėrpara se libri i tij “Uliksi” tė botohej ligjėrisht nė Amerikė nė vitin 1934, qindra kopje tė jashtėligjshme u sekuestruan dhe u dogjėn nga US Post Office nė vitet 1920.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •