Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1

    BE: Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi do të mund të udhëtojnë pa viza



    Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi do të mund të udhëtojnë pa viza, pasi që Këshilli i Ministrave i BE të miratojë propozimin e komisionarëve, u njoftua në Bruksel.

    Nga Express më 15.07.2009 në ora 13:21
    Shqiptarët mbetën jashtë "Listës së Bardhë" të Schengenit, duke mos u përfshirë në mesin e vendeve ballkanike që përfitojnë liberalizimin e vizave. Komisionarët evropianë, Jacques Barrot dhe Olli Rehn kanë bërë propozimin zyrtar për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

    Në një konferencë të përbashkët për media, Rehn dhe Barrot kanë njoftuar se Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nuk hyjnë në radhën e shteteve nënshtetasit e të cilave do të mund të udhëtojnë në BE pa viza, për shkak të mospërmbushjes së kushteve të paplotësuara të Bashkimit Evropian, e të cilat kryesisht lidhen me kontrollin e kufijve dhe me pasaportat biometrike.

    Propozimi pritet t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të BE, i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje. Pasi që të merret aprovimi i Këshillit, nga janari i vitit 2010 qytetarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi do të mund të udhëtojnë nëpër vendet e zonës së Schengenit pa viza.

    Shqiptarët dhe qytetarët e Bosnjës (bashkë me ata të Kosovës) do të jenë të vetmit që do të vazhdojnë të presin para ambasadave për t’u pajisur me një viza evropiane, për shkak se nuk përmbushin kushtet e përfitimi të këtyre lehtësimeve.

    “Shpresojmë se këto shtete të vazhdojnë punën gjatë muajve të ardhshëm në mënyrë që të përmbushin kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave. Ne s’mund t’i dënojmë shtetet që kanë bërë progres për shkak të shteteve që nuk i kanë përmbushur kriteret. Secili shtet ecë në bazë të kritereve të veta”, u shpreh komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn.

    Heqja e vizave nuk vlen as për banorët e Kosovës, sikurse e bëri të qartë të martën, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, shefi për Politikë të Jashtme i BE, Javier Solana.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Val9 : 15-07-2009 më 11:54

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    sa me fat Shqiptaret.ps ai Basha qe u talli sumen dhe premtoi Shqiptareve para zgjedhjeve se do udhetojn pa viza brenda vitit 2009 a ka kerkuar falje per rrenen e shekullit apo nuk i plas pse jua futi prap katundareve...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

    Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
    Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fè,
    Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
    Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

    0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
    Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
    Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
    0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

    Në budrum, nëpër llom' e kufom' u mallkofsh,
    Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh,
    Me tam-tam e allarm' e me nëm' u shurdhofsh,
    Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

    0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
    Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
    Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
    Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

  4. #4
    Prodhojme passaporta me porosi: MAQEDON, MALAZEZ , SERB
    Someone wants to be a Devils Advocate.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Hyp Xhixhi. Osht intresonte me pa analizat e atyne qi jone 10000km larg ene qi e njofin shqipnin nga RD dhe 55. Sec jon ene ca cecena antikonumista qi u dul goja mrapa per fushate per lokun ene ato tia shofin hajrin tashti

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Ndrrone fen nese deshironi me udhtu pa viza
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    sa me fat Shqiptaret.ps ai Basha qe u talli sumen dhe premtoi Shqiptareve para zgjedhjeve se do udhetojn pa viza brenda vitit 2009 a ka kerkuar falje per rrenen e shekullit apo nuk i plas pse jua futi prap katundareve...
    U eshte regjur lekura tani politikaneve. Jane mesuar te japin premtime boshe. Cu kushton kur populli i ha, dhe pse e kupton qe jane vetem premtime dhe prape i voton?!
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    E cna duhet EU kur pas disa vitesh mund te krijohet nje strukture tjeter? Hajde beni Stabilizim Asocijim prape ... muhahahaha

    Gjithsesi e treguan fytyren edhe nje here ... Qe jane lolo te Rusit u mor vesh ...

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    te ikin edhe ca Sllave nga Ballkani se vetem Shqiptaret po ikin ketu e 500 vjet

    hajde rruga e mbare, andej nga erdhet te shkoni se knej nga deti qe doni me dal ju vetem barrut do gjeni


    ps. sa i qut ai Sala mer jahu, shikoni si na e mbrojti faren prape... tamam si Skenderbeu

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    te ikin edhe ca Sllave nga Ballkani se vetem Shqiptaret po ikin ketu e 500 vjet
    Uuu po neve mezi po e presim ate dite, kur heroi jone kombetar birisha te na "i heqe" vizat, siç na (e) futi dhe ne NATO, do jete e gjitha merita e tij, e te shofesh pastaj konkurencen tone me sllavet , kush do kete ikjet me te medha , neve apo ata
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •