Zemra që Islami ende s’i ka përfituar plotësisht
[01]
Kur hynë në shtëpitë e Zotit, hynë me shpinat e tyre, jo me fytyra të kthyera nga kibla. Trupi hyn, ndërsa zemra dhe mendja ngecin në prag të derës. Hynë të fundit e dalin të parët. Kalojnë rreshtat sikur të ishin gardhe. Edhe pse hynë për të përkujtuar Zotin, mendja dhe zemra e tyre nuk shkëputen prej Dunjasë e ç'ka në të, këtë lidhje ruajnë nëpërmjet celularëve; nuk i fikin, i lënë me lëkundje ose ua ulin volumin e tonit.
Shpifjen, përgojimin, thashethemet, xhelozinë, inatin, mërin e smirën e bartin brenda shtëpive të Zotit. Kur Kur’ani recitohet, të dëgjuarit e tyre është i nxënë me lëvizjet dhe sjelljet e të tjerëve; balli i tyre qëndron lartë, s’janë kokulur. Lëvizin këmbë e duar pa vetëdije; kolliten e gërgëritin. Kruhen e hukasin.
Kur qëndrojnë në këmbë, shikimet e tyre rrotullohen andej-këndej, nuk mund t’i përqendrojnë aty ku fytyrat e tyre prekin tokën në sexhde. Lexojnë mbrapa shpinave të njerëzve, lexojnë stilin e flokëve, dhe formën e kokave, lexojnë rrobat; ngjyrat e stilin e tyre. Edhe kur përqendrojnë shikimet në vendin e sexhdes, nuk mbushen sytë e tyre me lot nga të përkujtuarit e Zotit, por ngushtohen bebëzat e syve duke analizuar formën e tepihut.
Shkroi: Avni Tafili
(Vazhdon...)
Krijoni Kontakt