-
Schiling: BE shpërblen gjenocidin e serbëve

Nga Express më 14.07.2009 në ora 12:03
Ish përfaqësuesi i lartë për Bosnjë e Hercegovinën nga viti 2006 deri në vitin 2007, Christian Schwarz Schiling, ka adresuar kritika të ashpra në adresë të BE për shkak të përjashtimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave. Në një intervistë për gazetën gjermane Bild vlerëson se heqja e vizave për Serbinë është turpi më i madh i BE deri më tani -me këtë veprim BE po shpërblen vrasësit e Srebrenicës, që kryen gjenocidin më të madh pas Luftës së Dytë Botërore.
Bashkimi Evropian po shpërblen vrasësit e civilëve të pafajshëm të Srebrenicës, kështu vlerëson Christian Schwarz Schiling, politikan i njohur gjerman, i cili nga viti 2006 deri në vitin 2007 ishte përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Bosnjë e Hercegovinën. Schwarz Schiling, ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim parimor edhe ndaj Kosovës. Në vitin 1992, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të atëhershëm të Telekominikacionit sepse nuk ishte pajtuar me politikën që Qeveria gjermane ndiqte atëbotë ndaj Ballkanit.
“Bashkimi Evropian po bën një gabim të rëndë politik që me një arsyetim gjoja “teknik” po lë jashtë procesit të liberalizimit të vizave Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, vende këto mbijetesa e të cilave është siguruar përmes sulmeve ushtarake të NATO-s”, ka thënë Schiling.
Ky hap i Brukselit vërtet është i pabesueshëm tha Christian Schvarc Schiling në një intervistë për gazetën gjermane me tirazhin më të madh, gazetën Bild, duke shtuar se “Në Bosnjë e Hercegovinë Serbia kreu gjenocidin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë botërore duke vrarë e masakruar qindra mijëra civilë të pafajshëm.
Dhe pikërisht tani kur po shënohet përvjetori i 14-të i masakrës së Srebrenicës, Bashkimi Evropian lajmëron se serbët do të kenë të drejtë lëvizje të lirë nëpër gjithë e Evropën, kurse qytetarët e Bosnjë e Hercegovinë dhe të Kosovës jo. Që ta dini kjo është goditja më e rëndë e vlerave morale të BE dhe bien ndesh me të gjitha parimet e Be-së.” (RTK)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt