Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pragė, Hitleri nxjerr kthetrat

    Pragė, Hitleri nxjerr kthetrat

    13/07/2009 MARS 1939

    Sueddetten duhej tė ishin “kėrkesat” e fundit naziste. Nė realitet, pak muaj pas marrėveshjeve tė Mynihut, demokracitė perėndimore i lejuan Hitlerit qė tė copėtonte republikėn e re ēekosllovake dhe tė hynte nė Pragė nėn kėrcėnimin e armėve. Nė atė kohė, Churchilli deklaronte: “Mund tė zgjidhnin mes turpėrimit dhe luftės. Zgjodhėn turpėrimin dhe do tė kenė luftėn”

    Me pushtimin e Pragės nė mars tė vitit 1939, Hitleri bėri hapin vendimtar nė pushtimin e Lebensraum, “hapėsirės jetėsore” pėr popullin gjerman. Me fjalė tė tjera, Praga ishte trampolina e hedhjes pėr atė doktrinė gjeopolitike qė i mundėsoi Gjermanisė naziste tė shtrinte dominimin e saj mbi tė gjithė kontinentin evropian.

    Por pėr tė kuptuar tėrėsisht manovrėn gjermane nevojitet tė bėjmė njė hap prapa. Nė Traktatin e Versajės (1919), Fuqitė fituese tė Luftės sė Parė Botėrore vendosėn qė tė ndėshkojnė Gjermaninė, duke i imponuar pėrveē sanksioneve ekonomike dhe ēarmatimit thuajse total, edhe humbje tė mėdha territoriale. Marrėveshje (qė shumė shpejt u pėrcaktua si njė diktat nga gjermanėt) parashikonte kalimin tek Polonia tė Slesias sė epėrme, Posnanias si dhe njė rrip tė Pomeranias. Ky territor i fundit, i cili qė nga ai moment u emėrtua Korridori Polak, kishte pėr qėllim qė ti garantonte kombit tė riformuar polak njė dalje nė Detin Baltik si dhe pėr ta lidhur me qytetin e lirė tė Gdansk, duke e ndarė kėshtu Gjermaninė nė dy pjesė, tė privuara nga vazhdimėsia territoriale.

    Mė nė jug, shteti i ri federal i republikės sė Ēekosllovakisė pėrfshiu brenda vetes, bashkė me bohemė e sllovakė, edhe njė minorancė prej afro 3 milionė gjermanėsh tė rajoneve Sueddetten. Edhe Austria, qė e shihte gjithsesi me njė sy tė mirė njė aneksim prej Gjermanisė, u krijua si republikė e pavarur. Qėllimi pėr tė anuluar fuqinė gjermane u realizua kėshtu nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme, duke krijuar ndarje territoriale artificiale si dhe terren tė gatshėm pėr tu ndezur nė tė ardhmen. Bėhej fjalė pėr njė humbje poshtėruese dhe njė turpėrim qė do tė rėndonte shumė nė vitet e ardhshme. Pikėrisht mbi rikthimin e krenarisė kombėtare dhe mbi njė nevojė pėr hakmarrje tek njerėzit e zakonshėm, tė goditur mbi tė gjitha nga njė inflacion qė kish goditur xhepat e shumė familjeve, e ndėrtoi suksesin e tij Adolf Hitleri. Bindja e tij se tė gjithė popullsitė gjermanike duhej tė bashkoheshin nė njė komb tė vetėm tė madh shtyu Fyhrerin qė tė ndjekė atė politikė cinike ekspansioni territorial qė ēoi mė pas drejt katastrofės sė Luftės sė Dytė Botėrore.

    Shenja e parė konkrete e rrezikut tė rendit tė ri erdhi mė 12 mars 1938, kur trupat gjermane hynė nė Austri pa hasur nė asnjė rezistencė. Anschluss-i, i cili e shndėrronte shtetin e vogėl trashėgimtar tė Perandorisė sė Habsburgėve nė njė “Markė Lindore tė Rajhut tė Tretė” u sanksionua zyrtarisht njė muaj mė vonė pėrmes njė plebishiti, pėrpara tė cilit fuqitė perėndimore mbetėn nė thelb indiferente. Italia, e cila mė shumė se ēdo shtet tjetėr i ishte kundėrvėnė kėtij bashkimi mė parė, po afrohej rrezikshmėrisht nė aleancėn me Gjermaninė, ndėrkohė qė Franca dhe Britania e Madhe e konsideronin ēėshtjen austriake si tė huaj pėr sferėn e tyre tė interesit. Madje Britania e Madhe i konsideronte nė fund tė fundit jo tė pabaza veprimet e gjermanėve, duke i parė edhe nė dritėn e trajtimit tė ashpėr qė i ishte rezervuar Gjermanisė nė Traktatin e Versajės. Politika agresive e nazizmit, qė ēonte rrezikshėm drejt luftės mundej kėshtu tė realizohej pikėrisht sepse strategjia e pėrmbajtjes rezultoi shumė shpejt e pasigurt, e agravuar jo pak edhe prej izolacionizmit amerikan. Franca dhe Anglia, dy fuqitė e mėdha demokratike tė kontinentit, e nėnvlerėsonin rėndėsinė e situatės dhe tė preokupuara vetėm pėr mbrojtjen e paqes, e quanin tė nevojshme tė ulnin tensionet pėrmes njė serie tė vazhdueshme lėshimesh. Por pavendosmėria dhe toleranca bėnin lojėn e Hitlerit, duke i forcuar atij bindjen dhe vendosmėrinė. Pikėrisht kėshtu, njė muaj pas plebishitit qė sanksiononte aneksimin e Austrisė, Hitleri nisi tė pėrparojė me njė kėrkesė tė re: kalimin e territorit tė sueddetten nga Republika Ēekosllovake tek Gjermania.

    Justifikimi zyrtar ishte domosdoshmėria e mbrojtjes sė minorancės gjermane qė jetonte nė territorin ēekosllovak nga sulmet dhe abuzimet. Por nė realitet, objektivi parėsor mbetej shkatėrrimi i shtetit ēekosllovak, njė vend i zhvilluar nga kėndvėshtrimi industrial dhe ushtarak. Pėr tė arritur qėllimin e tij, Hitleri furnizoi me ndihma konkrete Konrad Henleinin, themelues i Partisė gjermane tė Sueddetten, i cili u pėrpoq tė fusė nė krizė qeverinė ēekosllovake duke parashtruar pretendime pėr autonomi.

    Diktatori gjerman e konsideronte tė domosdoshėm njė sulm ushtarak kundėr Republikės Ēekosllovake, por i druhej reagimit tė fuqive perėndimore, nė mėnyrė tė veēantė Francės dhe Bashkimit Sovjetik. Kėta tė fundit ishin tė lidhur me Pragėn me marrėveshje precize ushtarake qė i detyronin tė ndėrhynin nė rast agresioni. Pėr kėtė, Fyhreri ngarkoi gjeneralin Keitel qė tė hartonte njė plan sulmi kundėr Ēekosllovakisė, duke vlerėsuar mundėsitė pėr sukses: I gjithė operacioni do tė merrte emrin “Plani i Gjelbėr”. Shefi i shtabit tė ushtrisė, gjenerali Ludvig Bek vuri theksin nė rrezikun e shkaktimit tė njė konflikti tė ri botėror nė rast se Franca do tė ndėrhynte, duke pėrfshirė edhe Rusinė dhe Anglinė.

    Ndėrkohė Ēekosllovakia pėrgatitej pėr mė tė keqen dhe mblidhte trupa nė kufirin me Gjermaninė, duke gėzuar nė kėtė fazė mbėshtetjen franko-angleze. Siguria e shfaqur nga kundėrshtari shtrėngoi Fyhrerin tė pezullojė zbatimin e planeve tė tij, gjė qė shtyu shtypin tė shkruante pėr “turpin e Majit”. Nė tė vėrtetė Hitleri, ndėrkohė qė fliste pėr paqe me ambasadorin ēekosllovak dhe priste tė qartėsohej pozicioni i Francės dhe Anglisė u thoshte gjeneralėve tė tij tė mos braktisnin idenė e goditjes: “Ėshtė qėllimi im i pandryshueshėm qė tė asgjėsoj sa mė shpejt tė jetė e mundur Ēekosllovakinė me njė aksion ushtarak”. Bek propozoi madje rikrijimin e shtetit ēek nė kuptimin mė liberal ndonėse duke mbetur besnik ndaj Fyhrerit, por kur kuptoi se nuk kish mė asnjė mundėsi dha dorėheqjen pėr arsye qė kishin tė bėnin me ndėrgjegjen.

    Vepra e tij mbolli brenda hierarkive ushtarake njė front tė fshehtė kundėr shefit suprem tė Gjermanisė, qė pėrfshinte kolonelin Hans Oster, shef i shėrbimeve tė informimit tė Vermahtit, gjeneralėt Edvad von Kleist dhe Franz Halder pėrveē disa civilėve, mes tė cilėve mė i rėndėsishmi ishte ish-kreu i rajonit tė Lipsias, Karl Goerdeler si dhe disa pėrfaqėsues tė Kishės. Kėto personazhe i dhanė jetė njė komploti, duke pohuar se pushtimi Ēekosllovakisė do tė shkaktonte reagimin e fuqive perėndimore; kjo gjė do tė sillte njė dobėsim progresiv tė konsensusit popullor kundrejt atij Fyhreri qė kish tėrhequr zvarrė njė Gjermani tė papėrgatitur nė luftė dhe do u kish mundėsuar ta nxirrnin pėrpara njė gjyqi popullor. Por planet e tyre shkuan dėm pikėrisht pėr shkak tė sjelljes sė fuqive tė mėdha evropiane.

    Njė mbėshtetje konkrete ushtarake pėr Republikėn e Ēekosllovakisė nga ana e aleatėve tė saj bėhej problematike nga vetė gjeografia. Ēekosllovakia nuk kufizohej as me Francėn dhe as me Rusinė dhe ishte e rrethuar nga shtete armiqėsorė si Polonia dhe Hungaria. Veē kėsaj, Bashkimi Sovjetik kish bėrė tė ditur se do tė ndėrhynte vetėm nėse kėtė e bėnte Franca. Por sjellja e francezėve kushtėzohej nga ajo e britanikėve. Dhe qeveria angleze u shfaq e gatshme qė tė kėnaqte Hitlerin nė atė qė do tė duhej tė ishte “kėrkesa e fundit” e tij.

    Kryeministri britanik, Neville Chamberlain, kish adoptuar prej kohėsh politikėn e zbutjes, me anė tė sė cilės shpresonte shmangien e njė konfrontimi tė hapur me Hitlerin dhe e kėnaqur atė me kėrkesa mė tė arsyeshme, duke pasur parasysh edhe trajtimin e ashpėr qė i ishte bėrė Gjermanisė nė Traktatin e Versajės. Edhe nė rastin e krizės ēekosllovake, Chamberlain kėrkoi rrugėn e negociatave dhe deklaroi se donte tė dėrgonte nė Pragė njė negociator tė tijin, lordin Valter Runciman. Kjo lėvizje i bėri tė kuptojnė francezėt se Anglia nuk kishte aspak ndėrmend tė pėrfshihej nė njė konflikt me Gjermaninė. Jo vetėm kaq, deklaroi Chamberlain, duke befasuar edhe vetė Hitlerin, por ai ishte i gatshėm qė tė takonte Fyhrerin pėr tė gjetur njė zgjidhje paqėsore pėr ēėshtjen e Sueddetten. Dhe ai fluturoi dy herė drejt Gjermanisė nė 1938 pėr ti parashtruar Hitlerit hipotezat e kompromisit.

    Gjatė bashkėbisedimit tė parė, Fyhreri, pasi kish pohuar se nuk mund tė duronte mė tutje arrogancėn e Ēekosllovakisė dhe se ishte i gatshėm tė pėrballonte edhe njė konflikt botėror, u deklarua i gatshėm tė pranonte ndėrmjetėsimin anglez duke lėnė tė kuptohet se kjo do tė ishte “kėrkesa e fundit” gjermane. Por, paralel me kėtė hapje tė dialogut, Berlini vazhdoi me planin e pushtimit duke i besuar Henleinit detyrėn tė organizonte njė ushtri tė vėrtetė dhe tė mjaftueshme nė zonėn nė fjalė, gjė qė provokoi pėrleshje dhe trazira me shumė tė vdekur e tė plagosur. Kėto pėrleshje ishin preteksti qė Gjermania priste pėr tė vendosur pesė armata nė kufirin me Ēekosllovakinė. Nė kėtė situatė tensionesh, mundimet diplomatike patėn njė pėrshpejtim. Nė Londėr, Eduard Daladier dhe Georges Bonnet, respektivisht Kryeministėr dhe ministėr i Jashtėm i Francės, u takuan me homologėt e tyre anglezė tė bindur se kalimi i Sueddetten tek Gjermania ishte i domosdoshėm pėr tė shpėtuar paqen. Gjithēka u vendos pa u konsultuar as me Presidentin e Ēekosllovakisė, Edvard Benes qė natyrisht qe i detyruar tė pranonte sakrificėn, ndonėse u ndie i tradhtuar nga fuqitė perėndimore.

    Nė 22 shtator 1938, Hitleri dhe Chamberlaini u takuan sėrish dhe Kryeministri anglez vuri nė dukje qė tė gjithė shtetet e interesuar, pėrfshirė Ēekosllovakinė kishin pranuar lėshimin e zonės sė kėrkuar nga Gjermania. Megjithatė, Fyhreri tashmė nuk kėnaqej mė. Ai deklaroi se duke pasur parasysh sulmet dhe abuzimet e fundit ndaj popullit gjerman kish qėllim tė pushtonte Sueddetten. Ditėn tjetėr, Chamberlain arriti qė ti shkėpusė Hitlerit njė afat prej pesė ditėsh, brenda tė cilit duhej dhėnė territori i kontestuar. Ndėrkohė qė vazhdonin diskutimet, erdhi lajmi qė Benes kishte urdhėruar mobilizimin e pėrgjithshėm tė trupave ēekosllovake. I indinjuar, Hitleri deklaroi se do tė priste deri nė 1 tetor, dhe pas kėsaj do tė niste sulmin. Nė ndėrkohė, kish marrė nga ana e Polonisė dhe Hungarisė, vende kufitarė me Ēekosllovakinė, sigurinė se ata nuk do tė ndėrhynin. Madje Polonia arriti deri aty sa i parashtroi njė ultimatum Republikės Ēekosllovake, sipas tė cilit mė 27 shtator arriti aneksimin e distriktit tė Teschenit, duke kontribuar kėshtu nė rritjen e tensionit dhe presionit ndaj Pragės.

    Nė fund tė shtatorit, kur tashmė Evropa po pėrgatitej pėr njė luftė qė dukej e pashmangshme, Chamberlain iu drejtua Musolit qė ky tė bindte aleatin gjerman tė bėnte njė hap pas. Duēe, kundėr edhe dijenisė tė tij, arriti tė bindė Hitlerin pėr njė shtyrje tė sulmit me 24 orė: shpresat pėr paqe u ndezėn sėrish falė lajmėrimit qė mė 29 shtator do tė zhvillohej nė Mynih njė konferencė ku do tė merrnin pjesė politikanėt mė tė lartė gjermanė, anglezė, francezė dhe italianė. Nuk u ftuan pėrfaqėsuesit e Republikės Ēekosllovake, viktima qė pritej tė flijohej nė altarin e paqes, dhe ky qe njė gabim i rėndė. Qė nga ai moment Moska kuptoi se nuk mund tė mbėshtetej nė ndihmėn e fuqive perėndimore nė rast tė njė agresioni gjerman.

    Gjatė takimit tė Mynihut, Chamberlain, dhe Kryeministri francez, Daladier, pranuan njė projekt tė paraqitur nga Italia qė nė realitet mirėpriste thuajse fjalė pėr fjalė kėrkesat e gjermanėve dhe parashikonte aneksimin nga Rajhu tė tė gjithė territorit tė diskutuar. Ēekosllovakėve nuk u mbetej veēse tė pranonin njė marrėveshje qė i linte nė mėshirė tė Gjermanisė dhe i hapte rrugė shpėrbėrjes sė shtetit tė tyre. Chamberlain, Daladier dhe vetė Musolini u pritėn nė vendet e tyre me manifestime tė mėdha entuziazmi popullor si dhe u brohoritėn si shpėtimtarė tė paqes. Rreziku i njė konflikti ishte shmangur, Neville Chamberlain, guxoi madje tė parashikojė njė periudhė tė gjatė paqeje nė kontinentin evropian.

    Por ajo qė u shpėtua nė Mynih ishte njė paqe e brishtė dhe e pasigurt, dhe e paguar me njė ēmim tė lartė. Duke rėnė dakord me Hitlerin pėr kokėn e Ēekosllovakisė, fuqitė demokratike kishin shkatėrruar, bashkė me gjurmėt e fundit tė parimit tė sigurisė kolektive, kredibilitetin e tyre dhe i kishin hapur rrugė agresioneve tė reja. Komenti mė i pėrshtatshėm mbi marrėveshjet e Mynihut ishte ai i Uinston Churchillit: “Mund tė zgjidhnin mes turpėrimit dhe luftės. Zgjodhėn turpėrimin dhe do tė kenė luftėn”. Pakti i Mynihut shėnoi kulmin e politikės sė zbutjes. Marrėveshja qė sanksiononte aneksimin e Sueddetten, duke pranuar garancitė e Hitlerit pėr mosndryshim tė mėtejshėm tė gjeografisė sė Evropės, kishte ofruar njė rrugėdalje tė pėrkohshme. Sipas Paktit tė Mynihut (neni 4), pushtimi i territorit kryesisht gjerman nga ana e trupave gjermanike duhej tė ndodhte gradualisht nga 1 mė 10 tetor tė 1938-s. Njė Komision Ndėrkombėtar (neni 3) duhej tė vendoste deri nė fund tė nėntorit tė po atij viti datėn e plebishitit.

    Por 11 muajt nga Konferenca e Mynihut deri nė shpėrthimin e Luftės sė Dytė Botėrore (1 shtator 1939) treguan se si paqja false e negociuar nė Mynih nga Hitleri dhe fuqitė demokratike nuk ishte veēse shtyrje e njė pėrplasjeje tė pashmangshme. Mbetej pėr tu zgjidhur ēėshtja e parashtruar nga Hungaria qė, duke dashur tė pėrfitojė edhe ajo diēka, pretendonte tė aneksonte territorin ēekosllovak tė Ruthenisė nė Subkarpate. Si arbitra tė mosmarrėveshjes u caktuan ministri i Jashtėm gjerman, Von Ribbentrop dhe ai italian, Galeazzo Ciano. Kėrkesa u zgjidh vetėm pjesėrisht, duke i dhėnė shtetit magjar disa qyteza si dhe distriktet pėrkatės.

    Por ndėrkohė Hitleri nuk kish fare ndėrmend tė ndalej. Mė 9 tetor u dha gjeneralėve tė tij urdhrin qė tė ishin tė gatshėm pėr pushtimin e asaj ēfarė mbetej nga Ēekosllovakia. Ndėrkohė Presidenti cek, Edvard Benes, nė shenjė proteste mė 5 tetor 1938 dha dorėheqjen. Pasardhėsi i tij u emėrua vetėm mė 30 nėntor. Ai ishte Emil Hacha dhe deri nė atė moment nuk ishte marrė asnjėherė me politikė dhe kish kryer profesionin e gjykatėsit. Presidenti i ri dhe ministri i Jashtėm, Frantisek Chvalkovsky vendosėn qė tė mbanin marrėdhėnie miqėsore me Gjermaninė. Qė do tė thoshte tė pėrpiqeshin tė kėnaqnin sa mė shumė tė ishte e mundur kėrkesat e saj. Kėshtu, nė njė kohė qė nuk u njihej asnjė formė autonomie kulturore ēekėve qė banonin nė territorin nėn dominimin e Rajhut tashmė, u njiheshin gjermanėve qė jetonin ende nė territor ēekosllovak njė status special qė u garantonte autonomi tė bollshme nga autoritetet shtetėrore. Veē kėsaj, mė 19 nėntor ishin firmosur dy marrėveshje, sipas tė cilave, Ēekosllovakia vendoste nė dispozicion tė Rajhut terrenin e nevojshėm pėr ndėrtimin e njė rruge qė do tė lidhte Vjenėn me Breslavian dhe qė mundėsonte ndėrtimin me shpenzime tė pėrbashkėta, tė njė kanali ndėrmjet Oderit dhe Danubit.

    Mė 21 nėntor, Hitleri parashtroi pėrmes fildmarshallit Vilhelm Keitel njė seri kėrkesash shumė tė forta nė lidhje me ushtrinė ēekosllovake, tė cilat iu parashtruan mė 21 janar tė vitit tjetėr nė Berlin ministrit tė Jashtėm ēek. Bėhej fjalė pėr kushte qė e bėnin Ēekosllovakinė njė protektorat gjerman dhe qė Chvalkovsky nuk mund ta pranonte. Pėr tė shmangur shkeljen e hapur tė pakteve tė Mynihut, Hitleri dhe Ribbentropi tentuan atėherė njė tjetėr rrugė.

    Brenda federatės ēeke, Sllovakia qė mė 6 tetor 1938 kishte njė qeveri autonome nė krye tė sė cilės ishte monsinjor Jozef Tiso dhe sekretar shteti, i tė cilit ishte kreu i minorancės gjermane tė rajonit, Franz Karmasin. Veē kėsaj, po fitonte gjithnjė e mė shumė forcė lėvizja separatiste sllovake, njė prej eksponentėve kryesorė tė sė cilės ishte profesor Vojtech Tuka, qė kėrkonte autonomi tė plotė dhe pavarėsi nga Praga. Mė 12 shkurt 1939, Fyhreri priti Tukėn dhe Karmasinin, tė cilėve u tha hapur se nėse Sllovakia do tė shpallte pavarėsinė, atėherė Gjermania do tė garantonte mbrojtjen e saj.

    Nė ndėrkohė, mė 9 mars pikėrisht nė kohėn e tratativave mes qeverisė sė Pragės dhe asaj tė Bratislavės pėr tė siguruar pavarėsi tė plotė pėr Sllovakinė, Hacha shkarkoi Tison dhe disa ministra tė tij pėr “veprime separatiste dhe atentat ndaj sigurisė sė shtetit”. Hitleri u pėrpoq tė pėrfitojė nga kjo situatė duke thirrur mė 13 mars monsinjor Tison dhe ministrin e shkarkuar Durcansky, tė cilėt i priti bashkė me Ribentroppin, ministrin e shtetit Meissner, sekretarėt e shtetit Dietrich dhe Keppler si dhe gjeneralėt Keitel dhe Von Brauchstich. Gjatė takimit, Fyhreri u propozoi eksponentėve sllovakė atė qė i kish thėnė Tukės, por duke nėnvizuar megjithatė qė pavarėsia sllovake duhej tė shpallej brenda disa orėsh, pasi sapo kish marrė njė telegram qė njoftonte pėr lėvizje tė trupave hungareze drejt Ruthenisė Subkarpatike. Nė tė vėrtetė, kėto operacione ishin organizuar pikėrisht prej Gjermanisė me mjete diplomatike shumė tė zhdėrvjellėt pėr tė vėnė nėn presion drejtuesit sllovakė. Nė mungesė tė njė deklarate pavarėsia brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, Rajhu do tė braktiste Sllovakinė nė fatin e saj.

    Kėshtu, mė 14 mars nga Bratislava u shpall pavarėsia dhe iu kėrkua Gjermanisė tė mbronte kufijtė sllovakė.

    Republika Ēekosllovake, si shtet modern federal u gjend kėshtu e ndarė dhe e reduktuar vetėm nė Moravi dhe Bohemi. Mė 15 mars 1939, Hacha dhe ministri i Jashtėm Chvalkovsky mbėrritėn nė Kancelerinė e re nė Berlin ku Fyhreri ftoi Presidentin tė firmosė njė dokument ku nėnvizohej se nuk kish tashmė fare hapėsirė pėr tratativa. Lideri nazist nėnvizoi tekstin ku parashikohej heqja dorė nga Ēekosllovakia prej sovranitetit tė vet nė favor tė Gjermanisė dhe doli nga dhoma duke i lėnė pėrfaqėsuesit ēekė nė mėshirė tė bashkėpunėtorėve tė tij. Kėta vėrejtėn se Fyhreri u kish dhėnė tashmė gjeneralėve tė Vermahtit urdhrin e pakthyeshėm pėr fillimin e pushtimit tė territorit ēekosllovak nė orėn 06:30 tė po asaj dite; veē tė tjerash, nėse dokumenti nuk do tė ish firmosur po atė natė, 800 avionė gjermanė do tė ishin nisur drejt Pragės dhe do tė kryenin aty bombardime tė tmerrshėm.

    Mbeteshin kėshtu vetėm pak orė pėrpara se Gjermania tė niste pushtimin e Ēekosllovakisė dhe Hacha duhej tė vendoste nė kėtė periudhė shumė tė shkurtėr kohe nėse duhej tė jepej para kėrkesave naziste dhe tė linte vendin qė pėrfaqėsonte nė duart e Fyhrerit, apo tė provonte rezistencėn e fundit tė dėshpėruar kundėr makinerisė sė fuqishme gjermane tė luftės. Ishte njė burrė i moshuar dhe i sėmurė nga zemra dhe humbi ndjenjat disa herė, u desh tė kthehej nė jetė pėrmes disa injeksioneve nga mjekėt qė shefi cinik i Rajhut i kish lėnė nė gatishmėri nė dhomėn ngjitur. Nė fund, Hacha, i sfilitur, vendosi tė firmosė dokumentin qė i paraqitėn pėrfaqėsuesit e Gjermanisė, i bindur se gjithsesi kjo qe e vetmja mėnyrė pėr tė shmangur njė gjakderdhje tė kotė. Vetėm nė kėtė mėnyrė ajo ēfarė mbetej nga Ēekosllovakia do tė kish njė farė shprese tė ruante emrin dhe njė autonomi minimale.

    Po atė ditė, trupat gjermane tė Vermahtit kaluan kufirin ēek duke nisur kėshtu pushtimin dhe nė orėn 9 tė mėngjesit hynė nė Pragė. Nė mbrėmje erdhi edhe Hitlerin, qė mori nė zotėrim pallatin Hradcin, rezidencė e lashtė e mbretėrve tė Bohemisė. Gjermanėt futėn menjėherė qarkullimin rrugor nė tė djathtė qė, nė fillim shkaktoi njė konfuzion tė madh mbi tė gjitha nė transportin e tramvajeve. Nė Territorin e Protektoratit tė Bohemisė dhe Moravisė u mbyllėn tė gjithė universitetet. Qyteti dominohej nga propaganda gjermane, gjuha gjermane zuri kudo vendin e parė mes gjuhėve tė folura. Korona sllovake u zėvendėsua me dy monedha tė ndryshme: sllovake dhe ajo e Bohemisė e Moravisė. Komandant i Protektoratit u emėrua Konstantin von Neurath, ministėr i Jashtėm i Rajhut. U vunė nė zbatim masa tė kontrollit tė shtypit, u nxorėn jashtė ligji partitė politike e sindikatat si dhe u futėn ligjet e Nyrenbergut mbi diskriminimin racial.

    Praktikisht, tashmė Ēekosllovakia nuk ekzistonte mė dhe fuqitė e mėdha perėndimore, tė gjetura pėrpara dhunimit tė hapur tė marrėveshjeve tė Mynihut nuk bėnė asgjė. Lejuan, pa lėvizur, shpėrbėrjen dhe pushtimin e atij shteti qė Mynihu kish premtuar tė mbronte kundėr ēdo agresioni tė mėtejshėm. Pėr tė justifikuar kėtė sjellje, Neville Chamberlain deklaronte: “Situata ka ndryshuar qė kur sllovakėt kanė shpallur pavarėsinė e Sllovakisė. Kjo shpallje ka si pasojė fundin e atij shteti qė ne ishim zotuar tė mbronim dhe, si pasojė qeveria e Madhėrisė sė Saj nuk mund tė ndihet mė e detyruar pėr kėto angazhime”.

    Pushtimi i Republikės sė Ēekosllovakisė pati pasoja tė rėnda jo vetėm nga kėndvėshtrimi i imazhit dhe moralit, por mbi tė gjitha nga kėndvėshtrimi ushtarak, duke parė qė Gjermania arriti tė shtjerė nė duar armatime moderne ēekosllovake si dhe lėndė tė para shumė tė rėndėsishme. Nėse mė parė qe ende e mundur tė ngadalėsohej veprimi i Fyhrerit, injektimi i besimit qė erdhi prej pushtimit tė Ēekosllovakisė e bėnte kėtė praktikisht tė pamundur tashmė. Gabimin e rėndė e kuptuan vetė Chamberlain dhe Daladier, tė cilėt braktisėn politikėn e zbutjes qė kishin ndjekur deri atėherė.

    Veprimet e para i ndėrmori Britania, siē duket edhe nga fjalėt e ministrit tė Jashtėm, Lordit Halifax nė Dhomėn e Lordėve mė 20 mars 1939: “...duke parė rrethanat, qeveria e Madhėrisė sė Saj ka quajtur tė domosdoshėm adoptimin e disa masave si pėr shembull pezullimin e menjėhershėm tė vizitės nė Berlin tė funksionarėve mė tė lartė tė Ministrisė sė Tregtisė sė Jashtme, pėrmes tė cilėve qeveria synonte tė ndėrhynte direkt nė takimet jozyrtare qė po zhvilloheshin nė kryeqytetin gjerman mes pėrfaqėsuesve tė industrisė. Siē e kam sqaruar disa ditė mė parė, duke parė kėtė situatė, bashkėpunimi me Gjermaninė konsiderohet i pavend qeveria e Madhėrisė sė Saj ka thirrur ambasadorin e saj nė Berlin, i cili ėshtė kthyer qė dje nė Londėr. I kemi dėrguar edhe njė protestė formale qeverisė gjermane pėrmes sė cilės kemi theksuar qė i konsiderojmė ngjarjet e kėtyre ditėve nė kundėrshtim tė plotė me pėrmbajtjen e Marrėveshjes sė Mynihut, si dhe me frymėn me tė cilėn firmosėsit e asaj marrėveshjeje angazhoheshin reciprokisht qė tė bashkėpunonin pėr tė arritur njė marrėveshje paqėsore. Kemi pėrfituar gjithashtu nga rasti pėr tė protestuar kundėr masave tė marra nė Ēekosllovaki pas aksionit ushtarak, duke nėnvizuar se pėr ne nuk kanė asnjė bazė ligjshmėrie... disa apologjistė gjermanė tentojnė tė justifikojnė aksionin e qeverisė sė tyre duke iu referuar historisė sė shkuar tė Perandorisė Britanike. Ėshtė e kotė tė kujtojmė se parimi mbi tė cilin bazohet perandoria britanike ėshtė ai i zhvillimit tė kulturės sė vetėqeverisjes nė vendet qė bėjnė pjesė nė kėtė perandori. Kudo ku kemi qenė nė botė, kemi lėnė pas gjithmonė njė gjurmė lirie. Kėshtu qė, politika jonė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me shtypjen e pavarėsisė sė popujve, zhvillimi politik i tė cilėve i lejon ata tė qeverisen nė mėnyrė autonome. Kemi kundėrshtuar gjithashtu idenė qė, ajo qė ndodh nė Ēekosllovaki nuk duhet ti interesojė vendit tonė. Ėshtė e vėrtetė qė kemi pranuar gjithmonė se, nė mos pėr tė tjerat, pėr arsye thjeshtė gjeografike Gjermania duhet tė jetė mė shumė e interesuar se ne nė drejtim tė Ēekosllovakisė dhe Evropės Juglindore, duke qenė se pėrfaqėsojnė territore natyrorė pėr ekspansionin e saj tregtar, por duke parė qė ndryshimet qė ndodhin nė ēdo pjesė tė Evropės prodhojnė efekte tė thella kudo, pozicioni ynė ka ndryshuar radikalisht.

    Fatkeqėsisht na ėshtė dashur tė hasim papritur nė shtypjen arbitrare tė njė shteti sovran dhe tė pavarur, tė kryer nė dhunim tė parimeve mė elementarė qė rregullojnė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Nė dritėn e ngjarjeve tė kohėve tė fundit, rezulton e natyrshme ti themi qeverisė sė Madhėrisė sė Saj atė qė Lordi fisnik ka thėnė kėtė pasdite, pra qė politika e Mynihut ishte njė gabim tragjik... Kemi besuar nė mėnyrė shumė optimiste tek garancitė e dhėna nga Hitleri, qė deklaronte se nuk kish asnjė ambicie tė mėtejshme territoriale dhe se nuk donte tė pėrfshinte nė Rajh popullsi qė nuk i pėrkisnin etnisė gjermane... Nuk ka asnjė dyshim se premtimet e bėra nga Hitleri me qėllimin pėr tė aneksuar territore ish gjermanė dhe ata tė banuar nga popullsi qė flasin kryesisht gjuhėn gjermane nuk janė mbajtur, cilatdo qofshin justifikimet qė jep sot ai. Qė nga Marrėveshja e Mynihut ai ka kėmbėngulur nė parimet pėr tė cilat luftonte dhe qė janė ribashkimi i tė gjithė gjermanėve dhe pėrjashtimi i etnive tė tjera nga Rajhu. Ēdo vend nė kufi me Gjermaninė ėshtė tashmė i pasigurt pėr tė ardhmen e tij dhe frikėsohet se mos identiteti tij kombėtar dhe sovraniteti mund tė rrezikohen nga brenda pėrmes lėvizjeve qė frymėzohen nga jashtė... Nuk ėshtė ende e mundur tė vlerėsohen pasojat e veprimit gjerman. Historia ėshtė e mbushur me tentativa qė kanė synuar tė dominojnė Evropėn, por tė gjitha, herėt a vonė, kanė rezultuar shkatėrrimtare pėr ata qė i kanė hartuar. Nuk ka qenė asnjėherė e mundur tė mbytet shpirti i popujve tė lirė”.

    metropol.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,751
    Bravo xhuxho,(ish) ajri i paster i tirones nuk paska shku kot.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Kush po e ngjalle hitlerin ne tirane more a Leka apo Balloviqet se Hitleri po do ti qoj nje peshqesh me leshe

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •