Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 186
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Poeti dhe studjuesi yne zagorit , i talentuari Jorgo S. Telo, sot ne faqet aq te lexueshme te "Zemres Shqiptare" , ka botuar nje tufe me poezi shume te bukura, kuptim -plote e domethenese, poezi qe lexoen me interes dhe kureshtje. Po i sjellim te kopjuara dhe per lexuesit e shumte te faqes sone:

    Jorgo Telo: Humor mbi motive popullore
    E Merkure, 29-07-2009, 07:00pm (GMT+1)


    Humor mbi motive popullore

    Jorgo Telo

    SHOQI-SHOQIT T’I JAPIM HAKUN

    Ajo:
    “Ē’mė bėrė, burrė, ē’mė bėre,
    Me gėrrnjė jetėn ma hėngre!
    Sos mė rri, po dhe – vėrre-vėrre.
    Kur ke qejf, mė kap pėr llėre.

    Ai:
    “Maje gojėn, moj zevzeke.
    Flet me mua a me vete?
    Kur tė mora, moj lanete,
    nuk tė desha pėr bankete.

    Ajo:
    “Ua, ē’na the, more i marrė!
    Un’ pėr punė s’kam tė sharė.
    Si nė dimėr dhe behar…
    Veē pėr lajka s’mė shkon mbarė.

    Ai:
    “Ti mė di, lajkat t’i dua.
    Po s’mė kilikose mua,
    jam njė zjarr, por zjarr i shuar.
    Kur mė dashke, pse s’mė thua?

    Ajo:
    Ē’tė tė them, a lumėzeza?
    Zjarr kėrkove, zjarr tė ndeza.
    Ti mė shan nė shtatė breza.
    Ma thyen zenmrėn si veza…

    Ai:
    “Po shaj ty, veten kam sharė.
    Veē.. kur pi them ndonjė fjalė…
    Zgjat dhe dorėn… Ti shket ngjalė.
    Pse trembesh, moj zemėrbardhė?!

    Ajo:
    “Pakėso pijen sėpaku!
    Se… ē’ka zemra, i nxjerr “bardhaku”…

    Tė dy:
    Bshkė ta ngrohim oxhakun,
    T’i japim shoshoqit hakun…!

    1999

    PĖR NJĖ DJALĖ

    Porsa vjeshta gjethet zverdhi,
    Cicri-micri plasi sherri
    Neė cep tė arės te ledhi.
    U kapėn ēupat pėr beli.
    Njėra-tjetrėn… ēirr tė ējerrim.
    Ato fjalėn dot s’e gjenin.
    Pėr njė djalėn veten gėnjenin.
    Kujt i takonte levendi?
    Djali hiē s’ua vuri veshin.
    Ai gjetk’ hodhi ēengelin.
    Ēupat sa nuk pinė helmin.
    Po i shihja derdimeni.
    U thashė: “Zėnkėn ndėrpreni!
    Doni burrė a doni sherrin?
    Si t’u thotė xhani ta gjeni!

    1999

    PROFETJA

    (Duke parė filxhanin e kafes)

    Nėpėr katet e pallatit,
    Nėpėr strehėzat e fshatit
    Ē’i flet gjitonia gjitones.
    Tunden dyer e ballkone.

    Njė kafe, dy kafe
    Seē rrufisen gjithė nge.
    Vu e vu profanka nis.
    Mbarė e prapė xhamalis:

    “Ti ke burrė n’kolltuk shteti.
    Plot shtėpia e plot xhepi.
    Ke dhe ēupėn si flori.
    Shoh njė djep… Qysh e si?”

    I thotė tjetrės: “Pėr ty, motėr,
    Del njė fushė, del njė kodėr.
    Del njė rrugė larg e larg.
    Por njė gjarpėr del nė prag….”

    Tė tretės i thotė gjithė vaj:
    “Qyqja, motėr, fort u mbaj!
    Ky maēok i zi qė prźt,
    Do jetė burri nė kurbet.”

    Pėr njė gocė buzėhollė
    Profetja s’e ndal dot kollėn:
    “Ty tė prźt fati te dera…
    Do mė tej? Hidh ca tė tjera!...”

    DREJTOJE FATIN

    Ndėnė hijen e njė bliri
    Ti mbėshtetesh, prźt dikė.
    Mbi sandale – copa hiri.
    Pi cigaret njė nga njė.

    Dhe kalojnė para teje
    Plot makina e taksi.
    Edhe un’ me gjak ndėr deje
    Syt e mi i hedh tek ty.

    Ti vėshtron si e pėrhumbur.
    Ja hedh sytė trotuarit.
    Nuk kuptoj, si ėsht’ e mundur,
    T’i besosh njė gėnjeshtari?

    S’dua tė tė bėj pėr vete.
    Mė vjen keq se je njeri.
    E shkon jetėn nė motele.
    Veten shet pėr pasuri…

    Mė vjen keq. Prindrit e gjorė
    S’dinė gjė, si fiton ti.
    Trupin shet edhe merr drogė.
    Shkallmon goxha bukuri.

    Veten seē e shtrydhe kot.
    Njė kodosh tė la pa mend.
    Ai bredh e ti derdh lot….
    Drejto pakėz fatin tend!

    1999

    GJITONIA – VJEHRRĖ

    Gjitonia na u bė vjehrrė.
    Ēdo mėngjes na bėn poterė:

    “Nusja jonė – nuse taze.
    Motėmot e gjithė naze…

    Nusja s’di tė bėjė djalė.
    Burri nuk i thot’ njė fjalė.

    Qenkėrka dhe kėngėtare,
    Pėr kuzhinė s’ia thotė fare.

    Burrit erėn i ka marrė.
    Shyqyr qė s’e heq dhe zvarrė.

    Lėre – lėre… desh harrova.
    Kthehen nė orėt e vona…

    “Plakė, moj, mos fol nxituar!
    Djalė e nuse s’kanė tė ēmuar.

    Shih, pa shih, ē’i ha meraku.
    Hop te dera, te oxhaku.
    Ēirret plaka dhe qesh plaku.

    PĖR CA TIPA JO TĖ RRALLĖ

    Shkruan pena kėtė radhė
    Pėr ca tipa jo tė rrallė.

    Nėpėr shkresa fsheh surratin
    Pas kolltukut burokrati.

    Njėri pse ēoēorit sytė?
    Pa merit’ kėrkon pozitė.

    Njė lėpihet bėhet urė.
    Serviloset goxha burrė.

    Ē’ėsht’ ai qė vjen vėrfallė?
    Parazit ėsht’ nė mėhallė.

    Pse janė ndezur ato sherre?
    Dikush volli thashetheme…
    Ai pse mban shumė xhepe?
    Sepse zhvat, pėrmbledh pėr vete.

    Po ai, vall’, ē’ka pėsuar?
    Hundpėrpjetė u rrėzua…

    Tani pse kokėulur rrinė?
    S’u eci me shoqėrinė.

    VEĒ DY FJALĖ TY TĖ THASHĖ

    Pse ma mban kokėn mėnjanė,
    Sikur tė kam vrarė babanė?
    Veē dy fjalė, sat ė thashė.
    Se t’i thashė, nuk tė rashė.

    Pse m’i mban sytė pėrtokė,
    Sa herė kaloj me shokė?
    Veē dy fjalė sa t’i thashė,
    Se t’i thashė, nuk tė rashė.

    Mos e nxirr kokėn nga dera,
    Se do tė tė rrahė vjehrra!
    Veē kėto dy fjalė thashė,
    Se t’i thashė, nuk tė rashė.

    Tė mos dalėsh nė ballkon.
    Vjehrri zė e tė qorton.
    Edhe kėto llafe t’i thashė.
    S e t’i thashė, nuk tė rashė.

    Eja t’themi dy a tri!
    Boll u mbylle nė kuti!
    Kaq tė thashė dhe tė lashė.
    Se t’i thashė, nuk tė rashė.

    1999

    DO TA ZĖ KOKĖN ME GRUSHTA

    Do ta zė kokėn me grushta.
    Se me fjalė dot s’e mbusha.

    Kokė, moj kokė e shkretė,
    U zhurite veē pėr lekė!

    Kokė, s’u mendove thellė.
    Gatove njė palo gjellė!

    Pėr ato tė shkreta lekė,
    Nise gruan nė kurbet.

    E kishe si tė dy sytė,
    Po tė erdhi vet’ e dytė…

    1996

    FLET ME YJET

    Brodhe boll, nga s’u degdise.
    Dhe nė moshė u mbodhise*.
    Dot gjėkundi s’u kolise**.

    Kur i ri ishe furtunė;
    E mban mend? T’u luta shumė.
    Tė martoheshe, mor lumė!

    Ti mė thoshje: “Bėj zarar.
    Ē’duhet lopa nė qilar,
    Kur ka qumėsht nė Pazar…”

    Ndaj u plake pa u martuar.
    Flet me yjet i vetmuar…
    S’tė kam faj, mor i uruar!

    1995

    MOS QOFSH I SĖMURĖ!

    M’jep recet’ doktori,
    Tė pėrdor ilaēe…
    Ku t’i gjej i gjori?
    Do gdhihem “kopaēe”.

    Ē’u sėmurē i shkreti
    Dhe pse djalė fshati.
    Dreq-o punė ē,mė gjeti!
    Ē’mė zu taksirati!

    Siē po shoh… shtetarėt,
    Nuk e kanė pėr pesė…
    Ē’tė bėjmė qyqarėt?
    Ē’tė na mbajė me shpresė?

    Sa e dua jetėn,
    S’thuhet dot me gojė.
    Si ta mbroj tė shkretėn,
    Sa herė del nevojė?

    Tė jesh kokėkrisur?
    Tė bėhesh “furtunė”?
    Te kjo botė e grisur
    Mos qofsh i sėmurė…

    1996

    GJARPRI

    Sapo shkova nė shullė,
    M’doli njė gjarpėr bullė.
    Ta godas apo ta lė?
    “Lėre, thashė, s’tė bėn gjė…!”

    Frikė zemrės seē m’i dha.
    Gjarpri po mė tremb gjithēka.
    Tė shkoj nė Shullė s’ma mba.
    Besė gjarpri nuk ka…

    Ē’PATE, MOJ, QĖ U GĖNJEVE?

    Floėmbushura kordele,
    Ē’pate, moj, qė u gėnjeve?
    Ike, ike, mė s’u ktheve.

    Xhingla-mingla shumė bleve.
    Jelekun krejt e zbėrtheve…
    Erru-gdhiu nė hotele.

    Mbete si zogu nė ēerdhe.
    Shumė brodhe, si s’u vele?
    Me rrezik jetėn mbėrtheve…

    More sėmundje me tmerre…
    Ē’deshe, moj, qė u gėnjeve?

    1996

    TĖRCI-VĖRCI!

    Shkova njė ditė nga vėshti
    Tėrci-vėrci!
    Rrugės seē mė zuri ngėrēi.
    Tėrci-vėrci!

    Qeshte plaka (plakė i thėnēin)
    Tėrci-vėrci!

    “Ec, plakush, s t’u mblodh lemshi!
    Tėrci-vėrci!

    Tallej me mua djallushja..
    Tėrci-vėrci!

    M’vinte gjuhėn t’ia kėpusja.
    Tėrci-vėrci!

    “Lėri llafet, moj mellane!
    Tėrci-vėrci!

    Shihe veten, si u zbardhe,
    Tėrci-vėrci!

    E harrove si kam qenė?
    Tėrci-vėrci!

    Tė rrufisja ty tė tėrė.
    Tėrci-vėrci!

    Tė rrėmbeja si njė pėndė…
    Tėrci-vėrci!

    1988

    DRIDHENI-PĖRDRIDHENI!

    (Politikanėve)

    Dridheni, politikanė
    Siē na e drodhėn dhe mė parė!
    Ata qė nė zgrip na lanė.
    Mblidhini me fis e farė,
    Hėm t larėm hėm tė palarė.
    Gjithė ngjyrat tek ju janė.
    Ndėrroni kolltuqe, sirtarė
    Dhe me radhė dhe pa radhė.
    Bėni, si t’ju vejė mbarė!
    Boll qė gjetkeni “Pazar”..
    Vini paret palė-palė.
    S’ka gajle qė shumė qyqarė
    Heqi keq e hiqen zvarrė…
    Boll t’ju kemi ju perballė
    Si tė “shkretėt” agallarė…
    Pėr ne jeni mall i rrallė.
    Tė stėrvitur pėr ēdo “garė”.
    Para ligjit shkisni ngjalė.
    Niseni hipur mbi kalė,
    Soseni me bisht nė shalė,
    Cipėplasiur, rrėnjėdalė…

    Dridheni, pėrdridheni.
    Kujdesi, mos pėrmirreni!

    2000
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 29-07-2009 mė 20:40

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    More tani te pyesim , me te vertete a ka ndonje zagorit nga zagoria ne kete faqe qe te vazhdojme biseden? Le te shfaqet dhe ilegal, se ilegalitetin e kemi trashegim.....
    Serafim, ke marre persiper nje barre te rende, i je perveshur nje pune te madhe per te sqaruar gjithe keta vizitore....qe duan te dine ne se esht e vertet qe Zagoria ndodhet ne Zagori......?
    Patjeter qe do ti sqaroj,edhe me malet o vargmalet.

    Po kur zbrisje nga dhembeli,per ne permet o kelcyre, dukej mali i trebeshines.
    Qe te sqarojme miletin.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Une po ju pershendes te gjithve me kenge dhe
    pejsazhe te bukura nga Zagoria


  4. #94
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    duhet ta keni parasysh se

    nuk jam une njeriu i vetem qe nuk kam ndegjue per kete rajon
    "Busavata,shiko,se nuk eshte fai jon,qe ti se ke degjuar".

    Nuk ka problem,edhe pse jemi shtet i vogel,ka shume vende o krahina te padegjuara.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    "Busavata,shiko,se nuk eshte fai jon,qe ti se ke degjuar".

    Nuk ka problem,edhe pse jemi shtet i vogel,ka shume vende o krahina te padegjuara.
    haa haaa faji asht jetim gjithmon....

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Falemiderit per pershendetjen.

    Pershendetje e urime e bashke.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    si ,, musafir " ne kete teme me lejoni tjua prezentoj
    Busavaten


  8. #98
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    haa haaa faji asht jetim gjithmon....
    ha-ha.E vertete.

    "Po ne komunistat,nuk kemi faj,cfar na thonin ato benim"

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Shum e bukur.......Busavata

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shum e bukur.......Busavata
    faliminderit
    a thua a ka vend me te bukur se vendi ku lind njeriu ????
    nuk besoj se ka.......

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •