Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Se di se sa efekt do bej kjo vaksin per ti mbrojte njerzit nga Virusi.

    Vaksina vetem sa e lokalizon virusin qe te mos perhapet ne zellet e tjera ,me sa informocion kam.



    'play it safe' tani i bie ka ra epidemi apo jo duhet me u vaksinuar.
    Mjeket nuk arrijne dot ta bejn dallimin midis gripit normal dhe gripi derrit ???


    Ps. te shkume vajzes Deus !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #32
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Plako, shpresoj qe goca ta kaloje kete grip pa probleme. Ketej ne Amerike nuk eshte bo aq alarmante ende. Thuhet, qe kete fund vjeshte-dimer do rikthehet fuqishem. Kjo edhe njehere tregon qe ne Europe masat nuk kane fuqine demokratike te zgjedhjes se tyre te lire.Une lutem qe te mos jete me pasoja per mbare popullaten boterore. Antibiotiket nuk besojne qe bejne dem. Problemi eshte ke vaksinat....
    E bera pak lemsh une sqarimin me lart, ngaqe po shkruaja me shpejtesi. Qe ta sqaroj me detajisht; fillimisht, iu keqesuan bajamet, iu fryne dhe dukeshin te infektuara dhe nderkohe iu rrit edhe temperatura. Menjehere kontaktova mjekun dhe me dha antibiotikun perkates dhe Calpol per ta shoqeruar ne ndihme te temperatures. Nderkohe, kur i zgjati dy dite ky muhabet, i shpjegova ne tel simptomat e tjera dhe sipas pershkrimit, me keshilloi ti jepja Tamiflu sepse kishte shume femije te vegjel dhe pleq te infektuar momentalisht. Ai mendonte qe edhe sikur te mos kishte gripin, ishte mire t'ja jepje, sepse te njejten gje benin perpara edhe me njerezit qe nuk kishin grip vete, por kishin qene ne kontakt me persona te infektuar. Tani, antibiotiku mendoj se ka bere punen e tij dhe ka sulmuar infeksionin e bajameve dhe prandaj them se i ka rene temperatura, nderkohe qe Tamiflu-ne, tableten e pare e ka marr sot ne mengjes, keshtu qe nuk ka sesi te kete bere efekt kaq shpejt. Megjithate, une do ja vazhdoj kuren deri ne fund, sa per te qene me i sigurte. Jane 10 tableta nga 30mg secila. Tani ka filluar te kete dhimbje barku dhe diare (efekte anesore qe shkaktohen nga ilaci, te shpjeguara edhe ne letren shoqeruese)..

    'play it safe' tani i bie ka ra epidemi apo jo duhet me u vaksinuar.
    Mjeket nuk arrijne dot ta bejn dallimin midis gripit normal dhe gripi derrit ???
    Ps. te shkume vajzes Deus !
    Qe ka rene epidemi dhe eshte shnderruar ne pandemi, ky eshte fakt. Deri tani, ketu po infektohen 160mije njerez ne jave. Nuk eshte vdekje-prures nese kapet shpejt dhe merren masat perkatese ndaj semundjes, prandaj nuk duhet bere panik. Tamiflu ka pasur sukses, sipas ketyre, deri tani. Ne dimer prezupozohet te infektohen 100mije ne dite. Kshu qe, nuk eshte shaka, por duhet marr seriozisht. Dallimi ndermjet gripeve nuk eshte i kollajte, pasi kane te njejtat simptoma, plus qe ketu kane hequr dore se shtruari ne spital dhe marrjes se analizave, nderkohe qe simptomat kane rene ne sy shpejt dhe te semurit i eshte dhene Tamiflu menjehere, pasi mendohet se mjekimi me kete ilac eshte i mjaftueshem. Problemi i vaksines pastaj, eshte tere klecka e muhabetit. Efektet anesore te saj jane sqaruar tashme nga kritiket e skeptiket, prandaj s'ja vlen te zgjatem. Falemderit per solidaritetin!

    Ajo qe eshte shqetesuese ne kete grip eshte mutantizimi qe peson (shnderrimi i formes dhe perberjes). Mund ta kalosh, te fitosh imunitet ndaj tij perkohesisht, por nese kthehet ne nje forme tjeter, serisht infektohesh. Kjo eshte pjesa shqetesuese. Sipas mjekut tim (te cilin e vleresoj sepse e kam patur prej 10 vitesh dhe e njoh edhe nga afer tashme) rreziku i vertet do jete nese do gllaberoheshim nga gripi i shpendeve (qe momentalisht po mbahet ne quarantine). Nese ai grip - shprehej ai - do nderlidhej me gripin e njerezve, do shfaroste nje mase te paperfillshme te popullsise se ketij planeti. Ndersa gripi i derrave, jo fort shqetesues!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    Gripi " i derrave" pėr pėrfitime dollarėsh...

    Sa herė qė fillon ndonjė krizė ajo sė pari godet fuqishėm shtetet e "botės sė tretė" ngase ata qė kanė i mbushin xhepat nė ēdo situatė...

    Punoja nė njė kohė nė USZ (UniversitätSpital Zürich) hulumtime shkencore drejtimi i kardiologjisė. Reparti dominohej nga gjurmonėt (ose Gjermanėt, nėse iu tingėllon mė bukur)... Pasiqė kryeshefi ishte gjurmon... dhe ai gjithnjė gjurmonte nė internet, derisa lodhej, shkonte vonė nė shtėpi, por edhe vinte shumė vonė tė nesermen nė punė... dhe hulumtimet e tij kishin qėllimin primar, plasimin e ndonjė artikulli nė "baza shkencore" nė faqen pėr tė tilla hulumtime, ku si qėllim dhe synim kishte Lekėt, dhe asgjė tjetėr...

    E keqja ėshtė qė sa herė shtetet e fuqishme tė ndjejnė frikėn deri nė palcė nga fobia e frikės, haraqin e paguajn - kush tjetėr pėrveq atyre nga " bota e 3-tė"

    Roche e plasoi "medikamentin" Tamiflu, kundėr Gripit tė shpezėve, tė cilin e proklamuan si shumė efikas edhe ndaj gripit tė derrave tani, qė nė fakt ėshtė shumė pak e besueshme, nėse kemi parakėmbėsh afinitetin viral pėr tė ndryshuar strukturen brėnda orės se lėre mė brėnda vitit, apo viteve...

    Prandaj, kjo propagandė e derrave ėshtė pėr llogarinė e derrave, por asesi pėr ta nėnēmuar, ngase tanimė jemi mėsuar me shpikjet e reja tė cilat njėherė pėrhapen e mė kurr nuk zhduken, si AIDS-i, qė u kultivua nė Amerikė, dhe sė pari u "izolua" nė Afrikė... mesele me t' lėnė ment belivallha...

    ... dhe nėse asgjė s' keni si preventivė... ju preferoj sa vijon:
    Pasi tė lani dhėmbėt nė mbrėmje, merrni njė gjymės luge (t' kafesė) kripė kuzhine, mbajeni ca minuta nė gojė, hudheni dhe futnja gjumė pa vesėvesė fare se do iu ngacmon virusi i derrave... dhe gjithsesi ėshtė mė lirė se Tamiflu, por edhe pa kundėrveprime si te vakcina e cila enede ėshtė nė tė verdhtė e vesė,

    pa panikė ju lutem! gjithēka tejkalohet mė lehtė....
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  4. #34
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    statistikat :

    gripi i zakonshem ose sic quhet ndryshe gripi i sezonit .

    nga 1000 veta qe i ze , 1 vdes.


    gripi i derrave .

    nga 1000 veta , 5 vdesin.


    gripi spanjoll i 1918 .

    nga 1000 veta , 20 vdisnin .



    mendohet qe virusi gjate dimrit te tranformohet ne nje virus me i forte dhe vdekjet mund te arrijne ne 10-15 veta nder 1000 .


    mos harrojme se gripi spanjoll solli vdekjen e 70 deri ne 100 milion njerez.
    vala e pare e atij gripi ishte po e lehte sic po ndodh me gripin e derrave. vala e dyte e cila erdhi ne muajt janar- mars , solli vdekjen e 20 milione vetave.

    ec e mos u panikni tani po deshet.


    mgjth mundet qe ky virus te zhduket pa mbaruar mire dimri. fakti qe shume njerez nuk jane infektuar nga ky virus edhe pse kane qene ne kontakte me njerez te afert si psh njerezit a familjes , tregon qe ky virus eshte vulnerable.

    we'll see , we'll see .

  5. #35
    Gjat shfletimit gjeta kete kete lloj manuali (nese mund te quhet) i cili jep informacione te mjaftueshme rreth gripit.Spresoj se do t`i hyj ne pune edhe dikujt nga ju.

    Komunikate Faktesh, Gripi i Derrave Te Shendetit Publik
    Departamenti i Shendetit Publik te Masaēusesit 250 Washington St.Boston, Ma 02108

    Ēfare eshte gripi i derrave?

    Swine influenza (gripi i derrave) eshte nje semundje e aparatit te frymemarrjes tek derratqe shkaktohet nga nje tip i virusit te gripit.Epidemi te gripit te derrave ndodhin rregullishtne popullatat e derrave. Ne pergjithesi njerezit nuk semuren me gripin e derrave porinfektime njerezore mund te ndodhin, dhe ndodhin. Kontakti me derrat eshte menyra mee zakonshme e infektimit te njerezve me gripin e derrave, por viruset e gripit te derravemund te shperndahen edhe nga nje person tek nje tjeter.Nga 2006-a ne 2008-en ne Shtetete Bashkuara jane raportuar 12 raste te gripit te derrave tek njerezit. Ne Marsin dhe Prilline 2009-es ne Meksike dhe ne Shtetet e Bashkuara ka pasur shume me teper raste te gripitte derrave se zakonisht , dhe infeksioni eshte perhapur nepermjet kontaktit njerezor.

    Cilat jane simptomat e gripit te derrave tek njerezit?

    Gripi i derrave shkakton simptoma shume te ngjashme me gripin sezonal(njerezor).Simptomat me te zakonshme te gripit te derrave ashtu si edhe ato te gripitsezonal jane temperature , kolle , dhimbje fyti dhe mund te perfshijne dhimbje trupi,dhimbje koke, ethe dhe keputje.Disa njerez kane edhe diarrhe dhe te vjella. Ka pasur disaraste te njerezve me gripin e derrave qe kane qene edhe me te semure , edhe raste vdekje.

    A mund te trajtohet gripi i derrave tek njerezit?

    Njerezit e semure me cfaredo lloj gripi duhet te marrin masa qe te pine lengje temjaftueshme, te pushojne shume, te hane ushqime te shendeteshme, te lajne shpesh duartdhe te rrine ne shtepi per te shmagur perhapjen e gripit tek njerezit e tjere.Ato lloj ilacesh qe perdoren per te trajtuar gripin sezonal , te quajtura antivirale, mundetgjithashtu qe te perdoren per te trajtuar gripin e derrave. Nje numer i vogel viruseshperfshire ketu edhe gripin e derrave kane demostruar rezistence ndaj disa prej ketyreilaceve, por jo ndaj te gjithave. Personeli mjekesor mund te rekomandoje qe njerezit qejane te semure apo duken te semure me gripin e derrave te trajtohen me ilace antivirale.

    Si mund ta di nese une kam gripin e derrave?

    Ne qofte se ju keni simptoma gripi si ato te listuara me siper dhe sidomos nese kohet efundit keni udhetuar ne nje zone ku ka pasur raste te njerezve te semure me gripin ederrave , kontaktoni mjekun tuaj i cili do te vendose cfare lloj analize dhe trajtimi duhette merrni. Per te diagnostikuar cfaredo lloj virus gripi nje doktor duhet te marre materialnga sekrecionet ne hunden tuaj.Identifikimi i virusit te gripit te derrave kerkon analizaspeciale laboratorike.Ne se ju mendoni qe keni gripin e derrave dhe keni nevoje qe te shikoni doktorin tuaj,telefononi me pare ne zyren e doktorit dhe njoftoni qe ju mund te jeni me grip. Ne ketemenyre masa mund te merren per te shmangur perhapjen e gripit tek te tjeret.Komunikate FakteshGripi i DerraveTe Shendetit Publik


    Po ne rast se une kam udhetuar kohet e fundit ne nje zone ku gripi i derrave eshtezbuluar tek njerezit?

    Ne qofte se kohet e fundit ju keni udhetuar ne nje nga zonat e prekura nga gripi i derrave,kushtojini vemendje cdo lloj simptome qe i ngjan gripit. Ne qofte se ju keni kedo prejketyre simptomave qendroni ne shtepi per te shmanguar ekspozimin e te tjereve dhekontaktoni doktorin tuaj: doktori juaj do te vendose cfare lloj analizash dhe trajtimi duhette merrni. Per te diagnostikuar cfaredo lloj virus gripi nje doktor duhet te marre materialnga sekrecionet ne hunden tuaj. Identifikimi i virusit te gripit te derrave kerkon analizaspeciale laboratorike.

    Si mund te mbroj veten time dhe te tjeret nga gripi i derrave?

    Ju mund te mbroni veten tuaj dhe te tjeret nga gripi i derrave ne te njejten menyre qe jumbroheni nga gripi sezonal.Shmangni kontaktin e afert,te perqafuarit, te puthuren aposhtrengimin e duarve me kedo qe ka rrufe apo grip. Lajini duart shpesh me sapun dhe ujete ngrohte , ose perdorni nje sanitizues me baze alkooli.Shmangni te prekurit e hundes , gojes apo syve. Pastroni gjera qe preken shpesh si dorezadyersh, telefona etj.
    Ne qofte se semureni me nje semundje qe duket si grip qendroni neshtepi, dhe shmangni kontaktin me te tjeret qe virusi te mos shperndahet.Te gjithe njerezit me gripin e derrave qe nuk jane shtruar ne spital, pjestaret e familjeve tetyre dhe njerez qe kane kontakt te afert me ta, duhet te qendrojne ne shtepi per teparandaluar shperndarjen e semundjes tek njerez te tjere.

    Ne qofte se kam gripin e derrave a mund te qendroj ne shtepi?

    Njerezit me semundje te lehte apo mesatare mund dhe duhet t’ju sherbehet ne shtepi perte parandaluar shperndarjen e semundjes. Per njerezit qe kane gripin e derrave dhe iusherbehet ne shtepi, midis te tjera duhet te bejne:

    • Konsultohuni me personelin tuaj mjekesor per cfaredo lloj kujdesi special qemund te keni nevoje nese jani shtatezena, apo keni probleme shendetesore sidiabet, semundje zemre, azem dhe emfizeme.

    • Konsultohuni me doktorin tuaj nese duhet te merrni ilace antivirale.

    • Qendroni ne shtepi per te pakten 7 dite pas fillimit te semundjes; ose deri sa temos keni asnje simptome (duke perfshire edhe temperaturen) per 24 ore, ciladoeshte periudha me e gjate.

    • Pushoni sa me shume

    • Pini lengje pa ngjyre ( si uje, leng mishi, pije sportive, pije me elektrolite perfemijet e vegjel) per tu mbrojtur nga dehidratimi.

    • Mbuloni kollen dhe teshtimat.Lajini duart shpesh me sapun dhe uje te ngrohteose perdoni nje pastrues me baze alkooli sidomos pasi jeni kollitur apo teshtiturmbi duar.

    • Asnjehere mos u kollitni ne drejtim te dikujt tjeter.

    • Shmangni kontaktin e afert me te tjeret –mos shkoni ne shkolle ose ne pune nesejeni semure.

    • Jeni te vemendshem per shenja paralajmeruese te urgjences mjekesore(shikoni meposhte) qe mund te kerkojne kujdes mjekesor.Kerkoni kujdes te menjehershem mjekesor ne qofte se personi i semure ne shtepi:

    • Ka veshtiresi ne frymemarrje ose dhimbje gjoksi

    • I ka buzet ngjyre blu, lejla ose te cngjyruara

    • Eshte duke vjelle ose e ka te pamundur te mbaje lengje ne stomak.

    • Ka shenja dehidratimi si marrje mendsh kur qendron ne kembe, mungese urinimiose tek bebet mungese lotesh kur qajne.

    • Ka epilepsi (per shembull konvulsione te pakontrolluara), reagon me pak sezakonisht ose behet konfuzA ka vaksine per gripin e derrave?Jo. Tani per tani nuk egziston vaksine per gripin e derrave. Sipas CDC(Qendra e Kontrollit te Semundjeve) nuk ka te ngjare qe vaksina e gripit sezonal teparandaloje gripin e derrave.A paraqet rrezik te gatuarit dhe te ngrenit e mishit te derrit dhe produkteve te tij?Jo.Eshte e parrezikshme te hash mish derri te gatuar sic duhet dhe produkte te tjeraderri.Virusi i gripit te derrit nuk shperndahet nepermjet ushqimit.Ju nuk mund teinfektoheni me virusin e gripit te derrit duke ngrene mish derri apo produkte te tij.Perse eshte gripi i derrit i rendesishem?Perafersisht cdo 20 deri 40 vjet shfaqet nje lloj i ri virus gripi qe eshte shume i ndryshemnga virusi i zakonshem i gripit sezonal. Kur ndodh dicka e tille shumica e njerezve nukkane imunitet kundrejt virusit te ri cfare mund te sjelle shperndarjen ne shume njerez,neper gjithe boten, brenda nje periudhe te shkurter kohe. Ky fenomen quhet pandemi egripit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pendex : 16-07-2009 mė 18:14
    Someone wants to be a Devils Advocate.

  6. #36
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    ne amerike vdesin mbi 10000-2000 nga gripi i njerzve cdp vit.
    http://www.encyclopedia.com/doc/1G1-8057605.html

    nga gripi i derrave sot numri ne amerike ka arritur 4000 nga gripi i derrave dhe kane vdekur 5 qe kishin komplikacione te tjera. dmth nga 4000 5 kane vdekur

    po vihet alarmi kot nga kompanite farmaceutike se na duan te shendetshem??? gripi i derrave eshte me i lehte se gripi qe ze njerzit cdp sezon.

  7. #37
    Citim Postuar mė parė nga tvsh Lexo Postimin
    ne amerike vdesin mbi 10000-2000 nga gripi i njerzve cdp vit.
    http://www.encyclopedia.com/doc/1G1-8057605.html

    nga gripi i derrave sot numri ne amerike ka arritur 4000 nga gripi i derrave dhe kane vdekur 5 qe kishin komplikacione te tjera. dmth nga 4000 5 kane vdekur

    po vihet alarmi kot nga kompanite farmaceutike se na duan te shendetshem??? gripi i derrave eshte me i lehte se gripi qe ze njerzit cdp sezon.
    Ore ti njemend e ke kete qe thua ?
    Someone wants to be a Devils Advocate.

  8. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar mė parė nga pendex Lexo Postimin
    Ore ti njemend e ke kete qe thua ?
    po me duket, ta them neser kur te jem sober

  9. #39
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    mos ja ve re ketij lart se e pi shume rakine e skraparit o pendex

  10. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    mos ja ve re ketij lart se e pi shume rakine e skraparit o pendex
    aha! e vertete rakine e pi

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •