Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Kujt do t’ia faturojë Berisha prishjen e zgjedhjeve?

    Kjo eshte teme me rendesi tashti qe zgjedhjet e 2009 iken per fiasko.
    Si do shkoje puna?



    Kujt do t’ia faturojë Berisha prishjen e zgjedhjeve?
    Nga Mero Baze

    Raporti i djeshëm i ODIHR për procesin e numërimit të votave thekson faktin që politika komandoi procesin duke ndërhyrë proceduralisht, politikisht dhe fizikisht në këtë proces. Konstatimi është një shuplakë e fortë, ndërsa Berisha ka nisur festën e formimit të koalicionit të ri me Ilir Metën. Nën tingujt e kësaj feste me ‘krushq të ngrirë’, shihet qartë që po synohet të demoralizohen institucionet e zgjedhjeve, si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, me qëllim tejkalimin e numrit 71 të mandateve për llogari të shumicës aktuale. Pas kësaj Berisha do të ndjehej më i qetë për peshën e tepërt që ka marrë LSI në qeverinë e tij dhe do të ishte më i hapur për aleanca të tjera fluide.

    Por raporti i ODIHR është një paralajmërim i ashpër për raportin përfundimtar për zgjedhjet dhe certifikimin e tyre. Vërejtjet e saj serioze për performancën e KQZ dhe komandimin politik të rezultatit, shoqëruar me ndonjë lëvizje të mundshme të ashpër të opozitës, mund të rrëzojnë përfundimisht procesin. Pas kësaj Berisha do të formojë qeverinë më jolegjitime të këtyre 19 viteve, dhe ajo që shumë vëzhgues shqiptarë dhe të huaj po presin, është se kujt do t’ia faturojë ai këto manipulime.

    Në zgjedhjet e vitit 1996 fillimisht ai mori përsipër vetë destabilizimin e procesit duke fajësuar bojkotin e socialistëve, por më vonë pak nga pak e kanalizoi përgjegjësinë te forcat e policisë dhe SHIK. Kabineti i ri që doli pas 26 majit kishte përpjekje të qarta për t’u distancuar nga emrat e “fortë” që ishin në shënjestër të diplomatëve të huaj. Aq shumë në ekstrem shkoi “kujdesi” i Berishës, sa ministër të Brendshëm emëroi një letrar nga Kavaja, me idenë se ai u jepte përparësi njerëzve më shpirt të butë. Po kështu bëri kujdes të fuste nja 8 femra në kabinet, kryesisht si sekretare Shteti, dhe emëroi ministër të Jashtëm Tritan Shehun, një personazh simpatik për të huajt, për shkak të buzëqeshjes që shoqëronte në fytyrën e tij çdo fjali që shpesh mund të ishte në të kundërt të asaj që ai mendonte vetë.

    Nëse Berisha përsërit këtë skemë, atëherë duket qartë se problemet që kanë shoqëruar zgjedhjet në Berat dhe Fier mund të rëndojnë mbi kryesuesit e listave në këto qarqe. Zëra brenda PD, kryesisht njerëz të lidhur me Bashën, po e artikulojnë përditë e më shumë këtë temë, sidomos kur i referohen “njerëzve” që po prishin imazhin e PD dhe zgjedhjeve. Olldashi dhe Pollo mund të jenë të sakrifikuarit e këtyre zgjedhjeve, nëse Berisha vendos të distancohet pas raportit përfundimtar të ODIHR dhe mundësisë së mosnjohjes së zgjedhjeve nga opozita.

    Por, po kaq i madh është shansi që Berisha t’i kthejë në kuaj beteje këto zona, dhe të forcojë deputetët që dolën prej tyre në shenjë vendosmërie për të legjitimuar rezultatin e komanduar politikisht. Kjo natyrisht do ta fuste situatën në një spirale të vjetër, të njohur të konfliktit të Berishës me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me ambasadoren Glover. Kështu, ai mund të hedhë poshtë raportin e saj dhe të vlerësojë njerëzit që komanduan procesin.

    Në të gjitha rastet, mënyra se si do të sillet Berisha me “skifterët” dhe “pëllumbat” e këtyre zgjedhjeve, do të tregojë shumë se sa i prirur është ai ta marrë përsipër përgjegjësinë e këtij komandimi politik të rezultatit ose sa i gatshëm është të lajë duart dhe të mbajë distancë prej tij. E sigurt është se dikush, dikur brenda Partisë Demokratike do ta përdorë këtë zhvillim negativ. Prekja e zgjedhjeve të vitit 2001 nga Ilir Meta dhe shkatërrimi me dhunë i procesit zgjedhor u kthye në debat brenda Partisë Socialiste dhe në të vërtetë u bë shkak i të mosgëzuarit të qetë të një mandati, ku u desh të ndërronin 3 kryeministra. E njëjta situatë do t’i ndodhë sërish kësaj mazhorance, për më tepër që të dy kryeministrat e vetëm të këtij vendi që kanë prekur zgjedhjet janë bashkë në të njëjtin kabinet. Ajo që nuk dimë akoma është se kush do të përpiqet të dalë i larë nga ky pisllëk dhe kush do të arrijë të nxjerrë gështenjat me gishtat e tjerëve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuku dolli berisha fiasko o baze merua i edvinit por tere ju kopuket e selise roze ..qe u lodhet se prodhuari propagand anti berish e ai perseri fitoj..

    pra fiasko pesoj merua e jo berisha..

    keshtu o juan..

    mo e perdor me meron se u cvlehtesua fare..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Haha brari po hajdutllekun quan fitorje mo.
    Thashe se do na thoje ndonje gje te mencur ti me parrulla enveri akoma jo shpifje jo propagande.
    Une shiqir qe sjam aty se te qesh me aq fuqi sa ka ps do e vija me nje kembe saline tend ti ribente zgjedhjet ne 22 qendrat qe skualifikoi osbe.
    Ja qe kam bere betimin ketej nga sma vjedh njeri voten sic e vidhni ju e i vini emrin fitorje pas fitorje.
    E sme vjen as keq as mire te fitoje ai qe do populli jo te fitoje hajduti o brar.
    Ik e puthe dhe njehere ate teseren e Enverit qe mban te fshehur e pastaj eja na thuaj ndonje gje me mend.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2009
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga juanito02
    Kujt do t’ia faturojë Berisha prishjen e zgjedhjeve?
    Amerikes, Greqise, Serbise. dhe komunisteve... si me gjithcka tjeter, si ne 1997-en.
    Do te thote qe ishte nje loje e tyre dhe ai ra ne gracke.

    Pastaj ata qe vdesin per Saliun do te vijne e do te na thone qe Obama e ka inat Saliun dhe Withers eshte spiun. Do te thone qe Obama ka mbeshtetje lobesh serbe e greke ne Amerike qe i financuan fushate e s'ua kthen dot, dhe e sulmuan sepse Saliu kishte ndermend te nxirrte nga themelet e kulles se tij, ne Vicidol te Tropojes, nje kub akulli te fshehur poshte themeleve nga ster-ster-ster-ster-katragjyshi i saliut, dhe tek kubi i akullit eshte i ngrire Skenderbeu me dy gishta lart, ende gjalle, i ruajtur nga paraardhesit e Saliut.
    Do te thone pastaj qe Obama e ka inat Saliun sepse nje here ne muaj shkon ne Amerike dhe u mban nje leksion prej 2 oresh me titullin "Kuptimi dhe zbatimi i demokracise se vertete" gjithe anetareve te Partise Republikane ne Amerike, dhe fjalet e tij nxjerrin te verteta aq te pacenueshme, sa republikaneve do t'u hapeshin syte, e me pas gjithe popullit Amerikan, e pastaj do te coheshin me kuc e me mac per te hequr Obamen. LOL
    Ehuuu, sa versione kane keta. Ca nga keta thone qe Saliu cliroi Kosoven... ketu ne kete forum e lexova. loool... Cfare nuk besojne e cfare nuk sajojne... ti thua kujt do t'ua faturoje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga troc : 12-07-2009 më 16:03

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    PO te mendosh me standarted e Mero Bazes ne jemi tribu afrikane ndersa Merua eshte hyjnor. Eshte e ulet te mendosh si njeriu me i ulet i medias ne Shqiperi qe quhet Mero Baze.
    Askush ska thene qe zgjedhjet shkuan dem,askush nuk i ka faturuar ndonje deshtim qverise, sepse procesi i numerimit nuk varet na qeveria. Nga qeveria varen Policia, ushtria dhe Shik qe nuk u perzien fare ne procesin zgjedhor.Mesoni te ndani pergjegjesite..
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O djale lexoje raportin e fundit te osbe. Ata po thone qe ne 22 qendra numerimi zgjedhjet jane bere keq ose shume keq.
    E kur behen keq zgjedhjet se paska faljin qeveria?

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    OSBE ka shkruar aq raporte sa po ti lexosh te gjithe behet nje roman.Ne Bullgari u blene votat me nga 50 euro copa dhe BE-ja i mbylli syte.Ato 22 qendra votimi nuk mund te prishin standartin e 4000 qendrave te tjera.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •