Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Muslimane krenare!
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    26

    Zemra që Islami ende s’i ka përfituar plotësisht

    Zemra që Islami ende s’i ka përfituar plotësisht
    [01]

    Kur hynë në shtëpitë e Zotit, hynë me shpinat e tyre, jo me fytyra të kthyera nga kibla. Trupi hyn, ndërsa zemra dhe mendja ngecin në prag të derës. Hynë të fundit e dalin të parët. Kalojnë rreshtat sikur të ishin gardhe. Edhe pse hynë për të përkujtuar Zotin, mendja dhe zemra e tyre nuk shkëputen prej Dunjasë e ç'ka në të, këtë lidhje ruajnë nëpërmjet celularëve; nuk i fikin, i lënë me lëkundje ose ua ulin volumin e tonit.

    Shpifjen, përgojimin, thashethemet, xhelozinë, inatin, mërin e smirën e bartin brenda shtëpive të Zotit. Kur Kur’ani recitohet, të dëgjuarit e tyre është i nxënë me lëvizjet dhe sjelljet e të tjerëve; balli i tyre qëndron lartë, s’janë kokulur. Lëvizin këmbë e duar pa vetëdije; kolliten e gërgëritin. Kruhen e hukasin.

    Kur qëndrojnë në këmbë, shikimet e tyre rrotullohen andej-këndej, nuk mund t’i përqendrojnë aty ku fytyrat e tyre prekin tokën në sexhde. Lexojnë mbrapa shpinave të njerëzve, lexojnë stilin e flokëve, dhe formën e kokave, lexojnë rrobat; ngjyrat e stilin e tyre. Edhe kur përqendrojnë shikimet në vendin e sexhdes, nuk mbushen sytë e tyre me lot nga të përkujtuarit e Zotit, por ngushtohen bebëzat e syve duke analizuar formën e tepihut.

    Shkroi: Avni Tafili

    (Vazhdon...)
    Muslimane krenare!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Kemi ne xhdo xhami njerez te tille,mirepo nuk esht kjo asgje tjeter vetem se jo-shijimi i imanit te plote,dhasht Zoti e udhezohemi te gjith ashtu sic na urdheron Allahu dhe Pejgamberi a.s

  3. #3
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ahahahahah dritez ti vertet dole muslimane krenare dhe njeher pra vetem njeher te vetme tregove nje ane negative sepse keta muslimanet e tjer thone se feja jone eshte e persosur kurse fete e tjera dojn ti ndyjne sa me shum pra sa me shum qe ti ndyjne besimet e tjera aq me musliman te fort tregohen!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SenI_99
    Anëtarësuar
    05-05-2009
    Vendndodhja
    mergim
    Postime
    33
    Motrezo shpresoj se do ta vazhdosh temen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-06-2009
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    Ahahahahah dritez ti vertet dole muslimane krenare dhe njeher pra vetem njeher te vetme tregove nje ane negative sepse keta muslimanet e tjer thone se feja jone eshte e persosur kurse fete e tjera dojn ti ndyjne sa me shum pra sa me shum qe ti ndyjne besimet e tjera aq me musliman te fort tregohen!
    bravo, e ke trunin e madh. por "fiqir" jo

  6. #6
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    Ahahahahah dritez ti vertet dole muslimane krenare dhe njeher pra vetem njeher te vetme tregove nje ane negative sepse keta muslimanet e tjer thone se feja jone eshte e persosur kurse fete e tjera dojn ti ndyjne sa me shum pra sa me shum qe ti ndyjne besimet e tjera aq me musliman te fort tregohen!
    o kronike ajo nuk tha feja por po flet per disa njerz dallon zotin nga njerzit ti (nuk ki faj se ju zotin e boni shok her njeri her zot her sdi qka),
    njerzit gabojn si hoxha si mbreti presidenti si kushdo ne ket bot vetem zoti nuk gabon .une nese nuk i permbahen rregullave te islamit nuk ka faj feja po personalisht une
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •