-
Hapa të thjeshtë për të shmangur infeksionet në pishinë
E përgatiti: Diella Xhokli
Shpesh fëmijët paralajmërohen nga prindërit, e sidomos nëna, që të qëndrojnë larg pishinave të cilat nuk pastrohen, pra nuk filtrohet uji i tyre dhe nuk vendoset klor në të. Por një raport i fundit nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), megjithatë, tregon se sëmundjet mund të përhapen edhe nëse pishinat mirëmbahen mirë, dhe ato vazhdimisht pastrohen. Sipas CDC-së, në pishina mund të merren sëmundje të ndryshme si ato gastrointestinale, infeksionet e lëkurës, veshit, të frymëmarrjes, syve, plagë neurologjike dhe infeksione të ndryshme, por nga më të zakonshmet është sëmundje diarreike. Edhe pse klori vret shumicën e baktereve që gjenden në pishinë, për një gjë të tillë duhen së paku disa orë që ky të ketë efektin e duhur. E njëjta gjë vlen edhe për ujin e kripur.
Por shumica e njerëzve janë më shumë të rrezikuar nga uji i pishinave, dhe sëmundjeve që transmeton ai, se sa nga uji i kripur i detërave. Fëmijët, gratë shtatzëna, njerëzit me organe të transplatura, ata që marrin kimioterapia janë ata që më së shumti rrezikohen nga sëmundjet serioze, që vijnë nga pishinat.
Pra çfarë mund të bëjmë për të mbajtur veten të sigurt? CDC-ja ofron këshilla të vlefshme për notarët dhe prindërit. Pra, sa i përket asaj që ne të gjithë duhet të bëjmë për të zvogëluar e shfaqjen e këtyre infeksioneve, Michele Hlavsa, një epidemiologe në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i tha CNN-it se që të eliminojmë këto infeksione atëherë para së gjithash duhet që “të mos të urinojmë në ujë".
CDC ofron edhe këto këshilla:
• Mos u fut në ujë kur keni diarre.
• Mos e gëlltitni ujin e pishinës.
• Bëni një dush para notit duke larë edhe duart pas “vizitës” në WC ose pas ndërrimit të pelenave të fëmijës suaj.
• Dërgoni shpesh fëmijët tuaj në banjo dhe kontrolloni pelenat e tyre.
• Ndërro pelenat në banjo ose në ndonjë zonë që nuk është afër pishinës.
• Lani fëmijët me ujë e sapun në tërë trupin para notit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt