Huan Ramon Himenes lindi me 1881 ne Andaluzi te Spanjes. Nje nga poetet me ndikim me te madh ne poezine spanjolle te fillimshekullit XX. Per mjeshterine e tij poetike eshte bere e njohur motoja e tij “Vepra ime me e mire eshte pendimi im i vazhdueshem per vepren time”. Himenes jetoi pjesen me te madhe te jetes se tij ne mergim. Disa nga veprat e tij poetike jane: “Rima” (1902), “Pastorale” (1905), “Ruzar sonetesh lirike” (1911), “Gur e qiell” (1918), “Rima te brendshme” (1923), “Ditar i mergimit i kthyer ne sonete” (1925), “Romanca te mergimit (1928), “Stina e plote” (1936), “Zot i dashuruar dhe i gjalle” (1949) etj. Me e njohura nder to eshte permbledhja “Plateroja dhe une”. Me 1956 iu dha Çmimi Nobel per letersine. Vdiq me 1958 ne Porto Riko.
Këngë
Dielli me monedha ari
ma mbushi zemrën një ndajnateherë
U ngrita natën për t’i parë:
s’kishin fare vlerë!
Hëna me monedha argjendi
një mëngjes-herë ma mbushi shpirtin
U ngrita natën për t’i parë:
fare vlerë s’kishin!
*****
Nga ky luadh me lule, tani krejt i përdiellur,
shpërthen me vrull drejt teje i trishti shpirti im;
mbrëmja bie ngadalë në ajrin tingujdredhur,
një iluzion i lashtë rekëtin në perëndim.
Marrëzia e plagës sime më bëka të pamatë
të ndritshëm e të artë, si det të shqetësuar;
te ti kthehem sërishmi n’agim të kësaj nate,
nga dielli përflakur, nga qielli parfumuar
perktheu Aurel Plasari
Krijoni Kontakt