Lajmet Kryesore
Rikthehet numėrimi nė Fier, PS drejt marrjes sė mandatit tė nėntė
KQZ miraton rinumėrimin e qendrave mė problematike tė votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumėrimin e votave nė 2 KZAZ-tė e Fierit, duke i dhėnė kėshtu mandatin e 9-tė Partisė Socialiste, qė kjo e fundit pretendonte se e kishte fituar qė nė numėrimin e parė tė kutive nė kėto KZAZ. Vendimi pėr rinumėrimin e kėtyre KZAZ-ve tregon se politika ka vendosur tia japė vetė mandatin e 9-tė PS, pėr tė shuar kėshtu edhe egon e kryesocialistit Rama, i cili pretendonte tė ēonte vendin nė luftė civile. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me debate tė forta nė pasditen e djeshme shqyrtimin e kėrkesave ankimore tė paraqitura nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike,qė kundėrshtojnė vendimet pėr tabelat e rezultateve zgjedhore nė disa KZAZ tė qarkut tė Fierit dhe vendimin e KQZ pėr miratimin e tabelave pėrmbledhėse bazuar nė procesverbalet e kėtyre KZAZ. Menjėherė pas nisjes sė seancės, KQZ ka marrė nė shqyrtim ankimimin e Partisė Socialiste pėr KZAZ nr. 18 nė qarkun e Fierit.
Me 7 vota pro, KQZ vendosi pėr rinumėrim fillestar votat nė KZAZ numėr 18 nė qarkun e Fierit qė i pėrket QV nr. 3006. Ndėrsa me 6 vota pro e njė kundėr, KQZ vendosi pėr rinumėrim fillestar edhe QV 3017 dhe 3027 nė KZAZ nr. 18 nė Fier. Mė tej KQZ ka nisur shqyrtimin e KZAZ nr. 19, duke miratuar me 7 vota pro rinumėrimin e kutisė numėr 3 116 dhe me 6 vota pro e njė kundėr kutinė nr. 3122 tė KZAZ nr. 19. KQZ ka vazhduar deri nė orėt evona tė natės me shqyrtimin e 2 KZAZ-ve tė tjera tė Qarkut tė Fierit. Ankesat e dy forcave politike meqė kanė objekt tė njėjtė, KQZ vendosi tė shqyrtohen sė bashku. Nė shqyrtimin e ēėshtjes sė Fierit kėrkuan tė bėhen pjesė e gjykimit edhe pėrfaqėsuesit ligjor tė LIS dhe PDI, kėrkesė e cila u miratua nga KQZ. Kėrkesa ankimore e PS, e depozituar mė herėt se ajo e PD nė KQZ, kundėrshton rezultatet zgjedhore nė katėr KZAZ nr. 18, 19, 20 dhe 22 tė qarkut tė Fierit, duke u shprehur pėr rinumėrim tė 9 kutive tė votimit. Kurse ankimimi i paraqitur nga PD nė mbledhjen e djeshme tė Komisionit kundėrshton tabelėn e rezultateve pėrmbledhėse tė KZAZ nr. 19 dhe nr. 20 nė Qarkun Fier, duke kėrkuar rivlerėsim dhe rinumėrim tė votave. Gjithashtu demokratėt kėrkuan qė tė hiqen nga tabelat pėrfundimtare rezultatet e qendrave tė votimit nr. 3188 dhe 3138, ku sipas tyre ka pasur parregullsi nė numėrim. Nė fillim tė seancės sė djeshme pėrfaqėsuesit e partive politike bėnė publike edhe njė herė para komisionit ankimimet e tyre duke i shoqėruar me prova dhe fakte. Mė tej debatet nisėn pėr mėnyrėn sesi do tė procedohej, ku u hodh ideja qė tė merreshin njė nga njė KZAZ nė fjalė.
Por kjo u kundėrshtua nga socialistėt me argumentin se tė gjitha KZAZ kanė tė njėjtėn problematikė. Kjo mė pas u pranua nga komisioni dhe ēėshtjet u gjykuan nė pėrgjithėsi. Ndėrkaq, nė kuadėr tė shqyrtimit tė kėrkesave tė PD-PS pėr parregullsitė e procesit zgjedhor nė Fier, KQZ miratoi me unanimitet vendimin qė tė rrėzohet vendimi i KZAZ nr. 18 duke filluar numėrimin nga e para e tė kutive tė votimit nr. 3027 dhe 3006, rezultati i tė cilave do tė jetė rezultati i ligjshėm qė do tė hidhet nė tabelėn pėrmbledhėse tė rezultatit. Si rrjedhojė e kėtij vendimi tė ndėrmarr nga KQZ, pėrveē se rrėzohet vendimi i KZAZ nr. 18, ky vendim rrėzon edhe miratimin e tabelės pėrmbledhėse pėr kėtė qark tė miratuar nga vetė KQZ, pasi do tė ndryshojė rezultatit i votave pėr subjektet. Gjatė procesit tė shqyrtimit mendimet u ndanė nė rregullsinė e kutive tė votimit. Demokratėt pretenduan qė shumė kuti votimi janė tė pavlefshme, por tė pavlefshme janė shpallur pasi ka nisur procesi i numėrimit. Ndėrkohė Kodi Zgjedhor parashikon qė kur kutia hapet pėr tu numėruar, grupi i numėrimi nuk mund ta cilėsojė mė ta pavlefshme, para numėrimi duhet tė pėrfundojė dhe ato fletė qė cilėsohen tė pavlefshme tė shėnohen nė librin e protokollit. Ndaj pėr tė gjitha kėto kuti, nė tė cilat janė konstatuar parregullsi gjatė numėrimit dhe KZAZ e ka ndėrprerė numėrimin duke i cilėsuar tė pavlefshme, KQZ vendosi me 7 vota pro qė tė rifillojė numėrimi nga e para.
E gjithė kjo problematikė ka ardhur si rezultat i paaftėsisė sė komisionerėve, pasi i kanė hapur njė herė kutitė pastaj i kanė cilėsuar tė parregullta, kur ligji parashikon se nėse hapet kutia nuk mund tė ndėrpritet numėrimi. Por nuk mungoni rastet edhe pėr bllokime tė qėllimshme politike, siē ėshtė rasti komisionerit tė PS qė ishte rrėmbyer vulėn dhe ishte larguar. Sipas rezultateve paraprake tė KQZ, nė zgjedhjet e 28 qershorit nė Qarkun e Fierit koalicioni i djathtė Aleanca e Ndryshimit fitoi 7 mandate, koalicioni i majtė Bashkimi pėr Ndryshim 8 mandate dhe koalicioni Aleanca Socialiste pėr Integrim 1 mandat. PD shpreson se nė kutitė e mbetura pa numėruar nė KZAZ me numėr 18, 19, 20 dhe 22 mund tė fitojė mandatin e nėntė nė qarkun e Fierit.
sot
Krijoni Kontakt